Revanshizmi i PS kërcënon pagen
Socialistët premtojnë përmbysjen e shtetit. Sulm mbi ligjet kushtetuese, institucionet dhe administratën
Nano i cakton kryebanditit Arben Imamiroli[n?] e Koçi Xoxes në pushtetin e ardhshëm. Fehmi Abdiu paralajmëron fshesën për të gjithë juristët jokomunistë të Shqipërisë
Nano i cakton kryebanditit Arben Imamiroli[n?] e Koçi Xoxes në pushtetin e ardhshëm.
Fehmi Abdiu paralajmëron fshesën për të gjithë juristët jokomunistë të Shqipërisë
Socialistët shqiptarë po vijnë në pushtet duke paralajmëruar një revanshizëm të pashoq që rrezikon një destabilizim të ri në Shqipëri dhe përmbysje të madhe institucionale, që prek në radhë të parë paketën e ligjeve kushtetuese, e cila ka luajtur rolin e kushtetutës për Shqipërinë e paskomunistëve.
Duke shfrytëzuar dominancën e kuqe në parlamentin e ardhshëm shqiptar, socialistët po premtojnë në arrogancë se do të kthejnë përmbys ligjet dhe institucionet më themelore të vendit.
Njëkohësisht me horritë për caktimin e Rexhep Meidanit si president ardhshëm i Shqipërisë, socialistët kanë paralajmëruar edhe një zgjidhje drastike të kompetencave të këtij të fundit, duke shënuar kështu hapin e parë për cënimin e ligjeve kushtetuese. Por, nëse ata kanë gjetur një Mejdani që është gati të heshtë si peshku, dhe për t’u paraqitur si president kukull për hir të fuqizimit të këtij postit të Nanos, socialistët duket se kanë një shpjegim ndalimi në tur ravravapit e tyre për të shembur nga e para ligjet dhe institucionet e dhunuara po prej tyre. Ende pa u mbledhur parlamenti i zgjedhjeve të 29 qershorit, ku kanë shumicën ata po thonë se do ta fillojnë punën me ligjet kushtetuese.
Ndërkohë kërcënimi për kthim përmbys të institucioneve më të rëndësishme të shtetit shqiptar bëhet më i fortë pas njoftimeve për formulën e re të qeverisjes që po ofrojnë socialistët. Arben Imami po përflitet nga të gjitha burimet e afërta me informacionin si ministër i ardhshëm i reformës institucionale, një portofol i ri ky i shpikur nga kryeministri i ardhshëm, Fatos Nano.
Ti japësh Arben Imamit atributet e reformimit të institucioneve të shtetit shqiptar, është njësoj sikur të vendosësh për këtë punë Gjolekë Malajn, gjeneral Koçinë e Jugut, apo Albert Shytnin e komitetit të Vlorës.
Tashmë nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di historinë e Arben Imamit, që u kthye me urgjencë nga porti i Atlantikut, zbriti në Greqi, dhe prej andej u hodh në Tepelenë e Gjirokastër ku veshi çizmet dhe uniformën ushtarake për të marshuar me armë drejt kryeqytetit në krah të Koçisë e banditëve të tjerë të Jugut. Pas kësaj për disa ditë kravatën e politikanit, ai shpalli dorëheqjen e tij nga Aleanca Demokratike, dhe disa intervista si oficer i lartë i rebelimit komunist që do të marshonte me trupat e tij rebelë kundër “regjimit të Berishës”. Në kohën që ai ndodhej i veshur ushtarak, nuk dihet me uniformë shqiptare apo të ndonjë shteti tjetër, “trupat” e bashkëkomanduara prej tij dhe kryebanditëve të tjerë kryen me qindra vrasje, djegie, vjedhje dhe grabitje bankash në disa qytete të jugut.
Pikërisht ky njeri që më vonë u shfaq si paqedashës, u pendua dhe u kthye në Tiranë për t’u shndërruar përsëri civil, jo vetëm që po pranohet sërish si politikan, por është edhe i zgjedhuri socialistëve si ministër i reformës institucionale. Kjo është fjala më e madhe që u bëhet shqiptarëve, pasi u thuhet se rrugën se si do të reformohen institucionet në Shqipëri, do ta tregojë rebelimi i Koçi Xoxes, njëri nga tre kambajtësit në dorë peshën me të cilën ka djegur bashki e komuna, vjedhur banka e hedhur në erë seli partish në 16 ditë vendi.
Paralajmërimi i tyre për të kthyer përmbys gjithë paketën e ligjeve kushtetuese, që në ditët e para të mbledhjes së parlamentit të ardhshëm, nxjerr zbuluar si farsë demagogjike deklaratën e Nertan Cekës se fitorja e 16 partive nuk ka të bëjë me shërbënjës e ministri, ashtu si më 22 mars demokracia fitoi me komisionerizëm. Sepse ajo që po paralajmërojnë Nano dhe socialistët, është shumë herë më e rëndë, ç’është thënë që ka përgatitur Fehmi Abdiu për të gjithë juristët jokomunistë që punojnë në institucionet e vendit. Revanshi i kuq qeveritar që shkojnë drejt cënimit apo anulimit të kapitullit të 16 drejtimeve, që është blloku më i rëndësishëm i paketës kushtetuese. Kur ky kapitull u miratua, të gjithë socialistët në bllok votuan kundër, dhe tani ata kanë më shumë arsye që të drogatisin 16 juristë jo të bërë humbje më të kuzuara në Shqipëri. Socialistët po vijnë në pushtet duke paralajmëruar një revanshizëm të egër komunist, duke kërcënuar se ata po kërkojnë ndryshimin e sistemit, më shumë se sa ndërrimin e pushtetit.
Lahet me gjak flamuri shqiptar
Gostivar: Policia maqedone qëllon mbi demonstruesit shqiptarë
Të paktën tre të vrarë dhe 70 shqiptarë të plagosur është bilanci i përleshjeve, pas plumbave të snajperëve maqedonë
Të paktën tre të vrarë dhe 70 të plagosur është bilanci i përleshjeve të djeshme në Gostivar mes mijëra demonstruesve shqiptarë dhe policisë maqedonase, e cila hapi në orët e para të mëngjezit flamurin shqiptar nga bashkia e qytetit.
Konflikti midis shqiptarëve etnikë dhe policisë maqedone, filloi rreth orës 8.30 në mengjes, ku qytetarët shqiptarë u drejtuan për në sheshin ku gjendet kuvendi komunal i Gostivarit, në një tentativë për të grumbulluar para kuvendit, ku kanë qënë të vendosura trupa speciale maqedone. Policia nuk lejoi grumbullimin dhe me orës 11.00, pesë mijë njerëz u drejtuan drejt një sheshi tjetër të qytetit.
Rreth orës 12, ndërkohë që qytetarët prisnin qetësisht në shesh, kryetari i kuvendit komunal i Gostivarit, Rufi Osmani, i cili ishte arrestuar mbrëmë nga policia maqedone, doli para qytetarëve dhe u kërkoi të ruanin qetësinë dhe vetëpërmbajtjen. Njerëzit e irrituar i kërkuan policisë të lironte njeriun deri në orën një, por forcat speciale vazhduan të qëndrojnë në kordon para qytetarëve të paarmatosur. Pas orës një, midis policisë speciale dhe shqiptarëve etnikë ka filluar një konflikt i hapur, me pasojë plagosjen e tre shqiptarëve etnikë dhe një polici special maqedonas. Nuk ka të dhëna ende për përmasat e këtij konflikti.
Rreth orës 15.00, qytetarët dhe policët janë përplasur përsëri. Këtë radhë, policia përdori edhe gaz lotsjellës. Në 15 e 30, policia ka shpërndarë shqiptarët e grumbulluar, ndërsa snajperët maqedonë kanë qëlluar nga dritaret e larta përreth duke vrarë të paktën tre shqiptarë dhe plagosur rreth 70 të tjerë. Burime maqedone thonë se janë plagosur dhe tre policë, të cilën “janë çeluar nga turma”.
Speciale maqedonas kanë arrestuar deri më ore e para të mbrëmjes 40 shqiptarë etnikë, që dyshohet se kanë organizuar protestën dhe “kanë qënë të armatosur”, sipas autoriteteve maqedonase. Burimet maqedone kanë shtuar se tre prej të arrestuar janë shtetas shqiptarë. Qyteti i Gostivarit është i rrethuar nga trupat speciale maqedone, që kontrollojnë lëvizjet dhe automjetet që hyjnë dhe dalin nga qyteti. Korrespondenti i agjencisë ENTER në Maqedoni, tha se mjeti në të cilën ndodhej në Gostivar dhe në mbrëmje mund të ketë një grumbullim tjetër të qytetarëve. Policia ka hequr flamurin pasi parlamenti aprovoi një ligj që martën i cili kufizon ngritjen e flamujve vetëm për raste të veçanta. Shqiptarët etnikë, të cilët kërkojnë një njohje më të madhe në republikën ish - jugosllave, kanë shpaluar flamurin kombëtar të Shqipërisë në 20 qytete, ku ata jetojnë. Shqipëria dhe kontrolli pushtetin lokal. Shqipëria këmbënguli se përleshja mbi 40 përqind të popullsisë maqedone, mirpo qeveria e Shkupit i dokumenton si zyrtare nuk u jep më shumë se 22 përqind.
Fino - Nano, ulni armët për shtypin
Pas premtimit se bandat e PS-së do t’i binden kryetarit
Fino - Nano,
ulni armët
për shtypin
NË FAQEN 3
Samit historik për ish-vendet komuniste
Presidenti Berisha, përshëndeti Samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut të Madridit
Presidenti i Republikës, Sali Berisha, përshëndeti Presidentin e Aleancës së Atlantikut të Veriut të Madridit, si Samitin historik që hap dyert për vendet ish-komuniste dhe shpreh bindjen e tij të plotë se pavarësisht nga vështirësitë Shqipëria do të rimarrë hapin e merituar për integrimin në strukturat e kësaj aleance e cila që prej gjysmës sëkulli qëndron si garantes kryesor i paqes dhe stabilitetit në Europë dhe në Botë.
Si kryetar bashkie i shërbej më mirë PD-së
Keqinterpretime rreth dorëheqjes së Albert Brojkës
Brojka: “I kemi të gjitha mundësitë për të qenë një forcë politike që mund të bëjë shumë më tepër për Shqipërinë sesa mund të bëjë PS”
NË FAQEN 2
Fatos Nano kryeministër, formulë antiperëndimore
Java e parë e përbuzjes ndërkombëtare për liderin socialist
Fatos Nano kryeministër,
formulë antiperëndimore
Edhe agjensia gjermane e lajmeve DPA ka shprehur dje pakënaqësinë e komunitetit ndërkombëtar ndaj ideve në botën kryeminist. Në një lajm të saj lidhur me projektin për qeverinë e re socialiste ajo thekson faktin se burime diplomatike bëjnë të ditur se komuniteti ndërkombëtar nuk do të dëshironte një qeveri të kryesuar nga Nano. Preferenca është Fino. Kjo për shkak të prestigjit të ulët të Nanos në qeverisjen e tij në vitin 1991. Atëherë thekson agjencia DPA, kryeministri Nano u detyrua të jepte dorëheqje si dhe më vonë u burgos nën akuzën për korrupsion gjatë kohës që kishte qenë kryeministër.
NË FAQEN 3
Drejtësia para revanshit të kuq
PS do të hakmerret ndaj juristëve që dënuan Byronë Politike
NË FAQEN 4
Zani qëllon mbi "Alba"-n
Bandat përleshen për jetë a vdekje në Vlorë
NË FAQEN 4
Vdekje tragjike e ushtarit italian
Shpërthim eksplozivi në spitalin e “ALBA”-s
NË FAQEN 4