Ngjarjet tragjike që shkatërruan Tepelenën
Në numrin e sotëm të “RD” do të lexoni:
- Vetëm 1.5 për qind e popullsisë ishin rebelët.
- 100 ngjarjet kryesore të muajve të rebelimit.
- Pas 29 qershorit, asnjë qeveritar në Tepelenë.
- Letra e rebelëve, dërguar Nanos, Gjinushit, Malajt, Rukës.
- Arrestohen rebelët e inkriminuar, kërcënojnë për dëshmi, lëshohen.
SPECIALE NË FAQEN 5
PAD, mes drogës dhe prostitucionit
Karabinierët: Peshkëpinë nuk mund ta arrestonim se lëvizte me pasaportë diplomatike
Aleanca Demokratike e zhytur në trafiqet mafioze. Ridvan Peshkëpia, kapo i rrjetit në Shqipëri. Arrestime të bujshme në Itali
Peshkëpia mes banditëve të armatosur në marsin e vitit të kaluar
Qeveria e mafiozëve me pasaportë diplomatike
Një ndër figurat më të njohura të Aleancës Demokratike akuzohet nga ...
Një ndër figurat më të njohura të Aleancës Demokratike akuzohet nga drejtësia italiane si shef i një rrjeti të fuqishëm mafioz në Shqipëri.
Sipas policisë italiane dhe karabinierëve, Ridvan Peshkëpia është kapo i trafikut të drogës dhe prostitucionit që kalojnë nga Shqipëria për në Europën Perëndimore.
Përfshirja e tij në rrjetet mafioze është një implikim i rëndë, jo vetëm për Aleancën Demokratike, por për të gjithë koalicionin qeveritar. Paskal Milo dhe Fatos Nano duhet të shpjegojnë tani se me ç’të drejtë i kanë dhënë pasaportë diplomatike Peshkëpisë, i cili nuk është as deputet dhe as diplomat. Ata duhet të përgjigjen se kujt i interesonte tjetër imuniteti diplomatik i tij, për të shëtitur i qetë në Milano dhe gjetkë në Itali, duke i marrë me radhë bazat e trafikut të drogës dhe të prostitucionit? Sepse Ritvan Peshkëpia është shfaqur në gjirizet e zeza të krimit të organizuar në Itali me pasaportën e firmosur nga Nano apo nga Milo.
Ky është një fakt tepër komprometues që mund ta zhvendosë vëmendjen e hetuesve italianë, të cilët nuk duhet të shikojnë tek Peshkëpia vetëm individin e implikuar, por edhe prapavijën e tij politike. Ai që të gjejë si shef të rrjetit mafioz të Tiranës, është një fakt i rëndë i ardhur nga njëra prej partive që qeverisin vendin në Shqipëri, dhe në xhep ka pasaportën e nënshkruar nga ministri i Jashtëm apo kryeministri shqiptar.
Përse duhej bërë ky tolerim dhe shkelje ligji për Ridvan Peshkëpinë, nëse duhet ta thonë qeveritarët e Nanos, të cilët nuk mund të distancohen lehtë nga procesi i hapur i Milanos.
Ndërkohë, fakti që Ritvan Peshkëpia shfaqet si një i lidhur me trafikun dhe klanet e mafias rajonale, nuk shkakton shumë çudi në Shqipëri. Të gjithë e mbanin mend dhe ditën kur marsin e vitit të kaluar ai erdhi nga jashtë shtetit për t’u rreshtuar në krah të bandave të armatosura në Sarandë dhe në Gjirokastër. Edhe sot e kësaj dite ai vijon të jetë i akuzuar si një ndër njerëzit që ndihmuan në hyrjen e armëve në Shqipëri nga jugu, pak kohë para se të shpërthente dep[o] e ushtrisë. Për një kohë të gjatë, Peshkëpia bashkë me Imanin kanë qëndruar në jug në krah të njerëzve me kallashë që kanë vrarë, prerë e grabitur.
Akuza e rënda ndaj tij nga drejtësia italiane rikthejnë çështjen e përfshirjes së tij në skandalin e mbërritjes së armëve në jug të Shqipërisë, përpara se të hapeshin depot. Ndosh[t]a, drejtësia italiane duhet të hetojë edhe në këtë pistë, për rrugët e fshehta që e lidhin këtë njeri me trafiquet e armëve, të pakta që në mars të vitit të kaluar.
Fotografia në krah të këtij shkrimi është vetëm një çast nga aktiviteti terrorist i këtij “liberaldemokrati” gjatë rebelimit të vitit të kaluar. Skandali i Milanos duket se është shumë më i thellë se sa emri i Ridvan Peshkëpisë.
Por këtë nuk duhet të përgjigjet vetëm Aleanca Demokratike, por edhe ata që i kanë dhënë pasaportën e diplomatit një mafiozi droge, armësh dhe prostitucioni. Në çdo rast tjetër, qeveritarët e sotëm do të vërtetonin se Peshkëpia ka qenë në përfaqësues i tyre në Milano dhe në të gjitha vërejtjet e zeza të kriminalitetit dhe të mafias në Itali, ashtu siç edhe duhet të jetë. Spiacatorët e drogës apo kodoshët e prostitucionit, apo prostitutat e nxjerra me zor në rrugë në Itali duhet ta dinë se njeriu i veshur me kostum dhe kravate ka qenë i dërguari special i qeverisë së Tiranës që kryesohet nga Fatos Nano. Po kështu edhe karabinierët apo policët italianë, të cilët nuk kanë mundur dot të arrestonin një njeri, i cili megjithëse nuk është as deputet dhe as diplomat, shëtiste para hundës së tyre i veshur me imunitet diplomatik.
Shqipëria në sheshe për Kosovën
Shqiptarët protestojnë në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Gjirokastër, Fier dhe në kryeqytetet e ndryshme europiane: NATO në Kosovë dhe jo në kufijtë e Kosovës
Hajdari: UÇK dhe udhëheqja e Kosovës ka mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë. Kurt Kola dhe shefi serb fishkëllen në sheshin “Skënderbej”
NË FAQEN 7 Foto: A.FUSHA
Dje, në sheshin “Skënderbej” Foto: A.FUSHA
Parlamentarët gjermanë njihen me qëndrimet e opozitës shqiptare
Koço Dada sfidoi qeverinë me ndihmat në Tropojë ndaj e zhdukën pa lënë gjurmë
Kryetari i PD, Sali Berisha përshëndet qëndrimin e Presidentit Klinton, Shirak e kryeministrit britanik Bler për çështjen e Kosovës
Forca e NATO-s, ndaj kasaphanën
NE FAQEN 3
Policët e forcave speciale terrorizojnë Gramshin
Vazhdon dhuna dhe terrori shtetëror ndaj qytetarëve të pafajshëm
Në këtë fushatë dhune në qytet, policët kanë qenë aq të harbuar sa nuk kanë kursyer as njëri-tjetrin.
Pranë agjencisë së qytetit, dëshmitarë okularë treguan se kanë parë se si një prej policëve duke qëlluar me automatik ka plagosur shokun e tij.
NE FAQEN 6
Kryetarin e biznesmenëve e mori peng qeveria
Koço Dada stid[o]i qeverinë me ndihmat në Tropojë ndaj e zhdukën pa lënë gjurmë
Kryetari i shoqatës së biznesmenëve, Koço Dada, ka dërguar më shumë ndihma se qeveria për vëllezërit kosovarë në Tropojë.
Koço Dada stid[o]i gjurmë
Kryetarin e biznesmenëve e mori peng qeveria
Kryetari i shoqatës së biznesmenëve, Koço Dada, ka dërguar më shumë ndihma se qeveria për vëllezërit kosovarë në Tropojë dhe u ka bërë thirrje të gjithë biznesmenëve shqiptarë që të kontribuojnë, por menjëherë në adresë të tij filluan telefonatat anonime që ai të hiqte dorë se përndryshe do të zhdukej fizikisht.
NE FAQEN 6
Perëndimi të mbrojë shqiptarët
Parlamentarët gjermanë njihen me qëndrimet e opozitës shqiptare
Kundrejt një qeverie shqiptare të papërgjegjshme që nuk po merr asnjë masë për mbrojtjen unë kam propozuar një qeveri të Shpëtimit Kombëtar, tha Berisha
NE FAQEN 2
NATO të ndalë spastrimin etnik
Kryetari i PD-së, Sali Berisha priti ambasadorin e Hollandës
Berisha përshëndet deklaratën e Andreatës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur dje deklaratën e Ministrit italian të Mbrojtjes, Andreata, në të cilën shprehet qëndrimi i vendosur italian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Berisha duke e komentuar një deklaratë të tillë tha se kjo shpreh mbështetjen e Italisë për zgjidhjen e krizës në Kosovë si dhe thekson edhe njëherë miqësinë e madhe shqiptaro-italiane.
Italia duke u gjendur në krah të shqiptarëve në këtë situatë rikonfirmon edhe njëherë ndjenjat e larta të miqësisë mes dy vendeve.
Fajdet, debitorë edhe kreditorët “e mëdhenj”
Shpërndarja e pasurive të kompanive, parlamenti miraton kriteret
NE FAQEN 4
Dollarët fallco i “dhuratë” e qeverisë së komiteteve
116 ditë nga burgosja e ish-ministrit të Brendshëm
Ish-ministri i Brendshëm në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, Ali Kazazi vazhdon të mbahet i burgosur për akuza qesharake.
Ai është ndaluar më 14 shkurt 1998 në Urën e Milotit, pas pritës policore që iu bë liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, si një përpjekje e dukshme e shtetit të sotëm për të inkriminuar opozitën. Më 17 shkurt ndaj tij është vendosur masa e arrestit pa afat. Kazazi rjedh nga një familje me tradita të njohura antikomuniste dhe është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
3 të vrarë në dy ditë
Fier dhe Lushnje: jeta nën kërcënim serioz
NE FAQEN 6
Përëndimi të mbrojë shqiptarët
FRANCE 98
Ronaldo: “Dua Kupën e Botës”
SPECIALE NE FAQET 10-11
- Kampionët e Botës, fitore dhe fat
- Pesë “yje” gjykojnë skuadrën e Zagalos. “Brazil, të mungon fantazia dhe Romario”. Flasin Junior, Gerson, Falkao, Tostao dhe Rivelino.
- Intervistë me Ronaldon, vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes.
- Franca ka frikë nga debutimi. Flet mesfushori i njohur Deshamps: “Kemi probleme”
- Largohen Ravanelli, “heroi pa kokë”
- Menem, presidenti “ters” i përfaqësueses së Argjentinës
- Kuriozitete. Dy milion pije freskuese në stadiume...
- Norvegjia shmang të papriturën