14/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

14 shtator 1997

Nano kthen 2500 shqiptarë në 10 ditë

Më shumë se 500 emigrantë janë ndaluar në Romë dhe rajonet e saj NË FAQEN 4

Hidhet në erë ujësjellësi

Pas ujit me pikatore Tirana 48 orë pa ujë Pas ujit me pikatore Tirana 48 orë pa ujë Hidhet në erë ujësjellësi NË FAQEN 4

Bandat vranë gjashtë policë

Dosja e Vlorës Zëvendësime në radhët e policisë NË FAQEN 4

Zani shëtit në Tiranë

Qeveritarët hedhin miell për arratinë e kryebanditit të Vlorës nga Shqipëria Kapobanda i Vlorës u pa dje në Himarë i shoqëruar nga katër persona të tjerë. Të martën Zani, me syze të errëta dhe me kapele amerikane, ka hyrë në kryeministri Qeveritarët hedhin miell për arratinë e kryebanditit të Vlorës nga Shqipëria Zani shëtit në Tiranë Kapobanda i Vlorës u pa dje në Himarë i shoqëruar nga katër persona të tjerë. Të martën Zani, me syze të errëta dhe me kapele amerikane, ka hyrë në kryeministri

Qeveria e protestave

Kanë nisur protestat. Mjaft herët për qeverinë shqiptare t'u tregojë shtetasve të saj paaftësinë e vet. Në dy muaj qeverisje, qeveria përveçse një valë në rritje e pakënaqësisë së njerëzve për të pritur dhe më të mira nga një qeveri e quajtur me problemet e sorollatin nga një cep në një cep tjetër. Dje qindra kreditorë të VEFA-s, kanë bllokuar rrugën në Unazë, në shenjë proteste ndaj ndryshues së qeverisë në format tenjere investuese nëpërmjet administratës që janë zgjedhur brenda ekipit politik të Partisë Socialiste. Askush nga ata që i kanë besuar Alimuçës, nuk mund t'i besojë Fatos Nanos dhe aq më pak Farudin Arapit. Kryeministri i vendit është më pak i pranueshëm për njerëzit që kanë derdhur mundin e tyre në sportele edhe pse tre muaj më parë ka deklaruar se qeveria e tij do të kthejë të gjitha paratë një më një. Njerëzit e mbledhur mbi asfalt i janë shtuar kortit të 1500 refugjatëve të kthyer nga Italia, katër ditët e fundit në zhargonin e tyre karakteristik në drejtim të kryeministrit. Në portin e Durrësit të Vlorës protesta e kthyer nuk kalon sinoret e kryeministrisë. Nano na shiti me 200 miliardë lireta, thonë ata, duke e pasuar dëshpërimin e tyre me ndonjë batutë të hidhur. Për ata është e qartë se marrëveshja e papjekur e Nanos me qeverinë italiane i ka lënë dorë të lirë karabinierëve të mbledhin çdo shqiptar në rrugët e Italisë, edhe ata që janë jashtë kësaj marrëveshjeje dhe ndodhen në Itali prej një viti, dy apo më shumë. Po ashtu edhe pse ministri “grek” Milo, ndodhet për takime të rëndësishme në Greqi, tragetet që nisen nga Patra, sjellin shqiptarë të bollshëm, produkt i shpresës së qetë greke. As më pak e as më shumë se sa vijnë nga Italia, edhe pse zhurma bëhet më e madhe për fqinjën perëndimore. Nano po përgatit në mënyrë të ethshme turmat kundër tij, dhe kjo krijohet në mënyrën edhe të qeveritarëve të tjerë që po përpiqen sa të munden të vapojnë në garën e kontrabandës për të fituar dhjamin që u duhet për të qëndruar përballë një qeverisjeje tjetër. Nuk është parë asnjë muaj më parë një kontrabandë duhani në limit e as gjë tjetër këto ditë në linjat Patras - Vlorë, po aq sa edhe fillimi i kontrabandës së karburantit dhe karikaturave azatike. Qeveritarët janë të parët që ndajnë protestat. Ata janë të shqetësuar nga qeverisja. Prandaj janë shtuar maunet e kontrabandës dhe zërat për prishje koalicioni nga partia e vogla. Instancat drejtuese të PBDNJ-së kanë kërkuar hapur prishjen e koalicionit me Nanon. Të njëjtën gjë kanë paralajmëruar edhe drejtues të rinj të PAD-së dhe PDS-së. Vëllim Partia Agrare nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe kjo për shkak se po duket se kjo është ashtu si edhe paraqitja e Golos dhe që nuk mund të deklarojë daljen nga ky koalicion sepse nuk ka asnjë marrëveshje koalicioni. Gyrimet e protestave përpara qeverisë, grimet të Vëllim apo mish, paraqisja qeverës të bukës që do të flakën me një fjalë, do të fillojnë nga këto ditë për të bërë shumë. Deri tani Partia Demokratike ka ngritur zërin vetëm për protesta që lidhen me politikën. Ajo ka ndërtuar deri dhe infrastrukturën kombëtare të demonstratave për të protestuar nëpër qytete me probleme e perspektivë të ndryshme. Zëri i protestuesve të sotëm është shfaqur në vazhdimësi nga mënyra e organizimit të tyre. Dhe e fundit, për të përmendur edhe shkatërrimin e kontrabandës së cigareve është bërë që në aksionet kundër PSS-së mediat shqiptare kanë qenë në krye… [pjesë e palexueshme]

Bota përcjell në parajsë Nënë Terezën

Berisha përulet para Nënë Terezës

Ceremoni madhështore në Kalkuta Lideri i PD-së, Sali Berisha, është i pari politikan shqiptar që njohu madhështinë e Nënë Terezës, e priti dhe përcolli atë me nderime të mëdha në vendin e saj. Berisha themeloi demokracinë e lartë, Urdhërin “Nënë Tereza”, në nderim të kësaj figure të shquar shqiptare. Sot, Berisha kthehet në atdhe Lideri i Partisë Demokratike ... hëriu “Nënë Tereza”, që është

Nis protesta “Duam paratë tona”

1000 huadhënës të Vefa-s, kundër vendimeve të qeverisë Nano. Bllokohet trafiku përgjatë rrugës 21 Dhjetori - Zogu i Zi. . Ka vazhduar mbi tre - katër orë protesta e kreditorëve të Vefa-s, të cilët i kërkojnë qeverisë zhbllokimin e parave të kompanisë dhe shlyerjen e kontratave që Alimuça ka me ta. NË FAQEN 5

Tereza, e priti dhe përcolli atë me nderime të mëdha në vendin e saj. Berisha themeloi dekoratën e lartë, Urdhërin “Nënë Tereza”, në nderim të kësaj figure të shquar shqiptare. Sot, Berisha kthehet në atdhe

Lideri i Partisë Demokratike mori pjesë dje në ceremoninë e shenjtë, organizuar në Kalkuta të Indisë për përcjelljen e shenjtërores shqiptare Nënë Tereza. Stacionet e huaja televizive që ndoqën këtë ceremoni e paraqitën Berishën në tribunën kryesore krahas figurave të shquara botërore që kishin ardhur për t’i dhënë nderimet e fundit mishërimit të humanizmit, Nënë Terezës. Rreth 9 milionë njerëz kanë ndjekur këtë ceremoni ndërsa morën pjesë në të figura të mëdha të politikës botërore, shkencës, kulturës, fesë dhe humanizmit. Berisha është në Kalkutë prej tre ditësh ndërsa ka bërë homazhe përpara trupit të Nënë Terezës në kishën e Shën Tomës që të premten. Gjatë qëndrimit në Indi, Berisha është takuar me një numër të madh personalitetesh të huaja si dhe është pritur prej tyre në audienca të ndryshme. Një pjesë të mirë prej tyre Berisha i ka takuar edhe më parë ndërsa të gjithë kanë shprehur interesim për zhvillimet e tanishme në Shqipëri. Berisha është i pari drejtues i shtetit shqiptar që shprehu respektin më të madh për nobelisten shqiptare. Ai e priti dhe e përcolli me nderimet më të mëdha në vendin e saj dhe bëri që bamirësja e Kalkutës erdhi në Shqipëri. Për herë të parë, Berisha, krijoi edhe dekoratën e lartë shtetërore, Urdhërin “Nënë Tereza”, që është ndër dekorimet më të larta që jepet nga institucioni i Presidencës shqiptare. Ndryshe nga vitet e diktaturës ku Nënë Tereza priti edhe fyerje nga vendi i saj, me fitoren e demokracisë në vend Shqipëria u kthye për të në një vend me hallet e të cilit jeton. Pikërisht kështu shprehet edhe shënimi i Berishës në librin e ngushëllimeve “Për gjithë shqiptarët që ndjehen të turpëruar nga qëndrimi i diktaturës ndaj shqiptarëve sa mëdha”. Vetëm atëherë ajo ndjeu më shumë se kurrë se edhe ajo si qytetare e gjithë botës gjithsesi kishte vendin e saj në këtë më të mund të shëkonte sa herë të kishte mundësinë. Autoritetet e larta të vendit e pajisën atë edhe me pasaportën shqiptare të cilën e mbante gjithmonë me vete bashkë me pasaportën e Vatikanit dhe të Indisë. Berisha duke shkuar në Indi, shpreh përçelljen e Nënë Terezës, shpreh edhe njëherë qëndrimin e forcave demokratike në vend për të respektuar dhe nderuar gjithmonë figurat e larta të kombit me të cilat Shqipëria mund të krenohet gjithmonë para Botës. Sipas njoftimeve në ceremoninë e përcjelljes së Nënë Terezës ka marrë pjesë edhe një delegacion i lartë qeveritar nga Shqipëria kryesuar nga Presidenti, Rexhep Meidani. Lideri i PD-së, Sali Berisha sot kthehet në atdhe.

Roma i mbyll portat Nanos

I plotë dështimi i turneut europian të kryeministrit. Anullohet ndalesa në kryeqytetin italian . Roma i mbyll portat Nanos. Mesazhi ultimativ i Prodit shpjegon qartë se përse dështoi ndalesa e kryeministrit shqiptar në kryeqytetin italian. NË FAQEN 3

Neritan Ceka mendon si Enver Hoxha

Ministria e Brendshme kërkon të penalizojë Pushtetin lokal . Neritan Ceka mendon si Enver Hoxha. Qarmatosja detyrë e policëve të Cekës, jo e të zgjedhurve, të cilëve ligji u ngarkon detyra të tjera. NË FAQEN 2

Brokaj nuk mohon akuzat e Vinçanit

Ministri i Mbrojtjes i përgjigjet ish-zëvendës shefit të Shtabit të Përgjithshëm . Brokaj nuk mohon akuzat e Vinçanit. NË FAQEN 3