Ministri urdhëron bankat e nivelit të dytë: Të mos i njihen firma drejtorit të INSIG-ut
NE FAQEN 5
Në qeveri pronarët e kontrabandës
Armë të llojeve të ndryshme në automjetin e kapur
NE FAQEN 6
Biznesi shqiptar nën terror bandash
OSLSH: Dhuna mbi biznesin, fajtori është shteti
NE FAQEN 5
Demokratët pushtojnë sheshin e Flamurit
PD zhvillon një miting madhështor në Vlorë.
Mbështetje e plotë për Servet Kodhelin.
Marrin pjesë Pollo, Bode, Demi, Xhaferri etj.
Demokratët pushtojnë sheshin e Flamurit
17 njerëz të paguar nga PS nuk arrijnë të prishin mitingun e Bashkimit për Demokraci
NE FAQEN 2
KQZ rrezikon procesin zgjedhor
Ngurtësia e pozitës do të detyrojë opozitën të braktisë zgjedhjet
Berisha: Ja pse e dorëzova pushtetin
Kryetari i PD-së takon Presidentin e Senatit Francez, Rene Monory. Berisha: Lufta shmanget duke goditur luftënxitësit
Përajshtimi i UÇK nga procesi i identifikimit të palëve në konflikt është jo realist dhe i rrezikshëm – Ka një hendek mes Rugovës dhe UÇK, i cili duhet mbushur dhe jo të zgjerohet - Qeveritarët shqiptarë dhe mafiozë afër tyre, janë të interesuar për luftë dhe destabilizim të rajonit, si një mënyrë për të zgjatur jolegjitimitetin e tyre - Millosheviçi i interesuar për luftë si e vetmja rrugë që i ka mbetur për të qëndruar në pushtet - Socialistët francezë pranojnë pikëpamjen e Berishës për faktorët e krizës dhe nevojën e gjuhës së forcës ndaj Millosheviçit
Nga Parisi, Mero Baze
NE FAQEN 3
Të ruajmë votat nga hajdutët në pushtet
Aktivi kombëtar i PD-së. Të dielën të gjithë në këmbë
NË FAQEN 2
Berat, kriminelët vrasin aktivistin e PD
Vrasja ka ndodhur rreth 200 metra larg degës së rendit, nën hundën e punonjësve të policisë
Të mërkurën rreth orës 7 e 45 në Berat, u vra nga dora kriminale, aktivisti i Partisë Demokratike, 33-vjeçari Ilir Ruzi. Iliri ishte bir i një familje të njohur beratase që provoi goditjen e diktaturës komuniste me sekuestrimin pasurive e burgje. Ilir Buzi ka qenë një ndër aktivistët e parë të Partisë Demokratike, i cili vuri në shërbim...
NË FAQEN 2
21 qershori, kundër qeverisë bandë
Partia Demokratike është e sigurt në një fitore të thellë më 21 qershor. Tani, dy ditë para votimeve kjo është bërë e lexueshme në të gjitha ato zona ku do të votohet por edhe tek të gjithë shqiptarët që shohin sinjalin e fitores të marrë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Fitorja e PD-së tani nuk vjen thjesht si rritje e masës së demokratëve në të gjithë vendin dhe mbështetëse të alternativave të saj, por si një domosdoshmëri kombëtare. Ajo lidhet me natyrshmërinë e një qeverisjeje që sheh interesat e vendit dhe jo interesat e të tjerëve mbi vendin siç bën kjo qeverisje, lidhet me shmangien e hajdutëve dhe mashtruesve nga drejtimi i shtetit, me shmangien e kriminelëve dhe banditëve nga zyrat që drejtojnë vendin.
Përgjatë maratonës së fushatës elektorale drejtuesit e PD-së verifikuan edhe njëherë mbështetjen që Partia Demokratike gëzon në të gjithë vendin. Me mijëra njerëz brohoritën drejtuesit demokratë në të gjitha anët e vendit që nga Gjirokastra, Korça, Vlora deri në Kukës. Përgjatë një viti në opozitë, PD ia doli që të forcohet e të konsolidohet fuqishëm përballë terrorit komunist dhe praktikave të eliminimit fizik që ndoqi klika komuniste në pushtet. Demokratët anembanë vendit janë sot forca politike më e madhe dhe më vitale. Që prej një viti PD është ndodhur në ballë të të gjitha iniciativave të rëndësishme politike të cilat ishin të lidhura me fatin e vendit dhe të ardhmen e demokracisë. Pa këtë ambient progresiv dhe modern që ka krijuar PD në Shqipëri, vendi do t’i vuante edhe më shumë pasojat e rebelimit komunist dhe pjellës së tij, qeverisë Nano 3 e Nano 4.
Zgjedhjet e pjesshme lokale nuk shërbejnë më si test për si një shuplakë e rëndë dhe frymë mosapajtimi me mënyrën e qeverisjes socialiste. Testi ka kohë që është bërë. Përballë zhvillimeve të shumta politike në vend, e majta shqiptare është pozicionuar në rolin e një inhibitori të konsolidimit të shtetit e kombit shqiptar. Sabotimin që i vjen vendit nga ministrat e tij e konstaton sot në të gjithë fushat e vendit. Tani nuk ka më rebelim në rrugë por banda në zyra. 20 familje të nomenklaturës kanë vjedhur miliona nga kontrabanda duke lënë në mjerimin e TVSH tre milionë shqiptarë. Liderët e majtë të aleancës për shtetin janë kundër shtetit dhe kundër kombit. Pushtetin që e morën me pushkë më 29 qershor e përdorën ashtu siç mund të përdoret një pushtet që merret me pushkë. Maunet me cigare, kafe apo pije alkoolike kontrabandë kanë shfrytëzuar tavolinat e atyre që do të votojnë të dielën. Anijet që shkarkohen nga policia dhe ushtarët përgjatë bregdetit janë derdhur në vila luksoze jashtë shtetit, pikërisht për ato 20 familje mafioze. Pikërisht këto familje kanë ndërtuar varësit dhe kanë kositur ndaj dhjetëra demokratëve në të gjithë vendin. Masakra që bëri ajo qeveri etnike e anca për shtetin në parlament, rrugë, Levan, Berat etj., nuk ka asnjë ndryshim nga maskarat e bandave të Partisë Socialiste gjatë pranverës së vitit të kaluar. Pra nuk ka ndryshuar as forma e as përmbajtja e bandës që e thërriste aleanca për shtet. Ajo në sytë e të gjithë shqiptarëve, dhe veçmas atyre që do të votojnë të dielën është aleancë për kontrabandë, vjedhje, mashtrim, antishqiptarizëm.
Ata që të dielën do të shkojnë drejt kutive të votimit kanë një përgjegjësi të madhe. Ata duhet të rrëzojnë 29 qershorin fatkeq për shqiptarët. Secili prej tyre ka në dorë një të ardhme të madhe e cila mund të përmbysë ose mund të sigurohet. Duke votuar për PD Shqipëria përgatitet për të shkarkuar barrën e rëndë të aleancës kundër shtetit, për të përftuar edhe njëherë modelin e mirëqenies, demokracisë.
Për mua premtimet janë detyrim
Flet Hysen Arkaxhiu, kandidati për kryetar Bashkie i “Bashkimit për Demokraci” në Kavajë
Jam i bindur se bashkia e këtij qyteti duhet çuar përpara për të vënë më pas krahās bashkë me të zhvilluar të vendit.
Për më tepër kjo më duket si një detyrim moral që unë kam ndaj Kavajës, si qytetar “i hershëm” i saj
NË FAQEN 4
Na ktheni djemtë nga lufta
Rritet zemërimi në familjet e ushtarëve serbë që shërbejnë në Kosovë
Disa qindra prindër të ardhur nga të katër anët e Serbisë protestuan të enjten në Beograd përpara selisë së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, duke thirrur: “Na ktheni djemtë tanë”, “Ne jemi për paqen”, “Kjo mjafton”, “Dërgoni djemtë e oficerëve në Kosovë”.
Disa qindra prindër të ardhur nga të katër anët e Serbisë protestuan të enjten në Beograd përpara selisë së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, duke thirrur: “Na ktheni djemtë tanë”, “Ne jemi për paqen”, “Kjo mjafton”, “Dërgoni djemtë e oficerëve në Kosovë”
NË FAQEN 4
Franca siguron kualifikimin
FRANCE 98
- Francë - Arabi Saudite 4-0. Një ndeshje pa shumë histori
- Danimarka - Afrika e Jugut 1:1. Dannezët në vështirësi
- Gjermania gjen kampionët e rinj tek lojtarët e vjetër. Klinsman rifton karizmin e kapitenit
- “Franca ka një potencial të jashtëzakonshëm”. Flet Thuram, mbrojtësi i lirë i cilësuar si më i miri në botë
- Hodël, avokati i një çështjeje të humbur. Tifozët anglezë të pafajshëm?
- Spanja përgatit një revolucion të vogël. Kërkohet fitore me çdo kusht
- Vieri në qendër të vëmendjes. Cezare Maldini: “Fitoli gjuhë skuadra e Italisë”
- Megjithë trazirat baret e Marsejës do të qëndrojnë hapur
SPECIALE NË FAQET 10-11
Sqarim
Në vend të lajmit të orës së fundit
Në një nga faqet na ka mbërritur në redaksi, firmosur nga deputeti Kristo Goci, një kërkesë e shehnuar protestë për një shkrim të botuar në “RD” dhe me poshtë edhe një listë e gjatë me emra dhe me numra pasaportash dhe në fund mbyllet me falenderimin për ambasadorën greke për ndihmën e dhënë.
Redaksia jonë vëren se është bërë ndonjë ngatërresë nga ana e deputetit të nderuar. Ndoshta protesta i është drejtuar ambasadorës greke, ndërsa lista e emrave për viza redaksisë sonë, gjë që kemi përk...
Të djathtët: Do të votojmë për “Bashkimin për Demokraci”