22/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 korrik 1997

Firma “Gjallica” - kompani piramidale

Prokuroria përfundon hetimet. Kërkohen para në bankat austriake NË FAQEN 5

Kufiri i Jugut, kufiri i vdekjes

Shteti grek urdhëron policët të qëllojnë mbi shqiptarët NË FAQEN 5

Greqia mbyll dhe hap kufirin

Trupa greke speciale dhe mjete të blinduara në kufi NË FAQEN 5

Ringritje e shpejtë dhe e sigurt

Berisha merr mandatin e drejtimit të partisë deri në Kuvendin Kombëtar. Deputetët demokratë do të mungojnë në hapjen e parlamentit të kallashnikovëve Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, përmes diskutimeve të shumta, i bëri një analizë të gjerë situatës paragjedhore, zgjedhore dhe paszgjedhore si dhe shkaqet e humbjes në këto zgjedhje, duke vërë theksin në nevojën e një ripërtëritjeje të plotë dhe të shpejtë të PD-së, me qëllim që ajo të jetë një opozitë e fuqishme, konstruktive dhe luajalë në mbrojtje të vlerave të demokracisë. Këshilli Kombëtar vlerësoi se: - zgjedhjet e 29 qershorit u zhvilluan nën peshën e dhunës dhe terrorit që ushtruan bandat socialiste kundër njerëzve të Partisë Demokratike dhe elektoratit në përgjithësi. - gjatë fushatës elektorale të 29 qershorit PD zhvilloi garën e vet elektorale në pozita krejt të pabarabarta me të majtët, kryesisht Partinë Socialiste, duke mos mundur të depërtojë në shumë qytete të jugut dhe kandidatët e saj provuan dhënien e terrenit komunist; - zgjedhjet e 29 qershorit, siç ka pranuar edhe opinioni ndërkombëtar, nuk ishin as të lira e as të drejta, për rrjedhojë ato ishin vetëm një zgjedhje politike për kapërcimin e krizës aktuale drejt një stadi të ri zgjedhjeje afatgjatë; Si shkak kryesor që çoi PD në këtë humbje, Këshilli Kombëtar, vlerëson rebelimin e armatosur. U theksua se shteti i ri demokratik dhe Partia Demokratike nuk ishin përgatitura për të përballuar një rebelim komunist, i vetmi në të gjithë vendet ish-komuniste; - shkak tjetër serioz për këtë humbje ishte toleranca e tepruar e qeverisë ndaj piramidave dhe mungesa e transparencës në kohën e duhur ndaj qytetarëve për rrezikun që i priste nga investimet në këto skema; - qeveria nuk mund të bindë popullin se ajo nuk i kishte marrë paratë e skemave piramidale dhe se nuk ishte implikuar në to; - prem­timi i bujshëm i kryetarit të PS-së për kthimin e parave gjithë atyre që i humbën ato në skemat piramidale; Këta faktorëve iu luhatën edhe lufta e përgjithshme kundër korrupsionit; - përzgjedhja e gabuar e disa njerëzve në drejtim dhe mungesa e kontrollit nga organet e larta drejtuese të partisë mbi zbërthimin e programit të PD-së dhe funksionimin e administratës shtetërore. Për të realizuar një ristrukturim sa më të plotë dhe sa më të shpejtë, Këshilli Kombëtar, vendosi - thirrjen e Kuvendit Kombëtar në fillim të muajit tetor të këtij viti; - ngritjen e një grupi pune prej 27 vetash për përgatitjen e Kuvendit, në të cilin do të marrin pjesë, anëtarë të kryesisë së PD-së, anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe aktivistë të PD-së; - dhënien e mandatit të drejtimit të PD-së deri në Kuvend, Presidentit të Republikës Sali Berisha. - moszgjedhjen në hapjen e punimeve të Kuvendit Popullor si shenjë proteste ndaj votës së dhunuar të shqiptarëve prej bandave socialiste. Këshilli Kombëtar i PD analizon shkaqet e humbjes së zgjedhjeve. Në fillim të tetorit do të mbahet Kuvendi Kombëtar

Parlamentin e bllokuan socialistët

Zëdhënësi i Presidentit reagon ndaj spekulimeve të shtypit të majtë Presidenti i Republikës ka qenë tërësisht i angazhuar për realizimin e shpejtë të procedurave kushtetuese për mbledhjen e parlamentit, thuhet në një reagim të zëdhënësit të Presidentit ndaj spekulimeve të fundit të shtypit të majtë. Vonesat në këtë drejtim kanë ardhur si rezultat i qëndrimit të përfaqësuesve socialistë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilët jo vetëm u bënë autorë të falsifikimit të dokumentave zyrtare por edhe u përpoqën që të pengojnë në çdo mënyrë nxjerrjen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Qëndrimin për mbledhjen e parlamentit në fillim të kësaj jave Presidenti i Republikës e ka shprehur në të gjitha takimet që ka pasur me përfaqësuesit e partive politike, gjë që ka gjetur mbështetjen e tyre. Njëkohësisht Presidenti i Republikës ka qenë dhe është i sigurtë se deri në mbledhjen e Romës Shqipëria do të ketë kryeministrin e saj dhe do të përfaqësohet prej tij në këtë takim. Presidenti i Republikës filloi konsultimet me forcat politike për emërimin e kryeministrit të ri i nisur nga qëllimi për përshpejtimin e procedurave kushtetuese të qeverisë. Pavarësisht se kryerja e konsultimeve paraprake nuk parashihet nga dispozitat kushtetuese, ajo është pjesë e qëllimeve e etikës dhe praktikës kushtetuese jo vetëm shqiptare por edhe e gjithë demokracive të botës. Partia e parë që u ftua në këto konsultime ishte Partia Socialiste. Qëllimi i këtyre takimeve nuk ishte përjashtimi i zotit Fatos Nano nga detyra e kryeministrit, sepse kodi moral i ligjeve demokratike e përjashton atë nga kjo detyrë, por ishte për të gjetur një kryeministër të pandërlikuar me penalitete në të shkuarën dhe me amnisti në të ardhmen. Me këtë rast Presidenti i Republikës falenderon të gjitha forcat politike që ishin të njëjtit mendim me të për emërimin e një kryeministri nga maxhoranca të pranuar gjerësisht. Por, meqenëse disa nga personalitetet kryesore të kësaj partie që gëzojnë mbështetjen e opinionit e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, nuk marrin dot drejtimin e ekzekutivit, si dhe nisur nga fakti se Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi që Presidenti Berisha të vihet drejtimin e opozitës, Presidenti i Republikës vendosi që të ndërpresë konsultimet për formimin e qeverisë së re.

Ali Spahia drejt Kuvendit Popullor

Gjykata Kushtetuese rikthen votimin në zonën numër 4, i hiqet mandati Fatmir Mehdiut të PR-së Për të nxjerrë fituesin e zonës nr.4 prej kushtetueses u pa e nevojshme zhvillimi i raundit të tretë të zgjedhjeve në 14 qendra votimi të kësaj zone në Dukagjin, prej të cilave pritet një siguri e lartë fitoreje për kandidatin e PD-së, Spahia. NË FAQEN 2 Për të nxjerrë fituesin e zonës nr.4 prej kushtetueses u pa e nevojshme zhvillimi i raundit të tretë të zgjedhjeve në 14 qendra votimi të kësaj zone në Dukagjin, prej të cilave pritet një siguri e lartë fitoreje për kandidatin e PD-së, Spahia NË FAQEN 2

Nesër, parlamenti i kallashnikovëve

Demokratët nuk do të jenë të pranishëm në bekimin e qeverisë së dalë nga salla e parlamentit që bie erë barut Presidenti Berisha nënshkruan dekretin Presidenti Berisha nënshkroi dje dekretin për thirrjen e sesionit të parë të legjislaturës së re të Kuvendit Popullor, i cili do të mblidhet nesër në ora 17.00. Me thirrjen e Parlamentit të ri Presidenti Berisha i hap rrugë institucionalizimit të qeverisjes së re të maxhorancës socialiste, e cila fitoi zgjedhjet e dhunuara me terror të 29 qershorit. Nesër, deputetët e Partisë Demokratike, forca e dytë politike në vend, do të mungojnë në prezantimin e deputetëve të majtë, një pjesë e krerëve të së cilëve kanë ardhur në parlament, jo me vota, por me kallashnikovë. Këshilli Kombëtar vendosi të djelën që deputetët e PD-së të shprehin kështu protestën për dhunimin e zgjedhjeve dhe për mjeter terroriste që u përdorën për fitoren e Partisë Socialiste në votimet e 29 qershorit. Këshilli Kombëtar vendosi që deputetët demokratë të mos marrin pjesë në punimet e Kuvendit Popullor, deri në një vendim të dytë, ndonëse Partia Demokratike i njeh zgjedhjet, si zgjedhje e pranueshme për kushtet që kalon Shqipëria. Në ndryshim esencial me socialistët që një vit më parë nuk njihën zgjedhjet legjitime të 26 majit, demokratët kanë deklaruar vendosmërinë e tyre për të njohur zgjedhjet, duke treguar përgjegjshmërinë e opozitës konstruktive dhe luajale që nuk e quan bojkotin si një lëvizje politike të saj. Dekretimi i mbledhjes së parlamentit të ri prej Berishës vjen menjëherë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe pas konsultimeve të tij me disa parti të spektrit politik shqiptar. Në takimet e Presidentit me liderët e partive ishte rënë dakord për datën e mbledhjes së parë të parlamentit, ndonëse ai shprehu mendimin edhe për qeverinë e re. Partia Socialiste, e cila nuk mori pjesë në këto konsultime, kërkonte po asnjë motiv se do ta mblidhte vetë parlamentin, në rast se këtë nuk do ta bënte Presidenti Berisha. Ultimatumi i pamontuar socialist, pasi Berisha anjëherë nuk e vuri në dyshim urgjencën e mbledhjes së parlamentit, është edhe një provë tjetër e revanshizmit që premtojnë krerët e maxhorancës së fituar me pjesë të mirë të vendeve në parlament me grykën e kallashnikovëve. Kërce­nimi i tyre se mund të mblidheshin në mënyrë të paligjshme, do të ishte në fakt finalizimi i dhunës i rebelimit që socialistët organizuan dhe drejtuan për të fituar zgjedhjet e ty­re, sepse çdo gjë do të bëhej me vota por me armë. Berisha nuk u dha këtë shans, pasi ashtu si më 9 mars, nuk mendoi për terror­istët dhe për dirigjentët dhe inspiruesit e luftës civile, por për fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ai nuk i la që maxhoranca të shkelte të gjitha ligjet kushtetuese të shtetit shqiptar dhe të vetëmbidhej, duke provuar se është një turmë gangsterësh politike, krejtësisht të ng­jashëm me bandat e tyre të armatosura në jug e gjetkë, sepse mendoj më gjatë, ashtu si PD tha se për hir të interesave më të larta njihte rezultatet e zgjedhjeve me të parregullta dhe të dhunuara në botë. Parlamenti që mban erë e rëndë baruti nga dendësia e madhe e kallashnikovëve deputetëve në karriget e tij, do të nisë nesër pa praninë e demokratëve, që kanë zgjedhur këtë mënyrë proteste, kundër dhunës dhe terrorit të ushtruar ndaj elektoratit të tyre për rikthimin në pushtet të komunistëve. Deputetët e Partisë Demokratike mendohet se do të mungojnë në senacat kur do të jepet bekimi për qeverinë e socialiste dhe për strukturat e tjera të pushtetit nga parlamenti i kallashnikovëve. Ata do të kthehen në votë në parlament për strukturat e tjera të pushtetit së përgjithshme dhe konstruktive që do të zgjedhë dhe denoncojë të gjitha përpjekjet e pushtetit të Partisë Socialiste për të shkelur dhe marrë nëpër këmbë demokracinë në Shqipëri. Ata do të kthehen aty për hir të interesave më të larta, me gjithëse përbërja e parlamentit të ri është një fy­erje e rëndë për demokracinë shqiptare. Në parlamentin e kallashnikovëve do të ulen nesër dhjetëra deputetë, që jo vetëm kanë marrë vota kallashnikovësh, por edhe nga ata që i kanë mbajtur vetë mbi supe armët, që vranë njerëz dhe përgjaken rrugët e Shqipërisë gjatë rebelimit komunist. Në parlament do të jetë Arben Imami dhe të tjerë që u veshën ushtarakë për të marshuar drejt kryeqytetit në krye të rebelëve të armatosur dhe disa universitete që sot kanë krijuar mandatin e deputetit të pavunuar, sepse nuk përmbushin kriteret për të qenë në PS. Demokratët do të kthehen në parlamentin e kallashnikovëve për të pakësuar mundësitë e bërbatit në marrjen e qeverisë së komunistëve dhe për t’i shkurtuar jetën në një situacion jo legjitim, që është një ngjarje e jashtëzakonshme në historinë e shqiptarëve. A. PATOZI