07/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 nëntor 1997

Gjykata kërcënon deputetët demokratë

Shtyhet procesi ndaj atentatorit Gafurr Mazreku NË FAQEN 4 Shtyhet procesi ndaj atentatorit Gafurr Mazreku Gjykata kërcënon deputetët demokratë NË FAQEN 4

Maskat luftojnë me policinë

Sulmohet makina me pagat e punonjësve NË FAQEN 4 Sulmohet makina me pagat e punonjësve Maskat luftojnë me policinë NË FAQEN 4

Qeveria pushton VEFA-n

“Me këtë firmë mbyllet edhe rrethi i qëllimeve të shtetit” ha deklaruar Farudin Arapi. Presidenti i Kompanisë, Vehbi Alimuça, deklaron se grupi i administratorëve do të rrijë në pronat e kësaj kompanie deri në ditën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ardhjen e firmës së huaj për transparencën Një ditë pas akuzave dhe masave të Prokurorisë, Alimuça pranon administratorët deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese

100-ditëshi i zi i Nanos

100 ditët e para të qeverisjes së kabinetit të Nanos i treguan shqiptarëve në mënyrën më të qartë se zgjedhjet e dhunuara të 29 qershorit nuk ishin aspak zgjidhje politike për vendin. Ato do të mbahen mend si ditët e zeza të krimit dhe terrorit politik ndaj opozitës, dhunimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, mosvendosjes së rendit, mbajtjes peng të ndihmave për Shqipërinë, politikës së jashtme më inferiore dhe më të dështuar në të gjithë historinë e vendit, dhe mbi të gjitha të varfërit sistematik të shqiptarëve. Në vetëm 100 ditë, qeveritarët e sotëm janë identifikuar plotësisht me kontrabandën masive që po i merr frymën shtetit, ndërkohë që në shumë qytete të Shqipërisë krimi po bën kërdinë njëlloj si në ditët më të nxehta të kaosit në muajt shkurt-mars të këtij viti. Vetëm dje kishte 6 të vrarë dhe shumë të plagosur në Shqipëri dhe ky bilanc i përgjakur nuk e pengon aspak ministrin Çeka apo kryeministrin që të deklarohen me mburrje në takimet ndërkombëtare se në vend ... jugut qytetarët janë totalisht të terrorizuar për faktin, se vrasësit dhe banditët më të shquar, tani i shohin me uniforma policësh, apo në rastin më të mirë nën mbrojtjen e këtyre të fundit. Pas 100 ditësh është shtuar numri i shqiptarëve që i gjejnë gjatë fushatës elektorale, Nano për kthimin e parave, të cilët tashmë janë të bindur plotësisht se kryeministri i tyre nuk është gjë tjetër veçse një mashtrues ordiner. Sipas një sondazhi të botuar në shtypin shqiptar 61 përqind e të anketuarve nuk kanë harruar Nanos premtimin supermashtrues të 9 qershorit në Sheshin e Flamurit, kur premtoi kthimin e parave me gjithë përqindjet. Ndërkohë shqiptarët janë të detyruar të paguajnë babëzinë e qeveritarëve kontrabandistë me taksa të dyfishuara dhe me çmime që çdo ditë bëhen më të papërballueshme për jetesën e tyre. Duke shkëllyer dhe nëpërkëmbur të gjitha marrëveshjet dhe premtimet para dashelktorale për të respektuar frymën e pajtimit kombëtar, që pushtetarët e rinj kanë dëshmuar në mijëra raste brenda 100 ditëve se janë të vendosur për ta instaluar Nanokraturën, formën e re të diktaturës socialiste në Shqipëri. Vrasja politike në parlament, terrori informativ për opozitën, spastrimet e papërfytyrueshme politike në administratë, terrori dhe presioni mbi pushtetin lokal, bunkerizimi i televizionit të vetëm shtetëror dhe rikthimi i njerëzve të metodave të Sigurimit të Shtetit në Shërbimin Informativ Kombëtar, janë disa nga sukseset më pikante të qeverisë së Nanos. Këto janë të prekshme për çdo familje shqiptare i bëhet edhe detyrimi i pushtetit dhe tradhtia e interesave të shqiptarëve në politikën e jashtme. Tashmë Nano-Milo-diplomacia, Samiti i Kretës ishte shembulli më i përkryer se këta njerëz të ardhur në pushtet me pushkë janë, Jo vetëm politikanë, por edhe janë të faktorit kërcënim serboz për pozitat e faktorit shqiptar në Shqipëri e më gjerë, por janë në rrezik i madh edhe për vetë kombin. Për 100 ditë pushtetarët shqiptarë tunelin e errët të qeverisjes së Nanos pa parë për asnjë çast dritë në anën tjetër. Kjo kohë ka qenë e mjaftueshme që ata të ndajnë, të shohin se nuk mund të mendohet një e ardhme më e mirë për ta, pa i shkurorëzuar këta pushtetarë.

Sot, greva e madhe e pushtetit lokal

Të zgjedhurit vendorë protestojnë ndaj revanshit komunist dhe Nanokraturës Bashkitë dhe komunat sot në tërë vendin janë të mbyllura. Pushteti lokal është në protestë ndaj pushtetit qendror. Greva njëditore e drejtuesve në bashki dhe komuna bëhet si qëndresë ndaj revanshit komunist të qeverisë së sotme. Ajo bëhet kundër pushimeve nga puna të 420 sekretarëve të pushtetit lokal, kundër dhunës fizike dhe presionit psikologjik ndaj shumë prej drejtuesve të këtij pushteti në disa rrethe, kundër ngritjes së fondeve dhe shkëputjeve ligjore që po bën nanokratura. Protesta e bashkiakëve dhe drejtuesve të tjerë të pushtetit lokal është një nga protestat më të mëdha që nga ardhja e ish-komunistëve në pushtet. Është rasti i parë kur ka kundërvënie totale ndaj rasti i parë kur ka kundërvënie totale ndaj pushtetit qendror prej pjesës tjetër të pushtetit. Që nga dita kur erdhi qeveria Nano në pushtet ndaj kryetarëve të bashkive, kryetarëve të komunave, drejtueseve të tjera të administratës lokale janë regjistruar një numër i madh provokimesh duke filluar nga kryeministri Nano e deri tek fanatikët socialistë të inkuadruar në bandat e tyre. Rrahje, kërcënime, goditje me armë dhe eksploziv, kërkesa të paligjshme për zgjedhje të reja nga partitë e 2 përqindëshet në koalicion, ndryshimi i ligjeve dhe buxhetit në kushtet të kësaj administrate dhe synimeve të saj qeverisëse, janë sfondi i grevës së sotme. Me këtë akt pushtetarët lokalë tregojnë edhe njëherë vendosmërinë e tyre për të qëndruar përballë revanshit komunist, përballë shkeljeve kushtetuese të pushtetit të sotëm, përballë synimeve për të denigruar këtë pjesë të rëndësishme të qeverisjes së vendit.

Bukoshi i kërkon llogari Nanos

Kosova penalizon Fatos Nanon. Kryeministri i Kosovës kërkon takim urgjent me kryeministrin e Tiranës Kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi i ka kërkuar dje një takim kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. Kërkesa e tij është urgjente dhe duket se edhe kryeministri i Tiranës nuk ka pasur kohë të refuzojë apo të ndërtojë alibi lidhur me këtë takim që pritet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Insistimi i Bukoshit për t’u takuar me bashkëbiseduesin e vetëm shqiptar të Presidentit të Serbisë, vjen menjëherë pas takimit që Nano kishte me Millosheviçin në Kretë. Për sa i përket çështjes së Kosovës ky samit mund të konsiderohet një jalë e vogël e cila e ul në minimumin e mundshëm problemin e Kosovës si problem ndërkombëtar. Nano nuk arriti të kuptonte dhe të interpretonte strategjinë e shqiptarëve për të realizuar një Kosovë të lirë dhe indipendente e aq më shumë ai e sabotaj atë sa mundi këtë strategji që funksionon që prej shtatë vjetësh në mënyrë institucionale. Kryeministri shqiptar ka kërkuar nga Millosheviçi respektim të të drejtave të njeriut ndërsa vetë popullin e Kosovës e konsideroi një komunitet. Në rast se një definim të tillë e bën në Kretë, në Rinas ai sugjeroi shqiptarëve të Kosovës një bashkëjetesë normale me serbët në Serbinë. NË FAQEN 3

Gligorov: Nano m’i fali shqiptarët

“Shqiptarët jashtë Shqipërisë duhet të respektojnë ligjet e shtetit ku jetojnë dhe të integrohen aty” Kryeministri shqiptar është shprehur se kërkesa për legalizimin e Universitetit të Tetovës, është e palogjikshme NË FAQEN 3

PD: Nano gënjen. Ka dokumenta

Berisha i ka kërkuar zyrtarisht Gligorovit legalizimin e Universitetit të Tetovës NË FAQEN 3

Shqipëria u çlirua më 28 nëntor

Shkodra nuk njeh vendimin e parlamentit të kallashnikovëve 29 nëntori do të mbetet festë e Enver Hoxhës dhe Fatos Nanos për kthimin e 29 nëntorit si datë të çlirimit të Shqipërisë. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Rrethit është hudhur poshtë vendimi i parlamentit dhe është konfirmuar se Shkodra njeh për datë të çlirimit të Shqipërisë 28 nëntorin. Nga të zgjedhurit lokalë, 29 nëntori është quajtur si festë e Enver Hoxhës dhe e Fatos Nanos, e cila nuk do të kremtohet asnjëherë nga populli antikomunist i Shkodrës. Vendimi të zgjedhurve lokalë të Shkodrës pason atë të Malësisë së Madhe të një ditë më parë për të njejtën çështje. Ndërkohë, fakti që është Shkodra që kundërshton me forcë rikthimin e njëjti prej simboleve më të forta komuniste në historinë e Shqipërisë, ka shumë rëndësi pasi data e çlirimit të këtij qyteti është edhe dita e Çlirimit të vendit.

Demokratët, të ftuar ndër në Insbruk

Kryetari i bashkisë së Insbrukut, kryeqendër e krahinës së Tirolit, floti dhe deputetin e Partisë Demokratike, Pjetër Arbnori dhe z.Al. Spahia për një vizitë në qytetin e tij të rëndësishëm të Austrisë. Në drekën, e shtruar për nder të miqve shqiptarë, ku merrte pjesë dhe kryetari i këshillit bashkiak të Insbrukut, Martin Krulis, u fol për marrëdhëniet mes dy vendeve, për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe falet e demokracisë shqiptare në të ardhmen. Gjatë darkës pjesëmarrësit theksuan se landi i Tirolit dhe qyteti i Insbrukut kanë mbajtur lidhje të ngushta me Shqipërinë dhe kjo frymë bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Gjatë drekës, Arbnori dhe Spahia ju përgjigjën pyetjeve të gazetarëve të interesuar për Shqipërinë dhe perspektivën e saj. Arbnori dhe Spahia sot do të nisen për në Mynhen të Gjermanisë, të ftuar në një takim ministror për bashkimin e shqiptarëve në botë.

PD: Jo protesta, por tryeza

Kryetari i ri i republikanëve, Fatmir Mehdiu, flet për RD-në NË FAQEN 3

Njoftim

Sot më datë 7 nëntor në orën 12.00 në Selinë e Partisë Demokratike Kryetari i saj z.Sali Berisha do të japë një konferencë shtypi me temë “100 ditëshi i parë i qeverisjes së ish- komunistëve”