22/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 gusht 1997

Kryevrasësi nuk ia dorëzon armët Çakës

Mosbesim dhe frikë ndaj shtetit diktatorial komunist NË FAQEN 4

Polici Bare siguron mbijetesën e bandave

Policia në Vlorë ngrihet mbi themelet e bandave NË FAQEN 4

Krimi mban peng jetën e shqiptarëve

Tre të vrarë dhe pesë të plagosur në 24 orët e fundit NË FAQEN 4

“Tipo” e policisë qëllon gazetarin

Faktet implikojnë policinë në atentatin ndaj gazetarit të “RD”, Mujë Buçpapaj. Dëshmi në redaksi Plumbat kanë ardhhur nga një makinë blu e policisë. Bien të gjitha variantet e komisariatit nr.1. Asnjë përgjegjësi për kapjen e autorëve. Me urdhërin e instancave të larta, fshihen kriminelët RILINDJA DEMOKRATIKE Faksimilë të dëshmisë RILINDJA DEMOKRATIKE; Faksimilë të dëshmisë

Opozita reale

Pushteti i instaluar socialist çdo ditë që kalon vërteton sa po e distancon veten nga parimet dhe principet bazë të një shoqërie të lirë. Dje, një makinë policie dërdi humbja mbi gazetarin e opozitës, duke dëshmuar në këtë mënyrë se ky pushtet i kësaj klase po ndjek shembullin e baballarëve të vet qeverisur. Deri te atentati ndaj gazetarit, shtypi i lirë i majtë dhe gazetarit joqeveritar sistematikisht kanë përballuar presionet, shantazhet, kërcënimet e shumta drejtpërdrejtë ose tërthorazi në punën e tyre të përditshme. Kryetari i Parlamentit urdhëroi mbledhjen e portave të parlamentit për gazetarët me një logjikë tipike bizantine ditën e vajtjes së deputetëve të PD në Parlamentin e hapjen e tyre për militantët e PS-së me pushim lozhat dhe platentë. Para disa kohësh u vra gazetari Ali Ukaj dhe ende nuk janë sqaruar motivet e kësaj vrasjeje, ndërkohë që dje u plagos gazetari politik i “RD”-së, Mujë Buçpapaj dhe policia kërkon të devijojë të vërtetën duke u përmbajtur variantit të rastësishëm dhe të zbardhë enigmat e atentatit. Plagosja e gazetarit të opozitës për shkak të mendimeve të tij, shënon një kuotë tjetër, më të lartë deri tani të revan-shit dhe sulmit bizantino-komunist të qeverisë së sotme. Nga ana tjetër terri informativ në mjetet e informacionit shtetëror për opozitën dhe qëndrimet e saj, alternativat e saj politike si dhe gjykimet për hapat konkrete të qeverisjes së instaluar, vetëm sa janë shtuar. Televizioni i komanduar nga klika bizantine ende nuk merr përsipër të pasqyrojë mendimin alternativ e shtrembëron ose e falsifikon atë duke e deformuar. Qeveria nga ana e saj përveç demagogjisë dhe “transparencës” së kontrolluar prej ministrave të saj në mjetet shtetërore të informacionit zhvillon një aktivitet hermetik. Rasti i marrjesveshjes së kryeministrit Nano me Kryeministrin italian është më flagranti. Për një problem kaq të rëndësishëm nuk informohet opinioni, por vetëm heshtet dhe kur del në dritë e vërteta, Qeveria shqipton përgjigjet të këhëlet në një akuzues banal ndaj partive të opozitës si dhe forcave politike të vendit mik. Të gjitha aktet dhe veprimet e pushtetit të instaluar e kanë në themel një kërkim të ligjeve kushtetuese për të zëvendësuar drejtësinë e institucioneve, për t’i kthyer ato në shërbëtore të klikes sunduese që nëpërmjet vlerave të këshkëputura, por një koncept bizantin për qeverisjen dhe drejtimin e vendit. Ndarja opozita shqiptare dhe partia Demokratike e saj, Partia Demokratike, është sistematikisht po paralajmëron opinionin e brendshëm dhe jashtë vendit për rrezikun nga klika e instaluar. Opozita e sotme politike e vendit ka deklaruar vazhdimisht se u përmbahet principeve dhe parimeve të saj themelore politike që janë liria e individit, prona, liria e fjalës, pra parime që legjitimuan marrëdhëniet në një shoqëri të lirë. Opozita në kontestimet e saj ndaj veprimeve revan-shiste të klikës dhe pushtetit të instaluar ka dhënë për çdo problem mendimin e saj alternativ duke dëshmuar përgjegjshmërinë e saj politike. Por opozita nuk mund të quhet opozitë nëse vepron e pushtetit të klikës i përshëndet dhe u bën hosanna. Opozita nuk synon të izolojë vendin, të heqë kosat dhe të bllokojë zhvillimin e vendit, që janë e thjeshtë se ajo nuk ka qëllim tjetër përveç se të marrë vendimin dhe të kryejë veprime të caktuara drejtprdrejtë në interes të ardhmen e vendit. Opozita duke u përmbajtur programit të saj zotëron se po kërkon që të rivendosë të drejtat dhe liritë e shqiptarëve, të respektohen liria individuale dhe e pronës, të respektohet dhe të mbrohet liria e fjalës dhe shtypit. Opozita në këtë të drejtë themelore nuk ka përse bëjnë lëshime dhe të lërë të ardhmen të bllokuar, sepse ajo janë jo vetëm të ardhme e vendit dhe integrimin e tij në familjen europiane. Pushteti i instaluar i klikës do të bëjë, tashmë të bëjë ndryshime që po bëhet së opozita është destruktive, por nëse sheh që deshmitë mbrojtës e parimeve bazë të një shoqërie demokratike, përbën opozitën dhe jo vetëm demokracinë, por dhe çdo sistem tjetër të lirë në këtë rast kaq ... SH. PEPONI

Banda socialiste terrorizon Kavajën

Lajm i orës së fundit Banda socialiste terrorizon Kavajën Plagoset një polic dhe një familje Mbrëmë në orën 17.00 banda e PS-së e frymëzuara nga deputeti i saj kanë bërë terror nëpër rrugët e qytetit të Kavajës për 3 orë rresht. Deri në orën 20.00 ka vazhduar terrori me të shtënat e armës nëpër rrugët e qytetit duke terrorizuar qytetarët kavajas. Bilanci paraprak i këtij akti terrorist është plagosja e një polici dhe një familjeje.

Nano ka nënshkruar kthimin e refugjatëve

NË FAQEN 3

SHIK-u vihet nën thundrën e Klikës

Hajduti i vulës së KQZ-së emërohet kryetar i SHIK-ut Shkarkohet në mënyrë të padrejtë kryetari i SHIK-ut, Arben Karkini

Arbnori shembull i papërur i qëndresës për demokraci

Dita e tretë e grevës së urisë së deputetit Arbnori. Solidaritet dhe mbështetje nga i gjithë vendi Arbnori shembull i paepur i qëndresës për demokraci NË FAQEN 2 Gjendja shëndetësore e Arbnorit rëndohet

Shteti qëlloi mbi Bucpapajn

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Pollo në konferencë shtypi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Pollo akuzoi përmes fakteve si autorë të atentatit ndaj kolegut tonë të RD-së, vrasës të paguar dhe të rekrutuar në radhët e policisë nga banda të ndryshme kriminale sh PD paralajmëron pushtetarët të mos luajnë me dhunën e krimin Policia jo vetëm që nuk i ka ndaluar terroristët por u përpoq me të gjitha mënyrat që të maskonte këtë akt me variante të tjera NË FAQEN 3

Takimi planifikohet për tu zhvilluar me 5 shtator

Shtyhet tryeza e partive politike Partia Demokratike e Shqipërisë njofton se për shkak të klimës së rënduar politike pas atentatit të redaktorit politik të “RD”-së, Mujë Buçpapaj, dhe kryjes nge greve urie të zotit Pjetër Arbnori, si protestë për censurimin e opozitës, nuk e gjykon të përshtatshme për momentin mbledhjen e tryezës së rrumbullakët të partive politike, të datës 22.08.1997. PDSH, iniciatore e kësaj tryeze për Pajtimin Kombëtar, do të thërrasë partitë parlamentare të Shqipërisë për t’u mbledhur më 05.09.1997