02/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

2 shtator 1997

Nëntë maune thyjnë traun

Kontrabanda e qeverisë shqyen doganën e Gorricës NË FAQEN 4

Socialistët kundër KE-së

Shehu: KLD vret pavarësinë e pushtetit të tretë NË FAQEN 4 ndërmar-? për përpara rehjes së? acisë, dhe vetë? ullit, elec? cillit është? do të ishte? lëhësit të? në vend në kryemin-? e tij, të? për fit-? fundit të? Arbnori,? tu me ve-? hapësirës? zites, ven-? ecur në? kombëtar? shteve të? nes. la e? krizi social-?okrizia e? tha Ber? lidhur me? na në ad-? te motiv? luzur Nano.? kolluar në? po zënë? cilët u? dim gjatë? Krahaso-? a to do të? regjieshtish? gjenin in-? , që u? vendet? vendësuar? ne mësim? rkësim-? rdhur nga? zem-leni-? nar shkol-? raktikisht? nuk mund? të gjejë më? ra garan-? khtimi i? ‘1991’.? e gjuha? e spastr-? adminis-? ncuar dhe? shumë nga? temi para-? E, do t’i? se Stras-? mbrojmë? tare dhe? rekë? përine.

Meidani dështon në Sheshin e Flamurit

VEFA: Administratorët nuk kanë vend tek ne. Këshilli i Europës diskuton sot për Arbnorin. Berisha në konferencë shtypi. Shkelet rëndë ligji i zgjedhjeve në zonën 4. Kasacioni i kundërvihet Presidencës

Parlamenti në provë

Ndërsa Arbnori hyn në ditën e katërmbëdhjetë të grevës së urisë, rreth gjashtëdhjetë deputetë të PS dhanë votën e tyre negative për amendamentin në të shpejtë të Amendamentit Arbnori. Për secilin prej tyre nuk është kushtueshme qoftë fjala e lirë, qoftë edhe jeta e simbolit të qëndresës demokratike në Shqipëri. Ata e kanë ndjerë dhe e ndjejnë inferioritetin e tyre ndaj historisë së Arbnorit, atë që si edhe vetë Arbnori nuk pret shumë objektivitet nga shumica e deputetëve të PS-së. Natyrisht edhe opinioni publik nuk mund ta konceptojë njerëzit që kanë okupuar Parlamentin me kallashnikovët e bandave të tyre bëjnë qoftë edhe një përpjekje minimale për lirinë e shtypit dhe të medias. Sot është dita e fundit e arsyes. Socialistët ndoshta kanë edhe shansin e fundit përte mos djegur fitoret e tyre të përkohshme në zgjedhjet e 29 qershorit. P[?]shtu kanë edhe mundësinë e pajtues se qëndresës së të tjerëve ashtu edhe të konceptit modern për fjalën e shtypin, për lirinë e mendimit dhe opozitën konstruktive. Është momenti që socialistët të reagojnë qoftë edhe ndaj kallashnikovëve që kanë brenda gjirit të tyre në parlament e që për fat të keq janë shumë. Po ashtu duhet ditur se çdo gjë që thuhet në emër të fjalës së lirë nuk është presion. Greva e urisë është një mënyrë komunikimi edhe pse e ashpër në dukje për o-dhimbshme në ndërmarrje. Ajo nuk bart në vetvete ashpërsi për mesazh për të gjithë ata që pavarësisht nga mënyra si kanë ardhur në parlament e kanë për detyrë ta respektojnë opozitën, fjalën e saj dhe mendimin alternativ të saj. Vota e shumicës nuk është gjithnjë e denjë për shumicën dhe ky është edhe shkaku se pushtetet në pluralizëm ndërrohen. Ajo lëviz sipas lëvizjeve të shoqërisë dhe nuk është në favor të socialistëve që kjo votë të fillojë që në muajin e parë të mos përfaqësojë shumicën që është jashtë parlamentit. Socialistët që nuk e kuptojnë një problem të tillë dhe dhe e lëvizin të përditshme të mentalitetit të votuesve e kanë humbur qysh dje betejën. Liria e shtypit asnjëherë nuk ka qenë peng i parlamenteve dhe po ashtu edhe opozita nuk ka qenë peng e shumicës parlamentare. Aq më tepër opozita e sotme e cila operon në bazë alternativash dhe jo mohimesh, operon në bazë të rrugëzgjidhjeve dhe jo bllokimit. Është krejt normale që nga gjiri i deputetëve të PD-së të dalin njerëz që vetëvlerifikohen për fjalën e lirë. Kjo nuk duhet të habisë palën tjetër. Nga Partia Demokratike gjithnjë mund të dalin njerëz të vetëkritikojnë për idealet e demokracisë. Jo çdo parti që shprehet se përfaqëson, një ide të tillë, në të vërtetë e ka një mundësi të tillë. Pasi të vara politikën nga idealet që përfaqëson sipas prej tyre. PD është e karakterizuar dhe karakterizohet qoftë edhe nga një frymë demokratike dhe e ndjenjës më shumë se kurrë një gjë të tillë. Kjo është kurdo e quajtur prej zhvillimeve të tjera në realitet, dhe veçanërisht prej atyre që e konsiderojnë grevën e Arbnorit si presion ordinër. Po ashtu prej atyre që dëshirojnë që greva të fillojë në një tjetër mënyrë dhe të ketë sub-mesazhin e saj politik. Çështja Arbnori nuk është më çështje e vetme opozitare se çështje shtetërore. Për këtë disproporcionet shtetërore të Shqipërisë për përgjigje si Ala jo vetëm nuk konsiderohen… Çështja e rëndësishme, e cila tani po ka t’i kishte… Zoti deputet do të diskutojë me Amendamentin Arbnori. Këtë e kemi…

Prodi paralajmëron Nanon

Italia shpreh shqetësimin për grevën e Arbnorit. Mesazh i Kryeministrit italian për Berishën Italia shpreh shqetësimin për grevën e Arbnorit. Mesazh i Kryeministrit italian për Berishën Prodi paralajmëron Nanon Italia shprehu dje shqetësimin e saj për grevën e urisë së deputetit të Partisë Demokratike, Pjetër Arbnori, duke i'u bashkuar kështu ndjeshmërisë së madhe ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut nga pushtetarët e rinj në Shqipëri. Lideri i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mori një mesazh nga Kryeministri italian, Prodi, ku konfirmohet mbështetja për shqetësimin e Partisë Demokratike për ngjarjet që çuan në grevën e zgjatur të urisë së deputetit Arbnori. Në tekstin e plotë të mesazhit thuhet: “Lidhur me letrën tuaj të datës 25 gusht, dëshiroj t’ju konfirmoj se Italia është e ndjeshme për gjithçka ka të bëjë me respektimin e të drejtave njerëzore dhe të lirive demokratike. Ju i dini mirë përpjekjet që Italia po bën prej kohësh për të mbështetur zhvillimin demokratik të kombit shqiptar. Dua t’ju siguroj se kjo linjë po ndiqet në mënyrë konkrete dhe se unë ia kam ngritur çështjen për të cilën Ju më shkruani, Kryeministrit Nano”.”

Natën e mirë Princeshë! Përralla mbaroi.

Natën e mirë Princeshë! Përralla mbaroi. (Speciale në faqen 7)

Amendimi i ligjeve rikthen vitin ‘91

Konferencë shtypi e Liderit të PD, Sali Berisha.PD rikërkon miratimin e Amendamentit Arbnori Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e djeshme të shtypit, bëri prezent para gazetarëve solidaritetin me grevën e urisë së deputetit Pjetër Arbnori, praktikën e rrezikshme të mazhorancës socialiste për të miratuar ligje thjesht për të hequr drejtuesit e institucioneve me qëllim realizimin e “qëllimeve së shtrigave” si shkatërrimin e diplomacisë shqiptare me pushimet e ambasadorëve për motive partiake. Interesimit të gazetarëve Berisha iu përgjigj edhe për rendin, çarmatimin, pushimet e njerëzve nga puna për motive politike, etj NË FAQEN 3

Gjendje shumë e rëndë shëndetësore

Laurent Fabius dhe Doris Pack, dërgojnë mesazhe solidarizimi me Pjetër Arbnorin Tensioni arterial vazhdon të pësojë ulje të ndjeshme e shoqëruar me uljen e nivelit të rrahjeve të zemrës në minimum. Frymëmarrja pëson vështirësi në rritje që ka çuar në pragun e një domosdoshmërie për dhënie oksigjeni. Ndërkohë vërehet një ngritje e menjëhershme e temperaturës. Dhimbja e kokës edhe pas marrjes së qetësuesit, është e pranishme pothuaj gjatë 24 orëve të fundit. NË FAQEN 2

Sindikatat autonome e naftës paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Naftëtarët vënë pesë kushte për qeverinë. Afati i fundit 5 shtatori PATOS, 1 SHTATOR, ENTER/- Sindikata autonome e naftës me qendër në Patos paralajmëroi të hënën fillimin e një greve të përgjithshme nëse nuk zgjidhen problemet që ajo ka parashtruar në një peticion pesë pikash drejtuar autoriteteve më të larta të vendit. Sindikata tha se “segmentet të caktuara kanë ndërmarrë një fushatë të shfrenuar me anë të militantëve të tyre besnikë për të siguruar sindikatën, pro pushtetit, jashtë çdo norme dhe ligji shqiptar”. Ajo kërkoi që të jepen pagat e punonjësve dhe shtesat e tyre sepse naftëtarët i marrin pagat me një muaj vonesë; të lidhet kontrata e punës për vitin 1997; të lihet nga qeveria akciza për Albpetrolin, privatizorish e këto institucion kontrat me firmat e huaja. Sindikata autonome e naftës tha se pret përgjigje brenda datës 5 shtator sepse në rast të kundërt “do të shkallëzojë veprimet me të gjithë mjetet demokratike deri në grevë të përgjithshme”.

Nuk ka “RD” dhe “Albania” në Vlorë

Meidani gjencen publikisht dhe tek radio “Tirana”. Ai deklaroi se shtypi opozitar ishte shpërndarë rregullisht në Vlorë. Meidani vizitoi dje Vlorën, ai i hodhi një sy dhe bulevardit ku shihen gazetat dhe më pas deklaroi për radion shtetërore të drejtuar nga Martin Leka se shtypi opozitar ishte shpërndarë aty krahas atij pozitar. Një mesues nga Vlora telefonoi dje në redaksinë e gazetës “RD” për të thënë se Meidani gjencen publikisht shtetasit e tij. “Nuk është e vërtetë se shtypi opozitar ka ardhur në Vlorë. Unë e pashë eskortën e Presidentit, pastaj edhe vendin ku shihen gazetat. Sot është e hënë dhe gazetat s’ka por edhe dje ka pasur vetëm “Zëri i Popullit” dhe “Koha e Jonë”. Sot si ditë pushimi kishte vetëm “Eros” dhe ca revista. “Albania” dhe “RD” nuk kanë ardhur”.

Shqipëria nuk duhet të humbasë pavarësinë në punët e jashtme

Intervistë e Albert Rakipit, ish-zëvendësministër i jashtëm i Shqipërisë NË FAQEN 6

Njoftim

Sot, datë 2 shtator, ora 19.00, Partia Demokratike, Dega Tiranë, do të organizojë një manifestim paqësor të heshtur në solidarizim me grevën e urisë së z. Pjetër Arbnori dhe kërkesat e drejta të tij. Grumbullimi do të bëhet përpara Selisë së PDSH dhe do të shkohet në mënyrë të organizuar tek selia e Kryesisë së Kuvendit Popullor ku është ngujuar z. Pjetër Arbnori. Ftohen të marrin pjesë anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të PDSH. Kryesia

[Tekst i pjesshëm i faqes tjetër, i prerë dhe i palexueshëm në pjesën më të madhe: “... it të ... maci ... 1 ... revës ... trit, ...”]