Gjyqtarët kërçënojnë deputetin Hajdari
Shtyhet përsëri gjyqi ndaj atentatorit socialist Mazreku
NË FAQEN 4
Fajtorë nderojnë viktimat e Otrantos
Trupat e gjetur do të kthehen nesër në Shqipëri
NË FAQEN 4
Gjyqtarët denoncojnë Ministrin Kondo
Së shpejti juristët shqiptarë në protesta
NË FAQEN 4
Europa paralajmëron Nanon
Ndihmat për Shqipërinë të kushtëzohen me respektimin e lirive të opozitës. Tuluza hedh poshtë Kretën: “Ishte lajthitje”
Qeveria që u ka bërë qindin shqiptarëve
Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, doli të shtunën në televizionin shtetëror bashkë me katër prej ministrave të kabinetit të tij, në një monolog qeveritar, që u paraqit si debat për 100 ditët e para të qeverisjes së ish-komunistëve, që erdhën në pushtet pas zgjedhjeve të dhunshme të 29 qershorit. Se çfarë debati mund të pritet nga dalja e shefit me katër prej vartësve të tij në ekranin e vogël, këtë mund ta shpjegojnë vetëm udhëheqësit e pushtetit të instaluar që po vendos një diktaturë të re socialiste në Shqipëri. Në shoqërinë e shefit të informacionit të televizionit Nano-Mazi, kryeministri, bashkë me katër ministrat “debatuan” gjatë për sukseset e mëdha të qeverisjes së tyre në 100 ditët e para.
Farsa televizive e gjysmës së qeverisë që u rrah gjoksin për 100 ditët më të zeza për shqiptarët, që pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri, indërgjegjësoi me shumë njerëzit për krizën e thellë në të cilën ka zhytur vendin qeveria e Fatos Nanos.
Ata e ndjenë veten të fyer, qoftë edhe për faktin se iu serviri si debat, një monolog i qartë i qeveritarëve shqiptarë. Por ata janë fyerr shumë më tepër për faktin se problemet dhe hallet e tyre të shumëfishuara, jo vetëm që u fshehën, por u paraqitën si parajsa e re socialiste në Shqipëri edhe fakti që krimi po bën kërdinë nëpër rrugët e qyteteve tona apo që njerëzve po u shtrëngohet çdo ditë e më tepër rripi nga taksat dhe rritja drastike e çmimeve.
Ndoshta dalja në televizion e Fatos Nanos për të “festuar” 100 ditët e para të qeverisjes, së bashku me katër prej vartësve të tij është në kontrast të thellë me atë që shqiptarët ishin mësuar të shihnin gjatë qeverisjes demokratike.
Nuk kanë kaluar shumë kohë që njerëzit të harrojnë konferencat e shtypit të Berishës, i cili çdo 100 ditë bënte gazetarin qoftë ai që kishte shqiptarët për të bërë bilancin me transparencë të plotë. Në këto debate mes kryetarit të shtetit dhe shtypit shqiptar njerëzit mësonin se çfarë kishte ndodhur në 100 ditë të qeverisjes, shumë më tepër nga komunikatat e thata qeveritare. Duke u fryrë si kokosh para varfërisë të, Fatos Nano, tregoi një indiferencë të madhe për shqiptarët dhe paraqitën qeverisjen shqiptare që e ndihmon nga ekrani, që që e performon edhe më shumë faktin që ai i është shamuar me çdo çmim debatit, për shkak të dëshmimeve të mëdha të qeverisjes së tij. Farsa televizive e së shtunës i thekson, me shumë hapa e mëdha të qeverisë në vendet ku 100 ditët e qeverisjes së ish-komunistëve, të ardhur në pushtet me ndihmën e bandave të armatosura.
Duke dalë vetëm në televizion Nano u kujtoi shqiptarëve se ai është një abuzues me çdo çmim ballafaqimit me shtypin shqiptar, i cili mund t’i bëjë një zbuluar ashtu si popullën çdo ditë nëpër faqet e gazetave, të cilat janë mbushur me lajmet për kontrabandën, dhunën shtetërore, pastrimit politike dhe diplomacisë e dështuara të Tiranës zyrtare.
Nano doli i vetëm, sepse nuk ka mundur të gjejë palë në debat katër prej kukullave të qeverisë së tij, për t’i mbushur mendjen shqiptarëve se 100 ditët e qeverisjes së tij ishin të mira, ndërkohë që ai ka lënë një qeveri në pak panik. E vetmja vlerë që pati monologu qeveritar të shtunës, është fakti që ai u thërr [sic] me shumë mundu hedhur në ekran një monolog që e instaluan të Nanos me qytetarët e vet.
Protesta të fuqishme në sheshin “Skenderbej”
Shqipëria mbetet e zhytur në krizë
Nanon i dërgon parlamentit 100 ditët me një milion shqiptarë të varfër
NË FAQEN 3
Shkollarët në grevë urie për kushtet e jetesës
GJIROKASTËR - Një grup nxënësish të shkollës së mesme industriale të Gjirokastrës filluan që prej ditës së djeshme një grevë urie për të kërkuar realizimin e kushteve minimale të jetesës. Në një peticion drejtuar bashkisë dhe Drejtorisë Arsimore nxënësit kërkojnë kushtet më minimale për të jetuar në dhomë, çarçafë, batanijet, mëngjesin e ngrënies së shkollës së tyre dhe konviktin. Aktualisht të gjithë nxënësit konviktorë jetojnë disa km larg shkollës dhe detyrohen të ushqehen në mensat e studentëve. Nga autoritetet asimore nuk ka ende përgjigje për grevën e sopranosur.
Rrezikohet mbijtesa e shtypit
Shtetësimi i përbashkët mbledh botuesit e gazetave kryesore
Në rast se qeveria do të vijojë të shpërfillë kërkesat emergjente të shtypit, gazetat kryesore mund të nisin një grevë të përgjithshme pa afat
Botuesit dhe drejtuesit e gazetave kryesore shqiptare do të takohen sot për të diskutuar problemet e mprehta që po kalojnë gazetat dhe për të gjetur rrugët për daljen nga kriza në të cilën po zhytet gradualisht shtypi i vendit. Taksat e larta, vështirësitë e shpërndarjes, embargoja e reklamave për shtypin e pavarur dhe raportet e vështirësuara me qeverinë pritet të jenë në qendër të vëmendjes në takimin që do të mbahet sot paradite në selinë e “Gazetës Shqiptare”.
Nuk është herë e parë që drejtuesit e gazetave kryesore të vendit mbidhen për të ndarë bashkë shqetësimin në rritje për mbijetesën e shtypit shqiptar. Kërkesat e tyre të përsëritura deri tani kanë rënë në vesh të shurdhër, bile nëpër rastet janë shoqëruar me deklarata të hapura cinike të kryeministrit shqiptar, Fatos Nano.
Në takimin e nesërm pritet që shtypi të shkruajë në bashkëkërkimin e grindjeve që i ndajnë, duke vënë se vëmendjes së qeverisë ndaj problemeve gjigande i të mprehta që po kalojnë gazetat. Në disa raste drejtuesit e gazetave më të rëndësishme në vend kanë paralajmëruar grevë në rast se kërkesat e tyre do të injorohen, ashtu siç është bërë deri më sot, ka shumë mundësi që i gjithë shtypi shqiptar të përfshihet në një grevë të përgjithshme pa afat.
Pritet çarje në partinë - shtet
Sot, mbledhja e Komitetit Drejtues të PS-së: Klanet ngrenë kokën
NË FAQEN 3
Gjebrea “provokon” Nanon
“Politika” e një spektakli
NË FAQEN 3
Godo: Kreta dobësoi pozitat e Shqipërisë
Nano sulmohet në parlament për pazaret me Millosheviçin
NË FAQEN 3
Tuluze: Përkrahje e plotë për PD. Berisha dhe Pollo takohen me liderë të së djathtës europiane