Vritet kryetari i komunës Sineballaj
Bandat e Cekës shkalëzojnë terrorin mbi të zgjedhurit lokalë
Artur Murrani, 30 vjeç, anëtar i kryesisë së degës së PD-së, Kavajë, u qëllua me armë zjarri rrugës për në shtëpi nga persona të maskuar, që ikën “në drejtim të paditur”
Persona të maskuar qëlluan dje me armë zjarri dhe vranë kryetarin e komunës së Sineballajt të Rrogozhinës, 30-vjeçarin Artur Murrani, anëtar i kryesisë së degës së Partisë Demokratike, Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.30 në afërsi të fshatit Himaraj, ndërsa viktima ndodhej rrugës për në fshatin e tij Tharor, rreth tre orë larg Rrogozhinës.
Kryetari i komunës së Sineballajt ndodhej në shoqërinë e tre-katër miqve të tij, kur u qëllua nga banditët me maska që i kishin zënë pritë në të dalë të Himarajt. Nga zjarri i dendur ka mbetur i vdekur në vend Artur Murrani dhe është plagosur një tjetër, ndërkohë që varësit me maska janë larguar si gjithmonë në drejtim të paditur. Policia nuk dha shpjegime të qarta për rrethanat dhe detajet e krimit të rëndë, duke e errësuar më tepër pistën për të mbërritur tek vrasësit. Kryetari i komunës së Sineballajt, Artur Murrani, agonom i lartë ishte një ndër njerëzit më të respektuar të zonës dhe një nga aktivistët më të mirë të Partisë Demokratike në rrethin e Kavajës. Vrasja e tij nga persona të maskuar duket se ka pasur motive politike. Bandat e Neritan Cekës, të veshura me pushtet pas 29 qershorit, janë përfshirë në një valë të egër terrori kundër njerëzve të Partisë Demokratike, por sidomos ndaj të zgjedhurve lokalë. Vrasja e kryetarit të komunës së Sineballajt pason një sërë aktesh të rënda terroriste të pushtetit të instaluar të Fatos Nanos kundër të zgjedhurve vendorë. Pas eksplozivit në shtëpitë e kryetarëve të bashkive dhe komunave, keqtrajtime të kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit nga bodigardët e Nanos, bombës para Bashkisë së Tiranës, vrasja e kryetarit të komunës së Sineballajt flet për një shkalëzim të madh të terrorit ndaj pushtetareve lokalë nga bandat e qeveritarëve në pushtet.
A.GJ.
Nxënësit kundër qeverisë Nano
Me protestën e konviktorëve të Shkollës së Gjuhëve të Huaja bashkohen edhe nxënësit e Shkollës së Mesme Politeknike dhe Industriale në Tiranë, konviktorët e Shkollës së Mesme Pedagogjike dhe të Gjuhëve të Huaja në Elbasan, të cilët kanë bojkotuar mësimin deri në realizimin e kërkesave të tyre
Rikthehen grevat për bukën
Nga Gjirokastra deri në Laç vendi është përfshirë në greva të mëdha.
Karakteristikë e këtyre grevave është fakti se ato kanë të bëjnë me kërkesa fundamentale të jetesës, siç është rroga, ushqimi, kushtet e jetës, bursat, çmimet. Për më shumë në këto greva janë përfshirë edhe nxënës të shkollave të mesme dhe është mjaft e trishtueshme që adoleshentët ta fillojnë jetën e tyre me protesta. Shumë rrallë mund të ndodhë që një qeveri të detyrojë gjashtëmbëdhjetë vjeçarët të lënë bankat dhe të dalin në greva duke paralajmëruar edhe greva urie. Një raport i tillë që krijon një qeveri me moshën më të re të shoqërisë është mjaft deziluzionues për vetë punën dhe ekzistencën normale të qeverisë. Këto lloj kërkesash shqiptarët i kishin harruar që më 1992. Është zakoni i Evropës që të rinjtë të ngrihen në protesta dhe greva për ndryshime thelbësore të jetës dhe koncepteve të tërë socialitetit të një vendi por është e paimagjinueshme që ata të ngrihen për cilësinë e ushqimit, mungesën e tij, mungesën e ngrohjes, apo të dritave. Përkundrazi këtu gjen pjesën fatale të shoqërisë shqiptare, qeverisjen e saj, e cila nuk është në gjendje të krijojë raporte normale për normale me brezin e ri. Edhe në vitin 1990, dita e parë e protestës së studentëve kishte të bënte me kushtet mizerabël të studentëve. Më pas ajo u kthye në një vullkan e përmbys si më pak e as më shumë se sa ata që sot janë në pushtet. Nxënësit e shkollës së gjuhëve të huaja në Tiranë, pak ditë më parë ata të Gjirokastrës dhe më pas studentët e Elbasanit kanë përcaktuar në një hark kohor mjaft të shkurtër natyrën e qeverisë Nano, diçka që shkon kundër humanizmit, kundër jetës normale dhe kundër aspiratave të brezit më të ndjeshëm të vendit. Shumë nga grevistët adoleshentë të këtyre ditëve nuk kanë patur mundësi të njohin diktaturën si ata që e përmbysën atë më 1990. Atyre as nuk ju ka shkuar ndërmend se mund të jenë për racione ushqimi në greva, aq më pak për punë urine. Bile edhe mund të kenë dëgjuar dukej që tilla nga Afrika, apo kanë parë radhët e gjata për bukë dhe qumësht përgatitjet qeverisjes së Nanos në ’91, në kronikat e arkivit televiziv. Por përkisht këta tregues po e kompesojnë me të njëjtët personazhe, me të njëjtin soll qeverisjeje, me të njëjtën gjuhë, veçse në vite të ndryshme, në një kohë kur shqiptarët i kishin harruar këto probleme, kishin harruar njerëzit si Ylli Bufit që kërkonin njerëzit me mungesën e bukës. Fatos Nano që u dënuar me akuzën e Evropës për të uritur njerëzit në Shqipëri. Ndërsa nxënësit shqiptarë kërkohen nga pjesa më e domosdoshme, buka dhe ushqimi, është koha e reflektimit të më të rriturve, të atyre kanë mundësi të zgjedhin nëpërmjet votës së tyre arkitektët e mirë apo të këqinj të së ardhmes së këtyre rënësve. Edhe sikur një gjë e tillë të tillë të ishte Shqipëria dhe jo qindra të rinj, nxënës shkollash, një ndjeja më minimale civilizimi duhet të rikthehet tek të tjerët. Le të pyesin veten, a ishte Shqipëria në një gjendje të tillë para një viti? Në kohën e qeverisë demokratike janë ndërmarrë greva, një për punë, një për strehim dhe një për kompensim të tokave të mbjellura nga ligji i ’91. Asnjëra prej tyre nuk u bë nga uria apo nga pamundësia, aq më pak për mungesë ushqimi, bukë dhe vajtje të tjera që u kanë zëmë në dhe të rinj shqiptarë. Ndërsa tani shqiptarët kanë rënë në një gjendje të tillë të u detyruar të protestojnë për gjëra minimale, të protestojnë vetëm për të jetuar. Të gjitha qeveritë gjithë kohën kanë mundësi zagjirje. Natyrisht nuk përjashtohet nga kjo mundësi edhe qeveria socialiste. Edhe pse nuk ka ndonjë respekt apo dashuri për të rinjtë, adoleshentët, nxënësit dhe studentët, duhet t’u japë atyre bukë. Nëse nuk mund ta bëjë këtë, ka dhe një zgjedhje tjetër, të ikë, dhe kjo është mjaft e ndershme. Me mirë mos të jesh se sa të jesh qeveri që këndon për racione e përditëshëm të saj. Sami NEZA
Nano minoi çështjen e Kosovës
Sulme nga Uashingtoni për takimin e Kretës
“Qeveria shqiptare në një radhë me Rusinë dhe Greqinë, synon të bëhet faktor politik në Ballkan duke rehabilituar figura të dështuara politike në Serbi”
NË FAQEN 3
Bashkohemi me dhimbjen tuaj
Qëndrimi i qeveritarëve shqiptarë ndaj kësaj katastrofe konsiderohet i vonuar dhe qëllimisht indiferent
PD ngushëllon familjet e viktimave të Adriatikut
Partia Demokratike ngushëlloi dje prindërit, familjet, miqtë dhe të afërmit e viktimave që humbën jetën në ujrat e Adriatikut.
Vdekja tragjike e të dashurve tuaj, thuhet në tekstin e telegramit, është një dhimbje dhe një brengë e rëndë dhe e pazëvendësueshme për ju, por është gjithashtu një dhimbje dhe pikëllim i thellë për gjithë shqiptarët.
Duke u shprehur se gjithë prindërve, familjeve, miqve dhe të afërmve, ngushëllimet më të thella për këtë humbje, le të lutemi të gjithë se bashku që shpirtrat e atyre që nuk janë më, të prehen në paqen e amshueshme dhe që vdekja tragjike e njerëzve të pafajshëm në ujrat e Otrantos, të jetë për të gjithë shqiptarët një gjëmë thirrje që të bashkojnë përpjekjet e tyre për të mos lejuar që katastrofa të tjera të kobshme të përsëriten më në të ardhmen.
Partia Demokratike konsideron të vonuar dhe qëllimisht indiferent qëndrimin e qeveritarëve shqiptarë ndaj kësaj katastrofe dhe kërkon nga ajo që Qeveria Italiane të bëjë të gjitha përpjekjet për gjetjen e të humburve.
Mejdani vlerësoi gjakatarin e Kosovës
Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo në botë duhet të nxjerrin konkluzionet e duhura nga qëndrimet apatride të krerëve apatridë të qeverisë së Tiranës
Berisha komenton deklaratën e presidentit në Trieste
Zëdhënësi i Partisë Demokratike njofton se Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me komentim e tij për deklaratën e djeshme të zotit Mejdani theksoi se:
Deklarata e Presidentit të Republikës, bërë gjatë udhëtimit të tij turistik në Trieste, në të cilën ai konsideron Millosheviçin si të keqen më të vogël, është dëshmi tjetër e pas keqen më të vogël, është dëshmi tjetër e pas Kretes për bashkëpunimin kapitullues të qeveritarëve të sotëm shqiptarë para Beogradit.
Të konsiderosh të keqen më të vogël, Millosheviçin, njeriun që la me gjak rrugët e Kosovës dhe që me tanke mori liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, përgjegjës kryesor të kasaphanës ballkanike në të cilën humbën jetën më shumë se një çerek milioni njerëz, do të thotë se ke deficite të lindur në ndërgjegjen njerëzore dhe kombëtare dhe se për vendin dhe kombin tënd je një fatkeqësi totale.
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu bindjen e tij të thellë se shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe kudo në botë, do të dinë të nxjerrin konkluzionet e duhura nga qëndrimet, bashkëpunimin në rrugë dhe deklaratat antikombëtare të krerëve apatridë të piramidës së sotme në Shqipëri dhe do të binden përfundimisht se komunizmi dhe nacionalizmat primitive ballkanike kanë qenë dhe janë armiqtë më të egër të kombit shqiptar në këtë shekull.
Trupa ushtarake stërviten kundër demokratëve
Gjolekë Malaj në krye të një komandoje në Tepelenë
NË FAQEN 3
80 përqind të zhgënjyer nga Qeveria Nano
60 % e të testuarve thanë se zgjedhjet e 29 gushtit nuk ishin të lira e të drejta, por të dhunshme
Trazirat dhe qeverisja socialiste në testim publik
NË FAQEN 2
Shteti mbyll fjalën e opozitës
Partia Demokratike denoncon censurën e Radio-Televizionit
Partia Demokratike denoncon censurën e Radio -Televizionit
Shteti mbyll fjalën e opozitës
Bllokimi i konferencës së shtypit të PD u bë për shkak se aty u denoncuan mashtrimet e fundit të qeveritarëve shqiptarë, mes të cilave përdorimi i emrit të FMN-së për të motivuar ligjin mysliman të shpronësimeve, gënjeshtra e Nanos në takimin me KE që qytetarja Laskaj nuk është ushtarake dhe deklarata e kryeministrit që 60 përqind e të riemëruarve janë të shkolluar në perëndim
RTSH bllokoi dje më datë 21.11.1997, në dy edicionet kryesore të lajmeve konferencën e shtypit të kryetarit të PDSH Berisha, të sekretarëve Bejo dhe Demi dhe anëtarës së kryesisë Karamitro.
Në këtë konferencë shtypi liderët e PDSH denoncuan procedurën antikushtetuese të ligjit që organ nga detyra një vit përpara mbarimit të mandatit 3 gjykatës të gjykatës Kushtetuese.
Në kundërshtim me dispozitat kushtetuese që përcaktojnë firmosjen e së paku nga 1/4 e deputetëve ligji i shkarkimit të gjykatësve u firmos vetëm nga 3 deputetë dhe për këtë PDSH do t’i drejtohet gjykatës Kushtetuese.
Ata njohën shtypin me përgjegjësimin që FMN i bëri pretendimit të Qeverisë Nano se gjoja amendamenti kushtetues i nenit 10 për pronën dhe sipërmarrjet private ishte një justifikim i FMN. Përfaqësuesi i FMN në Tiranë, Xhon King në një takim me zonjën Karamitro mohoi në mënyrë të prerë se FMN ka bërë një sygjerim të tillë.
Në këtë konferencë shtypi, liderët e PD denoncuan deklaratën mashtruese të kryeministrit Nano përpara delegacionit të KE se gjykatësja e çështjes Hajdari, Fatmir Laskaj, nuk ishte ushtarake, ndërsa ajo është emëruar në vitin 1992 si kryetare e kolegjit ushtarak dhe aktualisht mban gradën e nënkolonelit. Gjithashtu liderët e PDSH përgënjeshtruan me fakte deklaratën tjetër të kryeministrit Nano përpara delegacionit të KE se 60 për qind e të riemëruarve në administratë janë shkolluar në perëndim, ndërkohë që të riemëruarit në Ushtri, Pushtet lokal, ministrinë e Rendit, nuk janë të specializuar jashtë, por shumica e tyre përbëhet nga anëtarët e bandave dhe komiteteve të shpëtimit.
PDSH denoncon ashpër këtë bllokim të përsëritur të konferencave të saj të shtypit nga RTV dhe thekson se jo bllokimi i të vërtetave, por transparenca është tregulli i një shoqërie të lirë demokratike.
Greva e konviktorëve të kryeqytetit përhapet në të gjithë Shqipërinë
Nxënësit: Nga qeveria presim financim, jo kërcënime