Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E DIELË 21 dhjetor 1997

Islami liroi vrasësin e policëve

Zbulohen dhe arrestohen tre prej kriminelëve të maskuar të Sali Shitit. Banditët ishin bodigardë në fushatën elektorale të PS-së në Mallakastër Zbulohen dhe arrestohen tre prej kriminelëve të maskuar të Sali Shitit. Banditët ishin bodigardë në fushatën elektorale të PS-së në Mallakastër Islami liroi vrasësin e policëve Autorët e krimit Sejdin Shehu, Sandër Xhama, Alfred Selimi, kanë shoqëruar Xh. Bufin dhe Kastriot Islamin dhe kanë terrorizuar banorët e Mallakastrës në zgjedhjet e 29 qershorit Shitet godet policinë Bandat e përgatitura të PS-së, të inspiruara dhe të komanduara nga eksponentë të policisë së shtetit, vazhdojnë terrorin ndaj qytetarëve dhe policëve. Kësaj radhe hero i policisë Gentian Kola dhe shefi i policisë kriminale e rrethit Berat Enver Kapllan Murrizi, teksa po kontrollonin në afërsi të fshatit Gjerbës, janë vrarë me armë zjarri. Vrasja e dy punonjësve të policisë ka shkaktuar indinjatë të thellë tek të gjithë qytetarët shqiptarë, por jo tek policia e shtetit dhe qeveria Nano. Dyshimet e para për këtë vrasje binin mbi emrat e Sali Shitit dhe Vullnet Boshnjakut. Këta jo vetëm që lëviznin të lirë pas këtij krimi, por përkundrazi të shoqëruar nga eksponentë të policisë së shtetit dhe nga njerëz të qeverisë, policia e shtetit vazhdonte arrestimet e kundërshtarëve politikë dhe rrahjen e protestuesve të urisë. Një ekip i gatshëm i forcave speciale të nisur me urgjencë në vendin e ngjarjes, që me të marrë urdhrin e nisjes, ndalohet në mënyrë kategorike të shkojë atje, sepse sipas urdhrit të ardhur nga lart, kjo çështje i përkiste vetëm policisë lokale. Në këto kushte autorët e krimit kanë patur mundësi të largohen dhe të fshihen. Të premten mbrëma grupi i ekspertëve të Ministrisë së Brendshme dhe i prokurorisë mbërrin në vendin e ngjarjes. Të shtunën arrestohen disa persona me urdhër të prokurorit të Beratit, po kështu me urdhër të prokurorit ndalohet hyrja në fshatin Gjerbës e policëve nga repartet speciale. Pas kësaj, të shtunën, Sali Shiti dhe të afërm të tij, largohen nga fshati me makina të policisë. Ata nisen për në qytetin e Beratit dhe sipas dëshmive udhëtojnë të shoqëruar nga shefi i komisariatit në qendër të qytetit dhe më tej përcillen deri afër Lushnjës. Kjo ngjarje ka indinjuar policët e Beratit, të cilët pohojnë se personat e akuzuar jo vetëm që nuk arrestohen, por përcillen me makina policie. Burime zyrtare i thanë gazetës “RD” se prokuroria e Beratit urdhëroi mbrëmjen e së shtunës arrestimin e Sejdin Shehut, Sander Xhamës dhe Alfred Selimit, si autorë të vrasjes së dy policëve dhe të rrëmbimit e plagosjes së pronarit të firmës gjermane “Lengen”, Kolë Cervishelit. Policia e Beratit ndërmori menjëherë veprimet për zbatimin e urdhrit. Mësohet se personat e lartpërmendur kanë qenë pjesë e gardës së armatosur të Sali Shitit, i cili është akuzuar si organizatori kryesor i sulmit ndaj komisariatit të policisë të Ballshit më 11 mars. Gjithashtu ata akuzohen edhe për vrasjen e dy oficerëve të SHIK-ut, Agim Hoxhës dhe Rrapo Toles, si dhe për akte të tjera terroriste gjatë fushatës elektorale në zonën e Mallakastrës. Burime të shtabit elektoral të PD-së në Mallakastër i thanë gazetës “RD” se këta persona kanë shoqëruar qoftë si bodigardë, qoftë si aktivistë politikë kandidatin e zonës Xhavit Bufi dhe kandidatin shumëemëror Kastriot Islami. Këta persona kanë lëvizur jo vetëm gjatë ditës por edhe natën nëpër fshatra duke kërcënuar e terrorizuar banorët dhe duke marrë peng shumë komisionerë të opozitës. Ata kanë qenë pjesëmarrës aktivë dhe në sulmet ndaj aktivistëve dhe simpatizantëve të PD-së në zonë. Nga hetimet e para të kryera nga policia janë zbuluar disa të dhëna me rëndësi. Kështu, policia ka arritur të identifikojë personat që udhëtonin me Sali Shitin natën e vrasjes së dy policëve dhe të rrëmbimit e plagosjes së biznesmenit. Mësohet se së bashku me Sali Shitin në makinë kanë qenë bashkëshortja e tij Vera e cila është prind me origjinë nga Mallakastra dhe motra e saj me dy fëmijët. Mësohet gjithashtu se drejtuesi i policisë që urdhëroi kthimin e forcave speciale nuk e ka njoftuar për ngjarjen ministrin e Brendshëm. Ngjarja është mbajtur sekret në mënyrë që të favorizohej ikja e kriminelëve dhe vendosja në rrezik e jetës së policëve. Kjo e ka vënë ministrin e Brendshëm në një pozitë shumë të vështirë. Burime të gazetës “RD” thanë se i ndodhur nën presionin e policëve të revoltuar dhe të opinionit, ministri i Brendshëm ka urdhëruar dje shkarkimin e drejtorit të policisë së Beratit, Osman Nallbani. Zyrtarisht ky shkarkim ende nuk është bërë publik. Po këto burime thanë se drejtuesit e policisë vendore i kanë kërkuar gjithashtu Kastriot Islamit, i cili thuhet se ka qenë në atë zonë, që të shoqëronte njeriun që ka qënë në makinë me Sali Shitin. Mësohet se në sallën e komisariatit të Beratit ka mbërritur dje Kastriot Islami për të nxjerrë nga arresti autorët e dyshuar të vrasjes së policëve. Sipas të dhënave, Islami ka urdhëruar lirimin e Sali Shitit dhe të personave të tjerë që ndodheshin me të natën e vrasjes, duke e ndërlikuar më tepër zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Menjëherë pas kësaj, në komisariat ka mbërritur edhe kryetari i Gjykatës së Rrethit, dhe një prokuror. Këta persona kanë ushtruar presion ndaj policisë për lirimin e të ndaluarve. Mësohet se gjatë seancës një person me inicialet V.M. është sjellë në mënyrë tepër agresive ndaj policëve. Të revoltuar nga kjo sjellje policët kanë debatuar ashpër me personat që kërkonin lirimin e të arrestuarve. Pas një kohe të gjatë debatesh, urdhri i Islamit për lirimin e të ndaluarve është kundërshtuar nga shumë policë, por në fund është zbatuar nga drejtuesit vendorë të policisë. Mësohet se sot pritet të merren në pyetje sërish personat e ndaluar. Burime të policisë pohojnë se kjo do të jetë e vështirë, pasi personat e liruar një herë mund të largohen dhe të fshihen. Po ashtu, policia po heton për rolin e funksionarëve vendorë në fshehjen dhe favorizimin e autorëve. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinion dhe ka ngritur pikëpyetje të rënda për bashkëpunimin e elementëve të policisë me bandat kriminale. Nga ceremonia e djeshme e varrimit të policëve
Kastriot Islami Sali Shiti Sejdin Shehu Sandër Xhama Alfred Selimi Mallakastër Berat Gjerbës Lushnjë Ballsh

Edhe Korça kërkon zgjedhje të reja

Mijëra vetë marrin pjesë në takimin me liderë të PD-së Elektorati i Zhgënjyer nga qeverisja e PS-së NE FAQEN 4
Korçë

Pellumbi: PS është kthyer në parti klubesh

Nano mund ta riviilluni me demagogji fitoren imagjinare; Agolli akuzon se shtypi i qeverisë dhe korridoreve i korrupton dhe kontabanda “stabiliteti i dëshironin specialistë të rinj” “Konsensusi”, forma latente e ushtrimit të diktatit të Nanos mbi socialistët Pellumbi: PS është kthyer në parti klubesh Nano mund ta riviilluni me demagogji fitoren imagjinare; Agolli akuzon se shtypi i qeverisë dhe korridoreve i korrupton specialistë të rinj NE FAQEN 3
Agolli Spartak Poci

Berisha ngushëllon familjet e policëve të vrarë

Berisha ngushëllon familjet e policëve të vrarë Kryetari i partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, shprehu ngushëllimit më të thella familjeve të shahevë[?] policëve të rënë në krye të detyrës. Vëllezërit tanë debë[?] burrë nga Mirdita e Malësia, Malësia e Madhe e Matit, sakrifikuan jetën për mëmëdheun. U vendosën trimërisht për të kryer detyrën e tyre fisnike. Mendoj se ky nuk është një rast i izoluar por se ai është tregues i vërtetë i politikës shtetërore. Po kështu, krimi kundër policisë është ushqyer politikisht e materialisht, ajo kërkon të krijojë kriminelë të bindur e të përdorë policinë e vet e specializuar për qëllime politike. Sali Berisha i bëri thirrje kryeministrit Nano, z. Spartak Poci, kryetarit të SHIK-ut, Bashkim Gazidede dhe gjeneral Agim Shehut që të japin dorëheqje nga postet e tyre dhe të marrin përgjegjësinë për vrasjen e policëve. Më tej zoti Berisha tha se vrasja e policëve nënkupton se vendi është në duart e bandave dhe Shqipëria po rrokulliset në humnerë. Njëkohësisht, z. Berisha i kërkoi Presidentit të Republikës Rexhep Meidani të denoncojë krimin, të gjendet në krye të detyrës dhe jo në ulje dhe ngritje helikopterësh. Po kështu, zoti Berisha i bëri thirrje N/Kryetarit të SHIK-ut, kolonel Fatos Klosi, të ruajë integritetin dhe moralin e oficerit si dhe të denoncojë veglat që manipulon Nano në SHIK. Zoti Berisha theksoi se këta policë të vrarë kanë qenë më të mirët e policisë dhe se ushtarët e policët e regjimit aktual po poshtërohen nga më tepër. Së fundi, Sali Berisha i bëri thirrje mbarë popullit shqiptar për t'u ngritur dhe për të realizuar me çdo çmim përmbysjen e narkoshtetit.
Sali Berisha Spartak Poci Bashkim Gazidede Agim Shehu Rexhep Meidani Mirditë Malësia E Madhe Mat Shqipëri

Të hënën protesta para Presidencës

Policia nuk lejon grevën e paralajmëruar e të burgosurve. Dhunë me armë në Olrezë, DJallësisë[?] Policia nuk lejon grevën e paralajmëruar e të burgosurve. Dhunë me armë në Olrezë, D[j]allësisë[?] Të hënën protesta para Presidencës 48 orësh në arrest me urdhër të Policisë. Dyshime për një grup të “Runa-LIK-SETLEK”. NE FAQEN 5
Olrezë