27/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

27 dhjetor 1997

Ministri Ceka shton maskat në rrugët nacionale. Grabiten emigrantët në disa linja kryesore të vendit

Gjirokastër: Bomba qendrës shëndetësore

Në Lazarat, eksplozivi shkatërron një ndërtesë. Në Përmet, Elbasan dhe Ballsh, maskat kanë vazhduar të qetë gjuejtinë e tyre. Qindra emigrantë dorëzojnë fitimet tek bandat. Policia në ndjekje të kriminelëve por tradhëtohet nga lart

Qeveria e varfërimit total

Varfëri totale në vend. Qeveria Nano solli edhe njëherë listat në dyqanet e bukës ndërsa reduktoi në një masë të madhe pjatat e shqiptarëve. Krahasuar me një vit më parë vëllimi i bukës është rritur në nivelin e 30-40 për qind, duke zbritur kështu një pjesë të mirë të njerëzve nën nivelin minimal të varfërisë. Është e pamundur që një qytetar i thjeshtë të mbushë qesen e tij në një treg ushqimor. Çmimet e këtij tregu janë rritur në masën 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, pa folur pastaj për çmimet e mallrave industriale që janë rritur 80-100 për qind. Ndërsa çmimet kanë pamen e metropoleve evropiane niveli i jetesës së shqiptarëve ka rënë në vitit 1991, atë të qeverisë Nano 1 e Nano 2. Inflacioni është i rritur në 50 për qind, ndërsa rreth 100 000 njerëz kanë mbetur pa punë për shkak të shkatërrimeve që solli rebelimi komunist. Niveli i papunësisë pritet të jetë shumë më i madh, ndoshta rreth 300 000 pasi pothuajse të gjithë investitorët e huaj kanë lënë Shqipërinë për shkak të pasigurisë. Nuk kanë mbetur prapa edhe një pjesë e investitorëve shqiptarë, të cilët kanë mbyllur bizneset e tyre nga frika e gjobave, grabitjeve të përditshme, deri edhe vrasjet apo rrëmbimin e të afërmve. Ky ndoshta mund të shënohet si viti më i keq i shqiptarëve, po aq edhe si viti i qeverisjes më të keqe që ka njohur ndonjëherë vendi. Mashtimi elektoral i Fatos Nanos ka zbuluar shpresat e shqiptarëve, ndërsa qeveria e ndërtuar prej tij është e frikshme për të gjithë. Tërheqja në pushtet e grupeve kriminale, ndërtimi i një rrjeti shtetëror të kontrabandës dhe krimeve të tjera të organizuara kanë fshehur diellin e shqiptarëve nën kolltqet e 22 ministrave më të pavlerë të shtetit shqiptar. Tre ditë para festës së Vitit të Ri shqiptarët kanë frikë t’u drejtohen tregjeve. Psikologjia e krijuar nga kjo qeveri ka bërë të bazebitur të gjithë. Edhe tregtarët, edhe blerësit janë atrofizuar nga pasiguria e të nesërmes. Të parët kanë ngritur çmimet në kulm ndërsa pjesa tjetër ndjehet e fyr nga qeverisja e keqe. As tregtarët dhe as blerësit nuk kanë faj. Rritja e taksave në fundin e vitit me 20 për qind për çdo qarkullim ka ndërtuar botën e skeptikëve që përfshin pothuajse të gjithë shqiptarët. Ndërsa shumë tregtarë ende në dilemë nese kanë mundësi të shtojnë një pjesë më shumë në tregëti e festës, secili e ka mjaft të lehtë të bëjë llogarinë se në një vit më parë, dy vjet më parë, tre vjet më parë apo edhe më shumë. Njerëzit do të dinë të ndajnë në të mirët nga të këqijtë dhe kjo për më mirë se askund dhe më thjeshtë se kudo bëhet përpara një tryeze. Për qeverinë shqiptare që ka arritur të sigurojë vetëm të mira në Ti[?] ranë dhe jashtë Shqipërisë do të jetë një gjë e madhe. Paratë e vjedhura me kontrabandë duhet të rikthehen një nga një xhepat e shqiptarëve, ndërsa hajdutët të zbohen njëherë e mirë nga pushteti. Qeveria e maskave, bandave, nuk mund ta shpërdajë sëmbundjen e saj tek të gjithë qytetarët. Në ditë më shumë në verë është një ditë më shumë e humbur, është një ditë më pak në jetë gjitsercillit. Sa më pak në pushtet hajdutët aq më pak ditë të humbura, aq më pak pasiguri. Viti i syjestsëm, që mund të thirret si viti i varfërimit total nuk duhet të përsëritet. Përndryshe vendi dhe njerëzit që mbahen me të gjenden përpara një drame të madhe.

Synojmë ç’traumatizimin e shoqërisë

Eksponentë të Vorio-Epirit, këshilltarë në qeverinë shqiptare

Çubriloviçi grek, Lukrecia këshilltar i Arben Imamit Ministri i Reformave Institucionale, Arben Imami ka për këshilltar një grek, aktivist të shoqatave vorio-epirote në Greqi. Emri i tij është Lukrecia dhe në Shqipëri ka ardhur në periudhën e gjyqit të minoritarëve. Historia e tij jashtëprofesionale e përcakton atë si Çubriloviç grek, për shkak të qëndrimeve përmantë antishqiptare. Njeri aktiv në acarimet greko-shqiptare, ka një rol të vogël në ngjarjet në jug të vendit në kohën e rebelimit komu-

Elektorati kërkon zgjedhje të reja

Berisha: Shqipëria po përjeton një kthesë të fuqishme morale, e cila do të kurorëzohet me kthimin e demokracisë 22 marsi është një ditë e bekuar për shqiptarët, është simbol për demokratët. Se cila do të jetë data e zgjedhjeve, ajo është e diskutueshme dhe vendoset në negociata me forcat politike, tha lideri i opozitës NE FAQEN 3

Godo në ndihmë të PS

PS vazhdon të bllokojë procesin e hartimit dhe miratimit të kushtetutës Bllokimi i procesit të kushtetutës ndodh për shkak të mosrespektimit nga socialistët të marrëveshjeve mes forcave politike Mediu ndryshe nga Godo NE FAQEN 3

Nano vazhdon vakantat

Kryeministri nuk feston Krishtlindjet me shqiptarët Kryeministri shqiptar vazhdon vakantat e Krishtlindjeve në vendet më të spikatura të Francës. Sikurse njoftohemi ai është zhvendosur nga Greqia në Côte D’Azur, duke shpenzuar mijëra dollarë brenda një dite. Nano ka lënë Shqipërinë dhe ditë para Krishtlindjeve duke mohuar festimin në vendin e vet. Po ashtu ai ka harruar ose nuk ka dashur që t’u kujtohet që këto këshilltare të tij për një mesazh urimi për festën. Është bërë ves i shtetarëve të lartë që në ditë feste apo dhimbjeje të lënë Shqipërinë. Në rastin e dytë ishte Presidenti Meidani që bojkotoi ceremoninë e varrimit të viktimave në Otrantos.

Klika inauguron Burgun e Burrelit

PD: Qeveria po rikthen të shkuarën komuniste Ish komunistët shqiptarë inauguru-an burgun e Burrelit, simbol i kalvarit komunist më të egër që Europa ka njohur në gjysmën e këtij shekulli. Në këtë burg që qeveria demokratike e kish shndërruar në Muze u martirizuan qindra e mijëra shqiptarë të besimeve, bindjeve të ndryshme por, që të gjithë të bashkuar në qëndresën kundra diktaturës komuniste, për, Inaugurimi i këtij burgu është provokacioni u ulët që klika në pushtet i bën popullit shqiptar, sakrificave, bindjeve, vuajtjeve të 400 mijë shqiptarëve që u persekutuan, u burgosën, internuan gjatë diktaturës komuniste. PD dënon këtë akt të ish komunistëve si një dëshmi tjetër të vendosmërisë së tyre për të rehabilituar të shkuarën tragjike komuniste.

Çubriloviçi grek, Lukrecia këshilltari i Arben Imamit

si Çubriloviçi grek, për shkak të qëndrimeve përmanent antishqiptare. Njeri aktiv në acarimet greko-shqiptare, ka një rol jo e rebelimit komunist. Aktiviteti i tij antishqiptar ze fill që herët, gjyhnjë pranë Sebastianos dhe predikimeve të tij antishqiptare. Ndërsa lidhjet e Imamit dhe klani ku ai bën pjesë me qarqet vorioepirote zënë fill që nga bashkëpunimi me Nikolas Gages për të realizuar një ndarje të Shqipërisë në dy pjesë dhe më pas tjetërsimin e Jugut nga Greqia. Përfshirja e eksponentëve të tillë në qeverinë shqiptare përbën një ndër shqetësat që Shqipëria vazhdon të jetë nën tension, ndërsa që në reformën institucionale shqiptare janë identifikuar qëndrime dhe vendime në kundërshtim me aspiratat e Shqipërisë dhe integrimin e saj. Mendohet se këshilltari i Imamit është edhe autor i ligjit për mbajtjen e trupave në Shqipëri. R.D.

Lezha përmbytet, Nano bën ahengje

PD solidarizohet me lezhanët dhe dënon praktisien e tyre nga qeveria socialiste Askush prej shtetarëve të lartë nuk i ka vizituar zonat e përmbytura, ndërsa kryeministri është larguar fshehurazi nga Shqipëria për të kaluar festat jashtë shtetit NE FAQEN 3

NJOFTIM

Sot, më 27.12.1997 në orën 11.00, në Pallatin e Kongreseve, Partia Demokratike organizon takimin e dytë në nivelin kombëtar me pushtetarët lokal të Bashkimit për Demokraci. Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë të zgjedhurit në pushtetin lokal, këshilltar, kryetar komunash, kryetar bashkish dhe kryetar rrethi.