25/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

25 nëntor 1997

Ultimatum Nanos: Do bllokojmë portin

Durrës: Flota detare në grevë për rrogat NË FAQEN 5

Ceka: “Ligji do veprojë vetëm mbi gomone”

Pas tragjedisë fillojnë premtimet e qeveritarëve NË FAQEN 4

Gratë dhe fëmijët viktima të trafikantëve

Shqiptarët paguanë 800 deri në 1000 USD për person NË FAQEN 4

Troket greva e përgjithshme

Sindikatat e naftës në grevë njëjavore. Metalurgët e Laçit kanë hyrë në grevë. Punëtorët e hekurudhës në Bajzë përsëri në grevë. Një javë në grevë nxënësit e shkollave të mesme të kryeqytetit

Qeveria që mbjell vdekjen e shqiptarëve

Heshtja dhe indiferenca poshtëruese e Televizionit të Fatos Nanos, për tragjedinë e dytë të Otrantos, i bind plotësisht shqiptarët se shkaktare e fatkeqësisë rrënqethëse të Adriatikut është qeveria e instaluar socialiste. Vdekja e të paktën 17 shqiptarëve u fsheh në fund të edicionit të lajmeve të telepurit të Shqipërisë, ndërkohë që mediat e huaja, por sidomos shtypi italian jepte reportazhe të gjata pikëllimi për tragjedinë që u përsërit në mënyrën më të dhimbshme. Por edhe ai lajm i shkurtër vlente vetëm për ditën e parë, sepse më pas shqiptarët panë në ekranin e vogël lajme për ekspozita pikture dhe për kremtime përvjetorësh, por kurrësesi se çfarë ndodhi me ata fatkeqë që humbën jetën tragjikisht apo me ata që rastësisht mbijetuan. Dhe si për ta zhdukur çdo dyshim ndaj përgjegjësisë së tragjedisë, qeveria shqiptare dhe ministria e Brendshme ... zotohen se që sot e tutje nuk do të lënë më asnjë skaf që të kalojë nga bregdeti shqiptar për në brigjet e Italisë. Ky zotim është një fakt tronditës, që konfirmon edhe një herë pohimet e shtypit shqiptar që qeveritarët e lartë janë përfshirë në trafikun e klandestinëve dhe në tregtinë e mishit të bardhë nga Shqipëria për në shtetet fqinje. Sepse kjo do të thotë se deri dje, forcat e armatosura e Çekës dhe të Brokajt kanë qenë të implikuara duke bashkëpunuar direkt me kriminelët në trafikun tepër fitimprurës të klandestinëve që niseshin çdo ditë për në Itali. Qytetarët shqiptarë, kanë qenë të detyruar të braktisin vendlindjen të shtrënguar nga varfëria dhe shtypja politike që sa vjen e rritet, që pas 29 qershorit, por fatkeqësia e tyre më e madhe qëndron se në udhëtimin e tyre drejt vdekjes ata kanë paguar një harraq të madh që ka shkuar direkt në xhepat e qeveritarëve të lartë. Ata që u përpoqën të politizonin në mënyrë të skajshme tragjedinë e parë të Otrantos, duke përdorur në Vlorë ceremoninë e varrimit të viktimave të pafajshme të 28 marsit me parulla banditësh politikë, sot janë dyfish të zbuluar para të gjithë shqiptarëve. Janë të zbuluar fytyra që në kohën e rënies së rebelimit i detyruan shqiptarët të largoheshin prej tmerrit të kallashnikovëve dhe antitankëve të përdorura pa mëshirë mbi njerëzit, që sot në pushtet, po i bëjnë njerëzit, që sot në pushtet, po i bëjnë qytetarët e këtij vendi të largohen prej diktaturës që po instalohet me shpejtësi dhe shije që po duket më prag. Nëse viktimave të 28 marsit, Malaj, Gjinushi dhe Brokaj ua morën paratë me kallashnikovët e Zabit Çakës dhe të bandës së tij, sot në pushtet, qeveritarët e kontrabandës dhe të trafikut kanë mënyra më të sofistikuara për t’u pasuruar me jetën dhe vdekjen e shqiptarëve. Pushtetarët po u marrin jetën shqiptarëve, duke i detyruar ata që të largohen nga një vend ku po shuhen ende dhjetëra me vogël për një jetë më të mirë, dhe duke i detyruar këta të fundit që të bien në rrjetet mafioze të trafikut dhe kontrabandës qeveritare. Kjo qeveri po mbjell vdekjen dhe varfërinë tek shqiptarët. Ditët e saj të zeza kanë filluar shumë kohë përpara se të fillojë kronometri i kohës së kabinetit që doli nga zgjedhjet e dhunuara të 29 qershorit, atëherë kur bandat vrasin e grabisin që Nano të kënaqë një pushtet. Shqiptarët nuk mund të presin kurrë normalizimin e vendit të tyre sa kohë që kjo bandë politike do të jetë në pushtet. Qeveria dhe profetët e fuqishëm në të gjithë Shqipërinë janë vetëm të mallkuar nga ky popull i këtij dialekti të numëruar.

PS - një repart i mafias politike

Opozita denoncon vrasjet politike dhe vazhdimin e tradhëtisë së klikës komuniste ndaj çështjes kombëtare NË FAQEN 3 Komunizmi dhe nacionalizmi primitiv, armata e Ball-

madhës politike

Komunizmi dhe nacionalizmi primitiv, armiqtë e Ballkanit. Perëndimi nuk mund të parandalojë aktet e tradhëtisë së qeverisë shqiptare, por mund të neutralizojë efektet e tyre që mund të shkaktojnë këta trafikantë NË FAQEN 3

Naftëtarët, një javë në grevë

Punëtorëve të naftës u vidhen rrogat nga qeveritarët Qeveria nxjerr kërbaçin. Ushtrohet presion dhe dhunë fizike ndaj krerëve të sindikatës. Nga 17000 lekë në muaj në qeverinë demokratike, naftëtarët marrin tani 5000 lekë Drejtuesit e sindikatës autonome dhe asaj të pavarur kanë lajmëruar këtë javë do të nisin një grevë 1-javore duke ulur thikën në gjittha vendburimet e naftës. Kjo grevë është një përshkallëzim i protestës, nisur javën e kaluar me grevë një orëshe përpara drejtorisë së ndërmarrjes. Indinjata e punonjësve ka nisur për shkak se qeveritarët e sotëm kanë bërë ulje drastike të pagave nga 12000-17000 lekë të reja që merrnin më parë, në 5000-6500 lekë të reja si nivelit profesional. Një ulje e tillë e pagave drejtuesit e Albpetrolit e përbëjnë me deficitin e krijuar në këto muaj e fundit i cili gjoja kapka shifrën 2 milion dollarë, por punonjësit kanë paraqitur dokumente që flasin për të kundërtën. Sipas tyre në këtë tre muaj e fundit nga shitja e naftës janë siguruar rreth 6 milion dollarë. Drejtuesit e sindikatës së pavarur dhe asaj autonome thonë se nuk ka asnjë arsye për ulje pagash, por punonjësve në këtë moment u është dhënë një ultimatum për pushimin e punës. Sindikatat janë me të bindur se sektori i naftës dhe me fitime të cilat deri para tre-katër muajsh i merrnin naftëtarët ndërsa tani s’dihen se në xhepat e kujt përfundojnë. Për të fshehur fitimet e majme që dalin nga nafta, segmente të caktuara të pushtetit të sotëm kanë ushtruar presion ndaj sindikalistëve me qëllim që ato të mbyllin gojën. Madje ky presion është shoqëruar edhe me dhunë fizike, siç ka qenë rasti i goditjes nga ekstremistë të PS të kryetarit të sindikatës Myrteza Goxhaj ditën e grevës. Po kështu po atë ditë është shfaqur deni e zyrës së sindikatave dhe i është kërkuar kryetari Veli Fejzallahu të largohen nga kërkesa Naftëtarët e Shqiptarëve. Marinzhës dhe Patos kanë qenë vetëm hallin e pagave të përgjysmuara. Ata janë të shqetësuar edhe për të ardhmen e sektorit të naftës në përgjithësi. Qeveria e mëparshme kishte miratuar një platformë privatizimi transparente të cilën thuhet se e ka hedhur poshtë qeveria e sotme. Tek naftëtarët janë përhapur fjalë sikur sektori i naftës do ta bëjë një firmë greke duke përjashtuar punonjësit si aksionerë siç ishte parashikuar më parë. Për të gjitha këto krahas grevës një javore, sindikatat, kanë kërkuar edhe takim me përfaqësuesin e BE dhe janë të vendosur në shkallëzim e mëtejshëm të grevës dhe në plotësimin e kërkesave të tyre. Zaf LLESHI

Presidenti prehet mbi gjakun e shqiptarëve

“Bashkimi për Demokraci”: Meidani dhe qeveria Nano shlyejnë detyrimet ndaj Millosheviçit Deklarata e Meidanit vjen direkt si një përpjekje për të minuar nismën franko - gjermane, si kundër Kreta ishte një sfidë ndaj nismës amerikano - gjermane NË FAQEN 3

Opozita akuzon qeverinë

Vrasja e kryetarit të komunës Sinaballaj vazhdë e dhunës së pushtetarëve “Heshtja didaktore zyrtare për vrasjen e një përfaqësuesi të pushtetit lokal zbulon autorësinë e krimit”

Televizioni mbyllet për opozitën

PD proteston ndaj qëndrimit të TV Partia Demokratike protestoi dje ndaj qëndrimit të Televizionit shtetëror i cili bllokoi përseri kronikën e konferencës së shtypit të partive të opozitës të grupuara në Bashkimin për Demokraci. Kronika thuhet në protestën e PD e përgatitur nga gazetaret e televizionit është transmetuar në fund të edicionit të lajmeve të orës 16.00, ndërsa është hequr në lajmet kryesore të orës 20.00. Partia Demokratike e denoncoi këtë akt si një përpjekje të përsëritur e cila synon t’i mbyllë gojën opozitës demokratike me çdo kusht duke shkelur ligjet më elementare të funksionimit të demokracisë pluraliste. Këto akte përfundojnë deklarata janë gjithashtu shprehje e reminishencave primitive hakmarrëse të pushtetit aktual kundër opozitës në përpjekje për të fshehur të vërtetën. Televizioni shtetëror sistematikisht është përpjekur për të ngushtuar hapësirën informative të opozitës dhe qëndrimet e saj. Drejtuesit e tij kanë deklaruar disa herë në mënyrë të përsëritur se nuk njohin ligjet dhe amendamentet, kryesisht Amendamentin Arbënori dhe nuk njohin marrëveshjet e partive politike. Die trezve e partive dështojnë pikërisht për shkak se drejtuesit e televizionit kanë vazhduar të dhunojnë ligjin dhe nuk e kanë përfillur një marrëveshje të partive parlamentare për kohën informative të forcave politike në televizion. Të shunët ata zbun nga institucionin kryetarin e Komisionit të zgjedhjeve, Dr. Polholli Çela, ridikëbë që ai kishte kërkuar takim zyrtar për të diskutuar rreth marrëveshjes. Sht. P.

Studentë të Fakultetit të Infermierisë protestojnë para Ministrisë së Arsimit

Të gjithë kundër qeverisë Nano. Greva në Patos, Kuçovë, Laç, Bajzë, Tiranë

Njoftim

Nga zyrat e Tele - Bingo - s Kombëtare njoftohet se të dielën, dt. 23 nëntor 1997, u zhvillua në Pallatin e Madh të Kulturës në Tiranë, shorteu i 27 i Tele-Bingo-s Kombëtare. Për këtë shorte ishin hedhur në treg 80 seri, nga nr. 401 deri në serinë nr.480. Fitues e çmimit MINI-BINGO doli bileta: Nr. bilete 886 Fitues e çmimit STAR - BINGO doli bileta: 886 Me Nr. serie 421 Fitues e çmimit MAGIC - BINGO doli bileta: 886: Me Nr. serie 468. Fitues e çmimit TELE - BINGO doli bileta: 886. Me Nr. serie 437, Kompania njofton se për javën e ardhshme ka hedhur në treg 80 seri të tjera. Nga seria 481 deri në serinë 560. Shënim: Kompania njofton do t’a japë çdo të diel në rrethet e informacionit publik. Këto njoftime mund të lexohen në faqen 531 të shërbimit të Teletekstit. Zyra qendrore e Tele - Bingos Kombëtare Pallati i Kulturës, Tiranë