31/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

31 korrik 1997

Drejtësia në gjunjë

SKANDAL! Gjykatat të kërcënuara nga pushteti i instaluar i Partisë Socialiste Drejtësia në gjunjë Ministri Kondi urdhëron shpërndarjen e Gjykatës. Radiotelevizioni përpara spastrimeve të dhunshme politike

Revanshizmi shkurton ditët e qeverisë

Administrata e instaluar e Partisë Socialiste po dëshmon çdo ditë se është e vendosur për të zbatuar me arrogancë një politikë revanshiste në një spektër të gjerë që shkon nga dhuna shtetërore mbi opozitën deri në çmontimet fizike dhe konceptuale të vlerave që ndërtuan shqiptarët në periudhën e vështirë të tranzicionit postkomunist. Parlamenti i kallashnikovëve miratoi dje një ligj që legjitimon grabitjen e parave të depozituesve shqiptarë në firmat rentiere, ndërkohë që në sallë pati reagime që në amendamentet të ketë një nen që të shprehet për premtimin elektoral të Fatos Nanos dhe të Partisë Socialiste për gjetjen e burimeve të posaçme, për kthimin dhe kompensimin 100 përqind të parave. Qeveria e instaluar Nano 3 ka caktuar ministrin e Brendshëm, Nertan Ceka, si xhelat të opozitës demokratike, që njëkohësisht do të përdorë armët dhe kërcënat kundër Shqipërisë së Mesme dhe Veriut, zona që më së duket konsiderohen si jokredibile nga kabineti i 2 hugina. Opozita në Shqipëri gjendet sot më e provokuar dhe më e goditur se kurrë, bile edhe në kohërat kur përballë saj ishte famëkeqi Sigurimi i Shtetit dhe vetë diktatura komuniste. Në kohën që paralajmëron të shkatërrojë opozitën duke goditur anëtarët dhe drejtuesit e saj, ministri i Policisë, Neritan Ceka, po rikthen në godinën e ministrisë së Brendshme të gjithë ish-shefat e policisë sekrete dhe shefat e inkriminuar të degëve të Brendshme që më 1991 arrestonin dhe keqtrajtonin studentët e Lëvizjes së Dhjetorit dhe drejtuesit e Partisë Demokratike. Tashmë pritet që Ceka të heqë dhe gazetën “Albania”, duke thirrur disa nga ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, dikur drejtues me grada të dyfishta të saj. Ndërkohë në valë spastrimesh politike po përgatitet në të gjitha dikasteret e rëndësishme të shtetit, që shkon deri tek nëpërkëmbja e vogël në vendet më të rëndomta të punës që duket se do t’u jepen si shpërblim militantëve fanatikë të tipit Naim Zoto. Kreu i qeverisë socialiste, Fatos Nano, gjatë një inspektimi në presidencë urdhëroi Medarien që të flakë jashtë pa asnjë përjashtim të gjithë njerëzit që kanë punuar me Berishën. Urdhëroi që t’u përdorin të gjithë ministrat e kabinetit të instaluar, të cilët po dëbojnë me forcë dhe përdhunë të gjithë njerëzit demokratë, përfshirë nga policia, politike. Ministri socialist Blerim Çela, i cili duhet të ishte para gjykatës për falsifikimin e dosjes që bën në letrën drejtuar Berishës, tani ka guximin dhe urdhëron shpërndarjen e gjykatave, dhe kalimin e tyre me pushime të gjata dhe të dyshuar. Ky urdhër i dënuar për një anëtar të Byrosë Politike, i vetëm për anëtar të Byrosë Politike, i vetëm që për shumë kohë kërcënoi gjykatave, për atë është një sulm i hapur spastrimesh të paralajmëruar nga Partia Socialiste që të kalojë sistemin e drejtësisë. Është një spastrim dhe përjashtim politik po kërcënon Radiotelevizionin Shqiptar, në krye të të cilit është menduar që të vihet një kandidat terrorist dhe aleati më i shantazhuar i Partisë Socialiste, Fatos Nano, gjatë fushatës elektorale të tij. Në vend të vendoset në krye, shqiptarëve u promovohet një hakmarrje dhe dhuna shkatërruese mbi opozitën dhe mbi miliona shqiptarë të papërgjegjshëm, po në të njëjtën mënyrë që përsëriten për primitivë shqiptarët e para krimeve, siç na u përdorën edhe të tillë nga fituesit e zgjedhjeve të 1997-s dhe vjet në vitin “Nano 3”.

Miratohet grabitja e dytë e shqiptarëve

Parlamenti varros shpresat e kreditorëve për marrjen e parave në firmat rentiere NË FAQEN 5

Socialistët kërkojnë uzurpimin e RTSH

Parlamenti i kallashnikovëve sulmon me rrugë antiligjore dhe antikushtetuese Pollo: “Deklaratat e bëra nga deputetë të Kuvendit Popullor që kërkojnë me procedura të shpejtuara ndryshimin e stafit drejtues, janë të pambështetura në ligj dhe të papërgjegjshme. Ato shprehin frymën revanshiste që ka shpërthyer prej kohësh në ish opozitën, pozitën e tanishme dhe të deklaruar në shtypin e majtë i cili është shprehur për rrapazalje në RTV” NË FAQEN 2

Nano s’ka moral për kompetenca

Bashkimi për Demokraci proteston ndaj ndryshimit të ligjeve kushtetuese Me këtë revansh dhe këto veprime pushtetarët e rinj po zëvendësojnë frymën e pajtimit kombëtar të domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri me konfrontimin e hapur NË FAQEN 3 Gjykata e Tiranës dhe ministri i Drejtësisë Kondi

Platformë elektorale dhe jo program

Partia Demokratike paraqet objektimet e veta për programin e qeverisë ileg jt ime Nano 3. Genc Pollo dhe specialistët e departamentit ekonomik të PD-së e quajnë atë program joreal pa projekte të qarta dhe afate kohore Partia Demokratike paraqet objektimet e veta për programin e qeverisë ilegjitime Nano 3. Genc Pollo dhe specialistët e departamentit ekonomik të PD-së e quajnë atë program joreal pa projekte të qarta dhe afate kohore Platformë elektorale dhe jo program NË FAQEN 3

Opozita, përballë revanshit të PS

Berisha takohet me ambasadorin Grubmajer Berisha: Htojmë Komunitetin Ndërkombëtar të përcaktojë një ndihmë urgjente për rindërtimin, duke kontrolluar çdo cent të kësaj ndihme që të mos shpërdorohet Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti dje ambasadorin Grubmajer me kërkesë të këtij të fundit. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në Shqipëri pas zgjedhjeve, programin e qeverisë dhe gjendjen e vendit. Lideri i Partisë Demokratike theksoi se është shqetësuar për jopërsëritjen e prerë, por shqipëtarët kanë pritur nga këto zgjedhje vazhdimin e politikës së pajtimit kombëtar. Por, ndryshimi i ligjeve kushtetuese, largimi para afatit ligjor, duke amenduar ligjet, i drejtuesve të institucioneve kushtetuese dhe spastrimi i ekspertëve dhe specialistëve kompetentë, dëshmon se fryma e pajtimit është zëvendësuar me frymën e revanshit. Shqiptarët kanë pritur një program që t’u japë përgjigje të besueshme problemeve me të cilat ballafaqohet Shqipëria sot, siç janë niveli i rendit. Por, programi i paraqitur nuk përmban objektiva të fiksuara në afate kohore as dhe rrugë, plane, mjete dhe burime që do të përdoren që të realizuar këtë qëllim. Përkundrazi, po të gjykohet nga zëbërhimi që iu bë në parlament programit, rezulton se dhuna ndaj opozitës dhe zonave që nuk kanë votuar për socialistët, do të jetë ndër përparësitë e programit. Në fjalën BEP, i të nderuar politikën shqiptare për përballimin e situatës tepër të vështirë, ia pajisë atë me mjete që më mbrojtura, por me kusht që drejtuesit e rinj të heqin dorë nga dhuna e shpallur ndaj opozitës. Shqipëria rrezikon nga programi i qeverisë të mëhonin se kur do të rindërtohen shkollat, spitalet, bankat, rrugët e shkatërruara gjatë rebelimit. Por këto në program shihen lënë në harresë. Ne ftojmë Komunitetin Ndërkombëtar të përcaktojë një ndihmë urgjente për rindërtimin e tyre dhe të kontrollojë çdo cent të kësaj ndihme që të mos shpërdorohet. Shqiptarët e dëgjuan në ekranin e televizionit një të re se paratë e humbura në skemat piramidale do t’i kthehen popullit, kur edhe cilat do të jenë burimet e posaçme nga të cilat do të sigurohen paratë, nuk u morën vesh. Me shumë se 400 mijë pensionistë dhe qindra mijëra punonjës merrnin para disa muajve 35 - 60 dollarë, ndërsa sot marrin rreth 40 - 60 më pak për shkak të inflacionit. Sipas premtimeve të ish - komunistëve se si dhe kur do të rriteshin pensionet dhe rrogat e tyre. Por, programi parashikon vetëm rritjen e rrogave të zyrtarëve të lartë, gjë për të cilën nuk kam kundërshtim, por kjo duhet të ndodhtë vetëm pas ngritjes në indeksimit të rrogave të ulta dhe pensioneve. Me këtë rast i bëj thirrje Komunitetit Ndërkombëtar të dërhë si dhuratë në fondin e pensioneve dhe rrogave të ulta një shumë që me disa milionë dollarë të bëjë të mundur rritjen dhe indeksimin e pensioneve dhe rrogave të ulta. Ambasadori Grubmajer u shpreh se vlerësonte rolin dhe kontributin e madh që Berisha kishte dhënë ndaj vendit të tij, duke shprehur bindjen se ai do të luante një rol të rëndësishëm edhe si lider i opozitës.

Shqipërisë i rikthehet opozita

Pesë vjet rresht Shqipërisë i mungoi alternativa tjetër ndërsa kishte me bollëk nihilizmin dhe destruktivitetin Pas pesë vjetësh Shqipërisë i rikthehet opozita. Për herë të parë shqiptarët që nga viti 1992, kanë mundësi të shohin një opozitë alternative, ku mungojnë mohimet, sharjet, fyerjet, destruktiviteti. Pas pesë vitesh njerëzit mund të gjejnë larg strukturave shtetërore mund dhe ide për zgjidhjen e problemeve, mundësi reale dhe fusha zgjidhjeje dhe ide pozicionuese të ndryshme për të ardhmen e vendit. Gjatë konferencës së djeshme për shtyp drejtuesit e PD-së treguan çfarë se opozita është mundësia tjetër dhe jo mundësia e kundërt apo nihilizmi. Për të gjitha problemet e ngritura në programin e Partisë Socialiste, demokratët dhanë alternativa e tyre e cila natyrisht është më e mirë, më e realizueshme, më progresive, më reale. Zgjedhja e njerëzve është tjetër ashtu si dhe mënyra se si realizohet fitoren PS. Kjo nuk pengon që PD të ushtrojë opozicion e saj me tërë kapacitetin e vet konstruktiv duke ballafaquar vazhdimisht këto kapacitete me ato të qeverisë. Opozita është një mënyrë e ndërtimit të shtetit dhe PD do të zgjerojë hapësirën veta vetëm nëpërmjet kësaj mënyre. Për pesë vjet Shqipëria u ka munduar opozita reale dhe konstruktive. Socialistët që ndodheshin përballë pushtetit pesë vjet rresht vetëm pohuan, vetëm zunë mugën dhe hodhën gurë në proceset demokratike të vendit. Asnjëherë dhe për asnjë problem ata nuk paraqitën asnjë alternativë përveç mohimit dhe destruksionit, nihilizmit të pak dhe në mërmim e armëve dhe përmbysjen e pushtetit demokratik me dhunë. Për pesë vjet mbase shqiptarët e shtynë reformat në goditjen e pamëshirshme të opozitës destruktive po aq duke përballuar egërsinë më të madhe drejt dhe copëtimin me armë, dhunën dhe grabitjet, vrasjet dhe thikën që solli rebelimi komunist me në krye socialistët që sot janë në qeveri. Përfundimisht opozita e atëhershme nuk dha asnjë ndihmë në proceset e tranzicionit por vetëm kërkoi shkatërrimin e destruktivitetit. Këtë e bëri deri në ditën kur solli në Tiranë njerëzit e kallashnikovëve që fatkeqësisht kështu dhe sot janë vendin. S.N.

PS drejton kontrabandën

Një anije me cigare shkarkohet në Velipojë NË FAQEN 4

Breshëri plumbash bashkisë së Cërrikut

Armët e PS godasin pushtetin lokal NË FAQEN 2

Kushëriri i tij mbyllet në qeli

Arrestohet vrasësi i gazetarit Ali Ukaj NË FAQEN 4