09/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 gusht 1997

Gobim - transferimi i raketave në kryeqytet

Brokaj e zhyt në mister çështjen e raketave NË FAQEN 4

Fasino: Do të kthehen të gjithë refugjatët

Italia siguron bashkëpunimin me qeverinë Nano NË FAQEN 4

Të hënën Këshilli Kombëtar i PD

Ditën e hënë më datë 11 gusht 1997 në Sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë në orën 11.00 zhvillon punimet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Rendi i ditës do të jetë: - situata politike në vend dhe - qëndrimi i PDSH ndaj Parlamentit

Opozita: Barrikadë revanshit

Kronologjia e instalimit të pushtetit socialist, që nga vrasja e Agim Gjonpalit, deri te spastr ime t e dhunshme politike të administratës

Revanshizmi komunist sterilizimi i administratës

Fenomeni politik i këtyre ditëve është shkarkimi i punonjësve të shumtë të administratës nga qeveritarët e vjetër të ardhur në pushtet dhe amendimi i ligjeve nga parlamenti i kallashnikovëve. Të dy këto fenomene të reja pas një jete pesëvjeçare të ligjeve demokratike dhe pas vendosjes së bazave të profesionalizmit në drejtimin e administratës po përpiqen me votën e 29 qershorit nga vetë kryeministri shqiptar Fatos Nano. Në një deklaratë të djeshme për shtyp hidhet pluhur edhe mbi atë pjesë të vogël të votës së ndershme që socialistët mund të kenë marrë. Votimet që u bënë atë ditë pavarësisht formulave perëndimore që nuk i njohën as të drejta dhe as të lira nuk u bënë që njerëzit të nxirrnin në rrugë e bashkë me të edhe e vetmja pasuri që i ka mbetur sot vendit pas rebelimit komunist që e përgatitën dhe e zbatuan fituesit e 29 qershorit. Nëse ky rebelim u shua nga një zgjidhje politike, pjesa tjetër e rebelimit komunist por tani e veshur me pushtet po bëhet ndaj administratës shqiptare. Vota e 29 qershorit nuk mund të përligjë heqjen nga puna të shoferëve të ministrive apo institucioneve të tjera, po aq sa edhe drejtorëve teknikë në dhjetra institucione të Tiranës. Zbrazja e ministrive nga specialistët dhe drejtorët efektivë nuk përmbahet në votën e 29 qershorit po ashtu si edhe nuk përmbahet në këtë votë amandimi i ligjeve të përgatitura më shumë nga KE sesa nga vetë drejtoritë apo zyrat përkatëse në Tiranë. Çmontimi i vlerave që ka krijuar qeveria e PD-së, ka funksionuar si vlerë për vendin dhe për kombin dhe jo si vlerë për dhejtë drejtuese të kësaj partie. Nga aksi politik i këtyre vlerave gjatë këtyre pesë viteve nuk janë ndarë edhe socialistë apo njerëz të partive të ndryshme. Kryeministri i PD-së ka pasur rreth e rrotull tij disa këshilltarë që kanë lëvizur në po atë ambiente në kohën e Bullit, në kohën e Ahmetit. Kuptohet që ka sunduar profesionalizmi më shumë se sa partizmi, dhe nëse nuk do të kishte funksionuar kjo gjë qeverisja e PD-së nuk do të kishte patur ato suksese që kishte të cilat nuk mund t'i zbëheshin as revolucioni i komunistëve që sot janë bërë ministra. Meritokracia e servirur nga Nano nuk është asgjë tjetër veçse një social-krahu e rrëptë që sjell rrugën në zyra dhe anasjelltas. Nëse gjithçka zhvillohej në emër e meritokracisë veli kryeministri shqiptar nuk do duhej të ishte aty ku është e bashkë me të edhe një tufë e madhe qeveritarësh. Meritokracia nuk mund të zbatohet pas do bllokim politik, dhe vetë ajo nuk është formuluar ndryshe kur socialistët janë në pushtet dhe kur ka qenë në pushtet janë fushat e ndryshme ku bëhej tek partia. PS duhet të pohojë se i mërgon socialistët kuq edhe ri-vlefkuarim në reforma për shkak së socialistët nuk kanë parë ardhjen tek po partia mundësi të përfitojnë të tërë. Profesionistët që njerëzimi të më parhamu shqetëpunet nga kjo parti, nga një parti tjetër, 91, duke u integruar në proceset demokratike dhe reformën ekonomike. Nuk ka specialistë në Tiranë apo dikujt që mos të kalojnë hësur më parë me ato alternativa kuqitëse të Partisë Socialiste, përgati këtyre pese vjetëve. Në rastin e spastrimit të administratës apo po i heq vetes dhe vendit shansin për të konkurruar me një administratë dinjitoze dhe sund kapitalizmin për një kohë mjaft të shkurtër. Shumë njerëz mbanë mend se kush u largua nga Shqipëria pas fitores së komunistëve. (vijon në faqen 3)

Çela: Ligji për Kontrollin e Shtetit, antikushtetues

Kreu i Kontrollit të Shtetit, mbron pavarësinë e institucionit të tij Ish - denoncuesi i Nanos për përvetësimin e ndihmave, i kujtoi Kryeministrit aktual se duhej t’i shlyejë shtetit detyrimin prej 73 milionë lekësh të reja NË FAQEN 3

Nano “kryqëzon” ministrin Solis

Ministri i Shëndetësisë detyrohet të “lëpijë atë që kishte pështyrë” NË FAQEN 3

“Opozitarët” kundër opozitës

Shogatat për të drejtat dhe liritë shpallen partnere të qeverisë së socialistëve Rolanda Dhimitri, garantoi Presidentin se 1 milion dollarët e dhënë nga qeveria Daneze do t’i shpenzonte në partneritet të ngushtë me qeverinë e komunistëve. Deklarata e saj e shqetësoi së tepërmi Mejd anin, që u detyrua ta korrigjonte “në partneritet me popullin dhe në opozitë me qeverinë” NË FAQEN 3

Rinis izolimi i Shqipërisë

Austria prish marrëveshjen për pasaportat e shërbimit Vjena prish në mënyrë të njëanshme marrëveshjen me Shqipërinë për pasaportat e shërbimit, të cilat deri pak ditë më parë ishin të vlefshme që mbajtësit e tyre të hynin pa vizë në tokën austriake. Burime diplomatike bëjnë të ditur se tani pasaportat e shërbimit kanë nevojë për t’u pajisur me vizë që mbajtësit e tyre të lejohen të futen në Austri. Vendimi i njëanshëm që është marrë nga ministria e Jashtme e Austrisë, është një tregues negativ për rënien e nivelit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjithnjë sipas burimeve, arsyeja kryesore e vendimit të Vjenës për prishjen e marrëveshjes ka qenë fakti që është nënshkruar me Tiranën, kanë qenë sinjalizimet se Austria është menduar që të kthehej në një tokë strehimi apo tranzit për shumë prej banditëve të implikuar në krimet dhe trazirat që tronditën Shqipërinë. Në Vjenë kanë shkuar sinjale të mjaftueshme se zyrtarët e rinj shqiptarë që erdhën në pushtet me ndihmën e bandave të armatosura kanë vendosur që të shfrytëzojnë me pasaporta shërbimi shumë prej kriminelëve të super ekspozuar, qendrimi i mëtejshëm i të cilëve në Shqipëri do ta komprometonte shumë kabinetin qeveritar të klikes Nano-Mediani. Të dhënat kanë qenë të tilla që kanë mobilizuar ministrinë e Jashtme të Austrisë për të marrë vendimin që i mbajti ru*ngën këtij të Vjenës që prishjen e marrëveshjes ka parë se tronditjen e vendit me të njohur të rebelimit komunist, që dogji dhe shkatërroi Shqipërinë. Ky vendim është një ogur i keq për politikën e jashtme shqiptare dhe një paralajmërim për seriozitetin e qeverisë dhe nga parlamenti i kallashnikovëve po e kthen vendin tek izolimi i dikurshëm regjimit komunist të Hoxhës dhe Alisë. A.GJ.

PSD e Elbasanit e fyer nga kryetari Gjinu shi. Pas votave ai u lë shëndene

PSD e Elbasanit e fyer nga kryetari Gjinushi. Pas votave ai u lë shëndene Ylli Buf i, 49 firma të PSD akuzojnë Gjinushin Gaqo: “Sa ia merrja melodisë që më mësoi kryetari Keno, fap më mbushej kutia më 29 qershor në Librazhd” NË FAQEN 3

Ylli Buf i, dora zyrtare në kontrabandën e hekurishteve

Diplomati jugosllav dhe ministri i Ekonomisë, shtrëngojnë duart për bashkëpunim të mëtejshëm në “biznesin” që Shqipëria kryen aktualisht me Malin e Zi NË FAQEN 3

Minga pasardhës i denjë i Thanas Nanos

Që dje TVSH-ja është TVPS Pollo njeriu që punoi për pavarësinë e RTV larg ohet me puç nga posti për t’u zëvendësuar me një militant ekstremist të PS Pollo njeriu që punoi për pavarësinë e RTV largohet me puç nga posti për t’u zëvendësuar me një militant ekstremist të PS NË FAQEN 3

“Bashkimi për Demokraci” denoncon spastr imet politike të qeverisë së instaluar socialiste dhe jep alternativat antirevanshi

Sot, mbledhja e Këshillit Kombëtar të FRPD-së

Sot në orën 11.00 pranë Selisë Qendrore të PD-së zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të FRPD me pjesëmarrjen anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe Kryetarëve të FRPD në rrethe. Rendi i ditës së mbledhjes: 1. Analiza mbi rolin e ri të FRPD në kushtet e situatës së re politike në vend. 2. Probleme të ristrukturimit të plotë të strukturave të FRPD. 3. Të ndryshme. Kryesia e FRPD

B.B [?] XHINJAR [?]