17/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

17 qershor 1998

Italianët bllokojnë cigaret e qeverisë

Guardia di Finanza kap 150 tonë duhan kontrabandë NE FAQEN 6

PS nuk është me qeverinë

Ruçi del kundër Nanos: NATO të vendoset në Kosovë NE FAQEN 3

Peshkëpia, gati për t’u arratisur

Fillojnë hetimet për trafikan tin e PAD-it NE FAQEN 6

Grab itës në 6 postet kryesore

Arben Malaj me orë 18 mijë dollarëshe: Ku i gjeti Nano paratë për dhuratën? Grabitës në 6 postet kryesore NE FAQEN 3

Dan Everts: Televizioni t’i bindet KQZ-së

OSBE, ndërmjetëson që PS të zhvillojë fushatën Ambasadori i OSBE-së, Daan Everts dhe Daniel J. Blessington, Drejtor i Projektit IFES, i kërkuan dje televizionit shtetëror t’i vërë në dispozicion PD-së, një kohë prej 20 minutash për pasqyrimin e aktiviteteve të saj. Kjo kohë i është dhënë në mënyrë të parregullt PS-së, në përkuj tim të një rezervimi të saj duke shkelur ligjin mbi zgjedhjet e Pushtetit Lokal... NE FAQEN 3

Franca vlerëson rolin e opozitës shqiptare

Berisha dhe delegacioni i PD takohen me zëvendëspresidentin e Senatit Francez Berisha: Shqiptarët në Kosovë janë të gatshëm të rreshtohen krah NATO-s. Problemet në Shqipëri janë të rënda për shkak të përjashtimit politik që pushteti i bën opozitës dhe të linjës së likujdimit të saj Franca vlerëson rolin e rëndësishëm të opozitës shqiptare në jetën politike të vendit si dhe përkrah qëndrimet e saj ndaj çështjes së Kosovës, si tepër të afta me opcionet e rreshtimit për zgjidhjen e konfliktit. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe delegacioni i lartë i PD-së që e shoqëron gjatë vizitës së tij në Paris u prit dje në një drekë pune nga zëvendëspresidenti i Senatit Francez, Jean Delaneau, me të cilin diskutuan problemet e jetës politike në Shqipëri dhe situatën në Kosovë. Pala franceze shprehu interesim të madh për qëndrimet e opozitës shqiptare, si një nga faktorët më të rëndësishëm në jetën politike të vendit, rreth situatës në Kosovë. Berisha shprehu pikëpamjet e tij rreth nevojave që ka forcimi i faktorit shqiptar në Kosovë, si një mjet i forcimit të faktorit shqiptar në përpjekësi në Ballkan për të balancuar forcat dhe për të ndihmuar Komunitetin Ndërkombëtar për ta bërë më të lehtë zgjidhjen e konfliktit, shtrirja e të cilit është rrezik i madh për shtrirjen e një lufte të gjerë rajonale. Berisha tha se shqiptarët në Kosovë janë të gatshëm të rreshtohen përkrah NATO-s për të ndaluar shpërthimin e mëtejshëm të situatës në Kosovë dhe për të shkuar drejt një zgjidhjeje përfundimtare politike, duke bashkërenduar veprimtarinë me forcat perëndimore dhe Aleancën e Atlantikut. Berisha tha se opozita po përpiqet për stabilizimin e situatës në vend për të bërë faktorin shqiptar më kompakt, për ta bërë situatën stabile në Shqipëri dhe për të shmangur dobësimin e faktorit shqiptar në Ballkan. Kryetari i PD tha më poshtë se problemet në Shqipëri janë të rënda për shkak të përjashtimit politik që shteti po i bën opozitës dhe për shkak të linjës së likuidimit fizik të saj. Berisha përmendi disa raste atentatesh ndaj deputetëve, aktivistëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike. Ai u ndal sidomos në ngjarjen e rëndë të Tropojës, ku u qëllua për të vrarë deputetin e PD-së, Hajdari dhe Minarollin, rastin e Parlamentit, masakrën e Levanit, ku u vra Bujari Suli, etj. Duke bërë një rezyme të shkurtër të situatës politike në Shqipëri, Berisha nënvizoi se qeveria aktuale është kthyer në një dhunuese e rregullt e lirive dhe të drejtave, jo vetëm të opozitës, por në përgjithësi të qytetarëve shqiptarë. Ndërkohë, ai theksoi vendosmëri në Partisë Demokratike për të rezistuar dhe për të qëndruar ndaj të gjitha presioneve dhe sulmeve të ish-komunistëve në pushtet, për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve reale që do të ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Nënkryetari i senatit francez i premtoi Berishës mbështetje të drejtpërdrejtë për opozitën në Shqipëri, për problemet e brendshme të jetës politike dhe për vlerësimin që situata dhe përpjekjet e opozitës për problemet të rëndësishme për vendin dhe për rajonin. Ai shprehu besimin se Partia Demokratike do të vazhdojë të luajë një rol përcaktues për fatet e demokracisë shqiptare, pavarësisht problemeve të rënda që po kalon vendi. Ky ishte takimi i parë zyrtar i turit francez të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe delegacionit që ai kryeson.

Dosja e vjetër dhe e re e Gëzim Bletës

Kryekontrabandisti i Doganave bën fushatë me cigare NE FAQEN 3

21 qershori si përgjegjësi qytetare

Nga Lazër STANI Me 21 qershor në Shqipëri mbahen zgjedhje e pjeshme lokale. Për nga shtrirja dhe numri i votuesve që do të marrin pjesë në votime për të zgjedhur pushtet e vetë lokale mund të thuash se ato nuk kanë ndonjë rëndësi e dorës së parë. Megjithatë, pikërisht momenti dhe konteksti në të cilin zhvillohen këto zgjedhje i bën ato të dorës së parë në një renditje të rëndësishme kombëtare dhe të arritmenë demokracinë në vend. Agj me tepër që ky është procesi zgjedhor i parë që zhvillohet pas një aksidenti tragjik, që i përsuan shqiptarët në pranverën e mbrapshtë të vitit që shkoi. A do të mundën shqiptarët e një përpjekje këtu procesi i peshësëm zgjedhor të dëshmojnë përgjegjësi e vet, qytetari për demokracinë, kulturën demokratike dhe aftësinë shoqërore? Përgjigjen definitive të kësaj pyetjeje mund ta japësh me saktësi vetëm pas 21 qershorit. Sidoqoftë, momentin paragjykues është një moment që i cilën duhet ta reflektojë çdo zgjedhës që në 21 qershor do t’u drejtohet kutive të votimit i tërhequr orientimi apo bindje politike qofte. Sepse vota e lirë është qytetaria. Vota e lirë është esenca. Me përgjegjësinë e qytetarit për votën e tij së pari shprehet respekti për veten, po shprehet gjithashtu edhe vetëdija kulturore e politike e individit. Vota e lirë e qytetarit është njëra që lidh raportet individuale, shtet dhe ansamblisht, është shprehja e përgjegjësisë dhe e respektit reciprok. Sepse pikërisht në këtë votë mbështetet ndërtimi i shtetit, ose, thënë ndryshe, secila votë është një tullë në godinën e madhe të shtetit. Kontributi i parë i qytetarit për ndërtimin e shtetit është pra vota e tij e lirë dhe padyshim, cilësia e kësaj vote. Një votë e përgjegjshme, një votë e pandikuar, mirë, një votë normale, çon në krijimin e shtetit më tepër demokratik, ku përbën një mirëqenien qytetare dhe naftë ekonomike. Vota e lirë është e vetmja, duke mbajtur në dorë jetën e njeriut, ndjen më supe peshën e përgjegjësisë për të ardhmen e vet dhe qytetare, sigurinë e jetës se familjeve, sigurinë e pasurisë së tij dhe mundësinë e shtririmit të kësaj pasurie, principalitetin njerëzor dhe nacional. Në fakt përvojat janë në këtë gjymtyrën e lidhur me demokratizim dhe përpas gjithë këta bije me formalizimin e votës së qytetarit dhe në administrimin e tij të papashtajmë. Edhe në vitet e diktaturës shqiptarët kanë votuar të zgjedhur me trupat e tyre në gjashtë dhe të futur në një kuti të shkruar. Në atë proces formimi votim për dekada e veçantë vota e humbi shenjërinë e vet, kuptimin dhe përmbajtjen e saj reale. Njerëzit votonin me sytë e tij detyruar të votonin, siç qenë të detyruar edhe për shumëçka tjetër, por vota e tyre nuk kishte asnjë vlerë, nuk ndryshonte asgjë në jetën e tyre prej skllavi. Pushteti ishte pjellë e revolucionit të dhunshëm dhe as nuk varej e as nuk diktohej nga vota formale e qytetarit. Kjo dikurs i gjallë në diktaturë, ku çdo vlerë e shndërruar në rrotë e formuluar, nuk mund të ishte fonde pa posa një mentalitetin tjetër të një njerëzve, në konceptet dhe bindjet e tyre. Edhe shatë vite e postdiktaturës qenë të pamjaftueshme për të rehabilituar në vetëdijen e njerëzve vlerat e dhunuara e të gjymtuara keqas. Viti i gjithshëm i paktën dy gjëra duhët t’ua jetë mësuar shqiptarëve: së pari se duhet hequr dorë përgjithmonë nga praktikat e dhunshme revolucionare për marrjen e pushtetit dhe, së dyti, shteti i domosdoshëm. Ndërsa nga vit i pashtrëbëlmi duhet t’u kuptohet shqiptarëve dhe për të tjera se pari shqiptarët duhet të ndahen përgjithmonë nga partitë revolucionare dhe së dyti, shteti nuk mund të ndërtohet nga banditë, nga njerëz të hurit dhe të thjerrit, që për një karne një parlament a qeveri, djegin bashkitë, sulmojnë repartet ushtarake, përdorin dhunën dhe frikën për t’i marrë pushtet të qytetarëve, për ta s’gjentuar atë.

Opozita paralajmëron Klikën

Vazhdon terrori policor, shkelja e ligjit dhe manipulimet e listave të zgjedhësve në Rroskovec Opozita paralajmëron Klikën Në rast se nuk hiqet dorë nga dhuna do të tërheqim kandidatin NE FAQEN 2 Bode, Hajdari, Spahia, Starova, Mani, Mandri në Bujaras të Elbasanit Nano - shkaku i mjerimit Vota e 21 qershorit kundër atyre që u vunë napat e zeza nënave, grave e motrave me re belimin e armatosur NE FAQEN 2 Nano bllokon mitingun e PD në Vlorë të enjten Policia pengon fushatën e opozitës NE FAQEN 2

Berisha në “Le monde”

Vizita e opozitës në Paris zgjoi interesin e medias franceze Mustafaj intervistohet për rreth 30 minuta nga TV5, ndër kanalet më të rëndësishme franceze Interesim i gjerë i medias franceze rreth vizitës së delegacionit të opozitës shqiptare në Paris, që kryesohet nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Gazetat dhe televizionet qëndrore të Parisit kanë shfaqur interes të pazakontë për t’u njohur me qëndrimet e opozitës shqiptare për zhvillimet e demokracisë në Shqipëri, dhe kryesisht për situatën shpërthyese në Ballkan, pas luftës së Millosheviçit i ka shpallur shqiptarëve të Kosovës. Gazeta e njohur “Le monde” në një artikull të saj për zhvillimet e fundit në Kosovë citon Berishën, i cili mes të tjerëve thotë se “Ushtria Çlirimtare e Kosovës duhet t’i bindet liderit të saj politik, Ibrahim Rugovës dhe të kompaktësohet faktori shqiptar. Kanali më i rëndësishëm francez TV5 intervistoi të martën pasdite drejtpërdrejt në studio shkrimtarin e njohur shqiptar, Besnik Mustafaj. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Francë dhe ish-përfaqësuesi i delegacionit të opozitës iu përgjigj për rreth 30 minuta interesimit për t’u vizituar e opozitës shqiptare në Francë dhe shprehhu pikëpamjet e saj për problemin e Kosovës. Mustafaj dha gjatë intervistës se takimi i Millosheviçit me Jelcinin nuk do të jetë rezultat që kërkohet për ndaljen e gjakderdhjes dhe largimin e forcave ushtarake dhe policore nga Kosova. Ai tha se opozita shqiptare është e vetmi faktor konstruktiv në krizën ballkanike dhe ajo i ka bërë thirrje Rugovës të disiplinojë dhe të forcojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si një krah që lufton për rezistencën popullore. Ai tha se nuk ekziston një ushtri në Kosovë, por luftëtarët e saj janë shqiptarët që mbrojnë shtëpitë dhe trojet e tyre.

FRANCE 98

Fenomeni sjell Brazilin e frikshëm - Skoci - Norvegji 1:1. Ruhet tradita - Brazil - Marok 3:0. Ronaldo sjell Brazilin e frikshëm - Milutinoviç tani i paprekshëm. Flet “magjistari” i Nigerisë: “Jemi të fuqishëm” - Lojtari i Kamerunit tallet me Azurrët. “Ne luanët do t’i hamë” - Kapelo: “Italia s’duhet të nënvlerësojë kundërshtarët” - Gjermania me ekipin që ka do të ngjitet shumë lart - Bierhoff: “Do të shënoj gol në finale” - Dëmtohet Hasler, shqetësohet Gjermania - Rumania paralajmëron Anglinë SPECIALE NE FAQET 10 - 11