24/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 qershor 1998

Vritet bodigardi i Bashkim Finos

Shoqëruesi i qeveritarit më të përfolur të kontrabandës, është vrarë në korridorin e kryeministrisë Mesa duket, mafia qeveritare po eleminon njerëzit e saj më të afërt, për të fshehur fijet lidhëse të kontrabandës së pushtetarëve, kontrabandë e cila po gërryen çdo ditë e më shumë ekonominë shqiptare NE FAQEN 6

Në trafikun e makinave bashkëpunon edhe policia

Hani i Hotit - Porta e kontrabandës së makinave NE FAQEN 6

72 mijë zgjedhës, "jo" votimit

NE FAQEN 3 Të zgjedhurit e koalicionit qeveritar janë votuar nga 25 për qind e zgjedhësve. Të rinjtë, ata që munguan më shumë tek kutitë e votimit

Dukuria abstenim

Nga Tedor LAÇO Zgjedhjet e 21 qershorit do të analizohen dhe më tej nga disa pikëvështrime. Formacionet politike do të nxjerrin përfundimet e tyre, disa për vete, disa për konsum të gjerë. Në këtë të fundit, siç ndodh kudo, nuk do të mungojë elementi propagandistik. Megjithatë, ka një element të ri ku propaganda nuk pi ujë. Ky është elementi abstenim. Asnjëherë në 7 vjet, gjatë 8 votimeve për zgjedhje parlamentare, lokale, të pjesshme dhe në referendumin për kushtetutën, shqiptarët nuk kanë shprehur një indiferencë të tillë për procesin e votimit, për këtë liri e të drejtë të fituar pas 45 vjetësh votimesh formale e groteske. Në të gjitha rastet, pjesëmarrja në votime është vërtitur në shifrat 70-80 rin voluminoz të Komisionit Qendror. Shqiptari e ka humbur besimin tek vlera e votës, e vullnetit të tij politik. Ai nuk pranon më që “militantët” ekstremistë të cilët i ka parë edhe në kohën e Enverit të rinjë prapë në kutitë e votimit, të tallën më të duke i hartuar procesverbalet sipas urdhërave të më të “fortit” siç ndodhi më 29 qershor. Shkaku i dytë, me po kaq peshë, është se ende vazhdon klima e frikës nga dhuna e pushtetit. Pushteti socialist i cili gatit një vit që trumbeton se “situata është nën kontroll” ndërkohë që vazhdojnë të shijnë lir isht bandat, hajdutët, kriminelët ordinerë, kontrabanda, mafia e drogës e prostitucioni dhe ku nuk mungon as krimi politik, nuk nguron t’ua demonstrojë shqiptarëve këtë “situatë nën kontroll” duke qarkulluar ditën e zgjedhjeve me blind a, trupa speciale e me qindra policë në zonat më të nxehta si Roskoveci, Patosi, Ura Vajgurore. Duke parë këtë klimë - kjo është “vapa” e vërtetë, qytetari i thjeshtë e paqësor që shikon punët e veta, që është i trembur e i terrorizuar prej një viti rresh, që nuk e vret mendjen shumë për bindje politike dhe që e mat vlerën e shtetit të vet nga prosperiteti dhe qetësia që duhet t’ia sigurojë qeveria e tij, nuk don të rrezikojë perderisa nuk beson më tek kjo qeveri as për një mbarëthënie ekonomike e as për një siguri normale jete. Ai e di që dita e votimeve nuk është më “festë” siç e quan dikur komunizmi, po një polemikë e heshtur. Dhe polemika nuk është larg sherrit! Vetëpërmbajtja e kësaj kategorie, që është karakteristikë e saj, i thotë “larg sherrit!” Le të vihet re p.sh që pjesëmarrja më e ulët është pikërisht në zonat e vjetme të rebelimit të dhunshëm të tipit komunist si Vlora. Qëndrimi i kësaj shtrese në dukje indiferente dhe që ndonëse nuk ka bindje e simpatí të qëndrueshme politike, ka gjithsesi një raport aktiv me qeverinë, është tepër përcaktues si për pjesëmarrjen ashtu edhe për përfundimet e zgjedhjeve. Qeveria e sotme, e humbi këtë shtresë. Vërtet, nuk e fitoi kudo as opozita, por humbja më e madhe është e atij që ka pushtetin. Kurba e zhvendosjeve po ulet gjithnjë e më poshtë. Nëse qeveria nuk arrin ta motivojë popullin duke i krijuar bindjen se do ta respektojë e mbrojë votën e tij, kjo s’ka emër tjetër veçse disfatë. Disfata e besimit. Prej saj fillon çdo rrëzim. Dhe qytetari s’ka si të besoë më pushteti i cili drejtohet prej një klani të dyshimtë dhe për vetë socialistët e thjeshtë. Als’ka si të besojë asaj që quhet “Aleanca për Shtetin” dhe që del se është “Aleanca për rënien”. Klasa politike shqiptare duhet t’ua kthejë njerëzve besimin e nëpërkëmbur tek shenjtëria e votës së lirë, tek vërtetësia e vendimeve që rrjedhin prej saj dhe që përcaktojnë jetën tonë një demokracie, që apo në një demokratizuar. Ajo mund ta bëjë këtë nëse para së gjithash spastron veten nga ata që kanë mekatuar mbi supe. Vetëm një klasë politike e ndershme, e përkushtuar për kombin e për interesat e popullit mund ta përmbushë këtë mision dhe të rikthejë besimin e humbur. lamentare, lokale, të pjesshme dhe në referendum të fituar pas 45 vitesh votime është vërtitur në shifrat 70-80 %. Rënia është gati gjysëm për gjysëm. Në çdo vend të qytetëruar e demokratik një rënie e tillë do ta vinte në mendime e do ta brengoste vërtet atë formacion që ka pushtetin si dhe klasën politike në përgjithësi. Këtë shqetësim e nënvizoi si të parin e kryesorin “Bashkimi për Demokraci” në konferencën e tij për shtyp më 22 qershor. Edhe përfaqësuesi i DBSH Mediu, e quajti si minus të madh për çdo (në thelb aspak për çudi) përfaqësuesit e “Aleanca për Shtetin” e quajtur qenë refuzim për të votuar, këtë protestë të heshtur si “formalitet” madje shkruan edhe me “tej duke e pagëzuar si “tendencë perëndimore”. Nuk munguan ta plotësojnë kuadrin e “normalitetit” edhe me vrapën e kampionatin botëror të futbollit! (Ndeshjet e tij fillonin pas mbylljes së votimeve). Është mjaft interesante se si brenda një viti u bëmë menjëherë shumë më europianë fjala vjen, njerëz shumë më europianë fjala vjen, njerëz shumë më të prirur për të votuar sesa çekët apo hungarezët që votuan para pak kohe me një pjesëmarrje rreth 70 % në votime. Ky “europianizim” duhet regjistruar si një sukses i madh i politikave integruese të qeverisë Nano dhe NATO e BE bëjnë gabim që i pranojnë në radhët e tyre çekë e hungarezë para nesh. Ku ne e ku ata në pikëpamjen e emancipimit perëndimor! Kësaj i thonë ç’të të them më parë o lumë e përpjetë. Në mos qoftë kjo vetëm vetëm shpjegje e Gjinos së PS, na mbetet të besojmë se e na është e vlerësoka abstinimi si fjala e parë. Jashtë aspektit komik të gjetjes së PS, shtrohet pyetja përse vallë shqiptarët ia përcuan me shtynjë këtë Arë? Qendrave të votimit? Janë disa shkaqe, por sipas meje, duhen nënvizuar dy: I pari, një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar, gati 1/2 e tij, e ka humbur besimin tek institucionet e zgjedhjeve. Kjo është trauma e 29 qershorit të shkuar, e votimeve në klimën e krismave, kërcënimeve, ndalimit të fushatës së policisë së atërhershme në shumicën nga bandat e armatosura, rrëmbyesit të kutive, manipulimeve e dhjetëra abuzimeve të tjera që mund t’i gjesh të botuara madje edhe në lib-

Rugova, sot në NATO

Rugova dhe Holbrooke takohen në Shkup REUTERS

Berisha: Kryetarët e Vlorës dhe Patosit të japin dorëheqje

Kushtetuta nuk mund të miratohet me bojkot. PD ofron konsensus. Zgjedhjet, pastaj referendumi PD me strategji tjetër për vrasjen e frikës dhe konkretizimin e alternativave NE FAQEN 3

Bode: Ja si deshën të na vidhnin hajdutët socialistë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, që ka ndjekur gjithë procesin zgjedhor në Proger tregon manipulimet e pushtetarëve

Bode: Ja si dëshën të na vidhnin hajdutët socialistë

Procesin zgjedhor në Proger tregon manipulimet e pushtetarëve si dëshën të na vidhnin hajdutët socialistë Për Boden vëzhguesit e OSBE nuk kanë qenë efektivë në misionin e tyre. Ata edhe pse morën kontakt gjatë gjithë kohës dhe u njohën me shkeljet e ligjit dhe të udhëzimeve nga socialistët, në momentin më të rëndësishëm, atë të numërimit të votave, kanë munguar NË FAQEN 2

Injorohet kryetari Kurt Kola

Kreu i të përndjekurve politikë antikomunistë demokratë, Tomorr Aliko, merr pjesë në kongresin ndërkombëtar të Berlinit NË FAQEN 9

Zogaj: Duhet riparë koalicioni qeveritar

NË FAQEN 9

Policia është bërë strehë e krimit

Drejtori i policisë shqiptare urdhëron punësimin e kriminelëve Shoqëria e shkollës së drejtorit të Përgjithshëm të policisë me shoferin e policisë së rendit të komisariatit të policisë së Malësisë së Madhe, Ramazan Melhya, ka realizuar qyshlashtje jo vetëm kthimin në punë të personit të akuzuar për bashkëpunim me kriminelët por edhe mburrjen publike me dokumentin e publikuar e të fotokopjuar se në “do të punësojmë edhe kriminelë, veç mos jemi demokratë” NË FAQEN 9

Bandat e PS-së, plumba demokratëve

Plagoset me armë zjarri Sadik Ymeri, anëtari i Partisë Demokratike dhe kryetar i Këshillit të Komunës Postribë në rrethin e Shkodrës Shoqëruesit e deputetit socialist Lekë Çukaj nga fshati Mes i Postribës, kanë qëlluar me automatikë në një mbledhje të Partisë Demokratike për Postribën ku merrnin pjesë drejtuesit e grupseksioneve, kryetari i PD së Shkodrës Astrit Bushati, anëtari i Këshillit Kombëtar, Ali Kazazi, kryetari i Komunës dhe aktivistë të tjerë të njohur të PD NË FAQEN 2

Muaji maj, papunësia rritet me 5 mijë vetë

INSTAT: Shqipëria numëron rreth 220 mijë të papunë Muaji maj pavarësisht një ulje për 0.7 % të çmimeve u shoqërua me një rritje të numrit të papunëve dhe thellimit të deficitit tregtar NË FAQEN 2

Rugova dhe Holbrooke takohen në Shkup

FRANCE 98

- Itali - Austri 2:1 Axurrët shpërthejnë - Kili - Kamerun 1:1. Luanët e Afrikës largohen të zbutur - Brazil - Norvegji 1 - 2. Albitri kualifikon Norvegjinë - Marok - Skoci 3 - 0. Marokenët të pafat - Futbolli është opium për popujt. Çmenduri e Botërorit. Brazil shthyjnë funeralet, kishat gjermane vënë televizorë në altarë... - Të rinj, të aftë dhe fitimtarë. Dhjetë futbollistët më të spikatur të Francë ‘98 - Grupi C dhe D. Kush do të kualifikohet sot? Analizë - Kontrata luksoze për “heronjtë” iranianë - Ziko parashikon të ardhmen e Brazilit - Franca, frikë nga Nigeria SPECIALE NË FAQET 10-11