21/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

21 qershor 1998

150 ton cigare nuk ishin kontrabandë

Bllof skandaloz. Shteti shqiptar duhet të paguajë mbi 7 milionë dollarë NE FAQEN 3

Falimentojnë 21 mijë ndërmarrje

INSTAT - Biznesi po përkeqësohet, aty ku kish lulëzim tani rrënim NE FAQEN 5

Socialistët kanë paratë e piramidave

Shkodër, kush mori paratë e kreditorëve NE FAQEN 6

Demokratët të sigurt për fitore

Zgjedhje të kërcënuara

Nga Bardhyl LONDO Pas farsës së 29 qershorit të vitit të kaluar, pritet që 21 qershori i sivjetshëm të jepte të paktën një farë shprese se në Shqipëri ka lëvizur sadopak situata, se edhe në këtë vend mund të organizohen zgjedhje në mos të lira e të ndershme, të paktën zgjedhje pa kërcënime dhe pa frikë. Por, për fat të keq, tabloja është e zymtë. “Qytetaria” në zgjedhje, për të cilën bëhet shpesh thirrje, i mungon në radhë të parë qeverisjes, kësaj së saj. Në rast se shumekush edhe mund të mbyllë njërin sy përpara grindjeve apo tifozllëqeve të militantëve të ndryshëm, askush s’mund të pranojë intolerancën dhe kërcënimet e qeverisë. Ishte shokuese fjala e kryeministrit shqiptar në mitingun e caktuar në TV shqiptar për thirrjen e fundit drejtuar zgjedhësve me rastin e mbylljes së fushatës elektorale. Shqiptarët, të mësuar deri tani me lloj-lloj çudirash dhe skupsesh, këtë herë dëgjuan kryeministrin: kryeministri premtoi para elektoratit burgun për opozitën. Madje ky nuk ishte premtim, ishte një kërcënim i hapur. Në emër të një së “vërtete”, në emër të “dëshirës” së elektoratit, ai madje kërcënonte një pjesë të tij fare autoritare për vonesat në burgosjen e opozitës. Kryeministri shqiptar u bë kështu zëdhënës i kokave të nxehura që nuk e pranojnë kurrë bashkëjetesën. Kryeministri shqiptar u paraqit në rolin e prokurorit. Pa dashur, ai zbuloi mentalitetin e vërtetë të tij dhe të qeverisjes së tij, sipas të cilit drejtësia është plotësisht e varur nga qeveria. Kryeministri shqiptar e ngriti vetë siparin e një skene për të cilën opozita paraqitur fakte e dëshira prej kohësh: në Shqipëri nuk ka drejtësi, por ka qeveri. Për më tepër, kryeministri harroi se nuk fliste si kryetar qeverie, por si kryetar i një partie të caktuar. Kështu, pra, kushdo arrin në një përfundim të hidhur, por gjithsesi të vërtetë: drejtësia në Shqipëri ka ngjyrën partiake, atë të partisë më të madhe në pushtet. Skupi nga të gjitha anët është tronditës. Kryeministri dhe kryetari i partisë...

Ja pse duhet votuar për PD

Pollo: Antimitingjet, strategjia e mjerë e socialistëve, që ka dëshmuar që në ’91

Berisha: Fushata, as e lirë, as e ndershme

Kosova, në qendër të bisedimeve të kryetarit të PD me personalitetet e larta të politikës franceze NE FAQEN 3 Berisha priti kryeministrin e Kosovës, Bujar Bukoshi

Franca, mbështetje për PD

NE FAQEN 3

EDU rik konfirmon mbështetjen për PD

Përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik Europian në Tiranë Deputeti austriak, Wolfgang Grosruk, do të shkojë në Vlorë dhe në Roskovec për të vëzhguar zgjedhjet Përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik Europian në Tiranë EDU rik konfirmon mbështetjen për PD Deputeti austriak, Wolfgang Grosruk, do të shkojë në Vlorë dhe në Roskovec për të vëzhguar zgjedhjet Bashkimi Demokratik Europian shpërthen mbështetjen për Partinë Demokratike dhe uron fitoren e saj në zgjedhjet e pjeshme lokale që mbahen sot në disa bashki dhe komuna të Shqipërisë. Përfaqësuesi i saj, deputeti austriak, Wolfgang Grosruk mbërriti dje në Tiranë për të shprehur edhe një herë angazhimin e EDU dhe të Partisë Popullore të Austrisë, përkrahjen ndaj demokratëve shqiptarë si dhe vëmendjen ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri. Zoti Grosruk do të qëndrojë pak ditë në Shqipëri, derisa të njihjet me rezultatet e zgjedhjeve të pjeshme lokale. Ndërkohë, ai ka vendosur që sot të jetë në radhët e vëzhguesit në Vlorë dhe në Roskovec, ku sipas njoftimeve, socialistët janë përgjegjës për manipulime të mëdha. Ardhja e zotit Grosruk me status të dyfishtë është një tjetër provë e përkrahjes që gëzon Partia Demokratike në strukturat europiane dhe një shprehje e interesimit me të cilin Europa i shikon zhvillimet politike në Shqipëri.

Berisha në Francë, me rëndësi për Kosovën

Berisha priti kryeministrin e Kosovës, Bujar Bukoshi Kryetari i PD-së, Berisha, priti dje në një takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi. Në këtë takim u diskutua gjerësisht për gjendjen në Kosovë dhe rezultatet e vizitës së Berishës në Francë. Bashkëbiseduesit vlerësuan rezultatet e takimeve të z. Berisha me personalitetet e larta të Francës dhe vendosmërinë e Francës për t’u angazhuar në ndalimin e luftës në Kosovë. Në takim u vlerësua nga të dyja palët se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë është e një rëndësie urgjente për të bërë të mundur zgjidhjen politike të konfliktit në Kosovë, siç ishte kundër shprehën dënonshmërinë e bashkëpunimit të të gjitha faktorëve shqiptarë, respektimin e mandatit politik të udhëheqjes së zgjedhur të Kosovës si dhe bashkëbërendimin e tyre me faktorët ndërkombëtarë për ndalimin e luftës dhe zgjidhjen politike të çështjes.

Nuk i besohet qeverisë Nano

Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët e vet të mos udhëtojnë në Shqipëri Departamenti i Shtetit ka porositur dy ditë më parë qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë në Shqipëri. Shkak i kësaj këshille të papritur në këtë gjendje e rëndë e rendit si dhe pasiguria e kufijve në Shqipëri. Duket se për një vit nga qeveria Nano nuk është bërë asnjë përparim në fushën e sigurisë së personit e aq më shumë këto ditë të krizës në Kosovë, kur kontrolli dhe kredibiliteti i qeverisë është ulur dhe më tepër. Tashmë jo vetëm për shqiptarët por edhe për qytetarët e vendeve mike si Shqipërisë qeveria Nano nuk përbën një faktor për gëzimin e sigurisë në vend por vetëm shkak i destabilizimit dhe dhunës. Këshilla për amerikanët që është dhënë dy ditë më parë është artikuluar në forma të tjera nga opinioni para të gjithë shqiptarët. Jo vetëm iu bëhet por edhe ata që përdojnë në mënyrë permanente në Shqipëri nuk janë të sigurtë në regjimin kriminal që ka uzurpuar institucionet e shtetit shqiptar.

Nuk e njohim qeverinë e kriminelëve

Intervistë me Gjon Lekë Bucaj, nënkryetari i “Vatra”-s dhe anëtari i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane: Pavarësia e Kosovës, paqe për Ballkanin Zyrtarët e punës pohojnë dëshmitë: “Ne merremi me politikat, ndërsa programin e 200 mijë vendeve të punës kërkoja Fatos Nanos” Shqiptarët, skllevër të premtimeve dhe të papunë NE FAQEN 4 NE FAQEN 5

Sot, humbje e “koalicionit për kontrabandën”. Demokratët do të dinë të mbrojnë votat e tyre. Në 14 bashkitë dhe komunat do të votohet blu

FRANCE 98

Hollanda, goleada dhe spektakël -Kroaci- Japoni 1:0. Kualifikohen kroatët, largohen samurajtë -Meksikë- Belgjikë 2:2. Barazimi nuk kënaq askënd -Hollande- Korea e Jugut 5:0. Goleadë dhe spektakël -Gjermanët para ndeshjes me Jugosllavinë, më të vendosur se kurrë -Vogts: “Është përcaktues”. Mateus: “Kemi ardhur herët për t’u larguar vonë”. Zige: “Do të jetë Botërori ynë” -Haxhi kërkon Marokun e vërtetë. “Kundër Brazilit u treguam mendjemëdhenj” -Ditët e nxehta të Kampionatit Botëror. Analizë -Brazili rrezikon mesfushorin. Intervistë me Leonardon -4000 trupa speciale dhe 4300 gazetarë për ndeshjen Iran-SHBA -Trajnerët të përhershëm dhe “i përjetshmi” Milutinoviç i Nigerisë SPECIALE NË FAQET 10-11