30/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

30 nëntor 1997

Krimi dhe qeveria në festë

Pushtetarët kremtojnë të vetmuar festën e Çlirimit, të caktuar nga Enver Hoxha dhe Tito. Sabit Brokaj nxjerr nga senduqet e ushtrisë fishekzjarrët kinezë

Dita ideologjike e komunistëve

Dje komunistët shqiptarë kremtuan ditën e tyre ideologjike, 29 nëntorin. E shpallur si festë zyrtare e shqiptarëve prej mazhorancës ish-komuniste dhe e organizuar nga qeveria socialiste, 29 nëntori u kujtua dje vetëm prej qeveritarëve dhe një grushti njerëzish farefis të tyre si dhe shtojcës së PS, veteranëve enveristë. Sado që në mbrëmje u shpërndanë edhe fishekzjarrët e mbetura prej ndihmave kineze, asgjë nuk ndryshoi në ditën e djeshme nga një ditë e zakonshme, përjashto disa kryqëzime rrugësh dhe rrugë të përforcuara me popull policor rrugës për në Varrezat e Dëshmorëve, shkollën e Oficerëve dhe disa pallateve në lagje të ndryshme të Tiranës. Madje nuk u pa në festimet e djeshme në varreza dhe në Shkollën e Bashkuar as ideologu marksist, Akademik Rexhep Qosja, i cili meritonte një vend kryesor në këtë kremtim ideologjik. Praktikisht qytetarët e Tiranës dhe të të gjithë vendit, ditën e djeshme e jetuan si një ditë të zakonshme duke e kuptuar si një ditë të zakonshme uikendi duke treguar se nuk u bëjnë përshtypje festat ideologjike të komunistëve shqiptarë. Kremtimet e djeshme të komu- komunistëve të vendit tonë në përkujtimin e datës së çlirimit të Jugosllavisë i munguan shumë elementë të njohur të kohës së Hoxhës si manifestimet, parakalimet e njerëzve me barkun bosh, marrja e njerëzve nga fshatrat për të mbushur sheshet e qyteteve dhe mjaft elementë të tjerë, me gjithë angazhimin e makinës shtetërore propagandistike dhe policore me këngë partizane, filma ideologjikë dhe dokumentarë ideologjikë. Thuajse të gjithë shqiptarët në ditën e tyre të zakonshme dje janë ndjerë edhe më të bezdisur prej RTSH, prej programeve dhe emisioneve të servirura, ndërkohë që në treg festa e komunistëve u ka kujtuar jetën e lumtur të 50 viteve. Festa ideologjike e komunistëve shqiptarë e organizuar nën emrin e shtetit dhe e organizuar prej shtetit, ishte megjithatë një rast i mirë që qytetarët e këtij vendi, të mendohen një çast për politikën komuniste që është rikthyer dhe që pasojat e saj mund të jenë fatale për to. Nëse sivjet komunistët nuk arritën të bëjnë parakalime madhështore dhe ceremoni të kohës së shkuar, nuk do të thotë se nuk e kishin pasur dëshirë edhe për shfaqje të tilla. Rikthimi i idetë ideologjike me emrin e shtetit dhe nën organizimin e shtetit, që dëshuan dje në ditën e komunistëve shqiptarë, ndërkohë është një sinjal pozitiv për të ardhmen e këtij vendi, Shqiptarët duke e jetuar si një ditë të zakonshme të shtunën e djeshme, treguan se nuk pajtohen me ideologjinë, qofshin këto edhe të komunistëve shqiptarë. Nëpër varreza të dëshmorëve në të gjithë vendin u homazhet në nderim të të rënëve që bënë më 28 nëntor, ditën e premte. Dje vetëm komunistët ishin të pranishëm në varrezat e dëshmorëve, mësuesit me emrin e shtetit shqiptar që e kanë nëpërkëmbur kaq shumë gjatë historisë së tyre dhe këtë pranverë të këtij viti. Dita ideologjike e komunistëve të këtij vendi, mbeti një ditë e vetmuar, megjithëse shteti u kujdes shumë që të ishte banda frymore, ushtria, policia, Mbrojtja, duartrokitja e flamujt e tjerë, kamera televizive dhe aparate fotografike.

Zonja Meidani në Uashington

Një sekt kriminal fton presidentin shqiptar në SHBA Bashkëshortja e presidentit shqiptar, Lydra Meidani, ishte e ftuara nga Shqipëria në Washington, e njëri prej sekteve më të dyshimta në botë, “Unification Church” “First Lady” i Shqipërisë ka marrë pjesë në një festë të këtij sekti të koreanit Moon në kryeqytetin amerikan. Sekti “Unification Church” (Kisha e Bashkimit), është i njohur në botë për proceset dhe hetimet që kanë hapur për të shumë prej policive dhe prokurorive në shumë vende të globit. Në shumë vende të botës aktiviteti i këtij sekti është ndaluar pasi ai është konsideruar si kriminal. Agjencia Reuter njoftoi dje se në ceremoninë e martesës së shumë çifteve të këtij sekti ishin ftuar mijëra persona nga e gjithë bota. Burime nga presidenca bëjnë të ditur se ftesa e Moon ka qenë adresuar për presidentin Meidani, por ky i fundit nuk i është përgjigjur dot për shkak të disa takimeve me veteranë të Luftës Nacionalçlirimtare, dhe për këtë ka dërguar të shoqen. Ky është shkaku që zonja Lydra Meidani ka qenë “vipja” nga Shqipëria që ka asistuar në ceremoninë e këtij “Unification Church” në Uashington. Ndërkohë, mbetet enigëm lidhja e çiftit Meidani me sektin

Kosova të dalë nga apatia e rrezikshme

Berisha takohet me Bukoshin. Forcat politike në Kosovë të bashkëpunojnë Berisha ka kërkuar dje një bashkëpunim më të madh mes forcave politike në Kosovë për të shmangur edhe njëfarë apatie që mund të ketë pasoja të rrezikshme. Në një takim që kishte dje Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me kryeministrin e qeverisë së Kosovës, z. Bujar Bukoshi, u diskutua si për gjendjen aktuale në Shqipëri e zhvillimet në Kosovë. Lideri i PD-së theksoi se interesat në rritje të komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e problemit të Kosovës, forcat politike të shqiptarëve në Kosovë duhet t’i përcjellin me një gatishmëri më të madhe për konkretizimin e tyre. Lideri i Partisë Demokratike, z. Sali Berisha dhe z. Bukoshi dënuan dhunën serbe në Kosovë dhe shprehën shqetësimin e thellë për zhvillimet në Shqipëri. Angazhimi i miqve të kombit shqiptar në zgjidhjen e përshkallëzuar të problemit të Kosovës domosdoshmërisht duhet të gjejë gatishmërinë e bashkëpunimit në forcave politike në Kosovë, në mënyrë që gjendja të dalë nga një farë apatie që mund të ketë pasoja të rrezikshme.

Harta e PD-së është harta e Shqipërisë

Minarolli: Nuk ka harta dhe viza hyrjeje për demokratët NË FAQEN 3 Minarolli: Nuk ka harta dhe viza hyrjeje për demokratët Harta e PD-së është harta e Shqipërisë NË FAQEN 3

Të Djathtët drejt bashkimit

“Vllaznimi” i Shkodrës gjen përkrahje në Tiranë NË FAQEN 3 “Vllaznimi” i Shkodrës gjen përkrahje në Tiranë Të Djathtët drejt bashkimit NË FAQEN 3

Klinton përshëndet antikomunistët

SHBA i uron 28 nëntorin komunitetit shqiptar Presidenti Bill Klinton i dërgoi një mesazh urimi me rastin e 85-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë komunitetit shqiptaro-amerikan. Presidenti Bill Klinton i dërgoi një mesazh urimi me rastin e 85-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë komunitetit shqiptaro-amerikan, në të cilin thuhet se, gjatë gjithë viteve tepër të vështira të izolimit komunist të Shqipërisë, shqiptaro-amerikanët kontribuan për të mbajtur gjallë luftën për liri dhe për të ruajtur lidhje të fuqishme midis dy kombeve. “Që prej vitit 1991, Shtetet e Bashkuara kanë punuar fuqimisht për të konsoliduar demokracinë e brishtë shqiptare dhe ekonominë e tregut. Amerika mbetet e angazhuar për ta ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt bashkimit me familjen e vendeve demokratike. Amerika është e ndërgjegjshme se shqiptarët në ish-Jugosllavi dhe, veçanërisht në Kosovë, ende luftojnë për të drejtat e tyre. Shtetet e Bashkuara përkrahin të drejtat njerëzore të të gjithë popujve dhe po punojnë i ndihmojnë shqiptarët e Kosovës të fitojnë të drejtat që meritojnë. SHBA-ja është mirënjohëse për kontributet e shumta që shqiptaro-amerikanët vazhdojnë të japin për lirinë, begatinë dhe mirëqenien e Amerikës. Angazhimi i tyre i fortë për familjen, komunitetin dhe atdheun ndihmon për një të ardhme më të lumtur për të gjithë ne”, tha Klinton.

Sulmi ndaj shtypit të pavarur, platformë e qeverisë

PD dënon dhunën dhe keqtrajtimin e ushtruar kundër gazetarit Engjëll Serjani Partia Demokratike dënon dhunën dhe keqtrajtimin e ushtruar kundër gazetarit Engjëll Serjani, korrespondent i gazetës “Dita Informacion” dhe drejtor i gazetës “Dita” të Gjirokastrës. Diten e premte datë 28.11.1997 në orën 13.30, tre persona të panjohur i janë afruar dhe e kanë goditur me objekte të forta duke shkaktuar trauma e plagë në trup, kokë, gjymtyrë, në prani të anëtarëve të forcave të rendit të Gjirokastrës, gazetarin Engjëll Serjani. Ajo që është për t’u theksuar se forcat e rendit kanë mbajtur qëndrimin indiferent ndaj tij, i cili ka kërkuar në shkresën e tij për bashkëpunimin e tyre me qeveritarët e lartë në kundërbandim. Keqtrajtimi dhe plagët e rënda të gazetarit Serjani janë një akt tjetër i dhunës e terrorit që segmentet e shtetit ushtrojnë ndaj gazetarëve të opozitës dhe atyre të shtypit të pavarur. Kjo ngjarje e shëmtuar vjen pas vrasjes për motive të paqarta të gazetarit të të përditshmes “Gazeta Shqiptare”, Ali Uka, plagosjes së rëndë me breshëri automatiku, të shëna nga makinë policie të gazetarit Muje Buspapapa, rrahjes dhe lëndimeve fizike të kryeredaktorit të gazetës së pavarur “Bulevard” Bejdo Malo. Sulmet ndaj shtypit të pavarur e atij të opozitës janë pjesë e platformës së likuidimit të kundërshtarëve, që zbaton qeveria aktuale. Duke dënuar këtë akt të shëmtuar të dhunës ndaj gazetarit Serjani PD-ja kërkon ndërprerjen e dhunës ndaj qytetarëve dhe vënien e menjëhershme para përgjegjësisë së autorëve të këtij akti.

Qeveria të sigurojë jetën e njerëzve të shtypit

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë proteston për rrahjen e Serianit Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë proteston kundër rrahjes barbare të gazetarit Engjëll Seriani, korrespondent i agjencisë Reuter dhe i gazetës “Dita Informacion” në Gjirokastër. Rrahja e Serianit, i cili, së fundi kishte bërë disa raporte për kontrabandën dhe autorët e saj është një rast i paprecedent dhune mbi përfaqësuesit e medias. Goditja e tij nga njerëz “të panjohur”, në mes të ditës, në qendër të Gjirokastrës, në prezencë të dy policëve që kanë qëndruar krejtësisht indiferentë, le të dyshosh se dhunën ndaj tij mund të jenë të implikuara segmente të shtetit. Lidhja e gazetarëve të Shqipërisë përsëriti thirrjen e saj që qeveria të sigurojë për palën jetën e punonjësve të shtypit. Pas rrahjes së gazetarit Ali Uka, plagosjes me armë zjarri të gazetarit Muje Buspapapa dhe rrahjes barbare të kryeredaktorit të gazetës “Bulevard” Bejdo Malo, ka ardhur koha që shteti shqiptar, i ndalur dhunën ndaj shtypit. Lidhja e gazetarëve të Shqipërisë i kërkon Presidentit të republikës që të ushtrojë kompetencën e tij institucionale për të detyruar ministrinë e Brendshme që të gjejë autorët e rrahjes së gazetarit Seriani dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Presidenti Mejdani përshëndet popullin për festat e Nëntorit

Qeveria ndan tortën e panairit

Dade, Ruka, Vukaj dhe Demi “thyen” urdhërin e Nanos NË FAQEN 5 BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË Dade, Ruka, Vukaj dhe Demi “thyen” urdhërin e Nanos Qeveria ndan tortën e panairit NË FAQEN 5

Mafia shqiptare, drejt perfeksionimit

Policia italiane zbulon itinerarin e drogës. NË FAQEN 4 Policia italiane zbulon itinerarin e drogës. Mafia shqiptare, drejt perfeksionimit NË FAQEN 4

Refugjatët në pritje të dokumentave

Greqi. Dekret presidencial për legalizimin e imigrantëve NË FAQEN 4 Greqi. Dekret presidencial për legalizimin e imigrantëve Refugjatët në pritje të dokumentave NË FAQEN 4

Javë e përgjakshme: Mbi 30 të vrarë dhe rreth 100 të plagosur