25/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

25 qershor 1998

Ministri Teta gradon kontrabandistët e policisë

Qeveria po ngrë në përgjegjësi njerëzit e inkriminuar NE FAQEN 6

Gjykata: Bundo të mbetet drejtor i INSIG

Cilat janë arsyet që e lidhin Bundon me karrigen e Sigurimeve NE FAQEN 5

Rritet me 14 mijë vetë kurba e papunësisë

Brenda 5 - mujorit të parë të vitit NE FAQEN 5

Fino: Ceka të mbyllë gojën

NE FAQEN 3 Vrasja e bodigardit të Zv.kryeministrit ndez luftën e klaneve brenda koalicionit qeveritar. Ceka: “vrasja e truprojës ishte larje hesapesh”

Diplomacia takon armët

Nga Sami NEZA Duket se edhe njëherë faktori zyrtar në Tiranë po bëhet presja në vendimin e NATO-s për të bombarduar instalimet ushtarake serbe. Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, ka vendosur të takohet në Zvicër me kryeministrin serb Kon-[?]tiç duke u lënë përshtypjen komunitetit ndërkombëtar se nuk kanë pse të ngutën më shumë se njeriu i parë i qeverisë shqiptare. Duke e konsideruar apo shpallur veten si të mesëm mes Perëndimit dhe Kosovës duke se tashmë shman-[?]gia është realizuar edhe më. Faktori shqiptar në Tiranë nuk është një e mesme në raport me Perëndimin dhe Kosovën por një e mesme mes variantit të Lindjes për Kosovën dhe vetë kësaj. Nano për herë të dytë brenda pak ditëve diversionon ndaj vendimeve të NATO-s duke u vënë haptazi në krahun e diplomacisë Lindore e veçmas asaj Ruse që është shprehur kundër një ndërhyrjeje ushtarake në Kosovë. Një takim të tillë me presidentin e N[?]TO-s nuk mund ta fshehë edhe fjalori dashamirës që ka përdorur kryeministri shqiptar në përcaktimet e tij për UÇK-në. Duket se më në Lindje të shkojë qëndrimi i qeverisë shqiptare aq më shumë zvogëlohet pjesëmarrja e saj reale në zgjidhjen e krizës në Kosovë, para se gjithash për faktin se askujt nuk i nevojitet një faktor lindor në mes të Tiranës, ndërkohë që atë mund të gjejë më të trajtësuar edhe në Moskë, edhe në Athinë apo diku tjetër. Gjithsesi misioni i fundit i Hollbruk në Ballkan zvogëlon mundësitë sabotuese të Tiranës zyrtare dhe evidenton edhe më shumë SHBA dhe Perëndimin si përcaktues në zgjidhjen e problemit të Kosovës. Për herë të parë, dje Hollbruk takoi përfaqësues të UÇK-së, takim që gjithsesi nuk u konsiderua politik por që nuk mund të jetë më pak se një takim mes Hollbrukut dhe UÇK-së. Trajektorja e hedhur dje në Junik përbën një sinjal të ri për të ardhmen e bisedimeve apo luftës në Kosovë. Kjo jo thjesht për faktin se Juniku personifikon një republikë të vogël shpallur shumë vite më parë nga shqiptarët e Kosovës por se UÇK konsiderohet si gradient i pavarësisë së Kosovës. Por ndërsa pjesa paqësore e politikës së Perëndimit u takua me pjesën ushtarake shqiptare, pjesa paqësore e shqiptarëve përcaktohet nga Rugova u takua me pjesën ushtarake të Perëndimit. Diferenca në takim ka qenë më shumë se sa një orë e cila mund të llogaritet se pikëprerja mes këtyre dy takimeve edhe mund të konsiderohet aksidentale nuk mund të mos konsiderohet natyrale në një vend ku lufta, tavolinat, bisedimet, diplomatët, të vrarët bashkëjetojnë në një sipërfaqe gjeografike aq të vogël. Simbolikisht takimi i Rugovës me Solanën dhe Hollbrukut me UÇK përbën një konkluzion real të pamjes së Kosovës dhe krizës së saj. Ajo nuk do të ishte aq më pak e moshuar se rrugë të zgjedhjes që në NATO quhen opsione, të cilat do të reduktohen sot dhe në Kosovë quhet qëndrueshmëri që është filluar dhe është njohur si e tillë. Rëndësia e takimeve të djeshme në Junik dhe Bruksel përveçse shpreh qëndrimin e qartë të Perëndimit për zgjidhjen e shpejtë të krizës ka shpallur dhe lobin e bashkërendimit në këtë përpjekje saqë janë Hollbruk, Rugova, NATO dhe UÇK. Ky është një lob kufizuesish Tirana zyrtare nuk bën pjesë. Përballë Millosheviçit po ndërtohet gjithnjë e më shumë një aliazhi i cili nuk e ka të vështirë të akseptojë krizën dhe ta zgjidhë atë në favor të Kosovës. Vetë Solana ndërsa i ka kërkuar Rugovës të mos fillojë diskutimet pa asnjë kusht paraprak nuk ka harruar të deklarojë përmes një zëdhënësi të tij se tërheqja e trupave serbe është një detyrim ndaj Millosheviçit për fillimin e bisedimeve. Kur tavolina la pasthënie nga bombat edhe mund të bisedohet. Me takimin që Nano do të bëjë në Zvicër ai vetëm sa shton kohën e këtyre bombave mbi tavolinën e vetë ende me rrëfime bombarduesi akush që ka marrë seriozisht ndalimin e luftës në Kosovë dhe zgjidhjen e problemit të saj.

Hollbruk bisedon me ushtarë të UÇK - së

Berisha i ft uar në Krans Montana

Sot nis punimet Forumi i njohur i Zvicrës NE FAQEN 3

Tirana zyrtare mbron Millosheviçin

Parlamentarët kundër takimit Nano-Kontić Të premten takimi i Nanos me kryeministrin e Serbisë NE FAQEN 3 Faks nga selia e PS për degën e Shijakut. Qendra e PS urdhëron socialistët lokalë që të bëjë fushatë për 7 qershor

Më jepni votat, që të mbillni bimë narkotike

Kandidati socialist i Vorës i shkëmben votat me drogë OSBE: Shteti shqiptar nuk duhet të lejojë të përsëriten ngjarje të tilla Kandidati socialist i Vorës i shkëmben votat me drogë Më jepni votat, që të mbillni bimë narkotike OSBE: Shteti shqiptar nuk duhet të lejojë të përsëriten ngjarje të tilla NË FAQEN 2

Dhuna ndaj aktivistëve të PD, platformë e regjimit të Nanos

NË FAQEN 2

Bandat e policisë terrorizojnë qytetarët

Kërcënime, grabitje dhe pengje për simpatizantët e PD NË FAQEN 2

Sindikatat rrezikojnë përfaqësinë në shtet

Në tavolinën e Nanos projekti për ndryshimin e përbërjes së Këshillit Kombëtar të Punës Presidenti i BSPSh-së, Xhevdet Lubani: Në një rast të tillë ne do të bojkotojmë pjesëmarrjen Në tavolinën e Nanos projekti për ndryshimin e përbërjes së Këshillit Kombëtar të Punës Sindikatat rrezikojnë përfaqësinë në shtet Presidenti i BSPSh-së, Xhevdet Lubani: Në një rast të tillë ne do të bojkotojmë pjesëmarrjen NË FAQEN 5

Takimi Hollbruk - UÇK, zhvillim i ri

Kryetari i PD - së vlerëson lart misionin e Riçard Hollbruk në Ballkan Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti misionin e ri të Riçard Hollbruk në Rajon, takimin e tij me Presidentin Rugova, vizitën e tij në zonën e luftës në Decan, si dhe takimin që ai zhvilloi sot me komandantë përfaqësues të UÇK-së. Vizita e ambasadorit Hollbruk në Beograd, Prishtinë, Shkup, Athinë thekson kryetari i PD-së Berisha, është një përpjekje tjetër e fuqishme e SHBA-së për ndalimin e agresionit serb dhe zgjidhjen politike të krizës në Kosovë. Kjo vizitë i shërbeu gjithashtu, ambasadorit Hollbruk për verifikimin në vend të barbarive që ushtria serbe kreu në Kosovë pas fillimit të procesit politik dhe bisedimeve Rugova-Millosheviç, si dhe vendosmërinë e këtij të fundit për të zbatuar në Kosovë po atë skenar të shkatërrimeve, mizorive dhe spastrimeve etnike që zbatoi në Bosnje. Kryetari i Partisë Demokratike, Berisha, përshëndeti gjithashtu takimin e ambasadorit Hollbruk me dy komandantë të shquar të UÇK-së në zonën e Decanit si dhe zhvillimin e tij dhe shumë të rëndësishëm dhe si një mesazh të rëndësishëm domosdoshmërie e bashkëpunimit të koordinuar të të gjithë faktorëve shqiptarë me faktorin ndërkombëtar në procesin e zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës.

NATO e vendosur për çështjen e Kosovës

Berisha përshëndet takimin Solana - Rugova Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se ai konsideron historike vizitën e Presidentit të Republikës së Kosovës, Rugova, në Selinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në Komisionin Europian në Bruksel, takimin e tij me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Havier Solana, si dhe takimin e tij me Komisionerin për Punët e Jashtme, z. Hans Van Den Brook. Kjo vizitë dhe bisedimet e Brukselit janë dëshmi e vendosmërisë së institucioneve më të fuqishme perëndimore për të mbështetur Presidentin Rugova dhe zgjidhjen politike të çështjes së Kosovës si dhe shprehje e gatishmërisë së këtyre institucioneve për të ndaluar barbaritë e Millosheviçit në Kosovë. Berisha shprehu bindjen se kjo vizitë dëshmon interesimin e madh që Aleanca ka për zgjidhjen e shpejtë të problemit të Kosovës, e cila përfaqëson një rajon me interes të jetë më paqen në Europë dhe më gjerë.

REUTERS

FRANCE 98

- Spanjë - Bullgari 6:1. Goleadë për "llamtuminë" Botëror - Nigeri - Paraguaj 1:3. Afrika "djeg" Evropën - Francë - Danimarkë 2:1. Humbja kualifikon nordikët - Afrika e Jugut - Arabia Saudite 2:2. Një barazim i kotë - Vetëm 173 minuta larg një rekordi të ri. Gjermanët ngushëllohen me Lothar Mateusin - Të rinj të aftë dhe fitimtarë. Dhjetë futbollistët më të spikatur të Botërorit - Rivaldo, një jetë për t'u bërë numri një - Për skuadrën e Argjentinës lider, për tifozët, idhull. Batistuta ose casti i lumtur i një sportisti - Grupi E dhe F. Kush do të kualifikohet? analizë - Kamerunasit fajësojnë të bardhët për skualifikimin. "Bojkotoni" FIFA-n, ajo është tirpi i botërorit - Bukmejkërsat ndryshojnë kuotat e basteve. Ngjitet ndjeshëm Nigeria SPECIALE NË FAQET 10 - 11