Rikthehet fort “fshega” greke
500 emigrantë shqiptarë rikthehen nga Greqia 48 orët e fundit
NË FAQEN 4
Ceka, persekutor i demokratëve
Vazhdon ndalimi dhe keqtrajtimi i kundërshtarëve politikë
NË FAQEN 4
Berisha fali kryebanditin
i Republikës
Berisha fali kryebanditin
Vijon polemika për ushtrimin e kompetencës së faljes nga Presidenti i Republikës
Falimetimi i bankave shqiptare, angazhim serioz i Qeverisë Nano
Qëndrimet zyrtare të kryeministrit Nano për eliminimin e rolit të bankave shqiptare në tregun financiar shqiptar, nuk janë një qëndrim as i ri, as i rastësishëm dhe as i pasmangshëm i politikës së tij ekonomike. Synimi politik i falimentimit të çdo arritjeje, i konsolidimit të pushtetit politik me dhunimin e vazhdueshëm ekonomik të strukturave ekzistuese, instalimi i lobëve në politikë dhe ekonomi, ka qenë pjesë e strategjisë paraqeverisëse, të fillimit të përmbysjes së dhunshme. Si u punua sistematikisht në këtë drejtim? Në dhjetë e muajit mars ’97, përdorimi i potencialeve të banditizmit kundër sistemit financiar ishte sa tragjik për Shqipërinë dhe shqiptarët, aq i studiuar dhe i arritur nga forca të interesuara thellësisht për këtë. Dëmet e shkaktuara sistemit bankar shqiptar, arrijnë në 1,14 miliardë lekë. Si shpjegohet që u dëmtuan, u vodhën dhe shpërdoruan vetëm bankat shqiptare? Vetëm Banka e Shqipërisë u dëmtua me 855 milionë lekë! Nano dhe klika e tij udhëhoqën “turma njerëzish” (që u munduan t’i quanin popull) për të gjetur paratë! Në fakt gjatë kësaj udhëheqjeje u vodh një sasi e konsiderueshme parash e pastër! Ndërkohë, qeveria Nano, ndërpreu çdo financim dhe asistencë për bankat shtetërore shqiptare, përpjekjet dhe projektet për privatizim u ndërprenë në mënyrë absolute: mbyllje e menjëhershme e dhënkave shqiptare. Kufiri i kreditit për bankat shqiptare është zero, ndërsa për bankat e huaja ka kufi të lejuar të kreditit! Kështu, bankat shtetërore shqiptare kthehen në klientë të deficitit buxhetor. Menaxhimi i kursimeve të popullatës ka vetëm një alternativë përdorimi: financimin e mbi shpenzimeve buxhetore. Sistemi i pagesave në Shqipëri po reduktohet në degë/shërbimi dhe shërbimi bankar po reduktohet në përdorim qeveritar! Cilët janë faktorët në tregun financiar e bankar shqiptar, pas një dobësimi të vazhdueshëm të bankave shqiptare? Si do të aktivizohen shërbimi bankar, transfertave, i pagesave dhe i kreditit, kur bankat tona do të jenë ose të nxjerra jashtë loje ose të hedhura për të dhënë shpirt? Gjithë loja me bankat është e papranuar edhe nga amendimi i ligjit për bankën, i cili e kthen bankën e Shqipërisë plotësisht në varësinë e shtetit, përsa i përket bankare e kësaj qeverie con në çoroditjen e vetë njerëzve të cilët pas pak kohe nuk dinë se ku t’i gjojnë paratë e kursyera. Ekspansioni i qeverisë ndaj bankave shqiptare con në krijimin e monopoleve mbi paratë të bankave të huaja të cilat edhe kështu janë mjaft të favorizuara nga qeveria e tanishme. Unja e dobësimit dhe eliminimit të bankave shtetërore ndërmarrë nga qeveria Nano përbën një nga elementët antikombëtarë të zhbarur tashmë edhe në fusha të tjera të qeverisë. Partiakët e majtë krijuan firmat piramidale dhe i manipuluan ato në funksion të ardhjes në pushtet. Qeveritari i madh po i gjëron elementët e strukturave që pengojnë fuqinë e monopolit të përdorimit dhe përdorimit së parave, në funksion të qëndrimit me pushtet në shtet! Çmimi e paguajnë kurimtarët e qytetarëve.
“Duam paratë tona” - ortek në të gjithë Shqipërinë
Kryetari i Shoqatës Mbarëkombëtare të Kthimit të Parave të Lena me Fajde, Misret Sahiti, paralajmëron grevë të përgjithshme të kreditorëve
Malaj, Milo dhe Ceka, në listën e spastrimeve
Pas tre muaj dështimesh, përgatiten ndryshimet e forta në qeveri
Nano ka vendosur që ndryshimet e kabinetit t’i bëjë nga fillimi i vitit të ardhshëm
NË FAQEN 3
Nano: Në 100 ditë bëra gjëra të mira
Përvjetori i 56-të i themelimit të partisë i rigjen komunistët në pushtet
NË FAQEN 3
Berisha niset në Francë
PD në konferencën e Partive Popullore të Europës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u nis dje për një vizitë në Francë, ku do të marrë pjesë në konferencën e Partive Popullore të vendeve të Bashkimit Europian që do zhvillohet në Tuluzë. Me këtë rast, Berisha është paralajmëruar të ketë një sërë takimesh me personalitete të larta politike, drejtues të Partive Popullore në vendet perëndimore, me të cilët do të ndajë shqetësimet për zhvillimet e fundit në Shqipëri, dhe do të kërkojë mbështetje për Partinë Demokratike në luftën e saj për mbrojtjen e demokracisë.
Partia Demokratike është anëtare më të drejta të plota e grupimeve të partive të djathta europiane, EDU dhe ECDU. Gjatë qeverisjes pesë vjeçare, por edhe në këtë muaj që është në opozitë, ajo ka gjetur mbështetjen dhe inkurajimin e vazhdueshëm të këtyre forumeve.
Heshtja e Qoses dhe pazaret e Nanos
Samiti i Kretës në filtrin e hollë Prishtinës
Prej akademikut të njohur nga Prishtina pritej, që të paktën të arrinte në nivelin e Rugovës, i cili për të mos i shkuar deri në fund akuzave për Nanon, revokoi si “nacionalist” Ramiz Alinë
NË FAQEN 3
Plas zgjedhja. Mungojnë ilaçet
Shteti: “Ilaçet kushtojnë shtrenjtë”
Shoqata e konsumatorit troket në dyert e ministrisë së Shëndetësisë
NË FAQEN 5
Kreta - tradhti kombëtare
Nuk duhet të degradohet, ajo çfarë është arritur nga Shqipëria, deklaroi kryeministri i Kosovës
Berisha takohet me kryeministrin e Republikës së Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, priti dje paradite në Selinë Qendrore të kësaj partie Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Bujar Bukoshi. Gjatë takimit z. Bukoshi shprehu mirënjohjen e madhe ndaj PD dhe qëndrimit të saj mbi problemin e Kosovës. Kryeministri Bukoshi vlerësoi lart arritjet e qeverisjes demokratike për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, që nga Dokumenti i Helsinkit 1992, vendimin e Kongresit të parë të PD-së për njohjen e Republikës së Kosovës, iniciativën e tetorit 1991 të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për deklaratën e njohjes së Republikës së Kosovës, që u miratua në parlament, rezolutën mbi Republikën e Kosovës në pranverën e vitit 1992 me iniciativën e një grupi deputetësh të PD-së, të kryesuar nga zoti Arbnori etj.
Kryeministri Bukoshi vlerësoi lart rezultatet për Kosovën të OKB, KE, OSBE, BE, SHBA që e ndërkombëtarizuan shumë çështjen e saj. Ne jemi të vetëdijshëm për situatat në Shqipëri dhe për gjendjen e sotme të shtetit shqiptar, por kërkojmë që ajo çfarë është arritur të mos degradohet, tha Bukoshi gjatë takimit.
Të dyja palët mendonin se pa autoritetet legjitime të Kosovës nuk mund të bisedohet për Kosovën. Berisha vlerësoi deklaratën e Qeverisë së Kosovës si një dokument i rëndësishëm historik në prag të takimit Nano-Millosheviç. Në këtë takim u konfirmua edhe një herë se Partia Demokratike edhe në të ardhmen do të bashkëpunojë punën e saj me partitë politike dhe udhëheqjen e Kosovës për zgjidhjen e çështjes së saj.
I pyetur nga Bukoshi se nëse do të ishte Berisha kryeministër i Kosovës si do ta vlerësonte takimin e Kretës, kryetari i PD-së u përgjigj se “une do ta cilësoja si një tradhti kombëtare në çdo lloj pozicioni, si ish-President, si kryetar i një force politike, si edhe po të isha në postin tuaj. Atë u fol për minoritet, u fol për komunitet, gjëra që nuk i pranon asnjë dokument ndërkombëtar. Nëse asnjë rast Kosova nuk është trajtuar si në Kretë.
Unë do ta konsideroja takimin e Kretës një akt të dështuar të dy politikanëve të papërfillshëm në Kosovë”. Kështu që, efekti i takimit edhe pse ngjall një farë trishtimi është krejt i papërfillshëm, nënvizoi Berisha.
Deklarata e Nanos-kundër vullnetit të Kosovës
Kryetari Rugova në takimin me kryetarët e degëve të LDK-së
Rugova kërkoi që udhëheqja e Shqipërisë të jetë më e kujdesshme në formulime dhe deklarime rreth çështjes së Kosovës.
Ai ritheksoi se Kuvendi i Shqipërisë e ka njohur Republikën e Kosovës. Këtë vendim duhet ta kenë parasysh dhe ta respektojnë të gjithë politikanët, tha ai
NË FAQEN 2
Kryetari i Shoqatës Mbarëkombëtare të Kthimit të Parave të Lena me Fajde, Misret Sahiti, paralajmëron grevë të përgjithshme të kreditorëve
Bashkohuni me ne në sheshin “Skënderbej”
Ditën e hënë, ora 17.00, “Bashkimi për demokraci” organizon një miting proteste për kthimin e parave të humbura dhe transparencën
Nano: Në 100 ditë s’bëra asgjë të mirë
në pushtet
Nano: Në 100 ditë s’bëra asgjë të mirë
Shqipëria është rikthyer në ditët e saj më të këqija
NË FAQEN 3
Nga rebelimi tek një thes me miell
Reportazh nga Delvina: Ngjarjet e marsit ose historia që solli 100 ditë të zeza
NË FAQEN 5