06/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 dhjetor 1997

Berisha i shpreh mirënjohjen Papës

Shënjtëria e Tij bën thirrje që të ndalet kthimi i refugjatëve shqiptarë Berisha: Kushtet dhe rrethanat në Shqipëri janë të vështira, prandaj dhe mund t’ju siguroj se firma e qeverisë shqiptare në marrëveshjen për rikthimin e refugjatëve është një firmë mbi mjerimin e tyre NË FAQEN 2

Gjinushi: “Do të shkrimë Gjykatën”

Ngjela kërkon konsensus për të dalë nga kriza: “Të pritet rotacioni normal i Gjykatës Kushtetuese”. Maxhoranca vendos të përdorë gijotinën mbi drejtësinë. Organi qeverisës që garanton mbrojtjen e kushtetutës në Shqipëri kundërshtoi dje përpjekjet e pushtetit të dënueshëm të ta vënë atë në shërbim të tij. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i komunikuar dje përpara një një seancë të rregullt gjyqësore, shpalli të pavlefshme ndërhyrjet e pushtetit legjislativ në pavarësinë e tij. Kushtetuesja deklaroi se nuk do të bëjë asnjë lëshim në raport me pavarësinë e saj sipas kërkesës së Nanos dhe Gjinushit, për sipas kërkesave të ligjit kushtetues. Ndërkohë Kryetari i Parlamentit, Skënder Gjinushi, kërcënoi mbrëmë nëpërmjet televizionit shtetëror gjykatën Kushtetuese me shpërndarjen e saj. Humbja e spektrit të ligjshmërisë së të pushtetit dëshmon se Gjinushi nëpërmjet maxhorancës në parlament mund të realizojë skenarin e shkrirjes së kësaj gjykate çfarë është edhe grushti më i madh ndaj pavarësisë së sistemit gjyqësor në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese duke hedhur poshtë lojën e ndërtimeve të një amendamenti të tillë e quajti atë të pabazuar edhe në kohën optimale të parashikuar me dispozitat kushtetuese që bëjnë fjalë për funksionimin e kësaj gjykate. Të pranon delegjitimitetin e gjykatës Kushtetuese do të thotë të pranosh si të paligjshme të gjitha vendimet e marra nga gjykata Kushtetuese për periudhën qershor ’95 - dhjetor ’97, që përfshin edhe kohën pasi është bërë rotacioni i fundit i kësaj gjykate. Një veprim i tillë do të shkaktonte një kolaps institucional, i cili do të shtrihej deri në vetë legjitimitetin e parlamentit e rrjedhimisht edhe të organeve të tjera si Presidenti dhe Qeveria. Gijotina për gjykatën Kushtetuese është ngritur dje menjëherë pas vendimit që mori kjo gjykatë për rotacionin e saj. Gjinushi por edhe ndihmësi i tij që nuk kanë ide e një shtet ligjor si Abdiu, deklaruan vdekjen e gjykatës Kushtetuese. Me një veprim të tillë shteti i sotëm shqiptar sistematikisht ligjor në Shqipëri duke shfakur përfundimisht shenjat që ende mbahen pushtetit dhe gjykatës. Avokati i njohur Spartak Ngjela, tha se kjo është një krizë e rëndë institucionale, e cila nuk mund të zgjidhet në mënyrë të shkurtër nga pushtetet e tjera. Ai sugjeroi organet ligjvënëse që të presë rotacionin normal të kësaj gjykate duke u vënë dorëheqja paralelë ligjore nivele të kryetarit të parlamentit, Gjinushit. Ngjela paralajmëroi se zbatimi i rotacionit vjen dosur me llogjikën e pushtimit të gjykatave nga parlamenti i sotëm, e përjashton nga legjitimiteti edhe vetë parlamentin. Ligji të tillë ka shkelur nga kjo gjykatë si ai i zgjedhjeve etj., shpërbëhen duke marrë nga pas edhe institucionet e shtetit. Kështu dita e djeshme ka shënuar edhe paralajmërimin e shtetit për goditjen më të rëndë që mund të marrë pushteti gjyqësor në Shqipëri. Është krejt normale që organet e amendimit të pushtetit të anohen nga gjykatës e pushkës, i cili ka të pamundur ta bashkëjetojë me një shtet ligjor. Logjika e bandave ka depërtuar deri tek kryetari i Parlamentit duke i shkruar me trunin e tij edhe një grusht vdekjeje normale për një vend demokratik. Kjo goditje ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri ka një pakrahasim të zë që nga mbarë e këtu parlamenti. Drejtësia shqiptare është vënë përballë kabllove të mëdha në parlament me ndryshimin e ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, me provokimet dhe vendimet për të pushtuar nga quna dhe gjykata gjyqtarë, me presione dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve për të larguar dhe dhënien e dënimeve, me zgjidhjen nëpërmjet postin e gjyqtarëve të një përvoje të keqen për udhëtar nga gjykata e tjera dhe organet gjyqësore shtetërore. Shenjtë shqiptar që dje është vënë në dyshime nga deklarata e kryetarit të parlamentit. Ai nuk mund të shqetësojë pa sistemin ligjor të tij, pa një sistem ligjor të pavarur. Gjuha e dhunimit dhe gjyqësorit të shtetit ligjor. Do të ishte në të mirë të vendit që të ketë gjyqtarë të mbetën ata që e ndërtuan.

Gjykata Kushtetuese denoncon në Prokurori, kryekontrollorin e fajdeve

Kërkohet ndjekje penale për Arapin

Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar Prokurorisë të tërheqë Tiranë të ndjekë penalist Administratorin qeveritar të kompanisë “Vefa Holding”, Farudin Arapi, i cili akuzohet për shpifje ndaj Gjyqtares me të lartë. Gjykata Kushtetuese denoncon në Prokurori, kryekontrollorin e fajdeve NË FAQEN 3

Gjykata Kushtetuese padit Imam(in)

Ministri i Nanos do të përgjigjet për fyerjet ndaj gjyqtarëve NË FAQEN 3

Minatorët, drejt grevës së urisë

Sindikalistët: Do të përdorim të gjitha rrugët demokratike që na sigurojnë mbijetesën Sindikatat e Minatorëve të Batres dërgon peticionin e radhës në 12 institucione shtetërore: Ndaloni tragjedinë! Paga t’i përgjigjet çmimeve dhe të punojmë në siguri të plotë NË FAQEN 5

Molloi: Në Shqipëri nuk ka shtet ligjor

Berisha, Pollo dhe Demi takohen me Ndihmës Zëvendës Sekretaren e Shtetit të SHBA, Ailin Molloi Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, Nënkryetari, Genç Pollo, dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Leonard Demi, patën dje „një takim për mese një orë e çerek me Ndihmës Zëvendës Sekretaren e Shtetit të SHBA, Ailin Molloi. Në këtë takim, i cili u karakterizua nga sinqeriteti dhe mirëkuptimi, zonja Molloi pasi shprehu vlerësimet e saj dhe të Uashingtonit për kontributin e zotit Berisha në zgjidhjen e krizës, u interesua të njihjej me pikëpamjet e tij dhe të opozitës për zhvillimet politike dhe ekonomike në Shqipëri. Zoti Berisha u shpreh se në vend ekziston një gjendje konfrontuese në bazë të së cilës qëndron dhunimi i ligjeve kushtetuese, amendimi me procedurë super urgjente të ligjeve që lënë pavarësinë Drejtësisë, bllokimi i shtetit ligjor nga dhunimi i ligjeve të tjera kushtetuese e të institucioneve dhe mosrespektimi i asnjë marrëveshjeje të nënshkruar nga pozita me opozitën. Kriza po thellohej shumë më tutje, e cila është lidhur drejkt me qeveritarët më të lartë dhe krimi në rrugë të indshëm këto javët e fundit. Terri dhe manipulimi informativ, stili i vjetër i trajtimit të çështjeve, janë tipare të tjera të regjimit të ri. Zonja Molloi theksoi se Administrata Amerikane është e shqetësuar se konstaton se në Shqipëri nuk ka shtet ligjor, ligjet nuk respektohen dhe se janë të papranueshme procedura e amendimit të ligjeve kushtetuese, ndërhyrjet në pavarësinë e Drejtësisë, rikthimi në detyrë i punonjësve të Sigurimit dhe të njerëzve të inkriminuar. Në përgjithësi, jemi të shqetësuar për mosvendosjen e rendit dhe dhunën e mediave publike në Shqipëri. Zonja Molloi theksoi gjithashtu se Administrata amerikane mbështet demokratikën në Shqipëri me paanshmëri të plotë dhe se të gjitha qëndrimet e saj i shpreh në mënyrë të vazhdueshme pranë Qeverisë. Lidhur me krimin ajo vëren se, përveç Tiranës, rendi nuk është i rivendosur. Zonja Molloi u shpreh se keni të drejtë për shqetësimin që keni për kontrollin, sepse nuk mund të ketë reforma dhe institucione me kontrabandën dhe SHBA janë të gatshme të kontribuojnë në bllokimin e kësaj kontrabande. Gjatë takimit, zoti Berisha theksoi se mungesa e respektimit të ligjeve dhe dhunimi i tyre, mosrespektimi i marrëveshjeve të nënshkruara, përbën vështirësitë më të mëdha për opozitën shqiptare. Dua t’ju siguroj, tha ai, se ne jemi të vendosur të përdorim vetem mjete demokratike për realizimin e qëllimeve tona në mbrojtje të vlerave të demokracisë. Ne vërtet nuk jemi në parlament dhe kjo nuk përputhet me principet tona, por kjo na është imponuar sepse mazhoranca kërkon të përdorë opozitën si fasadë dhe ne nuk mund të bëhemi fasadë. Zonja Molloi theksoi se për ata që nuk njohin gjendjen në Shqipëri, mungesa e Partisë Demokratike në parlament mund të interpretohet si një qëndrim jo kooperativ. Zoti Berisha i kërkoi zonjës Molloi t’i përcjellë Sekretares së Shtetit zonjës Olbrajt, përshëndetjet e tij të përzemërta.

Fajdet e VEFA-s ushqejnë socialistët

Alimuçaj tregon ku janë paratë e shqiptarëve NË FAQEN 2

Situatë e tensionuar në qytetin e Cërrikut

Fshatarët e armatosur të fermës, i bëjnë pritë policisë NË FAQEN 2

Durrësi, Kavaja Shijaku pa ujë

Neritan Ceka dhe Gaqo Apostoli indiferentë NË FAQEN 4

VITI VII Botimit Nr. 277 (1802) E SHTUNE 6 dhjetor 1997 Çmimi: 20 lekë 1000 lireta it. 250 drahmi

Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e deputetëve të maxhorancës. Parlamenti, presidenti dhe qeveria të paligjshëm. Vendi zhytet në krizë të thellë institucionale