20/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 dhjetor 1997

Ikën Majko, vjen nipi i familjes Nano

Sot konferenca e jashtëzakonshme e socialistëve. Priten ndryshime të kupolës drejtuese. PS më e inkriminuar se kurrë Nëndërtesi i piramidave, Arben Blushi, drejt postit të sekretarit të Përgjithshëm. Ish-ministri i Sigurimit të Shtetit, Gramoz Ruçi, rikthehet për “rinovimin” e Partisë Socialiste. Pak shanse për Servet Pëllumbin dhe shumë për një të afërm tjetër të Nanos, Vladimir Prelën. Nano e kthen partinë në klan të familjes së tij NË FAQEN 3

Policia peng e qeverisë

Pushteti i sotëm ka siguruar jetën e kriminelëve por jo jetën e policëve. Rroba blu është bërë sot mall më i lirë në të cilin mund të shënosh dhe të vrasësh e mos të të gjejë asgjë. Kriminelët si asnjëherë tjetër janë harbuar dhe s’e kanë për gjë të qëllojnë mbi grupet e gatshme të policisë, mbi policë që ndërhyjnë në vendin e ngjarjes apo mbi të tjerë që shkojnë apo kthehen nga shërbimi. Banditët dukej mjaft gjakftohtë e po aq edhe të mbrojtur nga sulmet e policisë apo dora e fortë e shtetit. Kurrë nuk do të mund të ndodhte një gjë e tillë, vetëm në rastin kur bandat e njëjta veten më parë shtet sa ve vetë policët. Pambrëmë janë vrarë katër policë dhe janë plagosur të tjerë në një aksident afër Ballshit nga një bandë e armatosur me maska. Po ashtu edhe dy policë të tjerë u vranë në Pukë ndërsa ndërhynë të mbrojnë njerëzit nga maskat, të këshu me rradhë. Policia ndodhet në një situatë tragjike. E tradhtuar nga drejtuesit e lartë të shtetit dhe shefat e tyre, ajo është kthyer në një tabelë qitjeje për bandat, që më po të ashpër politik lidhen me socialistët dhe në ditë të qeta grabisin, vrasin, dhunojnë dhe vrasin policët, për mbrojtje e të cilëve kanë nevojë të pakët ata nga nuk janë në poste të larta. Dën janë vrarë mbi shtatëdhjetë policë ndërsa kriminelët nuk kanë asnjë shqetësim. Një tufë e vogël prej tyre janë mbledhur në burgun e Tiranës dhe, edhe aty rrinë policët. Nder forcat e policisë është bindja e patundur se arrestosh një kriminel është rrezik për punën. Shumë prej maskave të sotme kanë qenë në shtabet elektorale të krerëve të shtetit dhe me gjykën e kallashnikëve kanë kërcënuar votat e tyre. Që prej tetë muajsh lidhjet nuk janë shkëputur por veçse janë forcuar tashmë nëpërmjet krimit të organizuar, kontrabandës dhe gjithfarëlloj kufiri, që të tjera. Kriminelët janë në bazë të qeverisë së sotme dhe qeveritarët janë parzmorja e tyre politike. Asnjë nga shtetarët e lartë nuk ka nevojë për uniformë blu. Askujt prej tyre nuk ju intereson një polic i fortë përballë krimit pasi ata kanë policinë e tyre nga maskat, të cilën mund ta aktivizojnë kur të duan si në ditët e marsit. Diskanca mes policisë e shtetit kur nuk ka qenë më e madhe. Policia është si jetimë brenda qeverisë së kontrabandës, viktima dhe pengu më i madh i kësaj qeverie dhe kulmi që nga ministri i tyre. Në tërë piramidën shtetërore është krijuar përvoja pas së cilës fshihet krimi. Asnjë proces gjyqësor nuk është zhvilluar deri tani ndaj ndonjë banditi. Me qindra dëshmi janë të mbledhura për grupet kriminale të ndryshme por shteti ua ka mbyllur gojën të gjithëve. Atij ku mund të shfaqet gjë ndëshkimin publik apo shkaqet nga dëgjohet. Në funksion të kësaj politike, deri edhe Parlamentit i është bërë një tjetër. Dy të tretat e ligjeve të miratuara nga mazhoranca janë në favor të ndërtimeve të personave të policisë, njerëzve me maska, kriminelëve, pushtetarëve. Lidhja e pushtetit me krimin ka viktimat e tij. Në Shqipëri viktimat e drejtpërdrejta janë policët, Ata janë të tradhtuar, janë përdorur dhe në fund edhe të vrarë. S.N.

Ballsh. Vriten 4 policë

Presidenti i Senatit francez, Monori, ripërsërit ftesën për Kryetarin e PD, z.Sali Berisha Në fotografinë e automjetit të policisë shkruhet: POLICIA

Monori: Vij në Shqipëri kur të jetë e lirë

Gjatë një takimi me n/kryetarin e Partisë Demokratike dhe kllyetarin e grupit të saj parlamentar, z.Genc Pollo, presidenti i Senatit francez, z.Henri Monori, është shprehur ftesën e tij që kryetari i PD, Prof.Dr.Sali Berisha, të vizitojë zyrtarisht Francën në një kohë të përshtatshme për të. Gjithashtu në këtë takim z.Monori personalisht i detyroi ftesën, shpreh u mbështetjen e tij të madhe për një Shqipëri demokratike dhe të ndigte me shumë interes zhvillimet politike të vendit. Do të doja të vij në Shqipëri, theksoi z.Monori, por vizitën time do ta realizoj kur Shqipëria do të jetë vërtetë e lirë. Në këtë takim z.Genc Pollo falënderoi z.Monori për ndërhyrjen e tij në favor të demokracisë shqiptare dhe për ngritjen pikë për pikë të Partisë Demokratike për situatën konfliktuale në vend. Në si opozitë jemi angazhuar në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të demokracisë dhe të shtetit ligjor, i cili nuk ekziston që pas ardhjes në fuqi të kësaj-komunisteve. Ftesa që i bëhet kryetarit të PD dhe që i bashkangjitet ftesave të njëjta nga vende të tjera perëndimore tregon edhe një herë mbështetjen e palëkundur që gëzon Partia Demokratike dhe Kryetari i saj në Komunitetin Ndërkombëtar.

Vidhet shtëpia e Finos

Megjithë punën që ka bërë policia nuk ka ndonjë piste të qartë për autorët. NE FAQEN 4

Dorëheqja e Malajt – Kur të thotë FMN-ja

Ministri i Financave nuk heq dorë nga kontrabanda e cigareve dhe duhanit NE FAQEN 5

Katër të vrarë dhe dhjetra të plagosur

Aksident i rëndë automobilistik në rrugën Kukës-Shkodër NE FAQEN 4

Drejtuesit e komiteteve rebele vrasin policinë

PD ngushëllon familjet e policëve të vrarë. Autorët e vërtetë të vrasjes, drejtuesit e sotëm PD ngushëllon familjet e policëve të vrarë. Autorët e vërtetë të vrasjes, drejtuesit e sotëm Drejtuesit e komiteteve rebele vrasin policinë Partia Demokratike i siguron familjet e tyre se autorët e vërtetë të krimit do të marrin dënimin e merituar vetëm në një shtet ligjor pa banda dhe komitete Mbremë në rrethin e Malësisë së madhe janë vrarë policët A. Bregasi dhe V. Voda dhe tërë policët të tjerë N. Hyska, B. Hamiti dhe A. Rama janë plagosur nga një bandë e organizuar dhe e drejtuar nga drejtues të komiteteve rebele të jugut në Ballsh. Ky akt kriminal, i drejtuar kundër forcave të rendit që po i shkonin në ndihmë një grupi qytetarësh që po plaçkiteshin, është një dëshmi e re për daljen jashtë kontrollit të situatave në vend. Vetëm javën e fundit janë vrarë nga krimi i organizuar 7 oficerë dhe punonjës policie si dhe janë plagosur 6 të tjerë. Partia Demokratike dënon me të gjithë këtë shëmti, të realizuar nga bashkëpunëtorët e qeveritarëve të sotëm, të cilët, të organizuar në komitete rebelë i sollën dhe dhunë në pushtet. Ajo i kërkon urgjentisht qeverisë së sotme të ngrejë një radhë policie njerëz të bandave e komiteteve, të cilët në vend që të luftojnë krimin informojnë shkëputjen e tyre për të dëvizje dhe aksion të policisë. Në përkoshisht Partia Demokratike njofton Komunitetin Ndërkombëtar që të gjithë policët të jenë nën kontrollin dhe vendi po rrënohet në një krizë të thellë. Kjo krizë është rezultat i politikës së papërgjegjshme të qeverisë së sotme për të vendosur rendin dhe angazhimit të antanëtarëve të bandave e të komiteteve në krye të komisariateve të policisë. Ndaj autorët e vërtetë të krimeve ndaj policisë janë vetë drejtuesit e sotëm të qeverisë shqiptare, të cilët në vend që të luftojnë realisht krimin e organizuar dhe kontrabandën e ndihmojnë atë me informacione për aksionet e policisë. Kjo situatë kaotikë e krijuar në radhët e policisë shqiptare nuk premton asgjë të mirë për vendosen e rendit dhe qetësisë në vend. Duke u shprehur familjeve të viktimave ngushëllimin e saj më të thellë, Partia Demokratike i siguron ato se i qëndron pranë me këto momente të vështira për to. Njëkohësisht ajo i bën thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për shërbimin e të pasiguruve. PD i siguron familjet e tyre se autorët e vërtetë të krimit do të marrin dënimin e merituar vetëm në një shtet ligjor pa banda dhe komitete.

Klika tërhiqet. Fiton Gjykata Kushtetuese

“Nuk mund të vihen në dyshim këto vendime, sepse do të vihesh në dyshim vetë koncepti i shtetit në Shqipëri” Majko sulmon Gjykatën: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë NE FAQEN 3

Elektorati kërkon zgjedhje të reja

Takime të suksesshme të demokratëve në Pukë, Fushë-Arrës dhe Krujë: Socialistët na sollën mjerim dhe varfëri Gjendje tepër e vështirë për banorët e zonave të thella. Mungojnë rezervat dimërore dhe buka ka filluar të merret me listë. Sot Bode, Hajdari, Topalli, Laco dhe Starova në Korçë NE FAQEN 2

Juristët paralajmërojnë grevë urie

Socialistët miratojnë ligjin për spastrime politike në drejtësi Drejtësia pushtohet nga prokurorët dhe gjykatësit e diktaturës që ftohen kohaç njerëzish, drejtojnë procese të montuara politike, dogjën njerëz me cigare dhe masakruan mijëra viktima të pafajshme nëpër birucat e burgjeve komuniste NE FAQEN 2

Gjendje e jashtëzakonshme e pashpallur në Shqipëri. Blinda nëpër rrugët e Kryeqytetit. Ministria e Brendshme pohon dështimin: “Vendi nën pushtetin e bandave”

Pikëllim për humbjen tragjike

Berisha ngushëllon familjet e viktimave të Kukësit Në telegramin e ngushëllimit që Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, u dërgon familjeve të viktimave që humbën jetën në aksidentin automobilistik pranë Kukësit, thuhet: “Vdekja tragjike e njerëzve tuaj të dashur më ka pikëlluar thellë. I lutem Zotit dhe bashkohem me ju që shpirtërat e njerëzve tuaj të prehen në paqen e përjetshme dhe ju të gjeni forcën shpirtërore për të përballuar dhimbjen e kësaj humbjeje. Në emër të Partisë Demokratike u shpreh ju dhe gjithë miqve dhe të afërmve tuaj, ngushëllimet e mia të thella.”