16/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

16 dhjetor 1997

Skemë e re kompensimi për pronarët

PD krijon komision për të zgjidhur përfundimisht çështjen e pronave Berisha: Kemi vullnet për të korrigjuar borxhin ndaj pronarëve. Po të bëheshin tani zgjedhjet e përgjithshme, PD dhe aleatët e saj do të fitonin, ndërsa socialistët dhe aleatët e tyre do të humbisnin NË FAQEN 3

Strasburgu paralajmëron qeverinë shqiptare: Po u çenua Gjykata Kushtetuese, Shqipëria përjashtohet nga Këshilli i Europës

KE: Nano, mos prek drejtësinë!

Komisioni Juridik miraton rezolutën: Dënohet presioni i qeverisë së Tiranës mbi pushtetin gjyqësor. Rustem Gjata: Ky është grusht kushtetues. Majko i kërkon Gjinushit të tërhiqet

Për Nanon kredenciale të ulta

Vizita në Angli e kryeministrit Nano pothuajse është shfuajtuar në një vizitë thjesht teknike pas rënies së kredencialeve me refuzimin e kryeministrit britanik Toni Bler për t’u takuar me të. Gjithkush mund të kujtohet kthimi i Nanos pas një turneu në ’91 në disa vende perëndimore. Nëpërmjet një interviste në aeroportin e Rinasit ai bën të ditur se asgjë nuk ka marrë dhe nëntëksti i vizitës së asgjë nuk mund të merret nëse ai do të vazhdojë të drejtojë qeverinë. Fatkeqësisht pas gjashtë vitesh e më shumë, i njëjti kryeministër bën të njëjtën gjë e dështojnë në aeroportin e vendit mikpritës. Ndërkohë që dy vjet më parë ekziston një plan evropian për të ndihmuar Shqipërinë me investime të mbështetura nga projektet që kapin shumën prej 1.2 miliardë dollarë, shëtit nëpër rrugët e Europës në shtetari i madh shqiptar që nuk mund të marrë këto para dhe as të ndërmend kush t’ia japë. Që nga viti 1992 Shqipëria si vend nuk ka qenë më pak e rëndësishme se tani e po ashtu vëmendja ndaj saj nuk ka qenë kaq e zbehtë prej miqve të saj. Kredencialet e ulëta të kësaj qeverie e në ndonjë rast edhe mungesa e tyre e plotë ... nuk përbën më një problem për qeverinë e Nanos por një problem për vendin. Po t’i kthesh vizitat e Nanos nëpër Evropë e më tutje qofte nga ato në Austri, Bruksel, Nju Jork, Uashington etj., kontribuoi qartë një ftohje e salloneve politike të Evropës me përfaqësuesit politikë të Shqipërisë. Secila prej tyre nuk ka nguruar të shprehë gadishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë, po aq sa edhe është qortuar njëshi i qeverisë shqiptare për eskalimet e mëdha në kurriz të opozitës dhe drejtësisë. Duke patur si pikë referimi pikërisht këtë angazhim të Komunitetit Ndërkombëtar, raporti i thithjes së këtij angazhimi me gadishmërinë për ndihmë nga Evropa apo SHBA është shumë i vogël ose nuk ekziston. Gjithë muaj qeverisjen në Shqipëri janë të mjaftueshme për të kuptuar nëse je në gjendje të qeverisësh apo jo. Egzistenca e kësaj qeverie është e mbështetur mbi tregtinë, rend, ligj dhe kthimi i parave. Rendi nuk është vendosur. Përkundrazi ministrat janë shuar dhe nga periferia që ishin në fillim e kësaj vere tani janë afruar drejt kryeqytetit. Rrugët kryesore nacionale janë të pasigurta dhe pothuajse askush nuk merr guximin të udhëtojë pas rënies së natës. Drejtësia shqiptare është bërë qesharake me njëherë, derisa tani së fundi Parlamenti kërkon të shtyjë në veprimin antijogore Gjykatën Kushtetuese në të kundërt është paralajmëruar shkyrja e saj. Përsa i përket kthimit të parave as që bëhet fjalë. Premtimi që solli fitoren e socialistëve është harruar prej tyre duke krijuar kështu gjendje të trazuar me votuesit e shumtë të gërshont, që preferuan socialistët për të keqit mashtrim. Komuniteti Ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë sy mbyllur përpara një qeverisje të tillë. Por nëse Nano e kishte llogaritur dhe do programimin e qeverisë së tij në zbëhje të marrëdhënieve me Evropën, për Shqipërinë kjo është një thyerje e madhe dhe rënim i luftës diplomatike të pesë viteve të shkuara. Kujto ti kujtohen kredencialet e qeverisë demokratike. Berisha në Londër është pritur nga Mbreti dhe Mbretëresha e SHBA është pritur nga Klinton, për edhe Meksi ka patur një takim me të në ’93. Po ashtu Kohl ishte nga miqte e mëdhenj të qeverisë së mëparshme po ashtu diplomatë italianë, Austrinë, vendet e Evropës qendrore, Turqinë etj. Lobit politik proshqiptar në Evropë apo edhe ne SHBA ka qenë në kulmin e vet dhe Shqipëria shquhurar edhe me rritjen ekonomike të saj që e primi, legjuaura e të mëdhenjve. Situata e sotme jo vetëm që nuk ka këto parametra por ftohja është e tillë deri në rrezikun e mospranimit. Është krejt e natyrshme që në rastin e një qeverisje të keqe të huajt të gjykojnë mbi lotën e shqiptarëve dhe marrëdhëniet së si kjo valë administrohet prej tyre. Sami NEZA

Dinamit mbi Enver Hoxhën

Gjirokastër: Hidhet në erë shtëpia e diktatorit GJIROKASTER, 15 dhjetor. Enter Një grua u plagos dhe disa shtëpi përreth u dëmtuan dje në orën 20 45 minuta në lagjen Palarnto në Gjirokastër, pas një shpërthimi të fortë që shkatarroi shtëpinë e ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha. Shpërthimi, i cili sipas policisë mendohet të ketë qenë shkaktuar nga një arkë tritoli, ka plagosur një grua që kalonte në atë kohë aty pranë, e cila gjendet e shtruar në spital. Po ashtu, janë dëmtuar disa banesa përreth, dy prej të cilave kanë pësuar çarje, ndërsa të tjerat kanë mbetur pa xhama. Ky është shpërthimi i dytë që ka tronditur qytetin, pas hedhjes në erë të një kioske të vogël dy ditë më parë. Policia ende nuk ka në dorë fakte që të dëshmojnë për motive të hakmarrjes ndaj shtëpisë së diktatorit, e cila ka qenë së fundi muze lufte. ndërmjet Kosovës dhe Beogradit, shëno kërkesën për vënien në jetë të Marrëveshjes për Arsim. Ai gjithashtu çmoi vendosmërinë e ministrit të Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel, për gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e Kosovës.

Qëndrim konsekuent i Perëndimit

Berisha përshëndet konferencën e Bonit Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përshëndeti përfshirjen e çështjes së Kosovës në komunikatën përfundimtare të Konferencës Ndërkombëtare për Paqen në Bosnjë-Hercegovinë, që u zhvillua në Bon. Berisha vlerësoi konsekuent qëndrimin e vendeve perëndimore lidhur me domosdoshmërinë e dialogut të drejtëpërdrejtë ndërmjet Kosovës dhe Beogradit, si dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e Kosovës.

Sahiti publikon dokumentet komprometuese. Shteti dhe Deloitte & Touche të implikuar

Studentët e Kamzës deklarojnë grevën e përgjithshme pa afat

"Do të luftojmë deri në vetëflijim" NË FAQEN 3

Parlamenti do të debatojë për kontrabandën

Lesi: Komisioni qeveritar i kontrabandës është i pavlerë Parlamenti vendosi dje të debatojë në një seancë të afërt për problemin e kontrabandës, e cila sipas shtypit drejtohet nga qeveria e koalicionit të majtë. Deputeti i pavarur Nikoll Lesi, pasi i kujtoi Gjinoshi se kishin kaluar tri javë nga mosplotësimi i kërkesës së tij për interpelancë me ministrin Ilirian, rreth problemeve të shtypit, shtroi para deputetëve nevojën e hapjes së një debati për çështjen e kontrabandës. Lesi deklaroi se nuk mund të pritet asgjë nga komisioni qeveritar i antikontrabandës, pasi anëtarët e tij janë të akuzuar si të përfshirë direkt në këtë aktivitet kriminal. Ai kujtoi se sipas shifrave zyrtare rezulton se në tre muaj nuk është zhdukur asnjë paketë cigare, ndërsa shqiptarët pijnë çdo ditë duhanë të të gjitha llojeve. Majko, nga ana e tij, mbështeti kërkesën e Lesit, dhe i bëri thirrje mediave zyrtare të vëna nën kontrollin e partisë së tij, që të vënë para kamerave dhe mikrofonëve të tyre drejtorin e përgjithshëm të Doganave dhe ta pyesin se përse nuk vihet dore mbi kontrabanden. T. SH.

Terror në Televizion

Suksesi i Berishës në Shkodër u prish gjumin qeveritarëve T’merri që u ka shkaktuar qeveritarëve suksesi i madh i Berishës në Shkodër po shkarkohet tek njerëzit e televizionit shtetëror. Gazetarët dhe redaktorët e informacionit po terrorizohen nga kërcënime të vazhdueshme të pushtetarëve, të cilët janë bërë keq nga transmetimi në ekranin e vogël të disa sekuencave filmike nga vizita e kryetarit të PD-së në Shkodër. Me gjithë porosinë për të zgjedhur pamjet më pak entuziaste dhe me gjithë zellin e dhomës së kontrollit për ta maskuar filmin e ardhur nga Shkodra, njerëzit e departamentit të informacionit nuk kanë mundur ta fshehin pritjen madhështore që i rezervuan shkodranët Berishës. Ato pak sekonda të transmetuara nga televizioni shtetëror i kanë prishur gjumin qeveritarëve të lartë, dhe vetë kryeministrit Nano ka urdhëruar që të gjenden fajtorët që e kanë lejuar shfaqjen e sekuencave filmike. Akuzat më të forta kanë rënë mbi drejtorin e informacionit, Enton Abilekaj, pasi për drejtorin, Eduard Mazl, ve dorën në zjarre gjithë Partia Socialiste. Po kështu janë në ankthin e pushimit nga puna dhe pasojave të tjera edhe punonjësit e tjerë të informacionit që kanë qenë në punë të shtunën në darkë.

Ja si qeveria vodhi paratë e kreditorëve

Sahiti publikon dokumentet komprometuese. Shteti dhe Deloitte & Touche të implikuar “Disponojmë dokumentacion të saktë për të gjitha vjedhjet dhe marrëveshjet e fshehta të shtetit me firmën e huaj administratore” Sahiti publikon dokumentet komprometuese. Shteti dhe Deloitte & Touche të implikuar Ja si qeveria vodhi paratë e kreditorëve “Disponojmë dokumentacion të saktë për të gjitha vjedhjet dhe marrëveshjet e fshehta të shtetit me firmën e huaj administratore” NË FAQEN 5