Skënder Gjinushi ndërmjetëson bandat
Vlorë. Dy të vrarë . Rrëmbëhet 20 -vjeçarja
Vlorë. Dy të vrarë .
Rrëmbëhet 20 -vjeçarja
Skënder Gjinushi ndërmjetëson bandat
NË FAQEN 4
Ushtria serbe vret shqiptarët
Armët sllave godasin në kufirin verior
NË FAQEN 4
Shqiptarët vërtiten në orë vdekjeje
Dje në Shqipëri, pesë të vrarë dhe shtatë të plagosur
NË FAQEN 4
Brokaj: Demokratët në burg
“Komisari” i rebelimit në Vlorë kërkon të shpërblejë shefat e bandave. Xh. Kocia, A. Qilimi, L. Petroshati, A. Gozhita
Viti zero i Shqipërisë dhe klika Nano - Meidani
Kryeministri i qeverisë së instaluar te PS-së, qudoti tre ditë më parë shqiptarët, kur ndonëse nuk ishte as i pirë dhe as i droguar, deklaroi se Shqipëria ndodhet në vitin zero të historisë së saj dhe pikërisht aty do të fillonte edhe puna e administratës së tij. Kjo deklaratë që bën të qeshin edhe fëmijët e fillores që janë duke mësuar nocionet e para të historisë, është në fakt thelbi i politikës qeverisëse të klikës Nano-Meidani. Viti zero dhe ky nihilizëm donkishotesk i duhet Fatos Nanos, së pari për të fshirë nga historia vitin 1991, në të cilin atij ju kujtua në Shqipëri dhe në botë vjedhja e ndihmave humanitare dhe falsifikimi i dokumenteve zyrtare, për të cilat u dënua nga drejtësia me 12 vjet burg, si edhe masakra e shkurtit në Tiranë dhe ajo e 2 prillit në Shkodër. Me vitin zero njerëzit e klikës Nano-Meidani po kërkojnë të fshihen të shkuarën e tyre si pjesëmarrës aktivë në puçin e shkurtit të vitit 1991. Ata po përpiqen të fshijnë nga memoria e kohës origjinën e tyre si dhe përfaqësimin e klanit më antishqiptar në tërë historinë e vendit, duke u përpjekur të shpëlajnë PPSH me emër të ri nga e kaluara kriminale dhe nga genocidi që ushtr oi mbi shqiptarët. Por duket se viti zero u duhet atyre jo vetëm për të harruar të kaluarën e tyre, por edhe që nga zeroja të nisë çmontimi i të gjitha vlerave të demokracisë, që shqiptarët ndërtuan në këto vite tranzicioni të vështirë. Të ardhurit në pushtet me ndihmën e bandave, kriminelëve dhe banditëve, të cilët u detyruan në Romë të ... banditëve, të cilët u detyruan në Romë të zotohen se do të heqin dorë nga vjedhja e ndihmave, duke u shndërruar nga hajdutë në njerëz të ndershëm, tani po kërkojnë që t’i bindin shqiptarët se pastrimet dhe çmontimet po bëhen nga që tani kemi mbërritur në vitin zero. Duke shpallur idenë e vitit zero ata po përpiqen të injorojnë qëllimisht të gjithë raportet e shkëlqyera që ka vendosur Shqipëria me vendet e fuqishme të Europës, traktatet dhe deklaratat politike me Gjermaninë, Austrinë, Belgjikën, Britaninë, Italinë, Greqinë, si dhe qindra marrëveshje të tjera me institucionet ndërkombëtare. Përse gjithë kjo ngutje e klikës Nano-Meidani për të shkëlur mbi arritjet e pamohueshme të Shqipërisë në këto vite? Në radhë të parë, se ata e dinë mirë se një kryeministër që ka vjedhur dhe është dënuar për këtë, si dhe një president i çerrikut, do të jenë kurrëherë të papranueshëm dhe të përçmuar në kancelaritë e këtyre vendeve. Fatos Nano është kryeministri i vetëm në Europë, që zgjidhet duke qenë i dënuar dhe fajtor, ndërsa Meidani është presidenti i vetëm klanor i kontinentit. Kryeministri i inkriminuar e di se në vitet që ai vuante dënimin, përveç disa gazetarëve grekë, asnjë shtetar tjetër europian nuk protestoi apo shprehu dyshimin më të vogël për fajësinë e tij. Përkundrazi, ai i ka të gjitha raportet konfidenciale europiane të atyre që shqytuan dosjen e tij, veçse i vështirësuan më shumë kredencialet e tij me Europën që tashmë janë ato të një hajduti dhe falsifikatori ordiner. Ndërsa numri dy i klikës, e di mirë se përveç një të inkriminuari si Nano, nuk do të gjendej njeri tjetër për ta propozuar për president. Klika Nano-Meidani injoron faktin që Shqipëria në pesë vitet e fundit priti dhe përcolli presidentë, kryeministra, kryetarë parlamenti, qeveritarë dhe parlamentarë nga e gjithë Europa dhe bota. Viti zero është një fyerje për të gjithë ata burra shtetesh dhe erdhën këtu për të forcuar lidhjet me Shqipërinë dhe për të ndihmuar demokracinë e brishtë shqiptare. Me idenë okulte të vitit zero klika e instaluar pas zgjedhjeve të dhunuara të 29 qershorit e Europën para alternativës “ose prano se çdo gjë fillon prej nesh, ose ne do të kthehemi sërish drejt Lindjes”. Viti zero u duhet njerëzve të ardhur në pushtet me kallashnikovë për të shpallur të ashtuquajturën “politikë të re”, që është ajo e shndërrimit të Shqipërisë nga një vend sovran në një vend vasal, nga vendi i rrjedhjeve të shpejta të integrimit në Europë, në vendin e rikthimit tek politika e vjetër e izolimit. Ajo u duhet atyre që të mos llogarisin se egërsitë Shqipëria dhe Europa, por vetëm ata që i sollën në pushtet me dhunën e armëve të bandave. Ideja e kryeministrit të dënuar për korrupsion është një përpjekje për të shpëlarë duart prej gjakut dhe skandaleve të rebelimit, që e zhytën vendin në humnera të frikshme. Viti zero është një përpjekje e dëshpëruar e klikës Nano-Meidani për t’i shtyrë shqiptarët të harrojnë se me përpjekjet dhe programin e Partisë Demokratike ata u bënë zotër të lirë, fituan dinjitetin dhe besimin, u bënë pronarë të shtëpive, tokave dhe bizneseve të tyre. As pasojat e rënda të rebelimit të kurdisur kundër lirive të shqiptarëve dhe as terrori apo revanshi që po paralajmëron qeveria e instaluar e socialistëve nuk mund të bëjë që të harrohen arritjet dhe sukseset e qeverisjes së Partisë Demokratike. Viti zero është një paraqitje komuniste e përfaqësuesve të klanëve më të egra që nuk e pranuan për asnjë çast humbjen e pushtetit me vota, por u rikthyen me një barbarí të dishëruar me ndihmën e bandave të armatosura dhe të qarqeve ekstremiste antishqiptare.
Brokaj kërcënon gazetarin e RD-së
Ministri socialist i Mbrojtjes kërcënoi dje gazetarin e RD-së do t’i rezervonte të njëjtin fat që kishte projektuar për anëtarët e Partisë Demokratike. Po të paralajmëron për shk- rimet që shkruan, deklaroi ministri gjatë reagimit për pyetjet që gazetari i drejtoi gjatë konferencës së shtypit. Kërcënimi i hapur i ekstremistit të majtë, që prej gatit dy javësh mban postin e lartë të ministrit të Mbrojtjes, është një shfaqje tjetër e dhunës dhe terrorit që socialistët po zbatojnë mbi kundërshtarët e tyre politikë. Kërcënimi që mund të variojë nga burgu dhe keqtrajtimet fizike deri në ekzekutimin fizik është shkelje flagrante e së drejtave të njeriut, e të drejtës për informim, si dhe bie në kundërshtim të plotë me ligjin për shtypin. Ministri Brokaj nuk mund të kompesojë me kërcënime ndaj gazetarëve atë që i shkaktoi qytetit të tij, Vlorës, dhe më pas gjithë Shqipërisë, së bashku me kolegët e tij të PS-së dhe partive të tjera të majta. Është obligim moral i gazetës sonë, ... majta. Është obligim moral i gazetës sonë, ashtu si edhe obligim profesional të informojë lexuesin e gazetës dhe tërë publikun shqiptar për çfarë ndodh në vend dhe kur ato nuk u pëlqejnë nga zyrtarët e tipit Brokaj. Ndërsa përsa i përket kërcënimit të hapur të Ministrit të Mbrojtjes, stafi i gazetës “RD” është në gjendje të përballojë presionet e kujtdo dhe kërcënimet e çfarëdo ministri apo krimineli. I kujtojmë ministrit Brokaj se edhe herë të tjera kjo gazetë, e para e opozitës në vend, është kërcënuar, por kjo nuk stepur asnjëherë gazetarët e saj. Po ashtu, për raste të tilla kërcënimesh, ne do t’i drejtohemi organeve kompetente dhe shtetit shqiptar i cili duhet të marrë përsipër sigurimin e të drejtës për informim të gazetave dhe gazetarëve. RD
Alois Mock: PD ka mbështetjen e EDU
Aktivitete ndërkombëtare në përkrahje të Partisë Demokratike
EDU thekson vendosmërinë e saj për të ndihmuar dhe bashkëpunuar me PD-në edhe në të ardhmen. Lideri i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, pati një të dielën një bisedë telefonike me Kryetarin e Bashkimit Demokratik Europian, zotin Alois Mock.
Në këtë bisedë zoti Mock shprehu vendosmërinë e tij dhe të EDU-së për një ndihmë të gjithanshme për Partinë Demokratike, si dhe në organizimin e aktiviteteve të rëndësishme politike në mbështetje të saj.
Partia Demokratike është prej shumë kohësh anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Demokratik Europian. Që prej anëtarësimit të saj e deri më sot ky organizëm i rëndësishëm i të djathtës dhe qendrës europiane nuk ka reshtur së mbështeturi Partinë Demokratike.
Pozita çënoi listën e PD
Këshilli Kombëtar do të vendosë për pjesëmarrjen në parlament
Dje, në selinë qendrore të Partisë Demokratike u mblodh grupi i deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët diskutuan mbi rrugët dhe mjetet që duhet të përdorë Partia për ndaljen e revanshit të ish-komunistëve.
Në këtë mbledhje u denoncua përsëritshmi me një vendim të precedencë në historinë e demokracisë të dy deputetëve të listës së Partisë Demokratike dhe se pjesëmarrja në parlament do të vendoset në mbledhjen e afërme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Fino grabit shtetin me miliona dollarë
Pritet që për të ndalur kontrabandën e Finos të ndërhyjë forca kufitare e Malit të Zi, pasi policia shqiptare nën drejtimin e Neritan Cekës edhe pse është sinjalizuar nuk ka bërë asnjë lëvizje
Kondrabanda e cigareve zhvendoset në plazhin e Velipojës. Anija greke shkarkohet çdo fundjavë
Programi i qeverisë ka lindur i plakur
PD kërkon transparencë nga Qeveria Nano. Propozohet tavolinë e gjerë e partive politike në Shqipëri
Qeveria në programin e saj e shndërron Shqipërinë në një mollë sherri, nga vendi sovran në një vend vasal, injoron rëndësinë jetike të marrëdhënieve bilaterale me Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Italinë, Spanjën si faktorë kryesorë të Europës së sotme. Marrëdhëniet me Italinë trajtohen thjesht në kuadrin e fqinjësisë
NË FAQEN 3
Fatos Nano: Kushtet na i vuri BE
Kryeministri rrëfehet mbi takimin e Romës
Dje kreu i PS-së, s'bëri gjë tjetër përveçse lexoi deklaratën e demokratëve në lidhje me takimin e Romës në të cilën parashstroheshin të gjitha kushtet
NË FAQEN 3
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
TIRANË
Ministri i Mbrojtjes paralajmëron revanshin e banditëve në ushtrinë shqiptare