22/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 tetor 1997

“Komando” kundër VEFA-s dhe PD-së

SHIK-u përgatit një skenar makabër Njerëzit që do të zbatojnë planin, i cili për nga përmasat diabolike mund të quhet pa frikë “Raishtagu shqiptar”, janë të gjithë të zgjedhur me kujdes nga kontingjentet e ish-Sigurimit të Shtetit, pas një seleksionimi të rreptë dymujor NË FAQEN 5

Me Berishën drejt fitores

Arbnori përshëndetet i pari zgjedhjen e Berishës. Nga Kuvendi në protestën e madhe të sheshit “Skënderbej”. Tirana brohorët Berishën. Miratohet statuti i ri i PD PD, shansi i ri i Shqipërisë Demokratët shqiptarë i besuan dje Berishës drejtimin e betejës së rikthimit të vlerave demokratike në vend, të tronditura thellë prej rebelimit të armatosur komunist, i cili u vijua përndërpre nga pushteti i instaluar që doli prej zgjedhjeve të dhunuara të 29 qershorit. Kuvendi i Katërt i Partisë Demokratike vlerësoi njëzëri se katër muajt e qeverisjes së socialistëve, të ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe të supermashtimit elektoral të Fatos Nanos, provuan se 29 qershori nuk ishte aspak zgjidhje për Shqipërinë, duke theksuar se shpëtimi i demokracisë në vend, do të vijë vetëm nga zgjedhjet e reja. Si forca kryesore opozitare në vend, Partia Demokratike mori përsipër që të realizojë me protesta dhe me mjete të tjera demokratike përmbysjen e pushtetit të ish-komunistëve, si i vetmi shans që vendi të mos zhytet thellë në diktaturën e Nanos dhe të Meidanit. Shtatë vjet prej krijimit të saj, Par- Partia Demokratike gjendet sërish përballë ish-komunistëve shqiptarë, me mision historik për të mundur diktaturën, e cila kërcënon të rikthehet në Shqipëri me fytyrë të re, por me përmbajtje të vjetër. Vetëm tre muaj pas ngjitjes së tyre në pushtet, qeveritarët socialistë kanë dëshmuar plotësisht se po restaurojnë të gjitha antivlerat që i patën rrëzuar shqiptarët dhe nën të diktaturës më të egër të Europës. Dhuna dhe terrori sistematik ndaj kundërshtarëve politikë, që shënon kulmin në krimin e pashembullt në parlament, kur enveristo-socialisti Gafur Mazreku qëlloi me pesë plumba mbi liderin e Dhjetorit, Azem Hajdari, si dhe rikthimi i luftës së klasave përmes spastrimeve në administratë, dhunimi i përsëritur i ligjeve kushtetuese, shkatërrimi i pavarësisë së gjykatave, manipulimi i mediave shtetërore dhe terri informativ për fitoret e opozitës, i kanë treguar shqiptarëve dhe botës se njerëzit që erdhën në këtë shtet pas plumbave dhe gjakut të rebelimit të armatosur që vetë e organizuan dhe drejtuan po e çojnë Shqipërinë drejt greminës. Partia Demokratike ka në dorë sërish fatin e Shqipërisë, i cili padyshim do të varet nga vendosmëria e saj për ta çuar vendin drejt zgjedhjes politike, që nuk mund të jenë tjetër veçse zgjedhjet e reja, të cilat do të heqin baltën e madhe që hodhën mbi shqiptarët dhe Shqipërinë votimet, vetëm të pranishme për kushtet të 29 qershorit. Revanshi arrogant i qeveritarëve të rinj dhe kredencialet tejet të ulëta të qeverisë socialiste të Fatos Nanos në Perëndim provojnë tashmë se shqiptarët nuk e meritojnë të qeverisen nga njerëz me të kaluar të tashme dhe të ardhme të inkriminuar. Kjo qeveri jo vetëm që po rikthen nostalgjinë për Enver Hoxhën dhe pelegjinizat në varrin e “babait” të Fatos Nanos, por ajo po i mban peng në mënyrën më të pamëshirshme ndihmat ndërkombëtare, aq të domosdoshme dhe jetike për shqiptarët dhe vendin e cilësuar nga rebelimi i armatosur. Askush nuk i ndihmon dhe i përkrah qeveritarët kontrabandistë dhe mashtrues, që po e izolojnë (vijon në faqen 3)

Berisha: Kjo qeveri i ka ditët e numëruara

Kreu i demokratëve paralajmëron pushtetarët “Alternativa e këtij parlamenti s’mbetet të jetë tjetër veç shkrirja e tij e shpejtë” “Jam i bindur se për çdo ditë mbështetja ndaj demokratëve do të fuqizohet dhe ky pushtet i ka ditët e numëruara”. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, menjëherë pas zgjedhjes së tij në këtë post paralajmëroi qeverinë aktuale se shumë shpejt do të largohet nga pushteti ndërsa e konsideroi Parlamentin, si institucion e Mazrekëve që me datën 18 Shtator ditën e atentatit ndaj Azem Hajdarit bëri vetëvrasjen politike. “Alternativa e këtij parlamenti s’mbetet të jetë tjetër veç shkrirja e tij e shpejtë”, deklaroi Berisha duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse do të hyjnë apo jo demokratët në parlament. Për liderin demokrat, zgjedhja në postin e kryetarit të Partisë Demokratike është “një nder dhe besim i madh për rolin që ka marrë Partia Demokratike në shpëtimin e Shqipërisë nga Nanokratura, regjimit dhunues të drejtave të opozitës, dhunimit të institucioneve dhe çështjes shqiptare”. Kreu i demokratëve deklaroi se tashmë PD ka mbështetjen e forcave demokratike europiane dhe mbarë Komunitetit Ndërkombëtar, i cili nuk mund ta pajtohet me dhunën e ushtruar nga pushtetarët ndaj opozitës në një kohë që qeveria po ndëshkohet me rezoluta nga po ky Komunitet Ndërkombëtar”. Unë mund të them se Partia Demokratike del sot nga ky Kuvend si pushteti i vetëm legjitim dhe moral i Shqipërisë” u shpreh Berisha duke iu referuar qeveritarëve lokalë dhe zgjedhjeve të ligjshme dhe të pranuara nga të gjithë me 20 tetorin e vitit të kaluar. “Ky është pushteti i vërtetë moral i shqiptarëve, pushteti i cili i kundërvihet dhunës, terrorit me një qëndresë të admirueshme dhe ka me vete në rrugën e saj mbarë forcat demokratike” B.K

PD së shpejti do të vijë në pushtet

Arbnori menjëherë pas shpalljes së rezultateve të votimit: U bë mirë që fitoi Berisha PD-ja e sotme është e ringjallur. Ka ditur të analizojë gabimet e veta, dhe di të shohë gabimet dhe fajet e të tjerëve. Në sajë të këtij vizioni të qartë ajo shpresoi që me metoda demokratike do të vijë përsëri në pushtet.

Grosbruk: S’ka ndihmë pa respektimin e opozitës

Përfaqësuesi i EDU përshëndet Kuvendin EDU mbështet politikën e deritanishme të ndjekur nga lideri demokrat si dhe i ka uruar Partisë më të madhe opozitare rikthimin e shpejtë në pushtet me qëllim rivendosjen e demokracisë në vend

Zgjedhja e Berishës pritet me brohoritje të fuqishme në sallën e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Foto: A. Fusha

Përfundon Kuvendi i 4-t i PD. “Zgjedhjet e reja, zgjidhje për Shqipërinë”

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË

PD e aftë për t’u hedhur në luftën politike

Pollo vlerëson Kuvendin dhe ndryshimet në statutin e partisë NË FAQEN 2