Në ndihmë të shqiptarëve që duan të dinë se ku shkuan paratë e skemave piramidale
NE FAQEN 3
Peshkëpinë po e mbron Qeveria
Takim i fshehtë ndërmjet trafikantit të PAD dhe kryeprokurorit Rakipi
NE FAQEN 6
Prostitutat edhe në zyra qeveritareësh
Prostitucioni në rritje, fenomen shqetësues për shoqërinë
NE FAQEN 6
21 qershori, starti për zgjedhjet e përgjithshme
Berisha dhe Pollo denoncojnë në Patos dhe Roskovec qeveritarët që grabitën paratë e kompanive rentiere
“Pyesni Majkon kur të vijë për t’u kërkuar votat se nga i mori 240 mijë dollarët. Pyeteni edhe Malajn për 50 milionë lekët që i mori Cenajt për të blerë Frigoriferin e Vlorës, dy javë pasi u bë ministër i Financave”
Dje, në Patos
Shirak i shkruan Berishës: “Po pres të takohemi”
Ambasada franceze përgënjeshtron spekullimet e shtypit të majtë lidhur me vizitën e Berishës në Francë
Shirak: Unë do të isha shumë i lumtur t’ju prisja me rastin e vizitës suaj në Paris për të diskutuar bashkë çështje të ndryshme me interes të përbashkët për vendet tona. Por grumbullimi i detyrimeve të reja imperative gjatë javës së qëndrimit tuaj në Francë kohë ku më duhet domosdoshmërisht të marr pjesë në Këshillin Evropian në Kardif, e bëjnë organizimin e këtij takimi me ju praktikisht të pamundur
Parisi, le 12 juin 1998. Monsieur le Président, Comme vous l’avez indiqué à l’Ambassadeur de France à Tirana, M. Patrick CHIRACNAN, j’aurais été très heureux de vous recevoir à l’occasion de votre prochaine venue à Paris afin d’évoquer avec vous divers sujets d’intérêt commun entre la France et l’Albanie. L’accumulation d’obligations nouvelles impératives durant la semaine concernée, lors de laquelle je dois notamment participer au Conseil européen de Cardiff et effectuer un déplacement en province, rend malheureusement l’organisation d’un tel entretien matériellement impossible. Je le regrette sincèrement et j’espère vivement qu’une autre occasion se présentera prochainement de nous rencontrer à nouveau. Je vous prie d’agréer, Monsieur le Président, l’expression de ma très haute considération. Jacques CHIRAC Son Excellence Monsieur Sali BERISHA Président de la République d’Albanie Président du Parti Démocratique d’Albanie TIRANA
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, priti dje ambasadorin e Republikës Franceze në Tiranë, Patrick Chrismant me kërkesën e këtij të fundit. Ambasadori Chrismant u shpreh se është tejet i shokuar nga trillimet e shpif-it shqiptar sot lidhur me vizitën e Z. Berisha në Francë. Ai theksoi se më duhet t’ju them zoti Berisha se Presidenti Shirak ju konsideron si mikun e tij personal dhe të Francës dhe ruan për Ju ndjenjat më miqësore.
Ambasadori i Republikës Franceze i tha zotit Berisha se takimi në Kardif dhe zgjatja e tij është parashikimi dhe asnjë motiv tjetër janë shkaku i shtyrjes së takimit tuaj me Presidentin Shirak. Unë kam marrë një mesazh nga Presidenti Shirak për ju në cilin për shkak të zgjatjes së qëndrimit të tij jashtë France ai shprehet për një takim tjetër të afërt me zotin Berisha.
Në mesazhin e Presidentit Shirak thuhet se ashtu si ju ka njoftuar ambasadori ynë në Tiranë Patric Chrisman[t], Për tuaj në Francë kohë më kujtohet domosdoshmërisht të marr pjesë në Këshillin Europian në Kardif, dhe bëhe organizimin e këtij takimi me Ju praktikisht të pamundur, gjë për të cilën sinqerisht më vjen keq. Shpresoj me shumë dëshirë se do të kemi një rast së afërmi të takohemi përsëri. Me shumë përzemërsi, Juaji Shirak.
Kryetari i Partisë Demokratike Berisha i kërkoi ambasadorit Chrismant’i përcjellë Presidentit Shirak përshëndetjet e tij më miqësore dhe mirëkuptimin e plotë për arsyen e shtyrjes së këtij takimi. Ai e siguroi Presidentin Shirak se është shumë i nderuar me vizitën zyrtare që ai po bën në Francë dhe se gjatë qëndrimit atje do të diskutojë të gjitha çështjet me zotin Monodry dhe miqtë e tjerë të përbashkët, sikundër pret me kënaqësi të veçantë një takim në të ardhhmen me Presidentin Shirak, mik i madh dhe i shquar i kombit shqiptar.
Kreu i Studentëve Demokratë Europianë në Tiranë
Mbështetje nga Europa për kandidatët e “Bashkimit për Demokraci”
Sot mbërrin në Tiranë kryetari i Forumit Demokrat Europian të Studentëve, Gynter Fehlinger.
Vizita në Tiranë e kreut të Studentëve Demokratë Europianë bëhet me ftesë të Forumit të Studentëve Demokratë të Shqipërisë. Forumi i Studentëve Demokratë është një organizëm rinor studentor i themeluar kohët e fundit. Mbledhjen themeluese të tij e përshëndetën në këtë organizëm studentore nga Austria, Italia dhe Forumi Demokratik Europian i Studentëve.
Gjatë vizitës në Tiranë, kreu i Studentëve europianë do të zhvillojë një sërë takimesh me partnerët e tij shqiptarë. Ai gjithashtu në emër të organizatës që përfaqëson do të shprehet mbështetjen e plotë për kandidatët e “Bashkimit për Demokraci” në zgjedhjet e pjesshme lokale.
Sh.P.
Berisha përshëndet takimin Shirak Rugova
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti dje takimin presidentit francez, Zhak Shirak, me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, duke e cilësuar atë si ngjarje historike mes Republikës Franceze dhe Republikës së Kosovës.
Për mua ky është një angazhim direkt i presidentit Shirak i këtij miku të shquar të kombit shqiptar dhe Francës në zgjidhje së krizës në Kosovë si dhe parandalimin e një katastrofe rajonale, thuhet në përshëndetjen e Berishës.
Presidenti i Kosovës hedh poshtë ftesën e Tiranës zyrtare Rugova refuzon takimin me Nanon
Presidenti i Kosovës hedh poshtë ftesën e Tiranës zyrtare
Rugova refuzon takimin me Nanon
NE FAQEN 3
Sot Berisha në Shijak
Kryetari i PD-së Sali Berisha do të marrë pjesë sot, në orën 10⁰, në mitingun që organizohet në qytetin e Shijakut për të prezantuar kandidatin për kryetar Bashkie të “Bashkimit për Demokraci”.
Ambasadori Rama mik i ambasadorit jugosllav
Ja udhëzimet që Milo u ka dhënë përfaqësuesive tona jashtë shtetit
NE FAQEN 12
Durrës, doganierët e Nanos vazhdojnë detyrat e kriminelit si në rebelim
Është bërë një nga policia doganore biznese-meni i njohur në Shijak, drejtori i filialit të “Filantos”, Bardhyl Murati.
Dhuna ndaj drejtorit të “Filantos”, Bardhyl Murati
Është bërë nga policia doganore biznese-meni i njohur në Shijak, drejtori i filialit të “Filantos”, Bardhyl Murati. Ndërkohë që Murati ndodhej në tragetin e linjës së radhës për të ndjekur ardhjen e makinave që e furnizon atë me mall, një grup doganierësh prej katër vetash i janë vërsulur duke i tirana kanë filluar që qëllonë bi-zmërues. Murati ka marrë pas asnjë shkak një numër grushash e shkelmash dhe në fund fare edhe një goditje me kaçavidë në shpatull. Bardhyl Murati ka mbetur në gjendje të rëndë, ndonëse që policët doganierë janë larguar pa dhënë asnjë shpjegim nga goditjes pas padurimit që bënë ndaj personit të pafajshëm. Bardhyl Murati drejton filialin në Shijak dhe ka të punësuar në këtë marren e tij mbi 600 punëtorë. Sipas burimeve nga ndërmarrja që ai drejton, Murati ka depozituar dje padinë në prokurorinë e Durrësit ndaj doganierëve kriminelë, ardhur nga bandat për shkelje të rebelokraisë së Fatos Nanos.
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, priti dje ambasadorin e Republikës Franceze në Tiranë, Patrick Chrisman[t] me kërkesën e këtij të fundit.
Parlamenti “Hasani” ose spiun kolektiv
Dje, në Patos
NE FAQEN 2
Parlamenti “Hasani” ose spiun kolektiv
Nga Bardhyl LONDO
Askush nuk mund të habitet më me vendimet e njëanshme e të politizuara skajshëm në dëm të opozitës që merr parlamenti aktual shqiptar. Por çdo gjë ka një kufi. Ky parlament nuk i njeh fare këta kufinj. Me urrejtjen primitive ndaj opozitës dhe frikën se ajo i merr pushtetin (në fakt pushtetin moral ia ka marrë), parlamenti shqiptar vepron si ai ujku i plagosur që mund të shajë keq e t’i dalë përpara mjafton t’i vijë era opozitë.
Nuk është parë deri tani në historinë parlamentare të botës që gjithe kuvendi të vihet në rolin e denoncuesit ose më mirë të spiunit, sepse denoncuesi i rremë në fakt është spiun. Logjika normale kërkon që kushdo nga deputetët veç e veç mund të denoncojë apo spiunojë, quhet si të doni. Po kur një parlament i gjithë, përjashto opozitën, vëten në rolin kolektiv të një denoncuesi të rremë pa patur asnjë fakt, ai në radhë të parë ka fyer institucionin e votës. Deri tani parlamentet janë marrë me ligjet apo me analizat e situatës, kurse parlamenti shqiptar hyn direkt në rolin e denoncuesit kolektiv. Po fundja, a mund të presësh gjë tjetër nga parlamenti i sotshëm shqiptar?
Parlamenti shqiptar, në paklën për të justifikuar mënyrën se si erdhi në pushtet, e kishte në dorë të lepte një shembull bashkëjetese. Dhe këtë do ta arrinte në rast se do të bënte një analizë serioze dhe të paanshme në ngjarjeve të vitit të kaluar. Por ai nuk e bëri këtë, sepse e thirri origjinë e tij, gjaku i të parëve: urrejtja ndaj opozitës. Ai veproi me logjikën primitive të urrejtjes. Ai foli me gjuhën e forcës. Dhe kjo ndodhi kur Shqipëria ka nevojë më tepër se kurrë për një mirëkuptim dhe bashkëpunim të shqiptarëve.
Askush s’kërkon mëshirë nga parlamenti. Në fund të fundit me vendimin që mori ai nuk penalizoi opozitën, por vetveten. Ai e fyeu dhe e përdhosi institucionin e parlamentit, duke e kthyer atë në një denoncues kolektiv.
Parlamenti shqiptar ia servirën dhe rrugë: qëndrimi intelektual i deputetit Ngjela dhe qëndrimi autarkik i komunistëve shqiptarë. Ashtu siç pritej, ky zgjodhi të dytën. Tani parlamenti mund të quhet parlamenti “Hasani” ndërsa deputetët e tij duhet të vihen në radhë dhe të shkojnë në resht për një të provojnë denoncimin e tyre të rremë.
Opozita shqiptare nuk ka nevojë për mbrojtjen e askujt. Prej kohësh në Shqipëri ka dy pushtete: pushteti ekzekutiv ka në dorë policinë, ushtrinë, parlamentin, propagandën shtetërore dhe pushtetin moral, mbështetja reale e njerëzve. I pari është tepër i përkohshëm dhe fle fiktiv, i dyti është pushteti real. Dhe këtë pushtet opozita tashmë e ka fituar. Veprimi i fundit i parlamentit “Hasani” nuk ishte gjë tjetër veçse vulosje e autik përfundimtar se tashmë dhe opozita e sotme e ka kuptuar se e ka humbur pushtetin. Pushteti i sotëm ekzekutiv dhe legjislativ kuturbon erë urrejtje dhe intolerancë. Morali i ardhshëm, i shumicës së shqiptarëve, është morali i opozitës, është pushteti real në Shqipëri.
FRANCE 98
SPECIALE NË FAQET 10-11
- Trajneri anglez i ofron një çmim special lojtarëve të tij, Hoddell: “Një natë seks po u kualifikua”.
- Televizioni ironizon ditarin e kampionit. Gjermania: “Mateus është i papërshkueshëm”. Federata thërret avokatë...
- Platini nën akuzat e trajnerit gjerman. Vogts: “Ka favorizuar ekipin francez”.
- Intervistë. Ziko kërkon një Ronaldo ndryshe...
- “Jemi skuadra e madhe”. Flet sulmuesi holandez Kluivert.
- Spanjë - Nigeri 2:3. Nigeri apo Brazil?
- Meksikë - Korea e Jugut 3:1. Fitore pa shkëlqim.
- Hollandë - Belgjikë 0 - 0. Arbitri penalizon “tulipanet”