13/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

13 nëntor 1997

Studentët protestojnë para ministrisë

Infermieria dje në ditën e nëntë të grevës NË FAQEN 5

Nano i hedh shtrypit Malqin dhe Islamin

Kryeministri tërhiqet përkohësisht. Lëshon satelitet NË FAQEN 2

Të persekutuarit: Kasacioni nën urdhëra

Miting i të persekutuarve politikë në Sheshin Skënderbej NË FAQEN 2

Sot rikthehet dhimbja e Otrantos

Qeveria socialiste shmangu hetimet ndërkombëtare për tragjedinë e Otrantos. Dëshmi të reja tronditëse nga Vlora Shqipëria mban zi për tragjedinë më të rëndë të Adriatikut. Në Vlorë, një delegacion i PD-së, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të viktimave

Dhimbje dhe akuzë

Ndërsa viktimat e Otrantos varrosen sot në Vlorë ende mbeten të pashpjeguara arsyet se pse qeveria shqiptare vendosi për një hetim dypalësh shqiptaro-italian në vend të hetimit ndërkombëtar. Që ditën e tragjedisë, Presidenti i atëhershëm, Sali Berisha, dhe Kryetari i Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, kërkuan një hetim të pavarur ndërkombëtar dhe një gjë të tillë ia sugjeruan edhe qeverisë shqiptare e cila drejtohej nga kryeministri socialist, Bashkim Fino. Por nuk u bë ashtu. Qeveria vendosi për një hetim të dyanshëm edhe pse qeveria shqiptare ishte koshiente se i mungonin specialistët për një hetim të tillë po aq edhe pse pala tjetër ishte në anën e anijes që realizoi goditjen mbi motobarkën shqiptare. Me një shpejtësi marramendëse familjarë të viktimave u indoktrinuan politikisht dhe një ditë më pas disa gra veshur me të zeza demonstruan në rrugët e Vlorës duke thirrur poshtë Parlamentit, sikur tragjedia të mos ishte e tillë por thjesht një përplasje politike e zakonshme, duke ngritur me këtë rast lotët e mijëra shqiptarëve ndërsa shtinë përmasat e tragjedisë së nëpërmjet ekranit të TV. Gjithë Vlora e di se anja ishte nisur nga Zani Caushi, mikingushtë i drejtuesve socialistë dhe Arben Malaj, ministër i Financave në qeverinë e Finos. Po ashtu dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë folur për një ngarkesë droge dhe armësh në “Katrin e Radës”. Vetë implikimi i ministrit të Financave përbën edhe çelësin e marrëveshjes për një hetim dypalësh po aq sa edhe fakti se anija mbante një sasi armësh dhe droge. Hetimet përfundimtare dhe nxjerrja e anijes nga fundi i detit sollën si rezultat mungesën e disa viktimave në anije. Ato janë 26 dhe për familjarët e tyre janë në humbje dyfishe. Ndërkohë nuk u fol fare për ngarkesën e dyshimtë por u tha se goditja e anijes luftarake italiane nuk është shkak i mbytjes së anijes. Deri tani askush nuk ka dëgjuar palën hetimore shqiptare të prononcohet për këtë problem dhe shteti shqiptar nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël që të sqarojë më tej tragjedinë e Otrantos. Në Brindizi disa javë më parë nga familjarët e viktimave u akuzua Presidenti Meidani si dhe qeveria shqiptare për inaktivitet në këtë problem ndërsa vetë Meidani u bë pre e një zemërimi të disa prej anëtarëve të familjeve të të mbyturve. Tragjedia e Otrantos është më e madhja për shqiptarët në këto pesë shekuj. Kurrsesi ajo nuk duhet të zbresë në përmasat e saj qoftë në hetim qoftë edhe për detyrim atyre që u vdiqën dhe familjarëve të tyre. Asnjë shkak nuk do të mund të justifikonte përderisa që u hodh mbi tragjedinë dhe në heshtjen e mbylljes së saj. Boga qeveria Fino për hetim dypalësh. Qoftë edhe pse në këtë rast mund të implikohej rëndë edhe morali i asaj qeverie apo personave të veçantë të saj. Me këtë rast duhet të vërtetohet dhe kryeministri shqiptar, Fino për nënshkrimin e marrëveshjes me palën italiane për kthimin e anijeve apo motobarkave shqiptare me emigrantë. Në mungesën e kësaj marrëveshjeje ka qenë shumë më e vështirë një goditje e tillë tragjike nga anija italiane Sibilla. Një qeveri serioze duhet të ndjekë deri në fund një hetim të tillë. Na thotë që kjo qeveri që drejton tani e ka shumë të vështirë ta bëjë këtë gjë. Në themel të goditjes së “Sibilla”-shtë marrëveshja e Fino, që tani është zëvendëskryeministër. Shqiptarët sot janë në ditë zie. Ndodhia do të ishte pak më e lehtë durueshme po të ishte do të ishte akoma dorë në hand, poho se gjithë trupat do të gjendeshin. Shqiptarët do të vazhdojnë të kenë borxh viktimave të Otrantos.

Me ju, në dhimbjen tuaj të madhe

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ngushëllon familjet dhe të afërmit e viktimave të Otrantos Të dashur familjarë miq, dhe të afërm të viktimave që humbën jetën në Kanalin e Otrantos, natën e 27 marsit të vitit 1997! Sot në këtë ditë zie dhe gjëmë për ju, Vlorën, Fiterin, Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar, bashkojmë në këtë gjëmë dhimbjen dhe pikëllimin tim të thellë dhe lutem së bashku me ju dhe gjithë shqiptarët që shpirtrat e gjatë këtij shekulli, ishte një tragjedi kombëtare pra jo vetëm për ju, por për të gjithë shqiptarët të cilët dhimbjen e tjetrë e ndjejmë edhe si dhimbje të tyre, që gjëmën e vendit e përjetojnë edhe si dramën e tyre. Sot të gjithë ata ja namë e ju. Katastrofa e Otrantos, vuajtja dhe përpjekja e shqiptarëve të njerëzve tuaj të pafajshëm

[titulli pjesërisht i prerë]

Të dashur familjarë miq, dhe të afërm të viktimave që humbën jetën në Kanalin e Otrantos, natën e 27 marsit të vitit 1997! për ju, Vlorën, Fierin, Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar, bashkoi me të gjithë ju me ju dhe gjithë shqiptarët që shpirtat e njerëzve tuaj të dashur, të prehen në paqen e përjetshme. Unë lutem sot gjithashtu, që trupat e njerëzve tuaj të dashur që për shumë muaj mbetën në thellësinë e thellësive të errëta dhe të mëdha të detit, të pushojnë të qetë në tokën amë dhe të lehtësojë kjo, dhimbjen tuaj për ata që asnjë nuk mund t’i zëvendësojë. Në dhimbjen dhe vuajtjen tuaj ju nuk jeni vetëm. Unë kam bindjen se shqiptarët, sot dhe në të ardhmen, do të ndjejnë dhe kujtojnë njerëzit tuaj të dashur. Katastrofa detare e Otrantos, më e madhja që ne kemi njohur e tjetrit e ndjejnë edhe shkrumbë dramën e tyre. Sot të gjithë ata janë me njerëzve tuaj të pafajshëm në përballjen e tyre me vdekjen, dallgët ftohtësinë, peshën dhe thellësinë e detit pikëllimi dhe vajet tuaja, për të dashurit që nuk i keni më, janë njëherësh një thirrje tejet e dhimbshme dhe e fuqishme për çdo shqiptar që të ndërgjegjësohemi më shumë për fatet tona, të mos lejojmë manipulimin e tyre dhe të dimë kujt t’i besojmë, në mënyrë që gjëma të tjera të mëdha të mos kemi në të ardhmen. Me ngushëllimet e mia të thella Sali Berisha Mynih më 12.11.1997

Hajdari: Kam prova të reja për krimin politik

Deputeti i PD premton se gjyqi për atentatin politik në bashkëpunim do të përsëritet Deputeti i PD, Azem Hajdari, deklaroi edhe njëherë dje se nuk e njeh procesin farsë ndaj Gafurr Mazrekut. NË FAQEN 4

Nano përgatit vrasjen e opozitës

Mbrëmë në TV, kronikë e një krimi të paralajmëruar Nëse ndodh diçka nga ajo që ndodhi dhe nxiti televizionin i Eduard Mazit, kryeministri shqiptar mban përgjegjësinë direkte. Deklarata kundër PD-së, pa firmë dhe pa vulë Fatos Nano po përgatit krime të rënda kundër kundërshtarëve të tij politikë, duke u përpjekur të largojë përgjegjësinë ndaj shkaktarëve të vërtetë të tragjedisë së Otrantos. Televizori shqiptar i Eduard Mazit lexoi dje një deklaratë të përgatitur në guzhinën qeveritare ku paralajmërohej goditja e delegacionit të Partisë Demokratike, që do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të viktimave të tragjedisë së Otrantos. Duke i vënë deklaratat në gojën e disa personave që e kujtojnë gruan vampirë, e cilësia pa gjakun e oficerit të SHIK-ut në Vlorë, Fatos Nano, po ndeshë bandat e tij të armatosura, për të sulmuar njerëzit e Partisë Demokratike. Përgjegjësia e Nanos dhe e qeverisë së tij bëhet e plotë, po të kihet parasysh se deklarata që u lexua dje me ngut nga Televizioni Shqiptar ishte e pafirmosur dhe e panënshkruar nga askush. Delegacioni i Partisë Demokratike, do të jetë sot në Vlorë, pa përfshirë kryeministrin e Nanos dhe bandat e tij në pushtet. Ai do të jetë aty për të shpërndarë dhimbjen e thellë njerëzore të gjithë demokratëve shqiptarë për tragjedinë që u shkaktua pikërisht nga ata që sot kërkojnë me tragjedi të reja në Shqipëri. Ata që duhet të përgjigjen dhe duhet të gjykohen nga Vlora dhe nga gjithë Shqipëria për tragjedinë e Otrantos për qindra të vrarë dhe për mashtrimin e madh të krimit të parë bërë në Sheshin e Flamurit, janë në radhët e qeverisë së sotme. Nuk mund të dërhon lotë për viktimat e Otrantos ata që ndanë paratë e vdekjes së tyre tragjike, bashkë me Zanin dhe bandat e tjera që vanë Vlorën, apo ata që bllokuan hetimet ndërkombëtare për dramën e madhe njerëzore në Adriatikun. Fatos Nano, Bashkim Fino, Arben Malaj, Sabit Brokaj janë vetëm disa nga fytyrat që duhet të mbyllin me detyrim në ceremoninë e dhimbshme të përcjelljes së viktimave të tragjedisë së Otrantos. Përgjegjësi direkte dhe indirekte të tragjedisë së Otrantos dhe bandat e tyre të armatosura nuk mund ta ndalojnë delegacionin e Partisë Demokratike për të zënë vendin që i takon në dhimbjen e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë. ...të gjithë Shqipërisë. Nëse Nano ka ndërmend t’i pengojë ata me banda, sipas skenarit që transplantohej dje televizioni shqiptar përgjegjësia do të jetë e pushtetit të tij të instaluar. Do rastishtë protokolli i qeverisë lajmi vetëm në orën 20.00 në selinë e Partisë Demokratike, se nisma e delegacionit nuk do të bëhej me autobuzë, ashtu siç ishte parashikuar, sepse nuk kishte fonde për karburant? Po në këtë orë Televizioni i Eduard Mazit jep deklarata kërcënuese, që që tregojnë se gjithçka ka qenë e përgatitur për të penguar me çdo mjet delegacionin e PD-së për të shkuar në Vlorë. Fatos Nano duhet të lidhë zagare që fillojnë nga zyrat e kryeministrisë, vijojnë në Televizionin e Tiranës dhe të mbrojnë tek banditë e rrugës, që bëjnë ligjin falë pushtetit të tij. Ky pushtet bandash që e ka kthyer ekranin në një tribune urrejtje kundër opozitës, po kërkon që ta zhysë sërish vendin në krime dhe gjakderdhje, ashtu si gjatë rebelimit komunist. Nano mban përgjegjësi direkte nëse ndodh diçka nga ajo që ndodhi dje Televizionin i Eduard Mazit.

Tërhiqet PAD-i në Gjirokastër

Koalicioni qeveritar prishet nga poshtë. Çarje për meritokracinë Koalicioni qeveritar prishet nga poshtë. Çarje për meritokracinë Tërhiqet PAD-i në Gjirokastër Aleanca thuhet në deklaratë shprehet kundër politikave ataviste dhe moniste të administrimit të pushtetit NË FAQEN 2

Gjolek Malaj kontrollon rrugën Kakavijë - Tepelenë

Vazhdojnë të grabiten refugjatët e ardhur nga Greqia Qindra refugjatë dëshmojnë se janë të detyruar të paguajnë 1000 dhrahmi për çdo kalim në rrugën që të shpie në Tepelenë