17/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

17 gusht 1997

“Vritini, por thoni se i dalluam kriminelë”

“Një epokë e re” me fqinjët, ngrihet mbi kufoma NË FAQEN 4

Policia kap Kërnajën dhe lë të lirë Kullën

Superkriminelët bien në postbllokun e policisë NË FAQEN 4

Krejt e vërteta mbi luftën e Elbasanit

Banda e Cekës i kishte vënë gjobë 50 milionë NË FAQEN 4

Ditët e krimit dhe kontrabandës

Java që mbyllet mund të shkruhet si java e kontrabandës dhe krimit. Në qindra kilometra rrugë nacionale është e pamundur të lëvizet për shkak të bandave që ende nuk kanë marrë haracin që iu ka premtuar Partia Socialiste për fitore e saj e në po aq kilometra vazhdon sistemi i kontrabandës së cigareve. Mijëra tonë duhan nisen nga Patra e Greqisë për të ndaluar në Velipojë, Seman etj, limane të reja të pushtetarëve të rinj. Nga Semani ato magazinohen përgjatë fshatrave të Fierit dhe të Lushnjës, ndërsa nga Velipoja kapërcejnë kufirin nëpërmjet rrugëve të “mbyllura” të doganave të veriut. Shtypi shqiptar e ka zbuluar fare qartë mekanizmin e kësaj kontrabande dhe ka thënë edhe adresat ku shkon paraja që ndodhen në të njëjtat zyra të cilat të ndalonin një kimë të tillë në dëm të ekonomisë shqiptare. Farsa për mbledhjen e armëve kalon nëpërmjet mon­tazheve në TV ndërsa deri tani numri i kallashëve apo armëve të tjera numërohen me gishtat e dorës. Sulmi i trumbetuar kundër bandave është zëvendësuar me këshilla të Ministrit të Brendshëm për banditët i cili zbaton asistencën teknike për të gjithë ata që kanë bërë krime. Nëpërmjet televizionit shtetëror ai i lajmëron ata të iknin duke shpallur kështu aleancën që kishte me ta që në ditët e rebelimit Bandat e Cekës kthejnë në shesh lufte Elbasanin. Me urdhër të Nanos, kryebanditi Zani u shpëton specialëve. Velipoja, limani i duhanit kontrabandë të qeveritarëve. Në Tiranë policia vret pa paralajmërim të kuq. Ndërsa thuhet se po vendoset rendi numri i të vrarëve nuk ka pësuar ndonjë ulje, kurse bandat e lidhura me politikanët që janë në pushtet vazhdojnë të vjelin taksa parash dhe jetë tek njerëzit e pafajshëm. Dy ditë më parë banda e Neritan Cekës mbajti të rrethuar për orë të tëra një tregtar për t’ia grabitur paratë derisa miqtë e tij u vranë nga mbrojtësi. Ish-bllokadari i tij gjatë fushatës elektorale vetëm është hapur gosur lehtë, është mjekuar në spitalin e qytetit të Librazhdit, ndërsa policia e Cekës nuk ka kryer asnjë veprim ndaj tij. Po kështu pamërbërm është lënë nga policia kriminale Nehat Kulla. Lajmi i policia thotë se ai u largua me shpejtësi me një tjetër makinë ku udhëtonin edhe dy persona të tjerë të kapur. Mërrët vesh se urdhër ka qenë të mos kapet. Miku i Fatos Nanos është i lirë, ndërsa viktimat e tij ndodhen në varreza. I tillë është kryeministri i Shqipërisë. I tillë do të jetë edhe rendi që vendos vetë qeveria që ai drejton. Një skandala është edhe në rastin e kryebashkiakut të Vlorës, Zani, i cili është vënë në shënjestër por pasataj bën fjalë. Janë vetë qytetarët e Vlorës që e thonë një gjë të tillë, ndërsa zëvendësministri i Brendshëm do ta ketë të vështirë të mbrojë urdhrin e tij për të mos gëlluar ndaj Zanit. Si mik i Nanos, Brokajt, Gjinsuhit dhe të tjerë pjesës - bandë të qeverisë Nano 3, liria e të gjithë vendosjes e qindra qytetarëve të Vlorës e tregojnë qartë që u vra nga banda e tij përgjatë katër muajve të fundit dhe përgatisë katër muajt të ardhshëm. Kjo është policia ka marrë urdhër për të gëlluar pa paralajmërim në çdo rast është shkelje flagrante e të gjitha ligjeve të përdorimit të armëve dhe precedenti gojë edhe për një situatë me gjendje lufte të jashtëzakonshme. Nga një urdhër i tillë vlerësojmë që shkeljen e kanë pësuar qytetarët në Tiranë. Familjarët e tyre deklarojnë se të vrarët nuk kanë pasur asnjë rast intimidimi dhe kurse nuk kanë qenë kontingjent i policisë. Kjo pamje e vendit në javën që shkoi tregon se partia në pushtet nuk janë më shumë se sa pari banda, që bënin vrasje të pafajshme, që bëjnë kontrabandë, që bëjnë të kriminelët, vrasësit e për më tepër i pajisin edhe me pasaporta dhe ia transferojnë Evropës. Kriminelët marrin viza dhe paralajmërime për t’u larguar. Dhjetëra të vrarë dhe të plagosur në Shqipëri Shtëpia e luftës në Elbasan dhe ministri Ceka. Policia mbërrin pas gjakderdhjes

Pa liri shtypi, nuk ka ndihma

OSBE shqetësohet për pengimin e gazetave të djathta në Jug Pa liri shtypi, nuk ka ndihma Qarkullimi i lirë i ideve është një nga kushtet e Konferencës së Romës për Shqipërinë Një zyrtar i lartë i OSBE në Tiranë, ua për agjencisë En-ter së OSBE do t’i kërkojë qeverisë që të përcjellë me auto-kolonë të blinduar gazetat në jug të Shqipërisë, të paktën për një javë. Zyrtari tha se komuniteti ndërkombëtar ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe se liria e shtypit dhe qarkullimi i lirë i ideve është një nga kushtet që qeveria shqiptare duhet të plotësojë për të pasur mbështetje financiare ndërkombëtare. Reagimi i OSBE vjen pas protestave në rrjetë të shtypit të djathtë shqiptar, që kërkon integritetin e tij të cenuar nga bandat e armatosura në shumë qytete të jugut të Shqipërisë. Dy gazetat “Rilindja Demokratike” dhe “Albania” botuan një faqe të bardhë, si një mjet tjetër proteste për pengimin e organizuar shtetëror që gazetat të mos shkojnë në Jug. Gjatë gjashtë muajve të fundit gazetat e djathta kanë paraqitur protesta të përsëritura, që i drejtoheshin në në radhë të parë qeverisë të Finos dhe të Nanos, por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Fakti që liria e shtypit është një nga kushtet e Konferencës së Romës pritet të zgjojë të paktën një interesim minimal të qeveritarëve të rinj shqiptarë. Por ata jo vetëm nuk e kanë vënë fare ujin në zjarr, por kanë organizuar njerëzit që të vijojnë terrorin mbi shtypin, dhe kjo është një provë tronditëse se ata po minojnë ardhjen e ndihmave në Shqipëri. A.GJ.

Nano kërkon ringritjen e Sigurimit të Shtetit

Sulm mbi kreun e SHIK-ut. Qeveria e kontrabandës kërkon hapësirë të gjerë grabitjeje Ish-sigurimsi presin në radhë që prej 29 qershorit. Duke vendosur një fanatik enverist në krye të SHIK-ut, Nano, Fino dhe gjithë qeveria e kontrabandës synojnë pushtimin e plotë të çdo institucioni që mund të pengon-te grabitjen që ata po i bëjnë arkës së shtetit NË FAQEN 2

“Lepuri” i kontrabandës fle në kabinetin Nano

PDSH denoncon qeveritarët kontrabandistë Faktet e trafikut klandestin të cigareve dëshmojnë për një lidhje të fortë midis Kabinetit “Nano 3” dhe dërguesve të mall-it në shtetin fqinj, Malin e Zi PDSH denoncon politikat bashkëpunuese të Qeverisë Nano 3 me kontrabandistët brenda dhe jashtë vendit. në shtetin fqinj, Malin e Zi. PDSH konsideron me shqetësim që pikat kufitare vazhdojnë të jenë të mbyllura për qeveritarë shqiptarë që zhvillojnë tregti të vogël me fqinjin, ndërsa sistemi i përfeksionuar i kontrabandës, bazuar në zyra e qeveritarëve të lartë, mbrohet me armët moderne të buzëve në Velipojë. Dëshmitarët okularë, qytetarë të thjeshtë apo edhe inspektorë të policisë doganore, kryesisht të kontrabandës, të urdhëruar nga lart, pohojnë kalendarin e plotë të lëvizjeve të mallit që vjen nga Pana në Velipojë e shkon në Mal të Zi. Ata pohojnë masat e rrepta të sigurisë detare dhe tokësore që sigurojnë zbarkimin e mallit, shifra motoskafësh e punëtorësh që e kryejnë zbarkimin dhe kontrollojnë çdo lëvizje. Kjo ndodh, në kohën kur edhe shtypi i pavarur dhe ai proqeveritar si gazeta KJ, akuzon direkt qeverinë për realizimin e trafikut të cigareve Patras-Velipojë dhe engjëjt e anijeve të doganës çdo 15 - 25 maune të cilat kaluan autokolonë në Han të Hotit. Shtypi shqiptar i ka denoncuar edhe targat e mauneve që e kryejnë trafikun: MA 0777 A, MA 1423 A, MA 156 A, SH 4091 A, MA 1224 A, SH 9224 A, SH 4919 A, SH 1524 A, etj, por qeveria hesht. PDSH fton qeverinë Nano të reflektojë, jo duke u mburrur me frazave pavetore që justifikojnë revanshin komunist në administratë, as përmes frazave të papërgjegjshme për sundim ndaj vendit. Lepuri fle në kabinetin Nano.

Pajtimi Kombëtar, proces jetik për Shqipërinë

Shtatë parti politike në tryezë të rrumbullakët. Mungon pjesa shtetërore e politikës Kushtet e vendosura në takimin e Romës për liderin demokrat, Sali Berisha nuk janë dhe s’mund të jenë poshtëruese për Shqipërinë, por se ato janë jetike për sigurimin e një demokracie me baza sa më të besueshme për Komunitetin Ndërkombëtar. NË FAQEN 3

Shifër alarmante në librin blu

Intervistë me Vladimir Mulajn jurist në zyrën antirevansh pranë PD NË FAQEN 3

Honorar për Kolën nga Fatos Nano

Instituti i Integrimit të Përndjekurve Politikë - rehabilitimi i Ramiz Alisë & Co Reagimi dhe kundërshtimi i ashpër i përfaqësisë së “Shoqatës Antikomuniste të Përndjekurve Politike Demokratë” ndaj të ashtuquajturit “Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë” i cili u realizua dje me nënshkrimin në kryeministri nga kryeministri Nano dhe rebeli Kurt Kola, është shprehje e moral NË FAQEN 3

Shtëpia e luftës në Elbasan dhe ministri Ceka. Policia mbërrin pas gjakderdhjes