08/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 nëntor 1997

100 ditët e konvertuara në 3 muaj krimi

Kriminaliteti dhe kontrabanda në Shqipëri NË FAQEN 4

Hajdari: Trupi gjykues është i paligjshëm

Deputeti i PD shpreh bindjen se gjyqi ndaj Mazrekut do të rrëhet NË FAQEN 4

Ministria e arsimit injoron grevistët

Studentët e pakënaqur bojkotojnë mësimin NË FAQEN 4

Pushteti lokal mbyll portat

Lush Përpali zbohet nga Puka. Qeveria dhe mediat shtetërore shpikin grevëthyesit. Paralajmërohet përshkallëzimi i formave të protestës Greva e pushtetit lokal përfshiu dje gjithë Shqipërinë. Të gjitha komunat dhe bashkitë e vendit demonstruan dje papajtueshmërinë me pushtetin qendror, reverman kominist të kësaj qeverie, bllokimin e fondeve për këtë pushtet, shkatërrimin nga dyert të një numri të konsiderueshëm të pushtetarëve lokalë, përfshirë këtu 450 sekretarë të këtij pushteti. Po ashtu pushtetarët lokalë shprehën protestën ndaj dhunës që është përdorur ndaj tyre nga bandat e Partisë Socialiste, provokimet dhe kërcënimet që u është bërë nga segmente të lidhura me pushtetin e sotëm për të lehtësuar vendpunës. Megjithatë po dje zëvendëskryeministri, Bashkim Fino, nuk mungoi të provokonte përsëri këtë pushtet duke e kërcënuar atë me zgjidhje politike të problemit e po ashtu edhe me zgjidhje administrative. Me koncepte naive të natyrshme për të, ai sulmoi ashpër grevën e administratës lokale ndërkohë që synoi të keqinformonte rreth shtrirjes së saj. Al’gjenjeu kur tha se greva ishte vetëm në Tiranë, me qëllimin e keq për të ulur kredibilitetin e kësaj greve, ndërkohë që me një fjalor dhe logjikë të varfër u përpoq të abuzonte me problemet që kanë mbetur pa zgjidhur gjatë ditës së [?] njerëzve, që nga krijimi i qeverisë së re, janë për shkak të saj. Kjo qeveri ndërpreu financimet për pushtetin lokal si dhe për investimet që ai duhej të bënte. Po ashtu uli kompetencat e tij duke ia deleguar ato në mënyrë të paligjshme ose institucione të prefektit ose qeverisë qendrore. Ky pushtet për një periudhë katër mujore ka bërë të gjitha përpjekjet për të eliminuar çdo mundësi apo hapësirë për ushtrimin e autonomisë financiare apo fiskale ashtu edhe vendimmarrëse të pushtetit lokal. E gjithë kjo është bërë për të paralizuar fuqinë e këtij pushteti duke përqendruar tërë kompetencat te pushteti qendror, me të vetmin qëllim për të ulur efektivitetin e pushtetit lokal pasi kryesisht ai është i PD-së. Urdhëri për të larguar nga funksionet e tyre 450 sekretarë lokalë është nga qeveria ku ka një karrige Fino, gjë që është në kundërshtim me të gjitha ligjet. Se greva është bërë vetëm në Tiranë e di më mirë se askush tjetër vetë zëvendëskryeministri, i cili dje ka gjetur zyrat e mbyllura në Gjirokastër ndërsa sekretari i punës, Lush Përpalli, ka gjetur të mbyllur derën e bashkisë së Pukës. Ai është zbuar nga pushtetarët e atjeshëm duke mos pranuar as të takohen me të. Pavarësisht vërtetës së Nanos dhe dëshirave të tyre që greva të dështonte ajo kishte një hapësirë të jashtëzakonshme, ndërsa efekti i saj pritet t’i kuptojë qeveria. Nëse ajo flet me gjuhën të cilën përdori mbrëmë zëvendëskryeministri, nuk di Shqipërisë, Bashkim Fino, greva të tilla do të ketë më shumë dhe më të shkallëzuara në kërkesa. Pushteti qendror është i detyruar të bashkëpunojë me pushtetin lokal dhe po ashtu të respektojë pavarësinë e këtij pushteti. Sabotimi i punës së tij nga qeveria duhet të marrë fund, po ashtu ai edhe revanshi komunist, kërcënimet, goditjet, pushimet nga puna të njerëzve të administratës lokale. Me grevën e djeshme pushteti lokal shprehu vendosmërinë e tij për të qëndruar sa më shumë pranë njerëzve dhe halleve të tyre, për t’i zgjidhur ato sa më mirë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, pavarësisht dëshirës së qeverisë Nano. Qeveria shqiptare nuk duhet që të bëjë tjetër të destabilizojë pushtetin lokal që me anë të grevave të kontrollojë mundësitë për të qenë sa më pranë halleve dhe problemeve të njerëzve.

Europa dhe SHBA nuk i njohin lajthitjet e Nanos

Berisha: Nga Kreta, njohim vetëm tradhëtinë e kryeministrit shqiptar Këmbëngulja për praninë e palës së tretë në bisedime

BASHKIA E TIRANËS

Ditët më të zeza për shqiptarët

Zhgënjim, dështim, izolim, tradhëti në 100 ditët e para të qeverisjes së ish-komunistëve Partia Demokratike përsërit kërkesën për zgjedhje të reja Dorëheqja e Qeverisë, zgjidhje për Shqipërinë NË FAQEN 3

Arqapi, pranon vjedhjen e parave të VEFA-s

Mjegull qeveritare. Superkontrollori “hedh” poshtë akuzat që qeveria i ka bërë Kompanisë NË FAQEN 5

“VEFA efektikisht e falimentuar”

Nano, riakuzon VEFA-n për transferat e paligjshme të parave Pak dritë mbi lojën qeverisë. Deklarata e kreut qeveritar rrëzon “mirëkuptimin” mes VEFA-s dhe qeverisë

Berisha: Legalizimi, kërkesa ime në të gjitha takimet

Në Krakov dhe Lisbonë i kam kërkuar Gligorovit njohjen e Universitetit të Tetovës Ish-Presidenti paraqiti dokumenta të takimit mes tij dhe presidentit Gligorov që zbulojnë mashtrimin e Nanos NË FAQEN 3

Berisha uron Mehdijun

PD dhe PR do të bashkëpunojnë kundër revanshit komunist Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha uroi dje z. Fatmir Mehdiu për zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të Partisë Republikane. Në mesazhin e urimit, Berisha shprehu bindjen se ky bashkëpunim mes dy partive edhe në të ardhmen do të shënojë hapa të rinj pozitivë për të shkurtuar ditët e qeverisjes revanshiste të ish-komunistëve që me 29 qershor u instaluan me dhunë në pushtet. Duke i kujtuar republikanët dhe demokratët gjenden njëlloj të kërcënuar përballë agresionit të gjithanshëm politik, institucional dhe administrativ të pozitës, Berisha beson se të dy partitë do të bashkëpunojnë në këtë formim të opozitës, mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, mbrojtjes së institucioneve demokratike dhe interesave kombëtare. Ndërmjet vlerëson rolin e PR-së për rikthimin e shtetit të së drejtës, lideri i PD-së shpreh besimin se në bashkëpunim me Mehdiun, kjo parti do të luajë një rol edhe më aktiv, duke zhvilluar aktivitetin politik kundër revanshit komunist.

Dje, para bashkisë së Tiranës

Rrethet, bashkitë dhe komunat e gjithë Shqipërisë në grevë: “Nanokratura të ndalë revanshin”

njohin laftihjet e Nanos

Këmbëngulja për praninë e palës së tretë në bisedime, i dëshmon Millosheviçit se Kosova nuk është çështje e brendshme e Serbisë. Këtë e garantojnë edhe aktet e Helsinkit dhe Lisbonës NË FAQEN 3

…sionit zhvilluar aktivitetin politik kundër revanshit komunist.