06/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 nëntor 1997

Kontrabanda nuk pyet për specialët

Vazhdon shkarkimi i cigareve në Velipojë NË FAQEN 4

Maskat terrorizojnë udhëtarët në Gramsh

Gjashtëdhjetë pasagjerë keqtrajtohen dhe grabiten NË FAQEN 4

Të mbrohet pavarësia e gjykatave

Juristët shqiptarë kundër spastrimit të gjyqësorit NË FAQEN 4

Rrethet dhe bashkitë në greva

Ligjet kushtetuese u garantojnë autonominë lokale, ndërsa pushteti i sotëm ua dhunon në mënyrën më flagrante. Mbrojtja dhe respektimi i ligjeve lajt(motivi?) i pushtetarëve lokalë Ligjet kushtetuese u garantojnë autonominë lokale, ndërsa pushteti i sotëm ua dhunon në mënyrën më flagrante. Mbrojtja dhe respektimi i ligjeve lajtmotivi pushtetarëve lokalë Kryeqyteti kundër Nanokraturës

Për kë bien këmbanat e pushtetit lokal?

Shumica dërrmuese e pushtetarëve lokalë të Shqipërisë rik konfirmuan dje vendosmërinë e tyre për t’i rezistuar të gjitha përpjekjeve antidemokratike të pushtetit qendror për ta shtrirë revanshin e egër në të gjitha qelizat e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare. Në një mbledhje të zgjeruar në Tiranë të zgjedhurit me votat e lira të 20 tetorit 1996 i kërkuan qeverisë së Nan(os?) të hiqte dorë nga dhuna, terrori dhe minim i pushtetit lokal, duke i kujtuar asaj se në të gjitha rastet do të ndëshhej me qëndresën dhe përkushtimin e tyre në mbrojtje të vlerave themelore të demokracisë, të rrezikuara seriozisht gjatë dhe pas rebelimit të armatosur, që solli në pushtet socialistët. Kryetarët e Rretheve, Bashkive dhe Komunave të të gjithë Shqipërisë evidentuan edhe një herë rastet më flagrante të përdorimit të terrorit, dhunës dhe presioneve mbi të zgjedhurit lokalë nga pushteti i instaluar pas zgjedhjeve, vetëm të pranuara për kushtet të 29 qershorit, duke theksuar se megjithatë asgjë nuk e ka lëkundur rezistencën e tyre në mbrojtje të ligjeve dhe vlerave demokratike. Në një rezolutë të miratuar dje, pushtetarët lokalë paralajmëruan qeverinë Nano për greva dhe forma të tjera paqësore proteste, në rast se kjo e fundit nuk do të hiqte dorë nga shantazhet, minimi apo bllokimi i pushtetit vendor, vetëm për shkak se atë nuk e drejtojnë ish-komunistët shqiptarë. Mbledhja e djeshme e të zgjedhurve vendorë, zhvilluar një herë në Tiranë, u pushteti qendror dhe ai vendor në Shqipëri janë në konflikt të hapur, ndërkohë që është fare e qartë se qeveria është në rolin e agresorit, kurse pushtetarët e rretheve janë në atë të viktimës. Ky konflikt i provokuar në mënyrën më të hapur nga pushteti i instaluar pas zgjedhjeve të 29 qershorit, nuk paralajmëron asgjë të mirë për vendin, madje ai është një kërcënim serioz për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri. Ata që u mblodhën dje në Tiranë, të shtyrë nga nevoja për të qenë të bashkuar në qëndrimin ndaj një presioni të egër dhe konstant në njerëz të ardhur në pushtet me ndihmën e bandave të armatosura, janë realisht të vetmit të zgjedhur legjitimë në Shqipëri, pasi votimet e 20 tetorit janë përshëndetur me vlerësimet më maksimale si brenda ashtu edhe jashtë vendit. E pra ky pushtet, i cili nuk është vënë asnjëherë në dyshim, me përjashtim të rasteve kur Gjilnushi dhe Çeka kanë patur takime me shokët e tyre të armëve, dhe kanë bërë deklarata të qarta për nivelin e bandave të armatosura, sot gjendet i kërcënuar seriozisht nga po ata njerëz që dogjën dhe vunë në pikëpyetje ekzistencën e Shqipërisë. SOS-i i pushtetarëve lokalë, të bashkuar dje në Tiranë, do të thotë se pushteti vendor në Shqipëri është ndoshta më i rrezikuar tani, sesa në ditët e kohës të kaosit të shukur-marsit, kur në shumë qytete të Shqipërisë mbretëronin komitetet e Partisë Socialiste. Dhe kjo është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar, pasi rastet e dhunës direkte mbi të zgjedhurit lokalë kanë qenë shumë më të shpeshta pas zgjedhjeve të 29 qershorit, sesa para tyre. Kjo do të thotë se demokracia në Shqipëri është më e rrezikuar tani që gjithë vendi ngjitur në pushtet, sesa atëherë kur ata ishin në rrugë duke djegur bastis dhunë njerëz të pafajshëm. Pushtetarët vendorë numëruan dje

Studentët e Elbasanit fillojnë grevën

Pas heshtjes së rektoratit për kërkesat e shpallura Rektori kërkon organizatorët si një agjent i policisë së fshehtë të Fatos Klosit NË FAQEN 2 Brokaj e kthen armën e Ndërlidhjes në central të PS

Nano tradhëtoi çështjen shqiptare

Adem Demaçi për takimin Nano - Millosheviç: Kosova humbi Shqipërinë “Tani, po shihet shumë mirë që Fatos Nano është i detyruar të punojë çfarë i thonë padronët e vet dhe të veprojë në mënyrë që sa më shumë ta ligështojë faktorin kosovar, të drejtën kosovare, duke na lënë në mëshirën e Millosheviçit” NE FAQEN 2 “ Tani, po shihet shumë mirë që Fatos Nano është i detyruar të punojë çfarë i thonë padronët e vet dhe të veprojë në mënyrë që sa më shumë ta ligështojë faktorin kosovar, të drejtën kosovare, duke na lënë në mëshirën e Millosheviçit” NE FAQEN 2

Alimuça: Arapi nuk më çon dot në gjyq

Arapi hesht para shtypi. Ende asnjë kallëzim penal për kompaninë Në një deklaratë për shtyp presidenti i VEFA-Holding bën të ditur se nuk do të takohet me Malajn në prani të kamerave televizive dhe në zyrat e kryeministrisë por i rezervon ministrit dhe kryembikëqyrësit një takim konfidencial

VEFA: Transparencë, jo administrim

Alimuça, letër Arapit: Bllokimi i parave a nuk është administrim i paligjshëm? NE FAQEN 5

55 ushtarakë të ndërlidhjes në rrugë

Brokaj e kthen armën e Ndërlidhjes në central të PS

Pollo: Bashkëpunimi është imperativ

PD i përsërit ftesën republikanëve për të luftuar neodiktaturën Nënkryetari i Partisë Demokratike, Genc Pollo, përsëriti dje ftesën e partisë së tij për republikanët që të afrohen në koalicionin “Bashkimi për Demokraci” dhe të luftojnë sëbashku kundër neodiktaturës që po instalojnë ish-komunistët në Shqipëri. Bashkëpunimi ynë është një imperativ për situatën që kalon vendi, iu drejtua Pollo në përshëndetjen e tij delegatëve të kongresit të PR-së. I dëgjova kritikat e Godos për PD-në, por kujtoj se numri i gjërave që na bashkojnë është më i madh, tha Pollo. Republikanët, sikurse edhe demokratët janë për rolin e individit në një shoqëri demokratike, janë kundër revanshit komunist, kanë të njëjtat qëndrime për zgjidhjen e çështjes kombëtare, janë për një kushtetutë jo të PS-së, por të të gjithë shqiptarëve, janë kundër komunisteve dhe qëndrimit të tyre me dhunë në pushtet. Në përshëndetjen e tij për republikanët, lideri i ballistëve, Hysen Selfo, kujtoi se nuk kemi qenë konsekuentë në disa qëndrime gjatë periudhës së rebelimit komunist, duke mos i shërbyer vendit, por partive që përfaqësojmë. Duke i ftuar që të vazhdojnë një luftë të pakompromis ndaj komunizmit, ai tërhoqi vëmendjen se komunistët është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Pas 29 nëntorit, vijën flamuri me dy balltha Partia Komuniste, tha Selfo, duke bërë thirrje për bashkimin e të djathtëve në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe rivendosjen e demokracisë.

Meidani shet Nanon

Emigrantë shqiptarë në Gjenevë akuzojnë dhe godasin Presidentin Meidani: Keni tradhëtuar atdheun dhe shitur Kosovën Presidenti i republikës Rexhep Meidani mezi ka arritur t’u shpëtojë goditjeve në sheshin “Skënderbej” në Gjenevë, ndërkohë që po në njëjtën kohë është deklaruar kundër takimit të kryeministrit Nano me presidentin serb Millosheviç. Meidani ka qenë para pak ditësh në këtë qytet për inaugurimin e bustit të heroit tonë Kombëtar Skënderbeut. Pikërisht në këtë ceremoni ka ndodhur edhe përplasja e madhe dhe revolta e shqiptarëve me banim në Zvicër, menjëherë sapo kanë parë presidentin komunist në shesh. Fillimisht protesta është shprehur me thirrje poshtë qeverisë tradhtare, sharje në adresë të Presidentit dhe kryeministrit shqiptar. Një numër i madh pjesëmarrësish në ceremonin e kanë drejtuar vëmendjen së tyre me fjalët se po shitën Kosovën, janë lidhur me Millosheviçin kundër Kosovës etj. Ka qenë ky presion që e ka detyruar Meidanin të sigurohet sadopak nga një grup i madh protestuesish të cilët nuk kanë duruar njeriun që vinte nga Tirana menjeherë pasi lideri i partisë së tij e në të njëjtën kohë edhe shefi i tij shtetëror kishte marrë vendimin për t’u takuar me Millosheviçin në Kretë ku Greqisë. Protestuesve emigrantë nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë as disa gazetarë të “Zërit të Kosovës” e po ashtu edhe drejtor i revistës “Republika” ekspo­nentë të njohur në diasporë si mbështetës të revolucionit komunist në Shqipëri, produkt i të cilit ishte edhe Meidani. Pikërisht në këtë moment Presidenti ka dhënë shpjegime e tij lidhur me qëndrimin e pushtetit të sotëm duke deklaruar se ka kundërshtuar një takim të Nanos me Millosheviçin dhe se ka qenë në mënyrë permanente kundër një dialogu të tillë. Ai u ka thënë pjesëmarrësve në këtë ceremoni se kishte marrë nga Kryeministri shqiptar një anullonte një takim të tillë. Ai nuk më dëgjoj dhe nuk më pyeti ka theksuar Meidani. Ndërkohë pikërisht në vendin ku është vendosur busti i Skënderbeut, Presidenti Meidani ka harruar edhe emrin e këtij sheshi. Janë detyruar njerëzit pranë tij që t’i tregojnë se sheshi quhet “Skënderbeu”, duke i shpjeguar se kjo është edhe arsyeja e pikërisht aty vendoset edhe busti. I rij. Kjo nuk është hera e parë që protestat e shqiptarëve. Dy javë më parë në portin e Brindizit mezi shpëtoi nga linçimi i familjarëve të viktimave të Otrantos të cilët e akuzuan presidentin dhe qeverinë e tij si shkaktarë të tragjedisë së paharruar dhe si bashkëpunëtorë në fshehjen e shkaqeve të kësaj tragjedie.

Sabri Godo: Nano është mashtrues

Republikanët në kongres mbeten vendnumëro. Opozitë konstruktive me të majtën dhe oponencë me PD

Deputeti i PS, Afrim Çenga, ha klorin

Parlamenti grabit klorin e ndërmarrjes së ujësjellësit të Matit. Gjinushi dhe Majko heshtin

Sherifi i Punës: Mos prisni t’u shpjegojë Nano

Deputeti takon votuesit e Gramshit: “Vartërinë t’ua zgjidhin fondacionet, jo shteti”

SOS i pushtetarëve lokalë: Nanokratura kërcënon pushtetin e vetëm legjitim në Shqipëri