19/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

19 gusht 1997

Vijnë komisarët, largohet Vinçani

Brokaj kërçënon me burg gjeneralët. Teta bën gati prangat NË FAQEN 4

Rojet maqedone qëllojnë dibranin

Incident në kufirin me Maqedoninë. Qeveria shqiptare mbyll gojën NË FAQEN 4

Sudja tregon “kompetentin”

Fajdexhesha thotë se kreditorët e saj e dinin se do t’i humbnin paratë NË FAQEN 4

Gjenocidistët mëzojnë Mezin[in?]

Spiunët hakmerren ndaj Komisionit të Verifikimit të Figurave. Vota e kallashnikovëve u hap rrugë politikanëve me vese Gjenocidistët mëzojnë Mezin[in?] Me shumicë votash, Hajri Mezini hiqet nga Kryetar komisioni. Komunistët e Parlamentit fyejnë viktimat e diktaturës. Dhjetra spiunë festojnë në kafën e Kuvendit Popullor. PD proteston ndaj krimit

Bandat e mendimit

Sëbashku me pushtetin e ardhur nga gryka e kallashnikovëve Shqipërisë i po rikthehen edhe sedimentet ideologjike të kohës së diktaturës. Dy ditë më parë në vendim i qeverisë Nano ka vendosur shkrijen e kryesisë së Akademisë dhe krijimin e një grupi që do ta rindërtojë atë në përmasat ideologjike të kohës së diktaturës. Në radhën e atyre që do ta bëjnë një gjë të tillë është Njeriu i kushtetutave kriminale të kohës së Hoxhës, Luan Omari dhe falsifikatori i historisë dhe vlerave kombëtare, Koço Bihiku. Luan Omari është autor i kushtetutës së ’76, një nga pikat e tmerrit të diktaturës komuniste dhe një nga dëshmitë më autentike të gjenocidit të lejuar në Shqipëri. Do të mjaftonte vetëm kjo që një Omarit t’i hiqej besimi jo më të afrohej ndaj ndonjë kushtetute por edhe ndaj elementëve të strukturës në botën e mendimit shqiptar. Kjo shënon edhe kthesën e madhe të regjimit të sotëm jo më drejt integrimeve në botën e lirë por desintegrimit në botën ideologjike largimin nga liria po aq sa edhe nga e drejta, e vërteta, etj. Po këtë ditë ministria e kulturës Arta Dade ndërtoi bondin e saj të kulturës me njerëz që shqiptarët i mbajnë mend si censorët më të rregullt të këtij shekulli, harbutët që dogjën Fishtën, fyen Kutelin, krijuan folklorin kooperativist dhe gjysatën me gjyje mitin shqiptar. Kështu institucioni i mendjes ro- dhi në dorën e atyre që e kishin dër- tuar aq keq e në mënyrë aq krimi- nale atë për pesëdhjetë vjet rresht. Bota e letrave ndjehet edhe njëherë e fyer dhe përpara dhunës që pjell mendja steriotipe dhe socrealiste e bordit të Dades. Ndërsa qeveria shqiptare vazhdon të ndërtojë dh- jamin rreth vetes, për të përballuar pendat dhe mendjet e lira që sido- qoftë për të shoqëria shqiptare ka shumë nevojë më shumë se për para. Duke i mësuar rikonstruktimit atje ku të pakën as të mos ju shkon në mendje të bëni këtë, qeveria shqiptare krijon gardhin e madh të mendimit të lirë, duke risjellë në skenën shqiptare një [e] rënë të komunizmit. Ky qendrim është pas ndërhyrjes së paligjshme që bënë në drejtimin e Radio Televizionit Shqiptar, në drejtimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe në institucione të tjera, një pjesë e larmët ku gryk[a] e pushtetit në 2/3 e tij nuk mund të sillet më ndryshe apo mentalitet jetër vjetër atë të vitit 1945, ku barazitë e njerëzve dhe ministra, dhe plebejtë gjenerale. Konceptimi i jetës shqiptare si një vazhdim i natyrshëm i asaj jete që shqiptarët bënë deri në vitin 1990, duke shprapsur revolucionin e lirë në këto pesë vitet e fundit, është përmbysja e tërë historisë deri në palcën e njerëzve që po bën qeveria Nano 3. Në këtë rast, cil[a] histori- ke shqiptare i shërbeu edhe krimit të ashtuquajtur institut i integrimit të të përndjekurve. Hyrja e papritur dhe deri në burgjet e Burrelit dhe në Spaç nëpërmjet aty revoltave që me shumë ishin të burgosurit për vdekje se sa për ide, përbën edhe rrezikimin më të rëndë që po bën kjo qeveri ndaj vlerave që mund të rrënojë ky popull për pak pak vjet. Falsifikimi i madh ka nisur me C.V. e Presidentit Meidani dhe do të vazhdojë ngadalë me radhë. Një ministër i ri i Armand Alisë ka tentuar të shkruajë në biografinë e tij edhe se ka qenë mbështetës i madh i studentëve të 90-ës. Tentakulat komuniste drejt mendimit dhe historisë shqiptare kanë filluar helmimin e tyre. Megjithëse do të kenë shumë vështirësi ata po përpiqen ta bëjnë.

Banda e Kateshit, miqte e Cekës

Njerëzit e ministrit të Brendshëm terrorizojnë qytetin e Elbasanit. Zëdhënësi i PDSH-së proteston për lidhjen e qeveritarëve me bandat Më datë 14 dhe 15 gusht 1997 qyteti i Elbasanit përjetoi një masakër dhe një

Faktet shpallin fitues Spahinë

Zona 4 përsëri në Gjykatën Kushtetuese. Shoqëruesit e Çukajt fyejnë dhe kërcënojnë në ambientet e Gjykatës Gjykata nuk duhet të hezitojë para fakteve për të vënë në vend shprehjen politike të zgjedhësve të zonës 4 Njerëzit e genocidit Zona 4 përsëri në Gjykatën Kushtetuese. Shoqëruesit e Çukajt fyejnë dhe kërcënojnë në ambientet e Gjykatës Faktet shpallin fitues Spahinë Gjykata nuk duhet të hezitojë para fakteve për të vënë në vend shprehjen politike të zgjedhësve të zonës 4 Ja materiali faktik që provon se Ali Spahia ka fituar në zonën 4: Referimi i dr. Pëllumb Çelës, përfaqësues i PD në KQZ në seancën e djeshme në Gjykatën Kushtetuese Q.V. 53 — Ali Spahia 152 Q.V.16 — Ali Çukaj 4 Q.V.54 — Ali Spahia 37 Lekë Çukaj 45 Ali Spahia 58 Lekë Çukaj 3 NË FAQEN 2

Kateshi, miqtë e Çelës

Më datë 14 dhe 15 gusht 1997 qyteti i Elbasanit përjetoi një masakër dhe një terror të jashtëzakonshëm. përjetoi një masakër dhe një terror të jashtëzakonshëm. Banda e Tan Kateshit, pasi rrëmbeu më datë 13 gusht Endri Kuçin, nipin e një familjeje tregtare dhe e liroi pasi e torturoi dhe i kërkoi një shumë të madhe parash, në pasditen e datës 14 gusht 1997, me një formacion prej 34 personash të pajisur me 10 automjete, nga të cilat 4 benz, 3 audi dhe 3 furgona banda Kateshi sulmoi familjen NË FAQEN 3

PSD e Elbasanit deklaron shkrirjen

Socialdemokratët e Elbasanit deklaruan pas një mbledhje të zgjeruar shkrirjen e degës së partisë së tyre. Socialdemokratët e Elbasanit janë të parët që kanë dalë hapur kundër kreut të PSD-së Gjinushi. Ka filluar një tjetër hemorragi në radhët e socialdemokratëve të cilët nuk pranojnë të udhëhiqen nga një ekstremist i majtë. Hemorragjia e parë në radhët e socialdemokratëve shpërtheu me largimin e grupit të Laços dhe Starovës të cilët krijuan Partinë e Bashkimit Socialdemokrat. Socialdemokratët e Elbasanit konsiderohen si dega më e fuqishme e partisë në fjalë në të gjithë vendin. Mosmarrëveshjet kanë qenë të mëdha midis bazës dhe lidershipit socialdemokrat dhe mendohet që pas Elbasanit të jenë një sërë degësh të tjera që pasojnë veprimin e homologëve të tyre. Gjinushi duket se po e çon partinë e tij drejt shkrirjes përfundimtare.

Luan Omari kriminel i mendimit të lirë

Deklaratë e PD: Mendimi shqiptar përpara një fytyre të rëndë Kjo, jo sepse Luan Omari është nipi i diktatorit Enver Hoxha, por sepse Luan Omari është ish-hartues i ligjeve më antidemokratike që Shqipëria ka patur në tërë historinë e saj. Deklaratë e PD: Mendimi shqiptar përpara një fytyre të rëndë Luan Omari kriminel i mendimit të lirë Kjo, jo sepse Luan Omari është nipi i diktatorit Enver Hoxha, por sepse Luan Omari është ish-hartues i ligjeve më antidemokratike që Shqipëria ka patur në tërë historinë e saj. NË FAQEN 3

Ceka bën debilin lidhur me armët

Në Shqipëri janë 1 000 000 armë dhe jo 4000 Neritan Ceka çdo ditë deklaron se gjithë shqetësimi i tij dhe Ministrisë së Brendshme, madje, është që gjithë pushteti i instaluar socialist janë 4000 kallashnikovë të dokumentuar për të gjitha komisariatet e vendit. Ata nuk janë të grabitura, as të rrëmbyera. Atyre u dihet adresa dhe personat që i disponojnë. Dhe mbi të gjitha ato nuk paraqesin asnjë vështirësi për t’u mbledhur. Por Ceka bën qellimisht debilin kur harron se në duar e qytetarëve janë mbi 1 milion armë. Të rrëmbyera nga depot nga një pjesë e njerëzve të frymëzuar prej Cekës që të përmbysin rendin Kushtetues, të shkatërrojnë shtetin dhe të sillnin në pushtet PS, kurse pjesa tjetër u mor për vetëmbrojtje. Ceka nëse mendon se 4000 armë, janë suksesi ose dështimi i një pushteti të instaluar socialist, për t’i grumbulluar, mendoj gabim sepse në duar e njerëzve mbeten po ato armë që janë grabitur.

Nano fyen viktimat e diktaturës

Deklaratë e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Krjimi i Institutit është akt i padrejtë dhe shkakton pakënaqësi të ligjshme, si një veprim të njëanshëm, të paramenduar dhe si shpërblim ndaj personave që shkojnë në hulli të paracaktuar Deklaratë e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Nano fyen viktimat e diktaturës Krjimi i Institutit është akt i padrejtë dhe shkakton pakënaqësi të ligjshme, si një veprim të njëanshëm, të paramenduar dhe si shpërblim ndaj personave që shkojnë në hulli të paracaktuar Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë, ka deklaruar herëpashere prej kohësh se, Kurti Kola nuk është përfaqësues real i ish-të përndjekurve politikë dhe nuk ka të drejtë të flasë dhe të veprojë në emrin e tyre. Është vënë në dukje gjithashtu, nëqoftëse Qeveria seriozisht, me objektivitet dhe pa paragjykim kërkon zgjidhjen e problemeve tona duhet të ketë parasysh dhe të konsiderate Shoqatën tonë dhe idetë tona. Kjo u bë e qartë në takimin që një përfaqësues i Shoqatës pati me Presidentin, zotin Rexhep Meidani, takim që u zhvillua në një frymë mirëkuptimi, por mesa u duk, pa efekt. Kryeministri, zoti Fatos Nano, edhe pse i është bërë kërkesë për parashtrimin e ideve tona për të cilën ishte dakord edhe Presidenti zoti Rexhep Meidani, me mospranfillje me një ceremoni të bujshme nënshkroi marrëveshjen për krijimin e Institutit të Integrimit të të Përndjekurve me Kurt Kolen. Ky akt është shkojnë në hulli të paracaktuar.