15/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 gusht 1997

Specialët marrin armët e Zanit

Pasi sigurohen për largimin e bandës, policia pushton lagjen “Çole” NË FAQEN 4

Shpërthen baza e armatës

Grupe të armatosura tentojnë grabitjen e armëve në Elbasan NË FAQEN 4

Çmilitarizohet kinemaja e qytetit

Banditët e Cërrikut pranojnë marrëveshjen e policisë NË FAQEN 4

10 kushtetutë kallashnikovësh!

Majko: “Nuk pyesim për opozitën. E miratojmë vetë kushtetutën”. PS bojkoton tryezën e partive për kushtet e Romës Dje Parlamenti i Kallashnikovëve hapi debatin për miratimin e Kushtetutës. Nxitimi i pushtetit të instaluar për të filluar diskutimin e miratimin e aktit themeltar të shtetit shqiptar, veçse një përpjekje për të legjitimuar Parlamentin dhe pushtetin e paligjshëm, është edhe një taktikë naive për të shmangur vëmendjen nga problemet madhore që duhen të përmbushë qeveria e instaluar socialiste. Fillimi i debatit për Kushtetutën në Parlamentin e Kallashnikovëve tregon se mazhoranca nuk ka hequr dorë dhe nuk është çliruar prej politizimit të aktit themeltar të shtetit shqiptar dhe synon të shfrytëzojë kartonat e kryetarëve të kooperativave për të prodhuar një dokument politik që nuk i shërben konsolidimit dhe të ardhmes së vendit, me jetëgjatësi sa vetë jetëgjatësia e këtij Parlamenti. Ashtu si Shqipëri, asnjë parti apo individ nuk besoj se mbron idenë që Shqipërisë nuk i duhet Kushtetuta. Por ndërkohë shumica e shqiptarëve dhe shumica e forcave politike demokratike dëshirojnë një dokument ligjor jetëgjatë mbi bazën e të cilit do të ndërtohet veprimtaria afatgjatë e shtetit, institucioneve, pushteteve si dhe përgjithësisht jeta dhe prosperiteti i vendit. Zgjedhjet e 29 qershorit të vlerësuara gjerësisht si një zgjidhje për stabilizimin e rendit publik dhe normal- normalizimin e jetës, të konsideruara si një mundësi për të nxjerrë vendin nga kriza dhe anarkia ku e zhyti rebelimi i armatosur, u pranuan prej opozitës si zgjedhje që vendi të shpëtonte nga kaosi, por jo si mundësi për të legjitimuar cënimin e rendit të parimeve dhe principeve themelore të demokracisë. Sot kur socialistët dhe pushteti i tyre i instaluar kërkojnë të nisin debatin themelor për të ardhmen e vendit që bazohet mbi dokumentin më të rëndësishëm juridik të shtetit, anarkia, kaosi dhe cënimi i lirive themelore janë të cenuara njësoj si, para zgjedhjeve, madje të thelluara. Rendi Kushtetues dhe rendi publik nuk është rivendosur, liritë politike të cënuara të cenuara dhe të dhunuara prej bandave të majta, liria e shprehjes dhe e shtypit 1/3 e territorit nuk ekziston. Pra kuptohet se çdo Kushtetutë që mund të miratohet përmes kartonave dhe heshtja edhe Referendumi të Kallashnikovëve bazohet tashmë jo në fillin ideologjik të PPSH, por në dhunën dhe terrorizmin e organizuar si princip dhe tipar themelor i pushtetit të instaluar. Socialistët, askush nuk i pengon që të miratojnë Kushtetutën. Me siguri nuk do të mungojë as vota e Maksim Hasanit në baza e miratimit të saj të quhet sa më e gjerë. Madje këtë punë mund ta bëjnë brenda një nate me procedurë të përshpejtuar. Mund të miratojnë edhe disa Kushtetuta njëherësh, por ndërkohë vlera e tyre vetëm se do të justifikojë t’rogat e deputetëve të kallashnikovëve. Ndërkohë opozita bën të qartë dje se diskutimi për miratimin e Kushtetutës do të jetë në ndjekje një rrugë tjetër me të besueshme dhe që i jep Dokumentit themeltar të shtetit jetëgjatësinë që meriton, të cilat prej përdorimit dhe spekulimit politik. Kjo rrugë vlen mund t’i duket pushtetit të instaluar e gjatë dhe e mundimshme që i heq mundësinë e spekulimit, është më e mira për të ardhmen e vendit. Mazhioranca e kallashnikovëve me akuzën e ndërmarrë nëse e shpje deri në fund, si edhe ka paralajmëruar, po t’u heqë vetes mundësinë që të kuptojë një zgjedhje sado e rëndë që ka me pasojat që i solli vendit. Ajo me sa duket kërkon t’i thotë altë, për atëherë i heq vetes komoditetin e të quajturit zgjedhje e pranueshme për momentin.

Rend dhe pajtim, pastaj ndihmat

Berisha priti Drejtorin Politik në Ministrinë e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë Dr. Ischinger i përcolli liderit të PD-së Berisha përshtypjet pozitive të ministrit të Jashtëm gjerman, Kinkel. Ne vlerësojmë shumë qëndrimin dhe vendosmërinë e PD-së për të vepruar në kuadrin e institucioneve ligjore, për të marrë pjesë në parlament, për të vazhduar dialogun dhe politikën e Pajtimit Kombëtar. Me hyrjen tuaj në parlament dëshmuat se jeni kundër bojkotit të tij

Partia Socialiste thyen urat e bashkëpunimit me opozitën

Pollo: PS veç e vështirëson plotësimin e kushteve të Konferencës së Romës dhe i mohon Shqipërisë ndihmat e pritshme nga Komuniteti Ndërkombëtar Socialistët refuzojnë takimin e së shtunës

Përleshen bandat rivale

ELBASAN - Të paktën një i vrarë dhe 12 të plagosur është bilanci i një përleshjeje të ashpër mes bandave rivale në Elbasan. Armë të rënda dhe të lehta kanë ishuar në qytet trembën e ditëve të shkuara. Një bandë e armatosur ka sulmuar në orët e para të mbërmjes një banesë në një nga lagjet e qytetit, duke shkaktuar disa viktima. Burime policore nga qyteti thanë se sulmi i bandës ka nisur rreth orës 17.00, kur dhjetëra granata, breshëri automatiku, kundërtanke dhe predha janë hedhur përnjëherë në një banesë trekatshe në hyrje të Lagjes Skënderbej të Elbasanit. Më pas kanë vazhduar shkëmbime zjarri edhe nga banesa e rrethuar në drejtim të rivalëve që sulmuan. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se një katër makina tip “Benz” dhe “Audi” furishonin me shpjetësi skëterrë, grupin që sulmonte barbarisht. Nga makinat e tyre janë parë municione me armatim nga më të fuqishmet, që vishen në dispozicion të një sulmi që ka vazhduar për më shumë se katër orë. Me të marrë sinjalin e kësaj përleshjeje të armatosur, policia ka mbërritur në vend, por pa mundur të ndërhyjë. Përreth dy orë policia është detyruar të ndiqte betejën e ashpër “Milano”. Më pas, me urdhër të shefave të saj, policët janë kthyer në Komisariat për t’u riorganizuar. Nga njoftimet ende të pakonfirmuara, por që i pamë në vend ishin të paktën një i vrarë dhe 10 të plagosur nga banditët, si edhe dy të plagosur nga radhët e policisë. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se të plagosurit civilë janë transportuar drejt Librazhdit, për të humbur gjurmët. Thuhet se numri i viktimave mund të jetë më i madh. Burime policore thanë se edhe pas orës 20.00, në Elbasan mbretëronte një situatë e tensionuar, dhe qytetarët i frikësoheshin një rinisjeje të luftimeve mes bandave.

Revanshi socialist cënon pavarësinë e Bankës Qendrore

Shqetësohet FMN, një ekip special do të mbërrijë të hënën në mëngjes në Tiranë. Guvernatori Tusha: “Ligjet e bankës nuk mund të ndryshohen sa herë që ndërrohen qeveritë” “Nano 3”, thyen zyrtarisht detyrimin e parë ndaj Romës: “Të plotësohen kushtet e FMN-së dhe të ruhet pavarësia e institucioneve”. NË FAQEN 5

Banditët proqeveritarë të shtypit

“Koha jonë” zbulon që Zani ishte kryekriminel NË FAQEN 3

Teta një zë që se përfill askush

Loja propagandistike për qëllime të ulta politike dhe penalizimin e opozitës së re nuk ka nisur tani, as nuk e ka filluar gazeta zyrtare e pushtetit të socialistëve “Zëri i popullit”. Gjatë fushatës së zgjedhjeve “KI” dhe gazeta të tjera të socialistëve mbanin gjallë mes publikimeve abuzive të të ashtuquajturave ditare ose dokumenta sekrete propagandën pro opozitës së majtë që u instalua në pushtet pas 29 qershorit Propaganda e pushtetit të instaluar vazhdon shkatërrimin e ushtrisë NË FAQEN 3

Luftë në qytet. Të paktën një i vrarë dhe 12 të plagosur

Parlamenti i instaluar i bandave kërkon miratim urgjent të ligjit themelor të shtetit