Dhuna e egër mbi kryeredaktorin e gazetës “Bulevard”, Bejdo Malo
Pushteti i krimit kërkon ti mbyllë gojën shtypit të lirë
Rrëfimi i tronditës i Bejto Malos: “Goditjet e tyre ishin si ato të njerëzve të stërvitur e të përgatitur mjeshtërisht. Flisnin pak, me një aksent të rëndë jugor”
Dhuna e egër mbi kryeredaktorin e gazetës “Bulevard”, Bejdo Malo
Rrihet barbarisht gazetari
Pushteti i krimit kërkon ti mbyllë gojën shtypit të lirë
Rrëfimi i tronditës i Bejto Malos: “Goditjet e tyre ishin si ato të njerëzve të stërvitur e të përgatitur mjeshtërisht. Flisnin pak, me një aksent të rëndë jugor”
NË FAQEN 5
Shqipëria në protesta: “Ndal intalimit të diktaturës”
. Tirana, Shkodra, Durrësi, Kavaja, Fieri, Kurbini, Peshkopia, Korça, Puka, Kukësi në demostrime kundër terrorit, ndaj opozitës
Të shporren pushtetarët e krimit!
Kërkohet dorëheqje dhe gjyq për Nanon, Gjinushin, Doklen, Klosin dhe Liçin.
Sensibilizim i madh ndërkombëtar për krimin politik ndaj jetës së Azem Hajdarit
Kërkohet dorëheqje dhe gjyq për Nanon, Gjinushin, Doklen, Klosin dhe Liçin. Sensibilizim i madh ndërkombëtar për krimin politik ndaj jetës së Azem Hajdarit Shqipëria u përfshi dje në protesta të forta në shumë qytete, si reagim ndaj krimit politik ndaj jetës së deputetit Azem Hajdari, vepr[e] e paster e pushtetit të dhunës dhe bandave. Tirana, Shkodra, Durrësi, Kavaja, Fieri, Korça, Kurbini, Puka, Kukësi dhe qytete të tjera kërkuan dorëheqjen e Nanos, Gjinushit, Dokles, Klosit dhe të Liçit, si pushtetarë të implikuar drejtpërdrejt në aktin kriminal ndaj opozitës. Dhjetëra mijëra protestues bashkuan zërin e tyre nën kundër-instalim të diktaturës në Shqipërinë nga klika Nano-Meidani dhe nga bandat kriminale që pasi dogjën Shqipërinë në kohën e rebelimit, u janë sulur lirive dhe të drejtave të të gjithë shqiptarëve. “Bashkimi për Demokraci” parashtron dje kërkesat politike të opozitës, e cila po përballon një situatë dhune dhe terrori që shkon deri në eliminimin fizik të saj nga pushteti i krimit dhe kallashnikovëve. Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi dje se protestat paqësore të opozitës do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të saj politike, ndërkohë që bëri të qartë se ajo nuk kërkon zgjedhje të parakohshme. Berisha tha dje para gazetarëve se midis të tjerave Partia Socialiste u ka premtuar shqiptarëve kthimin e... parave, dhe opozita do t’i lejojë asaj mundësitë e përmbushjes së këtij premtimi. Protestat e opozitës ndaj krimit politik vjen duke u rritur për shkak të reagimeve të papërgjegjshme të pushtetit që shëndërron në kasaphanë sallën e parlamentit. Qeveritarët e dhunës u përpoqën që t’i japin ngjyra ordinere dhe kanunore një vrasjeje të paramenduar politike që synonte likujdimin e dy prej drejtuesve kryesorë të opozitës. Fatos Nano, Skënder Gjinushi, Namik Dokle, Fatos Klosi, Haki Luçi dhe Frok Çupi nuk mund ta lanë dot kurrë gjakun e Azem Hajdarit, ashtu si nuk do të shpëtojnë kurrë nga gjykimi për qytetet që u dogjën dhe njerëzit që u vranë me vështirësi dhe organizimin e tyre gjatë rebelimit komunist. Tashmë për të gjithë shqiptarët janë të qarta, provat dhe gjurmët e përgjegjësisë të krimit të qojne në majat më të larta të shtetit. Shtypi qeveritar dhe propaganduesit nuk mund ta fshehë dot pas kanunit as “porosinë e Dokes”, as vonesën e serbëve nga Majko dhe as kërkimin e shtrembërimit të urdhër vrasësit në zyrën e Frok Çupit. Aq më tepër kur vetë kanuni thotë se burra nuk mund të vriten në kuvend të armatosur si kriminel politik Mazreku. Pushteti po përpiqet të mbyllë opozitën, iu përgjigj protestave e me zën e gjerë të Pashk Tufës dhe kërkimin se do të përdoreshin tortën ndaj minjërve pagësore, apo me farsën e mbledhjes së Komitetit Drejtues të PS ku Majko bëri sikur kërkoi dorëheqjen, por ajo u kundërshtua nga Nano dhe të tjerët. Dhe nga humbja e kësaj të kockshme e krimit mbi Azem Hajdarin, njerëzit me maska gjakosën parlamentin, për të 16 Sigurimi të Shtetit, të Fatos Klosit, maskuan bashkëpunëtorin kryesor e gazetës “Bulevard”, Bejdo Malo. Në kulmin e dhunës ndaj opozitës, qeveria e krimit dhe e kontrabandës po përpiqet që të mbyllë gazetat të lira. Fatos Nano dha kaq e tij duhet ta kuptojë se krimi dhe bandat e tij nuk mund të durohen, koha që as ai dhe as banda e tij që ka ardhur në pushtet me kontrabandën e bandave nuk mund të talakohen më me shqiptarët. Ashtu si nuk e lënë sezonisht ankinghin dhe refatjen e krimit me të cilën e pritën paraardhësit e tij supermashtros për krimin e parave të falshte elektodre, Fatos Nano dhe kisha e tij po tërheqim në këtë letër dore me jetën e shqiptarëve që të bëjnë e të kryejnë. Për të gjithë që vjen për krimin dhe kërkon të përballet për qeveri nuk mund të jetë vetëm në gjendje që të tregojë çdo herë që e bën shqiptarët dhe shqiptarët, gjithçka në këtë mënyrë të një qeverisje kriminale dhe të korruptuar diktatoriale që po instaloka në Shqipëri.
Dhjetëra mijëra tiranas protestojnë kundër dhunës së Klikës
[Shkrime në pankarta, pjesërisht të dukshme: “NO COMMUNIST KILLER”]
Ollbrajt nuk mbështet kryeministra të lidhur me banda dhe kriminelë
SHBA, bastion antikomunist. Starova mohon të ketë ftesë zyrtare për Nanon
Durollari: Kush vrau në Shkodër, qëlloi mbi Hajdarin
Skenar i përgatitur i tipit komunist
Berisha dënon aktin terrorist
Demokratët nuk e kanë për parim hakmarrjen, në protestat tona nuk do të thyhet asnjë xham dhe nuk do të preket asnjë institucion, pronë publike apo pronë private
Pas shpërthimit, dënohet kati i parë i selisë së PS në Shkodër
NË FAQEN 2
Ndal dhunës ndaj gazetarëve
Lidhja e gazetarëve apelon ndaj masakrimit të Bejdo Malos
Aktin kriminal ndaj kryeredaktorit të gazetës “Bulevard”, Bejdo Malo, u denoncuan dje edhe nga Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë në një deklaratë publike. Deklarata thekson se “banditë të maskuar kanë ushtruar dhunë kundër kryeredaktorit të gazetës “Bulevard” Bejdo Malo, i cili është rrahur barbarisht në mesnatën e së enjtes dhe si pasojë e plagëve është në gjendje të rëndë”.
Sulmi ndaj zotit Malo është sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë në tërësi. Ai vjen pas vrasjes së radhës ende misterioze të gazetarit të “Gazetës Shqiptare”, Ali Ukaj dhe plagosjes me armë zjarri të gazetarit të “Rilindjes Demokratike”, Muje Bupçapaj.
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë apelon të gjithë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar që të mbrojë jetën e gazetarëve shqiptarë, që ndjehen çdo ditë e më shumë të rrezikuar fizikisht. Lidhja e Gazetarëve i bën thirrje Presidentit të Republikës dhe institucioneve të tjera të shtetit shqiptar që të ndikojnë në ndërprerjen e dhunës kundër gazetarëve dhe të marrin masa të paktën për ruajtjen fizike të jetës së tyre.
Frok Çupi të japë dorëheqje
Vrasësi Mazreku kërkon strehë në ATSH
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë i kërkon të dorëhiqet menjëherë Drejtorit të Agjensisë zyrtare të lajmeve, për shkak të asaj që Lidhja quan komprometim të rëndë me një krim politik. Në një deklaratë për shtyp Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, e konsideron tepër komprometuese për Agjensinë Telegrafike Shqiptare, faktin që autor i një vrasjeje politike gjen strehë në zyrën e Drejtorit të Agjensisë shtetërore të lajmeve. Në një komunikatë për shtyp, thuhet midis të tjerash se “prokuroria duhet të hetojë se si është lidhjet e Drejtorit të Agjensisë shtetërore të Lajmeve me vrasësin” dhe sidomos “rolin që mund të ketë marrë përsipër Drejtori i Agjensisë në fshehjen e mundshme të vrasësit”. Lidhja e Gazetarëve e konsideron fyerje të rëndë, për një institucion zyrtar shtypi faktin që drejtuesit i saj konsiderohet strehë në rast krimi dhe bën thirrje për një dorëheqje të menjëhershme të tij. Nga ana tjetër Lidhja e gazetarëve denoncon dhe shtrembërimin e lajmit nga një agjensi, që shton dyshimet për ngjarjet tragjike të së enjtes. Menjëherë pasi ka qëlluar për vdekje mbi Hajdarin, deputeti Mazreku është gjendur vetëm disa minuta më pas në paradhomën e Drejtorit të Agjensisë zyrtare të lajmeve me kafenë në papuçin. Policia ka amzuesuar atë rreth 20 minuta pas vrasjes, ndërkohë që sipas dëshmitarëve, ajo nuk e ka çarmatosur atë në momentin e shoqërimit.
Jusuf Vrioni refuzon emërimin e Meidanit
Injorimi i dekretit të Presidentit të Republikës bëhet vetëm një ditë pas ngjarjes kriminale në parlamentin shqiptar
TIRANË, 19 SHTATOR, ENTER/ - Jusuf Vrioni refuzoi postin e ambasadorit në UNESCO. Para dy ditësh, Presidenti shqiptar e kishte emëruar Jusuf Vrionin ambasador të përhershëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë misionit të UNESCO-s në Paris. Diplomuar në Paris në Jurisprudencë, z. Vrioni ishte një ndër figurat kryesore të rezistencës antikomuniste shqiptare.
I përndjekur nga regjimi i Hoxhës, ai vuajti burgun komunist nga vitet ’45 - ’50. Z. Jusuf Vrioni është gjuhësisht njëri më i mirë që jeton ndër shqiptarët dhe ka realizuar me shumë sukses përkthimin e veprave të shkrimtarit më të njohur shqiptar Ismail Kadare për logari të shtëpisë botuese Fayard. Refuzimi i Vrionit vjen pas ngjarjes së rëndë kriminale që ndodhi në parlamentin shqiptar ku ish-deputeti socialist Mazreku qëlloi me armë zjarri kundër deputetit demokrat Hajdari.
Dhjetëra mijëra tiranas protestojnë kundër dhunës së Klikës
SPECIALE faqe 2-3-4
Opozita: “Nuk kërkojmë zgjedhje të reja”
Qeveria duhet lënë të mbajë premtimet
Ceka dhe Gjinushi u bënë deputetë nga bandat
Miqtë e Nanos, autorë të disa vrasjeve
SHBA, bastion antikomunist. Starova mohon