Pangallos mohon incidentin
Kthimi i refugjatëve shqiptarë nga Greqia nuk është “fshesë”. Shtyhet hapja e konsullatës greke në Vlorë. Nënshkruhet marrëveshja e punësimit sezonal.
Ministri i Jashtëm grek përfundon vizitën e tij në Shqipëri
Athina premton vijueshmërinë e raporteve me Tiranën
Shefi i diplomacisë greke, Teodoros Pangallos, shprehu dje në Tiranë vullnetin e Greqisë për të vijuar raportet shumë të mira me Shqipërinë.
Në një takim në selinë e Partisë Demokratike, ministri i Jashtëm grek vlerësoi kontributin e madh të liderit të saj, Sali Berisha, në bashkëpunimin dhe mirëqenien mes dy vendeve, duke theksuar vendosmërinë për t’i çuar më tej marrëdhëniet mes dy shteteve. Deklarata e zotit Pangallos është një përgjigje e qartë dhe e prerë ndaj përpjekjes së administratës së instaluar socialiste për të çmontuar gjitha vlerat e ndërtuara nga qeverisja e Partisë Demokratike gjatë pesë vjetëve që e shkuan. Vetëm disa ditë më parë kryeministri Nano lëshoi tezën e “vitit zero”, që është edhe sinteza e revanshizmit komunist mbi institucionet dhe mbi të gjithë shoqërinë shqiptare nga njerëzit që e çliruan në pushtet me ndihmën e bandave. Bisedimet e djeshme shqiptaro-greke nuk mund të fillonin në pikën zero, vetëm sepse ashtu i pëlqen klikës Nano - Mejdanit. Ato nisën pikërisht aty ku kishin mbërritur me përpjekjet e përbashkëta të qeverisë së Partisë Demokratike dhe të administratës së Athinës, raporte që kishin njohur pikën e tyre më të lartë me nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë dhe Mirëkuptimit mes dy vendeve. Po kështu, edhe nënshkrimi i marrëveshjes për punësimin sezonal të refugjatëve shqiptarë në Greqi, është paraprirë nga tratativa të vazhdueshme të qeverisë shqiptare, deri në çastin që filloi rebelimi komunist që e zhyti vendin në kaos, gjak dhe shkatërrime, duke çuar në zgjedhje të parakohshme. Partia Demokratike i ka çmuar gjithmonë si mjaft të rëndësishme për Shqipërinë marrëdhëniet me Greqinë dhe ka bërë të gjitha përpjekjet që ato të arrinin një një stad të lartë. Ndërkohë, ajo nuk mund të pajtohet me tezën revanshiste të “viti zero” për Shqipërinë që synon të kthejë gjithçka në këtë vend në një “tabula rasa”, me të njëjtën vënie barbare që përdorën bandat e tyre që vranë, dogjën e shkatërruan me armë qytetet e vendit. Ministri i Jashtëm grek u dha dje një leksion të qartë revanshistëve socialistë për të kuptuar se është nuk drejtohet me logjikën primitive të çmontimit dhe të tjetërsimit të atyre që e konsiderojnë atë siç është tyrin. Është vërtet fatkeqësi që ata sot që po flasin për “viti zero” kanë deklaruar pak kohë më parë se minoriteti grek në Shqipëri ka qenë i mbyllur në geto, gjë që i bën të qeshin edhe qarqet më ultranacionaliste greqi, ndërkohë që nuk diskutohet që të sigurohet mbrojtja e minoritetit, qoftë edhe konfidenciale nga Athina zyrtare përpara se të hapë paqyrë-mira politike. Garancia për raportet të mira me Greqinë dhe në përgjithësi me çdo shtet tjetër nuk mund të krijohet mbi bazat e interesit apo të politikës së çmendurimit të asaj që është arritur nga opozita kur jo mund të insito në pushtet. Nëse ministri i Jashtëm shqiptar arrin të informohet në konferencën shtypit, bashkë me gazetat, për një incident të përfolur për flamurin tonë në Athinë, kjo është një tjetër për dinjitetin e vetë shtetit shqiptar. Një skandal për të cilin shkruan të gjithë gazetat shqiptare nuk mund të shpëtonte as tipet e se si gazetari për të sqaruar nga ministri i Jashtëm grek, edhe në rastin më të mirë që ai incident të mos kishte ekzistuar fare. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë nëndërroi një rig dokument të ishte përgatitur nga paraparaqitja që, me gjithë deklaratat e kryeministrit Nano flet për “viti zero” të Shqipërisë. Por ndoshta ajo që u quajt si sukses nga pushtetari i ri i klikës Nano-Meidani ka të bëjë me shumë lëvime e kërkuar nga qeveria paraardhëse, korridori i transportit dhe i peizazhit imirimit, një incidentin e harruar paralajmërion një “viti zero” të vendosur politika e pashërme shqiptare.
Këshilli Kombëtar vendos për hyrjen në parlament
Kryesia miratoi strukturën e re të departamenteve pranë PDSH-së, si dhe miratoi grupin e zgjeruar që do të merret me përgatitjen e Kuvendit Kombëtar
Dje paradite u zhvillua mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike.
Në këtë mbledhje u analizua situata politike në vend dhe u hapat që do të ndërmarrë Partia Demokratike në vazhdim.
Kryesia miratoi strukturën e re të departamenteve pranë PDSH - së, duke kërkuar një aktivitet më të madh në të ardhmen.
Në përgjigje të vendimit të mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar, kryesia e PDSH - së, miratoi grupin e zgjeruar që do të merret me përgatitjen e Kuvendit Kombëtar. Aktin e mospjesëmarrjes së deritanishme të grupit parlamentar të PDSH - së në parlament, kryesia e cilësoi pozitiv dhe që i ka përmbushur qëllimet politike për të cilat u ndërmor. Kryesia vendosi që me t’u sqaruar çështja e mandateve për zotërinjtë Teodor Laço dhe Zef Bushati, të analuar arbitrarisht nga shumica socialiste, të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të vendosur për hyrjen në parlament.
MË GJERË NË FAQEN 2
Qeveria Nano shkel kushtet e Romës
PD shpreh shqetësim për spastrime antologjore në administratë
PD, dje, në një deklaratë zyrtare që u dërgohet gjithë shtypit shqiptarëve i ftoi ato që të mbështesin përpjekjet e ligjshme të policisë për rivendosjen e rendit.
Partia më e madhe e opozitës në vend është e para parti që u drejtohet publikisht gjithë shtetasve që të mbështesin rivendosjen e rendit duke e konsideruar këtë si kusht themelor të sigurimit dhe ruajtjes së vlerave të demokracisë.
Rivendosja e rendit - kusht për ruajtjen e demokracisë
PD: Qeveria të distancohet nga deklaratat e Cekës
NË FAQEN 3
Roma dështoi. FMN: Marrëveshje pas 12 muajsh
Ministri i Financave Malaj, para shtypit: “Ja, çfarë ndodhi në Romë”. Socialistet në kërkim të çelësit të ndihmave. “Nano 3” provimi i vjeshtës në Bruksel
NË FAQEN 5
PS “helmon” institucionet
Revanshi komunist, rrezik i frenimit të reformës në vend
Askush nuk pret që Ndre Legisi të pranojë punë Sekol Muslamanin, simbolin e antikimit në Shqipëri dhe Neritan Cekën të pranojë Sali Shehun, simbolin e Tiranës së marsit.
Po ashtu nuk pritet që nga Paskal Milo të mbeten në punë ata që ngritën në nivelin më të lartë marrëdhëniet me Gjermaninë, Francën, Italinë, Austrinë etj., në vend të atyre me të cilët bashkëpunoi për të shkruar librin kundër Evropës së bashkuar.
Nuk pritet që nga Sabit Brokaj me shiringë të gradojë gjeneralë ata që mbrojtën depot ushtarake në vend të atyre që shkaktuan këto depo
Alois Mock: Procesi demokratik po dobësohet
Shefi i EDU-së shpreh shqetësimin për revanshin komunist
NË FAQEN 2
Sot emërohet Komisari
Parlamenti i kallashnikovëve emëron skuadrën anti RTSH
Parlamenti i kallashnikovëve miratoi mbrëmë gardën që do të kryejë spastr imet në RTSH.
Skuadra e djathtësisë që është besuar pastrimi i institucionit të vetëm informativ kombëtar si dhe rrezatimi politik mbi gazetarët, operatorët, krijuesit dhe punonjësit e tjerë të RTSH, ka dhënë më parë prova të mjaftueshme në shërbim të PS, madje duke u shtirur më lirë se emigrantët shqiptarë jashtë vendit.
Pavarësisht garancive që kjo skuadër ka në përbërjen e saj është e nevojshme të njihet emër për emër. Ja skuadra e dhjetëshes që i është besuar pushtimi i RTSH:
Fatos Lubonja, Gëzim Podgorica, Eduard Mazi, Natasha Sheshi, Martin Leka, Ylli Pango, Dhimitër Gjoka, Plator Nes-tun, Gaqo Bushaka dhe Aleksandër Fran-gaj.
Sot do të emërohet Komisari i ri i RTSH i cili mund të jetë ideolog i njohur i Revolucionit komunist të këtij viti.
Pangallos pas takimit në Ministrinë e Jashtme
Andreata: Duhet riorganizim radikal
Italia ofron ndihmë të gjera për ushtrinë shqiptare
NË FAQEN 4
Italia ofron ndihmë të gjera për ushtrinë shqiptare
Andreata: Duhet riorganizim radikal
NË FAQEN 4
Hetime në qeli për vrasjen e gazetarit
Gjykata e Tiranës mbështet kërkesën e prokurorëve
NË FAQEN 4
Gjykata e Tiranës mbështet kërkesën e prokurorëve
Hetime në qeli për vrasjen e gazetarit
NË FAQEN 4
Ceka: Do ta bëjmë me forcat tona
Ushtarët italianë nuk do të përfshihen në vendosjen e rendit
NË FAQEN 4
Ushtarët italianë nuk do të përfshihen në vendosjen e rendit
Ceka: Do ta bëjmë me forcat tona
NË FAQEN 4