05/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 shtator 1997

Diploma, milklimi për vajzat shqiptare

Trafikantët e prostitutave në Fier përdorin emrin e Caritas-it NË FAQEN 2 Trafikantët e prostitutave në Fier përdorin emrin e Caritas-it Diploma, milklimi për vajzat shqiptare NË FAQEN 2

Mbërrijnë anije për eksod?

Baza e Shëngjinit pret mjetet luftarake të rrëmbyera në mars NË FAQEN 2 Baza e Shëngjinit pret mjetet luftarake të rrëmbyera në mars Mbërrijnë anije për eksod? NË FAQEN 2

Plagoset pjesëtari i forcave speciale

Banda përleshet me policinë në Elbasan NË FAQEN 2 Banda përleshet me policinë në Elbasan Plagoset pjesëtari i forcave speciale NË FAQEN 2

Europa me Arbnorin dhe PD

Shtohen qirinjtë dhe fryma e protestës në sheshin para selisë së Partisë Demokratike Përëndimi i shqetësuar për shëndetin e Mandelës së Europës dhe pro idelave të tij. Grubmajer tek grevisti i paepur

FMN: Dry për qeverinë e kontrabandës

Fondi Monetar Ndërkombëtar anuloi nënshkrimin e një marrëveshjeje me Shqipërinë për shkak të implikimit të madh të pushtetarëve të rinj shqiptarë në kontrabandën me vendet fqinje. Një anëtar i delegacionit të FMN-së që mori pjesë në bisedimet me qeveritarët shqiptarë bëri të ditur faktin tronditës që i preu rrugën fillimit të mbërritjes së ndihmave të para ndërkombëtare për Shqipërinë. Lajmet për rritjen galopante të përfshirjes së pushtetarëve në krimin e kontrabandës dhe sidomos shifrat tronditëse të shumave që kanë përfunduar në xhepat e tyre kanë qenë arsyeja kryesore e asaj që është quajtur si shtyrje e nënshkrimit të marrëveshjes. Dëshmitë tronditëse që kanë mbushur çdo ditë faqet e shtypit shqiptar për implikimin e Nanos, Finos, Cekës, Malajt, Brokajt etj në kontrabandën e përmasave të paedukjuara të cigareve, karburanteve, hekurishteve me vendet fqinje kanë provokuar ndjeshmërinë e lartë të përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Prognoza e zymtë e të ardhmes së marrëveshjes mes Shqipërisë dhe FMN-së është e rrësuar më shumë edhe pas alarmit nga Brukseli të divizionit 21 për gjurmët e qarta të kontrabandës, të cilat kanë rënë në vesh të shurdhër të qeveritarëve shqiptarë. Rrjeti shtetëror i kontrabandës është gropa e zezë që ka bllokuar raportet e FMN-së me qeverinë shqiptare, ndërkohë që anëtarët e delegacionit të njërit prej institucioneve që ka rëndësi jetike për Shqipërinë kanë qenë në nisje të predispozuar që të hapnin dyert përpara vendit ballkanik në vështirësi, pas përvelimit armator? që përjetoi për muaj të tërë. Dhe megjithë dërmetimin e trishtuar që ka për Shqipërinë mospërmbushja e marrëveshjes me FMN, qeveritarët e sotëm po krijojnë të paqetësuar të lënë të hapur kanalet shtetërore të kontrabandës, duke përfshirë shumën marramendëse që në ditët e para të pushtetit të tyre. Kjo zhytye që sa vjen e rritet në batakun e vjedhjes së institucioneve u bë shtetit dhe të qytetarëve është në fakt programë e dëshpëruar e të ardhmes së shqiptarëve që presin me padurim që vendit t’i jetë filluar rimëkëmbja. Dhe kjo është kaq e vërtetë sa melankolisë së ngjeshur në vend të urisë së Shqipërisë për ndihma ndërkombëtare nuk i shpëtoi dhe as këshilltari i kryeministrit, Gramoz Pashko, i cili kishte mbërritur me urgjencë nga përtej Atlantikut për të mos humbur rastin e papërsëritshëm për të përfituar nga kontrabanda shtetërore. Në një intervistë dhënë dje për një radio të huaj, këshilltari të ri të kryeministrit i shpëtuan disa përshkrime kur renditi parametrat që sipas tij do të zhbllokonin çatinë e qeverisë shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Tashmë një gjë është e qartë, që FMN ka vendosur një dy të madh për Shqipërinë për shkak të babëzisë me të cilën po e shfrytëzojnë dhe shtrydhin pushtetin e tyre tejet të përkohshëm qeveritarët e bandave të armatosura. Edhe sikur të bëhej fjalë vetëm për shtrirjen të marrëveshjes, dhe po të mos qe kaq saqë nga duket e qartë, do të ishte shumë e rëndë për vendin e etur nga bankat e njerëzve që t’i janë veshur me pushtet. Vjedhja dhe tregtarët me mafiozë të kontrabandës po u mbyllin të gjithë hapësirat që po e ajo pak rrezik që shpresë për fillimin e rimëkëmbjes së vendit. Kjo gjë i tronditur nga dhuna e armatosur e pushtetarëve të sotëm.

Pavli Zëri ka gënjyer diplomatët e huaj

Qeveria shqiptare dezinformon për grevën e Arbnorit Në një takim me trupin diplomatik në Tiranë, Këshilltari i z. Nano, Pavli Zëri i keqinformoi diplomatët e huaj mbi grevën e urisë së z. Pjetër Arbnori. Ai i siguroi të pranishmit se kjo grevë ishte mbyllur përfundimisht pasi z. Arbnori ishte shtruar në spital dhe njoftoi se po përmirësohet nga ana shëndetësore. Zëdhënësi i Partisë Demokratike e përgënjeshtroi këtë dezinformim të qëllimshëm të qeverisë, grevën e urisë, ndonëse në kushte kritike shëndetësore. Edhe pas shtrimit në spital, z. Arbnori nuk ka pranuar të marrë asnjë lloj ushqimi nga goja. Zoti Nano dhe kabineti i tij, të ndërgjegjshëm që zgjidhja e çështjes Arbnori dhe liria e shtypit përfshirë edhe atë në televizionin shtetëror do të dominojë bisedimet e tij me palët e huaja, në vend që të marrin masat e domosdoshme për t’i dalë nga ky impas politik për

Rikthehen thirrjet: “Poshtë Komunizmi, Liri Demokraci”

Protestë e qytetarëve të Tiranës në Selinë e PD Mijëra qytetarë të Tiranës u grumbulluan mbrëmë në Selinë e Partisë Demokratike në mbështetje të aktit sublim të Mandeles së Europës, Pjetër Arbnori. Qytetarët e Tiranës nën dritën e qirinjve për minuta të tëra qëndruan në heshtje duke u lutur për shëndetin e zotit Arbnori. Lideri i PD-së, Sali Berisha duke përshëndetur qytetarët demokratë të Tiranës, tha: “Arbnori po lufton për fjalën e lirë, dinjitetin dhe sovranitetin e kombit”. Berisha në fjalën e tij u bëri thirrje demokratëve të kryeqytetit, anëtarëve dhe simpatizantëve të PD “që për çdo natë të manifestojnë në selinë e PD, mbështetjen tonë për Arbnorin, solidaritetin me Mandelën e Shqipërisë dhe protestën kundër dhunimit të lirisë së fjalës nga pushteti i instaluar. Pushteti ka frikë nga fjala e lirë, ka frikë nga opozita, - tha Berisha. Ai tha se ky pushtet është pushteti i një klike, pushteti i dhunës së bandave, pushteti i terrorit që po mban të ngujuar në grevë urie Arbnorin dhe po terrorizon qytetarët e Vlorës, Sarandës, Gjirokastrës dhe disa qyteteve të tjera të jugut. Demokratët theksuan Berisha janë të palëkundur në mbrojtjen e vlerave të demokracisë dhe rivendosjen e saj të cenuar nga pushteti i instaluar. Gjatë gjithë manifestimit në mbështetje të Arbnorit, qytetarët lexuan parulla si Poshtë Komunizmi, Liri demokraci, etj. Manifestimi i djeshëm u përkrahje të deputetit Arbnori dhe aktit të tij sublim në mbrojtje të lirisë së shprehjes, do të pasohet për çdo natë nga protesta të tilla pranë Selisë së PD deri në plotësimin e kërkesave të Arbnorit. Gjithashtu edhe në Shkodër dega e PD, së këtij qyteti do të organizojë protesta të përditshme në përkrahje të Arbnorit. V. ELBASANI

Konfirmohet bashkëpunimi i mëtejshëm

Pollo takoi përfaqësues të Institutit republikan amerikan Dje paradite, zoti Genc Pollo, kryetar i grupit parlamentar të PDSH dhe Sekretar i Përgjithshëm i saj, zhvilloi një takim pune me përfaqësuesin e Institutit Ndërkombëtar Republikan të SHBA (IRI), z. Eric Jowell, gjatë të cilit ai e njohu me zhvillimet e fundit në vend si dhe me qëndrimin e PD ndaj ndryshimit të ligjeve për TVSH. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Kushtetutës, etj. Z. Jowell përvlerësoi angazhimin e IRI për demokratizimin e jetës në Shqipëri si dhe për të vazhduar bashkëpunimin me Partinë Demokratike në të ardhmen.

Vraniçki: Meidani mori të firmosë ligjin për mediat shtetërore

Arbnori nuk pranon të ndërpresë grevën Ish ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Genscher i shkruan Fatos Nanos “Merre seriozisht grevën e Arbnorit” Greva e Arbnorit sensibilizon edhe më tej opinionin ndërkombëtar Franca e shqetësuar për ish kryetarin e parlamentit shqiptar Flet Suzana Arbnori, bashkëshortja e Pjetër Arbnorit Po kaloj momente ankthi I ngarkuari me punë i Gjermanisë z. Wolf dhe i ngarkuari me punë i Francës z. Berzezet, në selinë e PD-së Angazhim për lirinë e medias në Shqipëri Sot, takimi i drejtuesve të gazetave në Kryesinë e Kuvendit Popullor Shqetësim në rritje për mbijetesën e shtypit Bourseti dhe drejtuesit e gazetave kryesore të vendit do të mblidhen sot në një ambient të Kryesisë së Kuvendit Popullor për të diskutuar për shqetësimet e mëdha për të ardhmen e shtypit shqiptar. Rënia e taksave, e cila do të sjellë si pasojë edhe mbytjen e detyruar të çmimeve të gazetave, vë në jetë tema kryesore e diskutimeve të sotme, nga ku mendohet që të dalë me një qëndrim të përbashkët për t’i bërë thirrje autoriteteve zyrtare që të garantojnë mbijetesën e gazetave.

Grubmajer viziton Arbnorin në reanimacion

Mbi marrëdhëniet shqiptaro - amerikane

Në kuadrin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Nga Dr. Leonard DEMI, Sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PD-së NË FAQEN 4

Ish-ministri dezertor ripërmirret në RTSH

Nano i hap kanatet e ekranit Zhulalit NË FAQEN 3