08/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 korrik 1997

Nano ka vetëm tre muaj afat

Komiteti i shpëtimit: PS na ka premtuar paratë e fajdeve NË FAQEN 4

Çënim i rëndë i integritetit tokësor

Ministria e Brendshme reagon për incidentin e Sopikut NË FAQEN 4

Haraç për të rifituar lirinë

Diplomacia greke në bisedime me bandën e Gjolekës NË FAQEN 4

Shqiptarët braktisin balotazhin

Sërish shkelje të rënda dhe parregullsi serioze në të gjithë vendin Bojkotojnë zgjedhjet e dhunuara nga bandat e PS. Pjesëmarrje e ulët në turin e dytë Shumica e shqiptarëve munguan dje në turin e dytë të zgjedhjeve të dhunuara të 29 qershorit. Qendrat e votimit bosh dhe shifrat e ulta të pjesëmarrjes në votimet e balotazhit treguan se shqiptarët i bojkotuan në përgjithësi votimet, e komprometuara nga dhuna dhe terrori i bandave të PS-së, manipulimet e shumta dhe grabitja e votës, por edhe nga injorimi që i bënë procesit elektoral vëzhguesit e huaj. Për fat të keq, shumica e demokratëve mungoi përsëri në kutitë e votimit, ndoshta edhe për arsye të forta siç ata nuk deshën të pajtohen me shifrat joreale të turit të parë, të cilat u bekua nga të çoroditur e Komunitetit Ndërkombëtar, të cilët mbyllën sytë dhe veshët për të mos shikuar dhe dëgjuar se si shkeleshin parimet e ashtuquajtura të shenjta të votës së lirë. Shumë prej tyre nuk shkuan dje të votojnë edhe për shkak të presionit gjithnjë e më të skajshëm me terroriste të Partisë Socialiste, të cilat patën një riaktivizim të paparë gjatë revan shit të rebelimit komunist në të gjithë vendin. Edhe dje votimet u përshkuan nga incidente të shumta, disa prej të cilave patën edhe viktima, ku demokratët qëndronin në pozicionin e të sulmuarit nga bandat agrare të PS-së. Shumica e shqiptarëve heshti përsëri, ndoshta më shumë për faktin se ata ishin të bindur se vota e tyre nuk do të ndryshonte shumë fitoren e papastër të ish-komunistëve shqiptarë. Të dëshpëruar nga një klimë mbytëse terrori paraelektoral dhe nga një tur i parë i diktuar nga forca e armëve të bandave të PS, shumë prej anëtarëve të Partisë Demokratike, por edhe anëtarë të partive të tjera jokomuniste e quajtën jo të arsyeshme të merrnin pjesë në turin e dytë të fazës së zgjedhjeve të parakohshme shqiptare. Të bindur se vota e tyre ishte dhunuar dhe ishte numëruar keq në turin e parë shumë shqiptarëve nuk u preferoi të shkonin në kutitë e votimit, duke i lënë gati aforsocialistëve shumë zona që kishin dalë në balotazh pas përfundimeve të turit të parë. Është për t’u vërejtur fakti që në shumë prej zonave që kishin përfunduar në balotazh kishte pasur parregullsi të shumta, në disfavour të Partisë Demokratike. Ndërkohë heshtja dhe mungesa e demokratëve në turin e dytë të zgjedhjeve të vëna të 29 qershorit, duhet lexuar si një protestë e fortë e opozitës së re ndaj votës së dhunuar prej ish-komunistëve shqiptarë që tani mund të mburren se e çuan deri në fund revolucionin stalinist, por edhe ndaj atyre që u rrekën për t’i shpallur të drejta zgjedhjet e bëra nën gjykat e kallashnikovëve. Ajo është protestë e njerëzve që sollën në këtë vend modele marrjesh së pushtetit pas fitores me vota, asnjëherë të pranuar nga kundërshtarët e tyre komunistë, të cilët ashtu si 50 vjet më parë ripërsëritën historinë revolucione të marrjes së pushtetit me dhunë. Tani para demokratëve shqiptarë është hapësira e pamase që të dfton të qenit në opozitë, ku ata kanë avantazhin e të qenit të pastër. Shqiptarët munguan dje në kutitë e votimit, sepse panë të shfaqen para tyre të njëjtët njerëz që ata lanë pas në fitoren e tyre historike mbi diktaturën më të egër të Europës Lindore. Ata panë të veshur me rrobat e kandidatit dhe deputetit njerëz që 47 vjet më parë mallkuan në mitingun e turpshëm të korrikut 1990 shqiptarët që kërkuan integrimin në Europë. Ata panë të njëjtit sërish në pushtet si kryeministër Fatos Nano njeriun që abuzoi me urnën e shqiptarëve kur vodhi ndihmat italiane 6 vjet më parë. Para demokratëve shqiptarë është tani me roba deputeti, apo ndoshta edhe pushtetari të lartë, Gramoz Ruçi, shefi i Sigurimit të Shtetit, përgjegjës për masakrat e 2 prillit. Janë të njëjtat fytyra dhe të njëjtat traka që ashtu si kontribuan për zgjatjen e jetës së diktaturës së Hoxhës dhe Alisë, synojnë fitoren e këtij vendi duke rrëzuar çdo premtim të reformës së Shqipërisë për demokracinë. Ndaj edhe përpara shqiptarëve demokratë është misioni rikthimi i tyre me një fjalë po kaq të bujshme dhe po aq të vlefshme për Shqipërinë, sa ç’ishte ajo 22 marsi, po aq jetë më parë.

Shehu jep dorëheqjen si Kryetar i PD

Pas raundit të dytë të zgjedhjeve parlamentare Unë si kryetar i PD e ndjej për detyrë që sot, kur procesi elektoral përfundoi të paraqes dorëheqjen time të menjëhershme, duke shprehur kështu përgjegjësinë që ndjej për këtë humbje, dhe dëshirën për t’i hapur rrugë ndryshimeve të mëtejshme e më të thella në vetë PD-në. NË FAQEN 3 Unë si kryetar i PD e ndjej për detyrë që sot, kur procesi elektoral përfundoi të paraqes dorëheqjen time të menjëhershme, duke shprehur kështu përgjegjësinë që ndjej për këtë humbje, dhe dëshirën për t’i hapur rrugë ndryshimeve të mëtejshme e më të thella në vetë PD-në. NË FAQEN 3

Nano - Fino, mbi 1 milion çdo natë tek Rogneri

Shpenzime të hatashme të liderëve socialiste Çdo natë mbas ndalim qarkullimit në hotel Rogner ushqehen krerët e PS, Nano e Fino, së bashku me një tufë zorrraxhinësh që u qëndrojnë rrotull. Çdo natë shuma që duhet të paguajë kreu i PS i kalon 1 milionët por deri tani ata kanë firmosur vetëm fatura

Fillon sherri për poste në PS

Brokaj: “Nuk pranoj më pak se kryeministër” NË FAQEN 3

Zgjedhjet e 29 qershorit shumë inferiore

Misioni Vëzhgues i Grupit Britanik për të Drejtat e Njeriut të Helsinkit shprehet për votimet NË FAQEN 3

Frikë nga fitorja e papastër

Nano provokon opozitën. Ftesa për vende në qeveri NË FAQEN 3

Lalymier: Berisha, njeriu i Shqipërisë së re

Presidenti Berisha priti Lalymier dhe Xhonson Mosnjohja e rezultatit në zonat e komiteteve, ka theksuar Berisha, ka të bëjë jo vetëm me ndikimin e tyre në rezultatin e përgjithshëm, por para së gjithash me vlerat që u dhanun në këto zona, vlera mbi të cilat bazohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme në çdo shoqëri demokratike. Mosnjohja e rezultatit në zonat e komiteteve, ka theksuar Berisha, ka të bëjë jo vetëm me ndikimin e tyre në rezultatin e përgjithshëm, por para së gjithash me vlerat që u dhanun në këto zona, vlera mbi të cilat bazohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme në çdo shoqëri demokratike NË FAQEN 3

Leka I: Të mos guxojë kush të shkelë tokën shqiptare

Protestat e monarkistëve dje në ditën e gjashtë Mijëra monarkistë kanë protestuar dje për të gjashtën ditë radhazi në sheshin Skënderbej të kryeqytetit duke kërkuar njohjen e fitores së monarkisë në votimet e 29 Qershorit. Mbret i ka paralajmëruar të gjithë shqiptarët për një rrezik që po i kanoset aktualisht Shqipërisë nga pushtimi i kufijve jugorë prej forcave ushtarake greke. Ai ka deklaruar se edhe gjatë ditës së djeshme forcat greke kanë vazhduar të shkelin tokën shqiptare dhe i kërkoi qeverisë një ndërhyrje energjike ndaj asaj që ai e quajti tentativë për të pushtuar Shqipërinë. “Nuk po e kuptoj qëndrimin pasiv të qeverisë ndaj një tentative për pushtim nga ana e Greqisë” iu drejtua Mbreti të pranishmëve në mitingun e djeshëm ku pjesëmarrja e përkrahësve të monarkisë ishte disa herë më e madhe se ditët e mëparshme. Ai i ka konsideruar ditët e ardhshme të një rëndësie të veçantë jo vetëm për fatet e Monarkisë, por edhe të vetë Shqipërisë. “Askush nuk duhet të guxojë të shkelë tokën shqiptare” ka paralajmëruar Mbreti ata që kanë synime territoriale ndaj Shqipërisë. Ministri i Oborrit Mbretëror, Mulosmani e akuzoi kreun e PS-së, Nano si një filo-grek, që po i shërben interesave të Greqisë dhe jo të vendit të tij. Ndërsa kryeministri aktual, ai i ka kërkuar të largohet në Shqipëri dhe jo të largohet prej saj në këto momente po të vështira. Monarkistët deklaruan se do të vazhdojnë me protestat e tyre në mbrojtjen përfundimtare të rezultateve të referendumit pro Monarkisë. Bledi KASMI

Caste nga vëzhgimi i rreptë i zgjedhjeve prej monitorëve të OSBE Foto:A.Fusha Caste nga vëzhgimi i rreptë i zgjedhjeve prej monitorëve të OSBE — Foto:A.Fusha