09/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 qershor 1998

Socialistët rrihen në Vlorë

PS fillon fushatën me karrige dhe grushta. Plagoset rëndë një anëtar komisioni NË FAQEN 3

Lufta në Kosovë, fillimi i luftës ballkanike

NATO në Kosovë, rruga kundër luftës

Berisha përshëndet nismën anglo-amerikane të Këshillit të Sigurimit Berisha i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesin këtë nismë Berisha përshëndet nismën anglo-amerikane të Këshillit të Sigurimit NATO në Kosovë, rruga kundër luftës Berisha i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesin këtë nismë Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përshëndeti nismën anglo-amerikane të Këshillit të Sigurimit, që autorizon ndërhyrjen ushtarake dhe forcën për të ndëshkuar masakrat dhe genocidin që Millosheviçi po ushtron në Kosovë. Kryetari i Partisë Demokratike i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesin këtë nismë.

Qeveria pengon fondin e PD-së për fushatën

Pollo i shkruan KQZ dhe Zyrës së OSBE në Tiranë Që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve dhe deri më sot, datë 08.06.1998 kur duhen vetëm edhe 12 ditë për të bërë votimin i pyesim për pushtetarët lokalë, qeveria nuk ka akorduar pjesën financiare, që i takon Partisë Demokratike për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Kështu deklarohet në një letër që nënkryetari i PD-së, Genc Pollo i dërgon KQZ-së dhe OSBE-së. Më pohët letra thekson faktin se Ministria e Financave vazhdon të mbajë të bllokuar këtë fond në mënyrë të padrejtë dhe të qëllimshme, duke synuar forcimin dhe bllokimin e fushatës elektorale të opozitës. Partia Demokratike Shqiptare dënon ashpër këtë akt të paprecedent politik antilligjor që qeveria e Fatos Nanos ka ndërmarrë kundër saj, prandaj i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të ndërhyjë energjikisht pranë qeverisë duke

Miqësia që mbaron tek tenderat

Indeksi “qeveri shqiptare” në çështjen e Kosovës u zvogëlua edhe me nën-mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit që u mbajt në Stamboll. Indeksi “qeveri shqiptare” në çështjen e Kosovës u zvogëlua edhe me nënmbledhjen e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit që u mbajt në Stamboll. Përveç ministrit të Jashtëm serb edhe ministri i Jashtëm grek yjet vonë për të përjashtuar nga teksti i deklaratës krizën në Kosovë duke u shprehur se ajo është një çështje e brendshme e Serbisë. Kumbari i qeverisë shqiptare, Pangallos, kësaj here e nxori Milon të lagur duke e vënë atë në rolin e nxënësit që mund t’i hiqet veshi sa herë i teket grekut deri sa të kërcasin edhe rrënjët. Milo ka parë që është shkëlur me të dy këmbët edhe nga miku i tij. Nuk dihet saktë nëse ministri i Jashtëm shqiptar e konsideron këtë një humbje të rëndë diplomatike por ai nuk mund të mohojë rritjen mjaft të shpejtë të viskozitetit të qeverisë shqiptare në drejtim të Kosovës. Fqinji grek nuk është në gjendje të flasë për femijët, gratë dhe pleqtë e Kosovës as aq sa për shkëmbimet pa njerëz, pa bimë, pa ngjyre dhe shije në Egje, ndërkohë që pak kohë më parë vendosi veton për mospranimin e Turqisë në BE për shkak të problemit të Qipros që me logjikën e Pangallos për Kosovën, Qipro është problem i qipriotëve dhe aspak i Greqisë. Pangallos edhe tallet me Kosovën për dhe merr edhe tallte me Shqipëri. Ai edhe bën Kretën duke i nxjerrë karronë kryeministrit Fatos Nano edhe dhe vë veton duke i nxjerrë shkëpin ministrit të Jashtëm, Paskal Milo. Dështimi në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit vjen pas atij të Dejtonit në Zë që u mbajt në Jalë, në deklaratën përmbledhëse të së cilit nuk u përfshi fare problemi i Kosovës. Tjetër gjë ndodhi në Kroaci ku u bë një mbledhje e vendeve të Evropës Qendrore të cilën reaguan ashpër edhe nëpërmjet një deklarate mbi genocidin në Kosovë. Dukët se kjo ka ndodhur për faktin se aty nuk kishte ndonjë delegacion qeveritar shqiptar. Rënia e faktorit “Tiranë” nuk u pengua nga as vizitat e mediatorëve amerikanë, kanë dhe as në takimet e drejtuesve të rëndësishëm të diplomacisë evropiane në aeroportin e Rinasit. Të gjitha takimet e mëshirshme kanë qenë një shkallë e gatshme për të ndërtuar faktorim e Tiranës zyrtare deri në masën e marrjes parasysh të argumentave apo alternativave të saj. Ky ishte edhe limiti ku mund të binte faktori shqiptar në rastin e Kosovës por kurrsesi deri aty sa edhe miqtë e qeverisë shqiptare të tallën me ministrat tanë publikisht. Mbetet që të rishikohet miqësia e Milos me Pangallos apo e Nanos me Xoaxopolos. Nëse kjo është thjeshtë një miqësi tenderash atëherë ata ta shpallin si të tillë dhe të marrin vetëm të mirat që ka vendi kur tenderat i fitojnë vetëm ndërmarrjet greke. Në të kundërtën mbetet të thuhet se Kosova shihet nga Athina sa nga Milo ashtu edhe nga Pangallos. Ministri ynë shqiptar ka kohë që përgati opinionin shqiptar për dështimin e tij diplomaci sapo është ndeshur me problemin e madh të Kosovës. Më së një herë ai është ankuar në Parlamentin shqiptar se komuniteti ndërkombëtar nuk ndërmerr asnjë hap në drejtim të zgjidhjes, ndërkohë që vetëm dje dhe pardje janë shprehur lidhur me masakrat pothuajse të gjithë burrat e shteteve të mëdha të perëndimit. Kanë mbetur vetëm miqtë e gjetur në Kretë dhe ministri grek Pangallos. Me sa duket ministri ynë i Jashtëm konsideron faktor vetëm ata që politikisht kanë qenë faktore që ai të bëhet edhe Ministër i Jashtëm. Tirana zyrtare e ka edukuar të jetë i papërgjegjshëm për të. Ajo ka qenë e papërgjegjshme në të gjitha rastet lidhur me Kosovën. Nëse tradhëton të gjitha deklaratat e kryeministrit shqiptar për Kosovën vetëm kaq mjaft e fundit merre vesh se sa të lehtë e ka pasur kryediplomati grek për sfijë me një tërë të lapsit, tërë masakrat mbi Kosovën e të njëjtrë të lërë përpara ministrave ballkanikë ushtrinë dhe policinë serbe. Konferenca ballkanike e kryediplomatëve që mbaron pa një reflektim për masakrat në Kosovë tregon edhe njëherë se sa pas botës janë mentalitetet ballkanike. Ajo tregon se miqësia mes vendeve të Ballkanit edhe është një rrëke prej letre dhe ashtu si gjithçka që qëndron në hapësirë në sajë të përmasave edhe Ballkani i duhet përmasa e trete, faktori gjithshqiptar. Sami NEZA

“Kontakti”, mbi 100 tonë ndihma në Tropojë

Mbi 100 ton mallra, kryesisht miell, oriz, sheqer, vaj, dyshekë, batanije, veshmbathje, etj., kanë mbërritur në Tropojë për t’u ardhur në ndihmë vëllezërve kosovarë. Të gjitha këto ndihma janë grumbulluar nga populli i thjeshtë, pas thirrjes që bëri radio “Kontakti”, për t’u ardhur në ndihmë vëllezërve kosovarë. Radio “Kontakti” me valët e saj, ka bërë të mundur që të vërshojnë drejt saj mijëra njerëz për të dhënë ndihmën e tyre të vyer. Ata janë të të gjitha moshave, burra, gra, fëmijë, pleq, çifte të sapo martuarish që kanë hapur dyer e zemra për vëllezërit e një gjaku. Valët e “Kontaktit” i kanë bashkuar shqiptarët më tepër se kurrë pranë njëri-tjetrit. Ndihma e tyre është tepër modeste, por bujaria dhe mikpritja shqiptare, janë vitet më të çmuara që po shfaqin edhe një herë shqiptarët në ditët më të vështira të kombit tonë. Drejtori i radio “Kontaktit”, Alfons Zeneli, tepër i emocionuar, por entuziast, flet për ndjenjat patriotike të shqiptarëve, tek shikon për çdo ditë lumin e njerëzve në korridorin e ngushtë të “Kontaktit”, që sjellin ndihmën e tyre për vëllezërit kosovarë. “Jo vetëm nga Tirana, por nga të gjitha rrethet kanë ardhur për të ndihmuar me se të mundin vëllezërit tanë që erdhën nga Kosova për t’i shpëtuar terrorit serb, na thotë drejtori i radios “Kontaktit”. Deri dje, ne kemi nisur për në Tropojë mbi 100 ton mallra, ndërsa sot nisëm kontigjentin e dytë, janë 6 kamionë të tjerë me ushqime dhe medikamente të ndryshme. Gjithashtu do të ketë edhe një kontigjent tjetër, jemi të gatshëm të dërgojmë medikamentet sipas kërkesave që do të na vijnë nga Tropoja. Tani do të fillojmë të shpërndajmë ndihma edhe tek familjet mikpritëse. Kemi patur telefonata të shumta nga Tirana dhe rrethe të tjera nga familjarët, të cilët kanë hapur dyer e zemra, për të pritur familjet që vijnë nga Kosova. Deri tani, në Tiranë janë strehuar qindra familje kosovarësh dhe jemi në pritje të familjeve të tjera”, përfundon drejtori i radios “Kontakt”, Alfons Zeneli. Të gjithë kanë kontribuar për vëllezërit kosovarë, që nga fëmijët e deri tek më të moshuarit. Nxënësit e klasës së pestë të shkollës 8-vjeçare, “Eqerem Çabej”, kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme parash dhe i kanë sjellë për vëllezërit kosovarë. Ndërsa shoqata e të verbërve, solli disa pako me ndihma që u kishin ardhur nga një shoqatë homologe nga Zvicra. Një kontigjent të veçantë kanë dhënë edhe studentët, të cilët vijnë dhe interesohen për çdo ditë pranë kësaj radioje për gjendjen në Tropojë. Klubi “Kontakti” ka dërguar deri tani shumë herë me tepër ndihma se qeveria e Fatos Nanos, e cila flet ende për “refugjatë” dhe për “kosovarë”. Në Tropojë jo vetëm janë të rralla ndihmat qeveritare, por Nano dhe të tjerët po duan ta shtojnë më shumë dhimbjen dhe lotët e vëllezërve të dëbuar nga Kosova, duke i ndaluar ata që të sistemohen në pjesë të tjera të Shqipërisë, ku i presin krahëhapur njerëzit. Rexhep POLISI

Opozita i përgjigjet thirrjes së Kosovës

Me 10 qershor, protesta: NATO, jo në kufi me Kosovën, por në Kosovë NË FAQEN 3

SHBA e shqetësuar për të ardhurit nga Kosova

Zyrtaria e Lartë e Departamentit të Shtetit, Houze, në Tiranë Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Popullsinë, Refugjatët dhe Migrimin, znj. Marguerite Houze, po zhvillon një vizitë në Shqipëri për një mision shqyrtues. Arsyeja e vizitës së Zyrtares së Lartë të Departamentit të Shtetit, është ardhja e mijëra shqiptarëve nga Kosova si pasojë e spastrimit etnik që ka ndërmarrë Millosheviçi. Kjo dëshmon dhe njëherë shqetësimin e Departamentit të Shtetit ndaj spastrimit etnik të nisur nga Millosheviçi. Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar këtë spastrim etnik ndaj popullsisë shqiptare si dhe po studiojnë të gjitha mënyrat për të ndalur dhunën dhe barbaritë e Millosheviçit ndaj popullsisë së pafajshme. Megjithë paralajmërimet e bëra nga administrata e Presidentit Klinton drejtuar Millosheviçit për të ndalur dhunën ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës, ky i fundit i është përgjigjur kësaj thirrje duke shtuar dhunën, ndërkohë që numri i refugjatëve vazhdon të rritet.

Dosja e zezë e Tepelenës (10)

Gjakderdhje për të siguruar fitoren e Nanos SPECIALE NË FAQEN 5 Në numrat e ardhshëm të "RD" do të lexoni: - Kush u shpërblye nga pushteti? - Deklarata të rebelëve pas pritjes nga komandanti. - Asnjë qeveritar në Tepelenë pas trazirave. - Ku janë sot rebelët e lënë prapa liste? - Dosja e bardhë e rebelimit. - 100 ngjarjet më kryesore.

“RD”, nesër me 12 faqe

Që nesër në gazetën “Rilindja Demokratike” do të gjeni më shumë informacion për atë që po ndodh në Shqipëri, në Kosovë dhe në botë. Dramën e shqiptarëve të dëbuar me armë nga Millosheviçi dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me tendosjen e situatës në kufirin verior do ta gjeni çdo ditë në faqet e gazetës “RD”. Po kështu redaksia do të vazhdojë publikimin e dosjes së zezë të rebelimit, që e quan si një detyrim ndaj lexuesve të saj dhe të gjithë shqiptarëve që duan të njohin të vërtetën e asaj që ndodhi vitin e kaluar. Në faqet e “RD” do të gjeni gjithashtu edhe suplementin për kampionatin botëror “France 1998”. Gjithçka për ndeshjet, protagonistët,

Njoftim Shtypi

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi thirrjen e Aktivitetit Kombëtar, me të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar, Kryetarët e Bashkive dhe të Këshillave të Rretheve, si dhe kryetarët e degëve të kësaj partie, sot, më datë 9 qershor 1998, ora 11.00.

Qeveria: “Të ndalohen refugjatët kosovarë”