S’ka hetime për masakrën e Cërrikut
Prokuroria: Do të hetojmë pse u dërguan trupat e Gardës
NE FAQEN 6
PS grabiti paratë e firmave rentiere
Prokuroria disponon emrat e pushtetarëve
NE FAQEN 6
BE: Shteti bllokon kreditë e huaja
7 milionë ECU flenë në arkat e GTZ dhe SME
NE FAQEN 5
Brokaj, Ceka dhe Dredha në shtëpinë e kapobandës së Vlorës. Qeveria përgatit faljen e kryebanditit. Lefteri terrorizon lagjen Çole
Zani lirohet pas zgjedhjeve
NE FAQEN 3
Qeveria kërkon pranga për “Rilindjen Demokratike”
Nënkryetari i Parlamentit, Namik Dokle, kërkoi dje burg për kryeredaktorin e “Rilindjes Demokratike”
në një gazetë të saj, duke u bërë kështu i ngjashëm i radhës që përpiqet me kot të ushtrojë presion mbi shtypin e opozitës. Ndërkohë, mjetet zyrtare të informacionit theksuan se një padi të ngjashme kundër “RD”-së është duke përgatitur edhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Pandeli Majko. Arsyet e brofjes përpjetë të Dokles dhe të Majkos, të cilët tani kërkojnë pranga për gazetaret, kanë të bëjnë me akuzat për implikim të tyre në grabitjen e parave të fajdeve gjatë vitit të kaluar. Një numër i madh politikanësh janë përfshirë në skandalin e shfrytëzimit të emrit dhe të postit të tyre politik për të tërhequr paratë paraprakisht nga firmat rentiere gjatë vitit të kaluar. Në listën 182 emërore, të cilën Farudin Arapi po ngurron që ta botojë, socialistët janë në bashin e vendit, ndaj edhe Kryeredaktori i “RD-së”, Astrit Patozi, ndodhet tani para pesë proceseve gjyqësore, të gjitha të kërkuara nga pushtetarë të rëndësishëm, me akuza nga më të absurde. Po kështu, shumë gazetare të saj, Edi Paloka, Shemsi Peposhi, Migen Demirxhi, Rexhep Polisi, Vulnet Elbasani, po enden korridoreve të gjykatave dhe të prokurorive për të njëjtat motive. Rreth një vit më parë një makinё policie qëlloi me automatik dhe plagosi gazetarin Muji Buçpapaj, ndërkohë që janë keqtrajtuar mizorisht nga njerëz me uniformë, Vulnet Elbasani, Shemsi Peposhi dhe Rexhep Polisi, vetëm sepse ishin gazetarë të “Rilindjes Demokratike”. I kujtojmë Dokles, Majkos dhe të tjerëve se ne nuk impresionohemi aspak nga gjyqet e stisura dhe të montuara politike që ata po kurdisin për të pranguar fjalën e lirë së shtypit të opozitës. Përpara se të kërkojnë gjoja ... gjyq për gazetarët, socialistët që kanë grabitur, vrarë apo organizuar maskara gjatë vitit të kaluar, duhet të provojnë të kundërten para publikut dhe para dëshmitarëve të shumtë që sot i kanë bërë që të dëshmojnë. Sa për gjyqet me “Rilindjen Demokratike”, po u deklarojmë pushtetarëve që tani se askush prej nesh nuk ka nevojë për avokat për t’u mbrojtur prej atyre që kërkojnë t’i mbyllin gojën të vërtetës. E gjithë kjo histori është një provë tjetër se socialistëve kanë filluar t’u rrijnë rrobat ngushtë tani që po u dalin në shesh krimet dhe grabitjet e vitit të kaluar, si dhe kontrabanda apo zullumet e ditëve të pushtetit të tyre. Dhe kuptohet që këto gjëra një anë shumë kur thuhen në kohë fushatash elektorale, jo vetëm se ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve, por sepse poshtërsitë e marrin vesh më shumë njerëz. Ne do të shkojmë në sallën e gjyqit me Doklen, Majkon, Cekën, Malajn, Nanon e të gjithë të tjerët, ndoshta të shoqëruar edhe me policë, por ndërkohë ata e kanë shumë të vështirë që të dalin para njerëzve që i kanë mashtruar kaq shumë dhe në kaq pak kohë. “RILINDJA DEMOKRATIKE”
e para vë politik kanë të tyre politik për të tërhequr para botojë, socialistët janë në bashin e vendit, ndaj edhe është plotësisht i pritshëm reagimi i implikuar.
Por arsyet e shtimit të presionit të pushtetit ndaj shtypit opozitar gjatë kohëve të fundit janë më të thella se pika-mi i Dokles, Majkos apo ndonjë socialisti tjetër, që pasi ka grabitur vetë shqiptarët dhe pastaj ka bërë thirrje për kërcënime kundër Berishës dhe qeverisë së PD, tani kërkon të hiqet si shenjtor para tyre. Akuza dhe proceset kundër “RD”-së janë shpeshtuar sidomos pas nisjes së botimit të “Dosjes së Zezë” të rebelimit, në faqet e shumta të së cilës lakohen shpesh emrat e qeveritarëve të Fatos Nanos. Gjatë kësaj kohe ka pasur një intensitet më të lartë telefonatash kërcënuese dhe kërcënimesh të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, si dhe janë parë më shpesh fytyrat e agjentëve të Fatos Klosit rreth e qark redaksisë. Një arsye tjetër e nervozizmit të Dokles, Majkos dhe socialistëve të tjerë është edhe fushata elektorale, ballafaqimi me të cilën u kujton qeveritarëve se nëse vjet e kishin të lehtë për të mashtruar njerëzit eritur nga humbja e parave apo të shokuar nga trembja e rebelimit, tani ata janë para shqiptarëve me keq se në bangën e të akuzuarve.
Berisha: Franca t’i rikthehet Ballkanit
Takime të suksesshme të delegacionit të opozitës shqiptare në Paris
Opozita faktori më i besueshëm i palës shqiptare për krizën në Kosovë
Berisha: Në Kosovë ka dy ushtri, një që vret dhe përhanunon, dhe tjetra që mbrohet nga kjo mizori. Unë nuk mund t’i barazoj as në politikë, as në histori.
Franca i kërkon Berishës të ndikojë tek faktori politik dhe ushtarak në Kosovë për të bashkërenduar me politikat perëndimore.
Perëndimi ka humbur shpresat se qeveria shqiptare mund të ndikojë sadopak në krizën e Kosovës
Kreu i liberalizmit ekonomik në Francë Madelin: Europës po i
Vlorë, sot miting në sheshin e Flamurit
Bashkimi për Demokraci, organizon sot me datë 18.06.1998, ora 10.00 një miting në sheshin e Flamurit për të paraqitur kandidatin për kryetar bashkie të Vlorës, zotin Servet Kodheli.
Bashkimi për Demokraci, ju fton të gjithëve në këtë shesh për të demonstruar pro fitores, për të demonstruar kundër krimit, kundër mashtrimit për kthimin e parave, kundër kontrabandës qeveritare, kundër varfërimit të përditshëm.
Mitingu zhvillohet me lejen e policisë.
Sot, mbledhja e zgjeruar e Këshillit Kombëtar të PD
Sot me datë 18 qershor ora 17.00 zhvillohet mbledhja e aktivit të zgjeruar të PD pranë selisë së degës së PD-së së Tiranës.
Njoftohen anëtarët e Këshillit Kombëtar, Kryetarët, nënkryetarët e sekretarët e rretheve ku zhvillohen zgjedhje të pjesshme lokale dhe të degëve që i mbështesin ato gjatë fushatës, si dhe drejtues të pushtetit lokal që i lakojnë PD të po këtyre rretheve.
Gjithashtu në mbledhje duhet të marrin pjesë edhe anëtarë të grupeve të punës dhe koordinimit të fushatës elektorale.
Kryesia e PDSH-së
Mbështetje europiane për fushatën elektorale të PD-së
Forza Italia në takimet e PD
NE FAQEN 3
Pollo vazhdon takimet elektorale në komunat Bushtricë dhe Sineballaj
Zgjedhjet e 21 qershorit ndëshkim për Nanon
NE FAQEN 2
Protestë e Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë
Gazetarët e opozitës, në dyert e gjykatës
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë vëren me shqetësim të thellë se janë shpeshtuar rastet e dërgimit të gazetarëve të opozitës nga ana e pushtetit, në dyert e gjykatës.
Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike” është paditur në gjyq nga nënkryetari i Parlamentit, Namik Dokle, për shpifje për shkak të detyrës. Veprimet e Dokles, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, pritet të pasojë edhe sekretari i Partisë Socialiste, Pandeli Majko. Kryeredaktori dhe një gazetar i “RD”-së janë dërguar në gjyq, pas botimit të shkrimit, “Socialistët grabitën paratë e shqiptarëve”, i cili bën fjalë për aktivitetin elektoral të Bashkimit për Demokraci në komunën e Greshicës, në rrethin e Mallakastrës.
Lidhja e gazetarëve konstaton me shqetësim se rastet e dërgimit të gazetarëve në gjyq, që nuk punojnë në median qeveritare, janë shpeshtuar së tepërmi, pas abrogimit të ligjit për shtypin. Gazetarët dërgohen në gjyq, duke u bazuar në kodin penal.
Kryeredaktori i “Albania”-s dhe dy gazetarë të tjera të gazetës, çdo javë, rregullisht, marrin ftesa për t’u paraqitur në gjykatë, pa u njoftuar për palën paditëse. Drejtori dhe kryeredaktori i gazetës “55” janë paditur në gjykatë për “Nxitje të vëllavrasjes”, formula këto të sajuara nga ekstremistët e majtë anonimë, në Vlorë të cilët kryen revolucionin e vitit të kaluar.
Lidhja e Gazetarëve konstaton se heqja e ligjit për shtypin ishte thjesht e shoqë demagogjik i qeverisë. Tani, gazetarët, në mungesë të ligjit për shtypin, gjykohen si kriminelë ordinerë.
Lidhja e Gazetarëve kërkon pezullimin e fushatës së gjyqeve ndaj gazetarëve dhe dhënien fund të situatës paradoksale ku gazetarët marrin më shumë ftesa për në gjykatë se në konferenca shtypi.
Lajm i orës së fundit
Në lidhje me emrat e njëjtë të njerëzve të ndryshëm...
Ministria e Brendshme, nisur nga keqkuptimet që njohën me emrat e njëjtë të shqiptarëve, për eksperiencave të duhura, konstaton se Ridvan Peshkopia që akuzohet në Itali si trafikant, nuk është ky Ridvan Peshkopia politikan, po një Ridvan tjetër, që vërtet ka lindur nga i njëjti prindër, por ky Ridvan i tanilli që në film ka qenë i angazhuar me PD-në e pastaj kaloi me AD-në dhe u zgjedhur në forumet e saj të larta po kështu. Është një rast me Ridvan Peshkopinë që u vetëgradua gjeneral në jug në trazirat e kaluara me Ridvan Peshkopinë tonë, pavarësisht se kanë të njëjtin baba, në njëjten nënë e të njëjten parti ku aderonë dhe ndëheqin.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Arben Malajn, ka dy të tillë që çuditërisht kanë të njëjtët prindër, njëri që ka qenë ideator i flamurit piramidal e tjetri që është ministër.
Me e habishmja është se paskaj edhe dy Bashkim Fino, me të njëjten gjatesi e trashësi trupore dhe me të njëjten biografi.
Në këto rrethana - e përfundon njoftimin Ministria e Brendshme mund të thuhet pa frikë se ka edhe dy qeveri, një qeveri e antikontrabandës, qeveri e mirë që drejton vendin dhe një tjetër qeveri e kontrabandës dhe e korrupsionit që pavarësisht se ka këta emra nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Është thjesht një koincidencë emrash...
FRANCE 98
Italia zbut luanët
SPECIALE NË FAQET 10-11
- Itali - Kamerun 3 - 0. Azurrët hedhin një hap të sigurt drejt kualifikimit
- Kili - Austri 1:1. Ekuuilibër dhe barazim
- Mesfushori në fokusin e kampionëve. Zinedin Zidan, ky mjeshtër i madh
- Mëler i pasbueshëm... Gjermani që po jeton rininë e dytë
- Nigeria kërkon gjysmëfinalet. Olish: “Hakmarrja ka shije të ëmbël”
- Hodell i pushtuar nga euforia: “Anglia do t’i mbyllë me gola kundërshtarët”
- Kroacia, 100 milionë lireta për çdo lojtar po kaloi në çerekfinale
- Flet sulmuesi i famshëm i Argjentinës, Batistuta: “Ky do të jetë botërori ynë”
- Brazili paralajmëron kundërshtarët dhe hedh dorezën e sfidës