25/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

25 dhjetor 1997

Kavaja në shesh me Berishën

Qindra pëllumba të paqes do të hidhen në sheshin e mitingut. Kavajasit sot do të demonstrojnë jo vetëm për vete, po për gjithë Shqipërinë Sot përkujtohet shtatëvjetori i mitingut të parë të PD në qytetin antikomunist. Kavajasit kërkojnë shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja

Qeveria e mjerimit të shqiptarëve

Në prag të festave të fundvitit, shqiptarët ndjejnë më shumë se kurrë dhunën që administrata e instaluar pas zgjedhjeve të 29 qershorit është në fakt qeveria e mjerimit të tyre. Çmimet e çmendura të fundvitit, ndërkohë që fëmijët presin të festojnë dhe të qeshin në ditët e festave të krishtlindjeve dhe të vitit të ri, u kujtojnë shqiptarëve se po jetojnë ditët e fundit të vitit më të mbrapshtë të historisë së tyre. Vërtetimi progresiv i shqiptarëve, që nuk mund të festojnë dot, jo vetëm si në vitet e fundit, por edhe në krahasim me kohërat më të këqija të diktaturës, është treguesi më i qartë i çorroksakut ku e ka futur vendin qeveria socialiste e Fatos Nanos. Festat e fundvitit i gjejnë shqiptarët më të varfër dhe më pa shpresë se kurrë ndonjëherë në historinë e tyre. Vendin e bollëkut dhe pasurimit progresiv të shqiptarëve e kanë zënë radhat e bukës me listë dhe grevat e gjata të njerëzve që kanë më shumë se gjashtë muaj që nuk marrin rrogat e tyre minimale, apo çështje më e keqja asistencën apo pensionet, për shtr…[?] sat më të pambrojtura të shoqërisë. Në zonat e thella malore, por edhe në provinca të tjera është kthyer legjenda migjeniane e mjerit, ndoshta edhe më kërcënuese se në vitin 1990, kur diktatura komuniste ishte në agoninë e saj. Por ajo që rëndon më shumë në supet e shqiptarëve është humbja e shpresës për të ardhmen nga qeverisja e mbrapshtë e socialistëve të Fatos Nanos, që po e vret shumicën e qytetarëve të Shqipërisë pak nga pak. Kjo administratë do të hyjë në historinë e Shqipërisë si qeveria e urisë dhe e varrosjes së aspiratave demokratike të shqiptarëve. Në kohën që qytetarët e rraskapitur dhe të vrarë nga rebelimi që tronditi për muaj me radhë vendin në mesin që Shqipëria të qetësohet dhe të bëjë hapa përpara drejt prosperitetit, qeveritarët e bandave po i servirin shqiptarëve terrorin e bandave të armatosura që komandohen prej tyre dhe kontrabandën qeveritare që po shkatërron përfundimisht çdo qelizë të shtetit. Varfëria e shqiptarëve shkon në përpjestim të drejtë me pushtetin e pafund të bandave që kanë sjellë në pushtet Nano, Meidanin, Malajn, Brokajn, Çekën etj., por mbi të gjitha me pasurimin e pallogaritshëm të qeveritarëve. Ndërkohë varfëria e shqiptarëve është në të njëjtën rrjedhë me dhunimin e lirive dhe të drejtave të tyre nga pushtetarët e sotëm që po instalojnë pak nga pak një diktaturë të ngjashme me atë që e çoi Shqipërinë 50 vjet prapa Europës. Dhuna, ligjet kushtetuese, gjykata me armë dhe mjete të tjera represive e kundërshtarëve politikë, prangosja e fjalës së lirë të opozitës dhe armiqësia ndaj shtypit janë vetëm disa nga konturet e diktaturës që po instalon regjimi i Nanos në Shqipëri. Kjo qeveri që i ka shtrënguar lakun në fyt shumicës së qytetarëve të saj po provon çdo ditë e më tepër se nuk mund të qeverisë me bashkëpunëpunë me banditët që po vrasin policët e pafajshëm, ndërsa në vend të ndalimit të kontrabandës, po organizon trafikat më të pista që sigurojnë fitime tanimë të mëdha e që zbysin vendin në tashtikë, po po e zhysin vendin në kthetrat e mafias rajonale. Në pragun e festave të fundvitit shqiptarët janë përsëri e më të kthjellët se zgjedhjet (vijon në faqen 3)

Qeveria fut në grevë urie juristët

425 gjyqtarë sot në Tiranë Të gjithë gjyqtarët e rretheve të kërcënuar për pushim nga puna do të mblidhen sot në Tiranë. Janë rreth 425 juristë në të gjithë Shqipërinë do të lënë vendet e tyre të punës për një ditë në shenjë proteste ndaj një ligji që ka aprovuar parlamenti nëpërmjet të cilit synohet largimi nga puna i tyre. Fillimisht ata do të mblidhen në Gjykatën e Tiranës dhe do të presin vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nëse ky vendim do të jetë në disfavor të tyre, protesta do të shkallëzohet maksimalisht. Të gjithë juristët do të futen në një grevë urie për të sensibilizuar opinionin e brendshëm e të jashtëm mbi shkeljen flagrante të pavarësisë së drejtësisë dhe për goditjen e një sistemi gjyqësor në shërbim të politikës. Mbrëmë deri vonë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zhvilluar seancë inkuzicioni ndaj disa gjyqtarëve që janë planifikuar të dëbohen nga puna. Pas amendimit të ligjit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, konfliktit të parlamentit me gjykatën Kushtetuese, kjo është goditja më e rëndë që pushteti i sotëm aplikon kundër sistemit të drejtësisë dhe pavarësisë së tij.

Kondi para gjyqit, rrezikon 7 vjet burg

Juristët denoncojnë ministrin e Drejtësisë NË FAQEN 3

Ballshi identifikon shtetin bandit

Ceka liron kriminelin Dino, ndërsa Islami banditin Alushi Për mallakastriotët ishte shumë e shëmtuar kronika e porositur në teleturpin shtetëror, ku Kastriot Islami mundohej të justifikonte bandën e Gëzim Cukos, e cila vrau tre policët NË FAQEN 3

Bllokohet rruga nacionale në Lazarat

Inkuizicion mbi gjykatësit Pushtetarët kërkojnë me çdo kusht shuarjen e protestave të gjyqtarëve NË FAQEN 3 Bllokohet rruga nacionale në Lazarat Rruga nacionale pranë fshatit Lazarat është e bllokuar që dje pasdite pas arrestimit të katër personave nga ky fshat. Një ndërhyrje e forcave policore të komisariatit të Gjirokastrës ka bërë që kjo rrugë të lirohet rreth orës 17 por është bllokuar përsëri vetëm 20 minuta më vonë. Dëshmitarë nga vendngjarja thanë se ka pasur ndjesi mes fshatarëve dhe policisë që nuk ka ndryshuar vendimin e njerëzve që kanë qenë mugën. Nga komisariati i policisë është lajmëruar për një ndërhyrje të re për të zhbllokimin e rrugës por deri në orët e vona të natës nuk është bërë asgjë e d... për ndonjë aksion të policisë.

Gjykata e Shkodrës ndërpret punën

Zgjerohet protesta në mbështetje të juristëve të kërcënuar nga pushteti Dje gjykata e Shkodrës ka ndërprerë punën në mbështetje të protestës që 425 juristë në të gjithë vendin kanë filluar pak ditë më parë. Disa ndryshime të miratuara nga parlamenti në ligjin mbi funksionimin e drejtësisë parashtrojnë shkarkime drastike nga puna të juristëve. Gjyqtarët e Shkodrës janë shprehur për një mbështetje edhe më të gjerë ndaj këtyre gjyqtarëve dhe kanë kërkuar që qeveria të ndërpresë menjëherë revanshin e saj ndaj sistemit të drejtësisë në vend. Po kështu dy ditë më parë edhe gjykata e Tiranës ka ndërprerë punën për një orë në shenjë proteste ndaj shkarkimit të juristëve, ndërsa sot rreth 425 juristë do të mblidhen në Tiranë për të filluar një grevë urie pa afat.

Në një nga takimet e fundit të PD-së në rrethe Takime entuziaste të Partisë Demokratike në Memaliaj, Tepelenë dhe Ballsh. Zgjedhjet e reja shpëtojnë vendin Demokratët që kishin tejmbushur sallën i bëjnë thirrje PD-së që të drejtojë sërish shqiptarët në luftën për rikthimin e demokracisë në Shqipëri NË FAQEN 2

“Zgjedhjet e lira shpresë për demokraci”

Të shtunën, më 27 dhjetor 1997, ora 12.00 Miting, koncert i madh në Sheshin “Skënderbej” Marrin pjesë artistët më të mirë të vendit “BASHKIMI PËR DEMOKRACI”

NJOFTIM

Të shtunën më 27.12.1997 në orën 11.00, në Pallatin e Kongreseve, Partia Demokratike organizon takimin e dytë në nivelin kombëtar me pushtetarët lokal të Bashkimit për Demokraci. Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë të zgjedhurit në pushtetin lokal, këshilltar, kryetar komunash, kryetar bashkish dhe kryetar rrethi.

Juristët denoncojnë ministrin e Drejtësisë

Festë e njeriut për të ardhmen

Mesazh i Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, për Krishtlindjet Të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë kudo që ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Diasporë ju uroj nga zemra “Gëzuar festën e Krishtlindjeve”! Kjo ditë, lindja e Krishtit, është një ditë e bekuar sepse është festë e njeriut për jetën, shpresën, besimin dhe të ardhmen. Krishtlindjet, përmes mesazhin njerëzor dhe hyjnor me të cilin që buron nga zemra e atij që lindi, mesazhin e dashurisë, paqes, mirësisë e tolerancës. Këto Krishtlindje shqiptarët i festojnë të bashkuar në jetën e tyre dhe besimin e tyre të palëkundur tek Zoti se Shqipëria, dheu i besimeve të mëdha dhe tolerancës fetare, i besimtarëve dhe klerikëve që u flijuan por nuk dorëzuan besimin tek Zoti, sërish do të rikthehet në rrugën e lirisë. Në shqiptarët, duke nderuar e çmuar së bashku martirët tanë të fesë dhe të besimit, le të bëhemi sonte se me guxim, mëshirë dhe tolerancë do të kapërcejmë vështirësitë aktuale që përjetojmë dhe Krishtlindjet që vijnë, me ndihmën e Zotit, do t’i festojmë më mirë, më lirë, ashtu siç e meritojmë. Edhe një herë “Gëzuar Krishtlindjet!” Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët! Lavdi Zotit!