13/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

13 shtator 1997

Qeveria në dosjet e Eurodoganës

Dy anije çistern[a?] greke në portin e Durrësit NË FAQEN 4 Dy anije çistern[a?] greke në portin e Durrësit Qeveria në dosjet e Eurodoganës NË FAQEN 4

Policia italiane “gjuan” të ikurit

Përgatitet riatdhesimi i 320 shqiptarëve NË FAQEN 4 Përgatitet riatdhesimi i 320 shqiptarëve Policia italiane “gjua[n?]” të ikurit NË FAQEN 4

Çolia - strehë ku mblidhen militantët

Dosja e Vlorës Firma për krijimin e PK NË FAQEN 4 Dosja e Vlorës Firma për krijimin e PK Çolia - strehë ku mblidhen militantët NË FAQEN 4

Nano: “Nuk solla para”

tij europian Nano: “Nuk solla para” Van der Linden në selinë e PD-së. Pollo kërkon që ligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë të shqyrtohet në Komisionin e Venecias. Arbnori del nga spitali Kryeministri i qeverisë së instaluar, Fatos Nano, u kthye dje me valixhe bosh nga turneu i tij europian, duke provuar edhe një herë vështirësitë që po has administrata e re socialiste në raport me perëndimin. Pas akullit të ftohtë të Vjenës, Nanos i është dashur të kalojë në Bruksel nëpër të njëjtat shtigje ku zyrtarët e lartë shqiptarë kishin shkelur gati pesë vjet të shkuara, si në marrëdhëniet me NATO-n, ashtu edhe me atë të Bashkimit Europian. Nano pohoi dje me të mbërritur në Rinas se i gjithë suksesi i vizitës së tij në Europë ishte qenë “shkrirja” e programeve për Shqipërinë, të bllokuara përkohësisht nga Komiteti Ndërkombëtar. Intervista e tij, ku i vetmi togfjalësh i kuptueshëm për të gjitha shtresat e shqiptarëve ishte “nuk solla valixhe me para”, hodhi poshtë të gjitha urat spekulative të shtypit qeveritar dhe proqeveritar, që është përpjekur ta paraqesë atë si një sukses të jashtëzakonshëm. Sepse edhe në rast se është e vërtetë ajo që thotë Nano për zhbllokimin e fondeve të ngrira ndërkombëtare që i dedikohen Shqipërisë, këtu kemi të bëjmë me një vijueshmëri në të cilën Nano jo vetëm që s’ka ndonjë meritë, por mund të thuhet e kundërta. Sepse programet e ndihmës për Shqipërinë u bllokuan në kohën që Nano dhe qeveritarët e tjerë të lartë shqiptarë u vijnë në krye të bandave që dogjën Shqipërinë dhe e zhytën vendin në kaos. Nërkaq, është bërë tashmë e njohur se është shtyrë në një kohë të pacaktuar konferenca e ministrave të Jashtëm të BE, që duhet të mbahej këtë ditë në Romë. Kjo parakupton edhe shtyrjen për inerci të konferencës së Brukselit të vendeve donatore për Shqipërinë, nga ku pritet që të bëhet realitet ajo që ka deklaruar Nano dhe shtypi tij. Atëherë për çfarë suksesi flet Nano, i cili jo vetëm që nuk ka sjellë asnjë kacidhe të re në Shqipëri, por ka rrezikuar afatet, bile edhe vetë lejvimin e fondeve të caktuar për vendin e tij në kohën që ai vuante dënimin për korrupsion në burgun e Bënçës. Burime nga Brukseli bëjnë të ditur se Nano veçse ka marrë konfirmim për programe të cilat janë hartuar nën marrëveshje me qeverinë Meksi, por nuk ka kërkuar asnjë shtesë më shumë për zbutjen e pasojave të rënda të rebelimit, për të cilin ai mban një ndër përgjegjësitë kryesore. Ajo që pritet të merret nga Shqipëria, pas kalimit të kalendave greke, nuk është gjë tjetër vetëm shtesa e parashmë e bilancit të pagesave, por që do të lëvrohet shumë kohë më vonesë. E gjithë kjo klounadë, për “suksese të larta” të një turneu europian të kryeministrit, i cili shkon i spërkatur në disa nga kancelaritë më të rëndësishme të Europës, veçse e rëndojnë edhe më shumë përgjegjësinë e qeverisjes së tij para shqiptarëve. Në kohën që Shqipëria përballon një situatë ekonomike që shkon më shpejt drejt pikës kritike, pasi pritet një rritje e pazakontë e kostos së jetesës duke filluar nga nga tetori, qeveritarët tanë po bëjnë peng ndihmat ndërkombëtare, të cilat shikohen si rezerva për përkëmbjen e vendit. Revanshi amoral kundër opozitës dhe linive të Shqipërisë është përcaktimi më i shëmtuar i administratës së re per Europën dhe të gjithë botën demokratike. Dhunimi i fjalës së lirë të opozitës, gështja e ndëkombëtareve përkundër diktatorisë Nano, cenimi flagrant i pavarësisë së gazetave, spastrimet në ushtri, dhe thesa e hedhurit në motive politike në gjithë administratën janë disa nga pikat më të rëndësishme që proklamon ndjeshmërinë e perëndimit ndaj revanshistëve. Nano u kthye dje nga para, pikërisht për shkak të frozimit të procesit të pajtimit nga revanshi i egër që po ushqen të fitu, si me gjykatë e kallashnikovëve. Kryeministri i qeverisë së instaluar konfirmon dështimin e turneut të tij europian

KE e shqetësuar për revanshin qeveritar

Van Der Linden: “Shqetësimet e ngritura nga demokratët do të jenë objekt i monitorimit të vazhdueshëm nga ana e Këshillit të Europës” Reporterët e KE-së përfundojnë vizitën

Më se 5 të vrarë nga maskat

Tjetër kasaphanë në Elbasan. Breshëri mbi kortezhin e përmortshëm Shumica e viktimave nuk kanë pasur asnjë lidhje me sherrin Më shumë se pesë vetë janë vrarë mbrëmë rreth orës 17.30 në Elbasan. Disa persona të maskuar e të armatosur rëndë kanë qëlluar mbi kortezhin e varrimit të Mezan Abazit, 48 vjeç, i vrarë një ditë më parë nga dora e vëllezërve të dheut. Personat e armatosur kanë qëlluar mbi benzin e Elbasanit me targa 1571A, duke i zënë pritë në rrugën e varrezave, në kthesën pranë maternitetit të vjetër. Kanë lënë dy autobuzat e varrimit të parakaluar, ndërkohë kanë zbrazur breshëri mbi personal që ndodheshin në makinën “Benz”. Eskorta e varrimit ka përjetuar tmerr në këto momente, teksa ka parë gjakun lumë të të vrarëve. I është mitarë okulare thonë se pesë vetë janë vdekur në vend. Një makinë tip “Furgon” ka transportuar trupat e të vdekurve në morgun e spitalit. Burime policore nga vendi i ngjarjes komentojnë, se kjo gjakderdhje mund të ketë ndodhur për larje hesapesh mes rivalëve. Por, shumica mund të jenë njerëz krejt të pafajshëm, ndërkohë që Elbasani ende mbetet qyteti më i përgjakur. Agim KURTI

Berisha bëri homazhe në Kalkuta

Pollo dhe Minarolli bënë homazhe në qendrën ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë ku është vendosur një foto e madhe e Nënë Terezës Sot ceremonia mortore e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza TIRANE, 12 SHTATOR, ENTER/ - Ish-presidenti Sali Berisha, lider i opozitës demokratike, bëri të premten homazhe në kishën e Shën Tomit në Kalkuta. Midis dhjetra figurave të shquara të botës politike dhe shoqërore, Berisha ishte i pari shqiptar që nderoi para trupit të shenjtores shqiptare, Nënë Tereza. Zoti Berisha shënoi në librin e ngushëllimeve, “Për gjithë shqiptarët që ndjehen të turperuar nga qëndrimi i diktaturës ndaj shqiptarëve së madhe”. Berisha ka arritur atje dy ditë më parë. Ndërsa në Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm Genc Pollo dhe Sekretari për Marrëdhënie Publike, Vili Minarolli, bënë homazhe në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë, ku është vendosur një fotografi e madhe e Nënë Terezës. Nënë Tereza, Gonxhe Bojaxhiu, e lindur nga prindër shqiptarë në Shkup, murgeshë katolike romane, vdiq në Kalkuta javën e kaluar në moshën 87-vjeçare. Tiranë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Genc Pollo, bën homazhe për Nënë Terezën

Legjisi mbulon arratinë e Zanit

Pushtetarët kërkojnë të lajnë duart nga krimi Sekretari i Shtetit i ministrisë së Brendshme, Rendi Legjisi u përgjigj dje të hedhë mjegull mbi arratisjen e organizuar sheshit të kryebanditit të Vlorës, Zani Çaushi. Në një intervistë të porsituna nga një tjetër njeri i qeverisë i implikuar rëndë në ngjarjet e Vlorës, Legjisi tha për ATSH se Zani është ndihmuar nga segmente të caktuara të policisë për t’u larguar. Kjo deklaratë e Legisit bëhet për të hedhur tym mbi historinë e vërtetë të pajisjes me pasaporta dhe vizë të huaj të Zani Çaushit nga krerët e administratës së sotme. Ndërkohë, akuza e tij për inkriminimin e një pjese të policisë është një tjetër pretekst për të vijuar fushatën e spastrimeve në radhët e uniformave blu. L.R

Asnjë problem në udhëtimin e Berishës

Shtypit proqeveritar i mbeten në fyt uratët e radhës kundër opozitës Pas spekullimeve të gazetave proqeveritare reagon ALITALIA NË FAQEN 3

Prej 6 muajsh dhunë fizike mbi të zgjedhurit lokalë

Vazhdon dhunimi dhe cenimi i pavarësisë së pushtetit lokal NË FAQEN 3

Kreditorët e VEFA-s në grevë urie

Gjatë fushatës elektorale, Nano u ka premtuar kthimin 100 përqind të parave kreditorëve të humbur në skemat huamarrëse piramidale Sot rikthehet motivi ndaj qeverisë: “Duam paratë tona” “Vefa Holding” kanë vendosur të hyjnë në grevë urie, derisa të plotësohen kërkesat e tyre drejtuar qeverisë “Nano 3”. Revoltat e kreditorëve kanë nisur në Tiranë dy javë përpara, menjëherë pas vendimit të qeverisë socialiste për emërimin e administratorit, i cili do të merret të gjitha kontratat e huamarrësve në këtë kompani. Drejta ligjore që i jep qeveria administratorit gjatë procesit të transparencës është konsideruar nga kreditorët si një shenjë e keqe e vendosjes së pronësisë së shtetit mbi to dhe më pas falimentimin pa kushte të kompanisë. Kreditorët kanë dërguar një peticion disa ditë më parë te kryeministri. Ata kanë kërkuar takim me Nanon por kanë komunikuar me këshilltarin e tij, Uli-matumi i tyre ishte “nëse qeveria bllokon paratë e Vefa-s dhe i mohon asaj të drejtën të na kthejë paratë ne do të hyjmë në grevë urie”. Kreditorët Tiranas u thanë se kjo do të jetë një protestë paqësore. Në mars të këtij viti Shqipëria u përfshi nga një valë trazirash për shkak të mbylljes së skemave huamarrëse. Protestat e fajdeve nisën në qytetin e Vlorës paqësisht, por më pas ato u manipuluan nga forcat e ekstremiste të majta dhe u shndërruan në protesta të dhunshme duke i sjellë vendit një shkatërrim masiv. Si rrjedhojë e kësaj, sot 1 milionë amë janë në duart e shqiptarëve. Gjatë fushatës së tij elektorale Nano, sot kryeministër i Shqipërisë i premtoi kreditorëve kthimin 100 për qind të parave të humbura në skemat piramidale. Migen DEMIRXHI

Një i vdekur, 3 të plagosur

Aksident i rëndë automobilistik në Papër Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën dje gjatë një aksidenti të rëndë automobilistik kur 2 maune u përplasën në rrugën nacionale Elbasan - Peqin, në afërsi të fshatit Papër. Sipas një informacioni nga policia mugore e Elbasanit mësohet se përplasja ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së drejtuesve të mauneve në parakalimin. Vetë vendi ku një prej shoferëve ka tentuar të parakaloje e ngarkon me përgjegjësi atë në bazë të rregullore së qarkullimit rrugor. Ekspertët e mbërritur në vendngjarje ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht për shkaken e vërtetë të këtij aksidenti rrugor. Në kufirin e një jave ky aksident shënon të shtunën në mëngjes në lidhëm Elbasanin me Tiranën, Durrësin e Cërrikun. Para këtij diesh u përplas dhe vdiq Vladimir Moli, 24 vjeç, e janë aksidentuar mbi 10 vetë. Shumica kanë kaluar rrezikun e humbjes së jetës, por kanë pësuar dëmtime të mëdha në trup, gjymtyrë e kokë. A. SELA

Tiranë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Genc Pollo, bën homazhe për Nënë Terezën

Lamtumirë Nënë Tereza!