23/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

23 shtator 1997

Nuk ka paqe për shqiptarët

Arrin në 3500 numri i shqiptarëve të riatdhesuar NË FAQEN 4

Në tre muaj sasi rekord droge

Akuza të prokurorit kombëtar të antimafias italiane NË FAQEN 4

Çeka, drejt dorëheqjes

Qeveritarët socialistë publikojnë paaftësinë e tyre NË FAQEN 4

Tirana paralajmëron Nanon

Këshilli Kombëtar i PD mbështet kërkesat për dorëheqjen e pushtetarëve të krimit. “Shpirti i protestave, shpirti i fitores” Dita e pestë e protestave kundër instalimit të diktaturës. Mijëra demonstrues i thonë ndal krimit politik

Opozita e plagëve të Azem Hajdarit

Kur u derdhën plumbat mbi deputetin e Partisë Demokratike, brenda ambienteve të Parlamentit shqiptar, nga një deputet i Partisë Socialiste, gjithkush mbeti i shokuar nga kjo ngjarje e zhdukur prej kohësh nga historitë e parlamenteve të Evropës. Ndërsa shqiptarët u detyruan të gëlltisin këtë histori të turpshme kombëtare nga ana e shtetit shqiptar erdhën mesazhet e para të papërgjegjshmërisë. Askush nga njerëzit e qeverisë së sotme nuk doli mbi ndarëngjien e përlyer të shqiptarëve të zakonshëm, madje nuk arritën as deri tek perceptimi i njerëzve të kafeneve, për ngjarjen. Televizioni shqiptar që fatkeqësisht drejtohet nga një shërbëtor i saktë i zyrave të kryeministrisë e dha lajmin sipas një kufiri koperativist, fillimi nga filan vend gëlloi një tjetër që ishte nga filan vend. Lajmi transmetoi tek njerëzit vetëm për të humbur lidhjet me traditën e madhe dhe për ta hartuar atë sa më shpejt të jetë e mundur. Nënmëshi është se gjëra të tilla mund të ndodhin herë pas here përderisa janë edhe ordinerë. Askush në një media të civilizuar nuk do të guxonte të përcillte një mesazh të tillë. Ajo do u ndjehej përnjëherë e kërcënuar nga bojkotimi më i madh i mundshëm. Po të ndodhe kështu në Shqipëri, atëherë Mediapr… Mediani apo Nanon do ta shihnin në televizion vetëm gruaje dhe fëmijët. Kjo gjë u përsërit vetëm katër orë pas ngjarjes së bujshme. Sikur të mos mjaftonte kjo, njeriu i parë i qeverisë e shtyu edhe më tutje këtë gabim duke thënë se kjo ishte vrasje kanunore. Presidenti tha se ishte vrasje primitive, njeriu i lajmeve zyrare shkroi se Matreku ishte detyruar ta qëllonte Hajdarin nga familjarët e tij, ndërsa dy pecetat e Meidanit në Presidencë, Zogaj dhe Nazarko, shkruan në gazetën e tyre tuitë e mëdhenj që nuk kishin asnjë lidhje me shkërrimet, por që dëshironin tek shqiptarët e shumtë lajmin e vjetër ‘20, Hajdarin e qelloi kanuni’. Kështu për pak orë u krijua opozita e plagëve të Hajdarit. Rrallëherë mund të ndodhë që të ndëshkohet kaq rëndë media zyrtare, TVSH, ATSH, gazetat private si “Dita Informacion” dhe “Koha Jonë”, njerëzit që shkruajnë deklaratat në kryeministri dhe presidencë e po ashtu edhe vetë Presidenti i Republikës dhe kryeministri shqiptar. Ndërkohë duke krijuar këtë version zyrtar për ngjarjen u legjitimua të paktën përkohësisht se në Parlamentin e Tiranës mund të vritesh për çfarëdo lloj arsyesh si në një vend të botës, në një përplasje makinash apo në një vjedhje ordinere. Duke mbrojtur tolerat e selisë së Partisë Socialiste u hodh baltë mbi 150 deputetët e Parlamentit, mbi Parlamentin si institucion, mbi atë që çfarë ngjyra Parlamentin dhe mbi atë çfarë njerëzit prisnin prej tij. Është e vetmja ditë kur respektohen simbole e rrallë, por në mesin e selisë së Partisë Socialiste ku rri një rojë, katër sekretarë dhe Dritan Maliko me Petko Kocin. Natyrisht që niveli i këtij parlamenti nuk kishte shkuar më larg se ajo çfarë përmbledh ish-komiteti i partisë së Tiranës, por ama askush nuk i kishte shkuar ndërmend se një ditë parlamenti do të kthehej në një qebapore prej njerëzve kryesorë të shtetit shqiptar. Komentet e zyrave të larta të shtetit mbi plagosjen e Azem Hajdarit është sinjali më i frikshëm për vrasjen e radhës dhe për vrasjet e tjera. Sot në Shqipëri edhe nëse në Parlament, edhe nëse je deputet ndodhesh përballë një sheti që supozojnë institucionet e veta. Plumbat në Parlament ishin plumbat me të justifikuar prej drejtuesve të shtetit nga qindra mijëra plumba që kanë fluturuar deri në barkun e shqiptarëve dhe në trupat e tyre. Mbetet që edhe rrugës të shkatërrohet me dhunë vegla legjitime që hynë e dalin në parlament, me hyjnë e dalin në rrugë e PS-së, nuk lenë njerëz e kryeministër e presidentë apo të këmbëtare të tyre.

Azemin kishin planifikuar ta zhduknin qysh në Tepelenë

Përgatitësit e skenarit i kishin kërkuar një prej drejtuesve të sindikatës në Tepelenë, një Tjetër skenar për zhdukjen fizike të liderëve demokratë

në Tepelenë

Përgatitësit e skenarit i kishin kërkuar një prej drejtuesve të sindikatës në Tepelenë, një demokrati vendas që kishte përkrahur Azemin në lëvizjen sindikale në dhjetor që të sillte Azemin në Tepelenë dhe atë do ta mbushnin me flori sindikatës në Tepelenë, një demokrati vendas që kishte përkrahur Azemin në lëvizjen sindikale në dhjetor që të sillte Azemin në Tepelenë dhe atë do ta mbushnin me flori NË FAQEN 3

Në Vlorë, bllokohen “RD” dhe “Albania”

Të nesërmen e krimit të PS në Parlamentin shqiptar NË FAQEN 3

Vendosmër për të vazhduar revanshin

Krerët e partisë së krimit, të telekomanduar nga drejtuesi i Klikës, Fatos Nano, vendosën të mos pranojnë kërkesat e protestuesve kundër instalimit të diktaturës Kryesia e PS çon më tej krimin e Mazrekut NË FAQEN 3

TVSH “çmend” çmimet e mallrave

Tregu vendas vuan rritje prej 10-12% të çmimeve ushqimore të importit NË FAQEN 3

“Nano të mbajë premtimin”

Akuzohet ministri i financave si ish-ekspert i fajdeve: “Malaj pse nuk paralajmërove” Shoqata për kthimin e parave:

Pushteti synon eliminimin e shtypit dhe fjalës së lirë

PD: Indiferencë e shtetit ndaj cenimit të gazetarëve. Dënohet goditja e Bejdo Malos NË FAQEN 3

Zjarvënësi Lubonja fyen ekranin

Dy Fatosë dhe një Yll nuk mund ta fshehin dot krimin politik pas kodit të maleve Farsa e debatit televiziv për kanunin NË FAQEN 3

Dënim politik nga shovinistët maqedonas

PD dënon gjyqin e montuar ndaj Rufi Osmanit Partia Demokratike e Shqipërisë shpërtheu dje “indinjatën e saj të thellë ndaj dënimit nga ana e gjykatës maqedonase të kryetarit të Bashkisë së Gostivarit, zotit Rufi Osmani, me 13 vjet burg”. Ajo e konsideron dënimin e zotit Osmani “si një dënim politik të shovinistëve maqedonas ndaj njeriut që përpiqet të mbrojë të drejtat e shqiptarëve të Gostivarit në mbrojtje të simbolit kombëtar shqiptar, flamurit”. Partia Demokratike konfirmoi gjithashtu edhe njëherë “qëndrimin e vet në përkrahje të fuqishme të të drejtave dhe plotë të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni duke konsideruar se kjo përbën faktorin kryesor për krijimin e një klime miqësore jo vetëm midis dy vendeve por edhe një klimë mirëkuptimi në rajon.”