16/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

16 qershor 1998

Berisha fillon vizitën në Paris

Franca përkrah rikthimin në normalitet të Shqipërisë Një delegacion i lartë i Partisë Demokratike, i kryesuar nga kryetari i saj, Sali Berisha u nis dje në mesditë për një vizitë pesëditore në kryeqytetin francez. Delegacioni u përcoll dje në aeroportin e Rinasit nga ambasadori i Francës në Tiranë dhe liderët e “Bashkimit për Demokraci”. Departamenti i Shtypit dhe Informacionit, pranë PD-së tha se delegacioni, që ka në përbërje nënkryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, sekretarin Organizativ të PD-së, Fatos Beja, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Albert Brojka dhe ish - Ambasadorin e Shqipërisë në Francë, Besnik Mustafaj do të ketë një aktivitet të dendur gjatë vizitës në Paris. Të mërkurën suar pas ftesës së kryetarit të Senatit të Republikës Franceze, Rene Monory. Monory, personaliteti i dytë i Francës i ka rezervuar një takim të veçantë ish-Presidentit Berisha dhe delegacionit që e shoqëron, si shprehje e mbështetjes që Franca i jep opozitës shqiptare për të nxitur rikthimin e Shqipërisë në normalitet, në mugën e demokracisë dhe integrimit të plotë në strukturat euroatlantike. Berisha, qëndrimi i të cilit në Francë do të zgjasë deri më 19 qershor, do të zhvillojë takime të shumta me zyrtarë të lartë të Republikës së Francës, liderë kryesorë të forcave kryesore politike në Francë, drejtues të parlamentit, të mediave dhe shtypit francez. Departamenti i medias pranë PD-së tha se çështje kryesore të bisedimeve në takimet e Berishës në Francë do të jenë gjendja politike në Shqipëri, çështja e Kosovës dhe mundët e zgjedhjes së kësaj çështjeje, si dhe bashkëpunimi ndërmjet Partisë Demokratike dhe forcave politike në Francë, aleate të PD-së. Në deklaratën për shtyp thuhet se vizita është në një rëndësi të madhe mbështetëse, është një mbështetje e fuqishme miqësore e Francës për demokracinë shqiptare dhe vazhdimi i dialogut dhe bashkëpunimit me miqtë e mëdhenj të Shqipërisë

Ja grabitjet e mëdha të socialistëve

Arben Malaj përlau 10 milionë tek “Cenaj” dhe bleu Frigoriferin e Vlorës. Si i mori motra e ministrit të Financave 402 milionë dhrahmi tek “VEFA”? Skënder Gjinushi bashkë me Kristo Goxhin rrëmbyen 220 milionë nga “Cenaj”, kurse motra e “Kenos” 120 milionë lireta nga “Gjallica”. Ku i gjeti Majko 220 mijë dollarët dhe çfarë fshihet pas “tezes”. Kur do ta hapin gojën Dokle dhe Hajdaraga? Cilat janë raportet e Farudin Arapit me firmat “Cenaj”, “Xhaferri” dhe “Gjallica”. Ku i gjen Nano paratë për të bërë dhurata 3 mijë dollarëshe, si orën e florinjtë të Arben Malajt? NE FAQEN 3 Shqiptarët duhet të dinë se kush i mori paratë e fajdeve. Shpejt lista e politikanëve të përlyer. PS hesht për qeveritarët e implikuar

NATO fluturon kundër Millosheviçit

REUTERS Avion ushtarak në fluturim.

Malaj: “Çeka e Brokaj janë kontrabandistë”

Eksperti i piramidave, ministri Arben Malaj rrëfehet në TV “Me Çekën kam patur marrëdhënie të mira deri para se të ikte nga ministria për kur në Doganën e Malësisë së Madhe dhe në atë të Peshkopisë policët që përkrahnin kontrabandistët thoshin se nuk njohim njeri tjetër veç Nertan Cekës atëherë e pritshim” NE FAQEN 5

Shijaku, votë kundër tradhtisë dhe kusarëve

Mbështetje e fuqishme për Haki Smoqin, kandidaturën e “Bashkimit për demokraci”. Berisha rikthen mitingjet madhështore në bastionin e antikomunizmit dhe patriotizmit “Qeveria nuk i publikon emrat e zyrtarëve të PD-së, sepse shumë prej tyre sot janë bashkëpunëtorë të saj në kontrabandë dhe në grabitjen e financave të shtetit shqiptar. Genc Rruli, që sot është vënë në krye të një instituti fantazëm është autor i grabitjes së parave të shqiptarëve” Kryetari i PD përshëndet manovrat e NATO-s Berisha: Shpresa për paqen në Ballkan NE FAQEN 3

REUTERS

Banda e firmave rentiere

Lista e qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë të administratës së sotme përmbush plotësisht shifrën e rreth 120 milionë dollarëve të vjedhur në depozitat e skemave piramidale pas ngritjes së pasurisë së tyre. Një fakt i tillë publikuar dje nga Partia Demokratike është i mjaftueshëm që qeveria të largohet bashkë me kryeministrin e fondeve të posaçme. Pas një viti të premtimit që Nano bëri në Vlorë për kthimin 100 për qind të parave kemi përpara faktin e vjedhjes së 100 për qind të tyre pikërisht nga ata njerëz që edhe ngritën dhe përhapën sëmundjen e piramidave në vend. Në listën e njerëzve që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve duke shfrytëzuar pushtetin janë nga zëvendëskryeministri, kryetari i parlamentit, nënkryetari i tij, disa ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë dhe dhjetëra familjarë e të afërm të nomenklaturës. Vjedhja është një nga më të mëdhatë e regjistruara në ndonjë vend të Evropës dhe kalon disa herë shumën e parave që mund të vidheshin me thyerje të ndonjë banke të madhe në Evropë. Grumbulli i qeveritarëve shqiptarë që erdhën në pushtet me gjakut dhe viktimave, përbën bandën më të madhe të vjedhjes së parave dhe thesarin. Ata kanë arritur të transferojnë jashtë shtetit një pjesë të madhe të shumës prej 120 milionë dollarëve. Me këtë rast janë përgjegjës edhe të goditjes së tregut financiar në Shqipëri dhe depozitave të valutës në sistemin bankar në Shqipëri. Falimentimi i hoteleve dhe bankave të nivelit të dytë nuk e fsheh një goditje të tillë e cila do të zhdarhet plotësisht vetëm pas fitores së PD-së zgjedhjet e ardhshme që do të bëhen shumë shpejt. Fshehja e transparencës nëpërmjet ministrit të Financave e cila ka pjesën e luanit në vjedhjen e madhe që i është bërë kreditorëve shqiptarë ka bërë që vjedhja e valutës të mos pengojë fazën tjetër të grabitjes nëpërmjet hedhjes në treg të pasurive të paluajtshme të këtyre pasurive. Edhe në këtë pjesë është parashikuar nga qeveria aktuale në bashkëpunim me atë që quhet administratori i kompanive shfrytëzojnë realitetin e tregut të rrisë do të pronësohen po nga qeveritarët që vodhën paratë. Pak ditë më parë sekretari i PS-së në një nga pjesëtarët e bandës, Pandeli Majko deklaroi se populli vet nuk mund të ngrihet për paratë e humbura por për të rrëzuar pushtetin. Një çikë e tillë me humbjen e pasurisë së mijëra njerëzve, tregon se sa me përgjegjshmëri i kanë parë ata premtimet që iu bënë shqiptarëve për kthimin e parave. Publikimi i shumave të marra nga drejtuesit e lartë socialistë dhe të tjerë është një nga të dhënat e shumta që tregon qartë qeverisjen kundër njerëzve të koalicionit qeveritar. Përveç që vendi është zhytur në një krim të madh, vjedhja e përmasave të mëdha dhe përforcon edhe më tej domosdoshmërinë e largimit të qeveritarëve mashtrues e qeverisë shkatërruese. Grabita e shqiptarëve ka arritur kufijtë që as mund të mendohet. Koalicioni qeveritar përmbytet nga qeveria mafioze dhe narkotikëve dhe prostitucionit, vjedhës ordinere të parave të kreditorëve, kontrabandistë të palëkundur deri edhe kriminelë dhe urdhërdhënës për vrasje si puna e Shkëndër Gjinushit. Këto ditë një grup nga banda ka dalë për të bërë fushatë elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale. Me një fjalor të egër, kriminal i janë kthyer edhe njëherë viteve të marsit të kaluar i ndezën pushkët ndaj shqiptarëve. Një gjë të tillë e bënë edhe në Kosovë ku forcat e policisë politike të Nanos arrestuan vëllain e kandidatit demokrat.

FRANCE 98

Hegjemoni e skuadrës gjermane - Gjermani - SHBA 2 - 0. “Veteranët” mbeten të frikshëm - Pasarella, trajneri Argjentinës, pas shumë vitesh armiqësie me “yllin” pranon: “Askush nuk mund ta zëvendësojë Maradonën”. - Leonardo; qetësia e kampionëve. Flet mesfushori brazilian. - Haxhi kushton sa Ronaldo. 300 miliardë lireta për të rrëmbyer talentin e Marokut. - Kroacia; surpriza e botërorit? - Angli - Tunizi 2:0. Hodell: “Afrikanët meritojnë respekt”. - Rumani - Kolumbi 1:0. Fitore e merituar. SPECIALE NE FAQET 10 - 11