Tusha: Nano ka akuzuar duke lexuar gazetat
Mur mes Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme
NË FAQEN 4
Policët kërkojnë kontrabandistin Çeka
Vazhdon kantrabanda qeveritare e cigareve
NË FAQEN 4
Atentatori Mazreku ndryshon thëniet
Përfundon hetimi gjyqësor ndaj atentatorit politik
NË FAQEN 4
Grabiten 155 milionë dollarë
Qeveritarët kanë marrë 72 milionë dollarë nga karburantet, 16 milionë dollarë në muaj nga duhani dhe 15 milionë dollarë nga kafeja. Shifra tronditëse e kontrabandës kalon shumëen e rrogave e pensioneve që marrin shqiptarët gjatë një viti. Me paratë e grabitura mund të hapeshin rreth 65 mijë vende pune
Partia Demokratike denoncon kontrabandën qeveritare. Kërdi e piramidës shtetërore me duhan, kafe, karburante dhe pije alkoolike. Buxheti i shtetit përfundon në xhepat e qeveritarëve
PD feston shtatëvjetorin e saj
Partia Demokratike mbush sot shtatë vjet nga themelimi i saj.
Akti i krijimit të kësaj partie shënoi fillimin e pluralizmit politik në Shqipëri, pas 50 vjet diktature. Ardhja e PD në skenën politike shqiptare vendosi edhe kufirin përfundimtar me diktaturën, duke e rrëzuar atë si dhe hapi rrugën e re për shqiptarët dhe Shqipërinë, rrugën e demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Ajo i dha fund njëherë e përgjithmonë kalvarit të vuajtjeve dhe persekutimit të shqiptarëve, duke bërë kështu tentativën e parë politike për të inkuadruar vendin në Evropë, pikërisht atje nga e kishin larguar padrejtësisht diktatori dhe diktatura komuniste për pesë dekada rresht. Si parti e dalë nga lëvizja studentore e dhjetorit ajo përfaqësonte aspiratat dhe vizionet e brezit më të ri të Shqipërisë duke pasqyruar nivelin më modern të mendimit shqiptar. Lëvizja antikomuniste që përfshiu gjithë Shqipërinë krijoi shtratin real të kësaj partie duke i dhënë asaj përmasat e një partie evropiane dhe mbështetësen e vetme të popullit shqiptar në betejën kundër varfërisë, dhunës dhe perseku- persekutimit. Përgjatë shtatë viteve të saj, PD ishte në pushtet pesë vjet, çfarë tregon domosdoshmërinë e kësaj partie për të qenë në ballë të reformave demokratike në vend, integrimit të Shqipërisë në Evropë. Strategjia e saj dhe programi integrues që ajo përpunoi gjatë këtyre shtatë viteve, hodhi bazat e kapitalizmit në vend, përpunoi dhe përgatiti për start ekonominë e tregut, zhvilloi biznesin privat, u kthye pronat pronarëve të vërtetë, privatizoi me hapa të shpejtë ekonominë, siguroi investime të huaja në Shqipëri në një shumë afër 2 miliardë dollarë, çliroi dhe inspiroi mendimin krijues dhe prodhues të shqiptarëve, siguroi integrimin e saj në Komunitetin Ndërkombëtar, anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Evropës dhe filloi negociatat për aderimin në Bashkimin Evropian. Por është fatkeqësi për Shqipërinë që sot pas shtatë vitesh Partia Demokratike është në të njëjtat pozita si në ditën e themelimit të saj. Ajo përsëri është në ndjeshje me neodiktaturën ashtu si në ditët e dhjetorit dhe përballet me egërsinë e një pushteti të instaluar le të gjitha hallkat. PD përballt me fort se në ’90 me egërsinë e bandave dhe banditëve që janë inkaduar në polici dhe shërbimet sekrete, me sjelljen mbrapshtë të futur edhe njëherë në hallkat e shtetit. Ajo ka përballë persekutorët e shqiptarëve dhe demokracisë, shtetin kontrabandë dhe të papërgjegjshëm, përballë fateve të kombit shqiptar dhe Shqipërisë. Partia Demokratike sot ndiqet me armë në dorë prej ish-komunistëve të kthyer në pushtet përshtatur kjo edhe me një luftë të propagandës zyrtare ndaj saj. Ajo është goditur me plumba me sa në njerëherë duke filluar nga drejtuesit kryesorë deri edhe tek militantët dhe simpatizantët anekënd vendit. Vetëm javën e fundit u vra nga policia një anëtar i PD-së, ndërsa tre të tjerë u masakruan, lideri i Lëvizjes së Dhjetorit u plagos me plumb në Parlament nga një kriminel socialist, ndërsa gjatë fushatës elektorale u tentua vrasja e liderit të saj, Sali Berisha. Pavarësisht rebelimit komunist me armë që u drejtua kundër PD-së në të gjithë strukturat e saj, sot ajo është më e fortë se kurrë. Përballë një qeverisje mafioze, kontrabandiste dhe kriminale, shqiptarët po shohin gjithnjë e më shumë se alternativa e PD-së është alternativa e ngjalljes së tyre, rikthimit në jetën e begatë të demokracisë së PD-së, largimin sa më shpejt të një qeverie e cila është e mundur nga varfëria dhe qeverisja e keqe e socialistëve.
Po krijohen grupet speciale të kontrabandës
Sigurimi i ri i Shtetit merr në dorë çelësat e mëdhenj të trafikut
Kontigjente të fshehta të SHIK-ut do të zëvendësojnë policët me uniformë të Çekës në shkatërrimin dhe shoqërimin e manueve të cigareve, si dhe të pakove të “pluhurit vrasës”. Pajisje të sofistikuara në ndihmë të “pilotëve” të kontrabandës
NË FAQEN 3
Kërkohet dorëheqja e Nanos
Opozita dhe PBDNJ komentojnë deklaratën e Nanos për prokuratorat italianë
Godo: Nano duhet të ketë lajthitur
Laço: Nano të japë dorëheqjen
Bushati: Ai ka mbetur 80-vjet prapa
Melo: Nano i papërgjegjshëm
NË FAQEN 2
Opozita dhe PBDNJ komentojnë deklaratën e Nanos për prokuratorat italianë
Kërkohet dorëheqja e Nanos
Godo: Nano duhet të ketë lajthitur
Laço: Nano të japë dorëheqjen
Bushati: Ai ka mbetur 80-vjet prapa
Melo: Nano i papërgjegjshëm
NË FAQEN 2
Berisha, Bode dhe Karamitro në konferencën e djeshme për shtyp
Vetëm persekutorët në Presidencë
Trupi diplomatik dhe njerëzit e Dhjetorit bojkotojnë farsën e Antidhjetorit
Vetmia e Meidanit dhe Nanos, që u rrethuan vetëm nga qeveritarët e instaluar, e theksuan farsën e madhe të pushtetit të bandave për të grabitur diçka nga Dhjetori historik i vitit 1990
I gjithë trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri dhe njerëzit e njohur të Dhjetorit bojkotuan dje festën e presidentit Meidani duke mos shkuar në presidencë për të festuar bashkë me qeveritarët shqiptarë 7-vjetorin e vendosjes së pluralizmit. Presidenti Meidani u rrethua dje vetëm nga persekutorët e djeshëm dhe të sotëm, qeveritarë të kontrabandës dhe ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit. Asnjë diplomat ruaj nuk erdhi në këtë farsën presidenciale për të festuar me njerëzit që jo vetëm ishin kundër idealeve të Dhjetorit më 1990, por i përdhosën ato ideale në mënyrën më mizore dhe kriminale në vitin 1997, kur dogjën dhe shkatërruan Shqipërinë. Por në sallën munguan të gjithë njerëzit e dhjetorit, përveç dy-tre pushtetarëve të sotëm, që e kanë treguar me kohë se kanë qenë të rreshtuar në radhë të studentëve më 1990-1991. Vetmia e Meidanit dhe Nanos ishte përgjigjja më e mirë që vetë dhjetoristët dhe diplomatët e huaj në Shqipëri i bënë farsës së pushtetarëve për të marrë diçka nga dhjetori historik i vitit 1990. Festa e dështuar e Meidanit dhe vetmia e pushtetarëve provoi edhe një herë se ata u mblodhën dje në presidencë kanë qenë dhe janë antidhjetor, e kqejta e vazhdueshme e këtij vendi që prej vitit 1944 e këtej.
A.GJ.
Leku rrokulliset, depozitat rrënohen
PD: Ne e paralajmëruam rrezikun
Albina Karamitro fajëson politikën e qeverisë, e cila ngriti interesat bankare duke thithur kursimet e qytetarëve vetëm në sasi dhe jo në vlerë
NË FAQEN 5
PD: Ne e paralajmëruam rrezikun
Leku rrokulliset, depozitat rrënohen
Albina Karamitro fajëson politikën e qeverisë, e cila ngriti interesat bankare duke thithur kursimet e qytetarëve vetëm në sasi dhe jo në vlerë
NË FAQEN 5
Ruka: Studentët të braktisin shkollat
Morava i Arsimit: Vendos qeveria, jo ministria
Mëkatet e çmimeve dhe të bursës së vogël, kushteve e këqija të jetesës i mban kabineti Nano
Morava i Arsimit: Vendos qeveria, jo ministria
Ruka: Studentët të braktisin shkollat
Mëkatet e çmimeve dhe të bursës së vogël, kushteve e këqija të jetesës i mban kabineti Nano
Ndalohët i shumëkërkuari Roland Xhepexhiu
Shgëruesi i Dokles në duart e policisë së Elbasanit
Mbi të rëndon edhe akuza për vrasjen e gardistëve në Cërrik
Shgëruesi i Dokles në duart e policisë së Elbasanit
Ndalohët i shumëkërkuari Roland Xhepexhiu
Mbi të rëndon edhe akuza për vrasjen e gardistëve në Cërrik
Policia e Elbasanit ka arrestuar në orët e pasdites së ditës së mërkurë duke udhëtuar nga Gramshi për në Cërrik shumë të kërkuarin çerrikas, Roland Xhepexhiu, si një ndër personat protagonistë të ngjarjeve tronditëse të Cërrikut, ku u vranë pesë gardistë. Xhepexhiu në ditët e trazirave është njohur si një nga përkrahësit e betuar të PS. Gjatë fushatës elektorale të 29 qershorit ai ka shoqëruar me armë Namik Doklen, për në Gramsh. Ka qenë shoqëruesi i armatosur i Fatos Nanos dhe Rexhep Meidanit. Xhepexhiu, njeriu që i garantoi votat presidentit aktual të Shqipërisë ka përfunduar në dhomat e ndalimit pasi ka tentuar të mashtrojë policinë, duke u paraqitur si student. Në momentin e ndalimit policia i ka gjetur një pasaportë falsë të lëshuar nga komisariati i Elbasanit. Sipas një burimi policor, pas shumë pyetjeve, ai ka deklaruar se pasaportën ia kishte dhënë kryetari i PS-së Cërrikut Llazar Bici dhe socialisti tjetër Met Bozi.
Menjëherë për të ndaluarin Xhepexhiu, mbi të cilin bien një mal me akuza, është kërkuar masa e arrestit. Në organin e prokurorisë mbi Xhepexhiun rëndojnë akuzat e depozituara në dosje, si dhe mjaft dëshmi e depozitime nga qytetarë të ndryshëm për krimet e kryera prej tij dhe banda që drejtonte në kohën e trazirave.
Z.L.
Kononomi: Deklaratat e Gjinushit të papërgjegjshme
Pushteti vazhdon ofensivën kundër Gjykatës
NË FAQEN 2
Pushteti vazhdon ofensivën kundër Gjykatës
Kononomi: Deklaratat e Gjinushit të papërgjegjshme
NË FAQEN 2
Ekrani i TV-së tenton të poshtërojë dhjetorin
Gjenerali i bandave të jugut, Arben Imami, një vartës i Nanos, Gramoz Pashko, dhe një i penduar për korrupsion, Genc Ruli, servirën si idealet e dhjetoristëve të ’90
Televizioni shtetëror bëri mbrëmë një përkujtim të dhjetorit në njësi Presidenti Meidani. Ai bëri në ekran gjeneralet dhe vartësit e Nanos, bashkëpunëtorët e tij në kontrabandë. Ekrani shtetëror u përpoq të poshtëronte atë me fytyrën e Arben Imamit, komandanti i bandave në Gjirokastër e Sarandë, Gramoz Pashkon, njërin që e shiti dhjetorin për t’i dhënë këpucët kryeministrit dhe Genc Rulin, antidhjetorien e penalizuar nga qeveria demokratike për korrupsion. Ndjenja e këtyre njerëzve nuk ka fuqi të ndjejë dhe festen e tërë shqiptarëve. Seçili nga këta njerëz shqiptarë e ka të qartë se dhjetori është jetërkund, as në fytyrat e zgjedhura për ta poshtëruar atë, as në zyrat ku mi Fatos Nano dhe as tek klientët e Rexhep Meidani.