07/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 gusht 1997

Bandat mbështesin revanshin komunist

Socialistët ruajnë krijesat kriminale në jug NË FAQEN 4

“Gjueti” makinave me targa të verdha

Ngrihen postblloqe në kryqëzimet e Tiranës NË FAQEN 4

Kërkohet dorëheqja e Milos

Vetëm 3% e drejtorëve të ministrive kanë zbatuar urdhërin e ministrave socialistë për të paraqitur dorëheqjen Revanshi komunist, antipërendimor Revanshi komunist nisur mbi administratën shtetërore nënkupton të lërë atë pa pjesën perëndimore të saj. Në të njëjtën kohë pastrimi nga ekspertët dhe drejtuesit e reformave në Shqipëri zvesh administratën shqiptare nga institutet e kapitalizmit dhe demokracisë duke rikthyer në skenën e pushtetit pjesën e vjetër të burokracisë shqiptare. Nëse në zyra do të vendosen njerëz që dinë si gjuhë të huaj vetëm rusishten apo me një kapital mendor kryesisht lindor atëherë është instaluar edhe fryma e fundit e inferioritetit të klasës teknike shqiptare përballë komponentit perëndimor. Deklaratat e klasës së vjetër politike që erdhi në pushtet para pak ditësh për një integrim në strukturat euroatlantike, revanshi komunist i vë kufirin e parë që ndërkohë është edhe më mbërmja nga nuk mund të kalohet aq lehtë. Dashja pa dashje politika e vjetër që drejton sot po krijon administratën lindore e cila nënkupton kushte të rehatshme për një administrim lindor politikave të Shqipërisë dhe një kahje artificiale që mund t’i jepet vendit pas një konkurrimi të suksesshëm për pesë vjet rresht. Mendjelehtësia me të cilën drejtuesit shtetërorë të ’91 kanë fill-[?] filluar spastrim e administratës nga substanca përndimore pasqyron një zgjim të prirjes së vjetër të pushtetit në Shqipëri, Lindjen. Gjithsesi revanshi nisur si një inat ndaj Partisë Demokratike dhe një pastrim politik është me pasoja shumë më të mëdha se sa ato të jetës personale të njerëzve që mund të mbeten pa punë apo të reduktimit profesional dhe politik të PD-së në administratë. Po të kihet parasysh se në pesë vite kanë marrë frymëmarrje profesionale përmendim mbi pesë mijëra mijëra kuadro dhe specialistë si dhe mijëra të tjerë kanë gjendjen nën kujdesin asistencial të dhjetëra e dhjetëra specialistëve dhe këshilltarëve të huaj në Shqipëri, mbetja e administratës pas këtij ftohimi dhe këto potenciale tikën do të thotë një dështim që në hapin e parë të vazhdimit të reformës prej qeveritarëve të vjetër që sapo kanë ardhur në pushtet. Ndërkohë eliminimi i faktorit teknik përndimor është një fyje për ato shifra që shkojnë në 100 milionë dollarë asistencë që është dhënë nga BE, SHBA e vendeve të Gjermania, Italia, Austria etj. Asnjë prej këtyre shteteve nuk do të pranonin se është dërdhur para për njerëz që nuk shërbenin vetëm pesë vjet e po aq askush nuk mund të dërgojë më tutje para për të përkthyer në latinisht mentalitetin e administratës që mund të dalin nga sela e PS-së apo opinionet e Milos, Gjinasit, Nanos, Bufit, Ismailit etj. Reagimet e para përndimore kanë ardhur deri në Tiranë. Ato janë diskrete për momentin për mos me nënvlerësuar përmarrjen e një embargoje evropiane për evropianë. Sakrifikat e taksapaguesve përndimorë që të ndërtohet në Shqipëri evropiane nuk mund të shkelën me një të rënë të lapsit nga migrashës e PS-së. Në konferencën e Romës, qeveria e vjetër e Nanos është paralajmëruar për një revansh të tillë ndërsë nga Gjermania sinjalet janë edhe më të qarta. Italia nuk do të pranojë një refuzim të përkushtimit të saj në pesë vitet që shkuan e po ashtu SHBA mund të ndryshojë destinacionin e ndihmës për Shqipërinë. Sterilizimi i administratës shqiptare është vendosur të pengohet me të gjitha mjetet demokratike edhe nga PD-ja. Që dje në ambientet e selisë së saj në Tiranë funksionon një zyrë asistence për të larguarit nga puna ndërsa disponohet betuar arsenal kancelarik për të ndërkom-bëtarizuar këtë problem. Ndërkohë është dhe një koordinim ndër administratoret dhe specialistët, drejtuesit e degëve të ndryshme të ekonomisë të mbrojnë pozicionet e tyre dhe të mos bien pre e përpjekjeve të dëbimit. Duke ruajtur funksionet ndërkohë secili prej tyre ka nuatur administratën për prerë përndimore të Shqipërisë, ka treguar vlerat e reformës për ekonomi dhe qeverisjen e vendit ash-tu edhe respektin për tërë ato subvencione dhe kontributet përpjesërore që ata kanë lojnë në kthimin Shqipërinë në një vend real evropian.

Qysh sot në PD zyra antirevansh

PD mbron administratën reformatore nga shkarkimet e komunistëve në pushtet NË FAQEN 3 Komentet e shtypit janë fantazi gazetarësh Autoriteti i kryesisë së PD mbetet i palëkundur

Autoriteti i kryesisë së PD mbetet i palëkundur

Komentet e shtypit janë fantazi gazetarësh Zëdhënësi i Partisë Demokratike theksoi dje se nuk ka asnjë cenim të autoritetit të kryesisë së PD-së nga mbledhja e saj e fundit. Sipas zëdhënësit, kryesia e partisë mbetet forum kryesor i zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ndaj të gjitha lajmet dhe komentet e disa gazetave dhe të radiove nuk janë gjë tjetër veçse hamendje dhe fantazi të pabaza të gazetarëve. Deklarata e zëdhënësit të Partisë Demokratike vjen pas spekulimesh të shtypit me një mbledhje të kryesisë ku u votua në mënyrë të fshehtë për grupin e punës që do të përgatisë Kuvendin Kombëtar, që do të mbahet në fillim të tetorit të këtij viti.

Të gjitha votimet janë bërë të fshehta

Zëdhënësi i PD-së përgënjeshtron disa shkrime të shtypit të djeshëm I pyetur rreth mbledhjeve të fundit të kryesisë së PD dhe votimeve përkatëse për vendimet e marra, pas artikujve të botuara me dizinformacione në shtypin shqiptar, zëdhënësi i PD sqaron se të gjitha votimet janë bërë të fshehta dhe sipas procedurave demokratike. Nga ana tjetër për çdo vendim të marrë në këtë mbledhje, zoti Berisha dëshiron një konsultim më mbledhjen e ardhshme me Këshillin Kombëtar.

Pollo: Askush nuk është përjashtuar nga kryesia

Grupi i Punës së Kuvendit do të konsultohet në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar As Shehu dhe Meksi dhe as Brojka dhe Spahia nuk janë përjashtuar nga kryesia, thotë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, sepse largimi ose anëtarësimi në kryesinë e PD-së i cilido është kompetencë sipas statutit vetëm e Këshillit Kombëtar. Anëtarët e kryesisë janë të gjithë të zgjedhur në Kuvendin e fundit dhe do të, me përjashtim të atyre që janë larguar me dëshirën e tyre në këto kohët e fundit. NË FAQEN 3

Qeverisja e Berishës shënoi hapat më të mëdhenj drejt Europës

Gjermania dhe proceset e stabilizimit të Shqipërisë - Porosia e dy mesazheve

Brokaj, enveristi kërcënues

Plane imagjinare të ministrit të Mbrojtjes Përgjatë gjithë kohës së amullisë ministri aktual i Mbrojtjes qëndroi në Vlorë duke qenë i pranishëm së bashku me të nipin në masakrimin e heronjve të Shërbimit Informativ Kombëtar NË FAQEN 3

Bllokohen të gjithë numrat e telefonit të gazetës RD

NË FAQEN 3

Kryeministri dhe gjenerali me një k...

Ditë tepër e ngarkuar për Fatos Nanon. Telefoni bie pa pushim. Presidenti Meidani kërkon mendim nëse duhet të bëjë një ndërrim të mbiemrit të tij: të heq një “j” e të shtojë një “r”. Bashkim Fino, zëvendësi i tij merr përgjigjen e tij, nëse duhet të luajë futboll me Arjan Telepelen. Dita tepër e ngarkuar për Fatos Nanon. Telefoni bie pa pushim. Presidenti Meidani kërkon mendim nëse duhet të bëjë një ndërrim të mbiemrit të tij: të heq një “j” e të shtojë një “r”. Bashkim Fino, zëvendësi i tij merr përgjigjen e tij, nëse duhet të luajë futboll me Arjan Telepelen. Ndërkohë hyn Musai me një listë në dorë: - Ja këshilli i ri i RTV-së. Nano e merr i hedh një sy dhe dy stiloraps shu(an) një dy emra e shton dy të tjerë. I jep listën Musait i cili tek dera ndalet nga zëri i fortë i Nanos: - Dale, Musai, të dhashe listën e Këshillit të Mbrojtjes. Na, merr këtë tjetrën. - Po Frruku? Na mbeti Frruku pa liste? - E kam menduar për të. Do ta bëjmë drejtor të ATSH-së. Kam porositur Meidanin të shpjegojë dekretin e emërimit. Ore, mirë që u kujtove, ma thirr Frrukun një çikë... Pas pak kohësh mbërrin Frruku. Nano i buzëqesh, po publikisht i pohur serozisht. - Pse për një kohë kaq të tillë paskam mbetur unë? Nuk e dua fare. - Dale, dale, o Frrrok. - Në asnjë mënyrë s’jam dakort. Unë po shkoj prapë në Vlorë, kam luftëtarët e mi. Dhe do të shohim këto punë. - Dale, bre, pse po nxito(hesh). Do të kesh makina, zyra, telefona, mundje jashtë. - Do ta kërkoni Frrrokun, po do të jetë tepër vonë. Dhe Frrroku del duke përplasur derën. Ndërkohë në lajmet e ditës, jepen njoftimet për dekretin presidencial për emërimin e Frrrokut drejtor i ATSH. - Po ai dreq nuk pret. - foli me vete Nanoja - një laifi i thashë, dekret menjëherë bëjnë... E ndërpret telefoni i Cekës. - Si do të veprojmë me bandat e Jugut? Telefon tjetër: matanë Shkëndër. - E bëmë gati ligjin që na porositë mbrëmë. Ma miratojmë sot apo jo? UF’ç lodhje e madhe; Vapa e tmerrshme xërr telefonin. - Alo, Zabit jam. Një gjeneral u dëmtua rëndë jashtë, nga shpërthimi i një bombe që mbante në xhep. Që të shpëtoje duhet t’i presim njërin k... Si t’a bëjmë. - T’i prish të dyja dhe më rehat tani, përplas telefonin kryeministri. Edhe me ato të marrë do të merrem unë tani?! ...

Të shtunën mbledhja e Këshillit Kombëtar të FRPD-së

Ditën e shtunë datë 9 gusht në orën 11.00 pranë Selisë Qendrore të PDSH zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të FRPD me pjesëmarrjen anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe Kryetarëve të FRPD në rrethe. Rendi i ditës së mbledhjes: 1. Analiza mbi rolin e ri të FRPD në kushtet e situatës së re politike në vend. 2. Probleme të ristrukturimit të plotë të strukturave të FRPD. 3. Të ndryshme. Kryesia e FRPD

Revanshizmi i klikës Nano - Meidani has në rezistencë. Qeveria në krizë