Ushtria greke sulmon Sarandën
Incident i rëndë në ujrat tona territoriale. Një motovedetë greke qëllon me mitraloz dhe mbyt në det skafin e një pronari shqiptar
Motovedeta ushtarake greke pasi ka hyrë rreth 2 km në ujërat e kufirit shqiptar, ka hapur zjarr kundër skafit për 20 minuta rresht derisa e kanë fundosur atë.
Njerëzit që ndodheshin në të janë hedhur në ujë dhe nuk dihet se kanë shpëtuar gjallë apo jo.
NE FAQEN 6
Akuzohen të ardhurit si spiunë të UDB-së
Policia kërkon nga Radio “Kontakt” listat e shqiptarëve nga Kosova
NE FAQEN 6
Boni i mbyll dyert Nanos
Kinkel i shkruan Nanos se nuk mund të vizitojë Gjermaninë. Këshillë për kryeministrin: “Ki mendjen, mos ç’oriento politikën e jashtme”
Nano kundër Rugovës, UÇK-së dhe pavarësisë së Kosovës
Nga Astrit PATOZI Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, sulmoi dje të gjithë faktorët e rëndësishëm politikë në Kosovë, duke zënë një pozicion të ri që duket shumë më i avancuar se ai i Moskes zyrtare në krah të Beogradit. Në fjalën e mbajtur në Forumin e njohur të Krans Montanes, Nano u shpreh kategorikisht kundër opsionit të pavarësisë së Kosovës, një distancim fare i qartë nga kërkesat e shqiptarëve që ndekin politikën e Rugovës apo që luftojnë në Degë e gjekë nën simbolet dhe armët e UÇK-së. Por ajo që është më e rëndë në këtë pozicionim të ri të kryeministrit shqiptar, i cili në tre ditët e fundit ka tre qëndrime të ndryshme për problemin e Kosovës, është se ai e konsideron UÇK-në dhe luftëtarët e saj që po vriten në mbrojtje të shtëpive të tyre, njësoj me ushtarët dhe policët e Millo- pranishtmit e forumit të Krans Montanes, kur ka deklaruar se Rugova nuk mund të takohet me Millosheviçin. Goditja që Nano i jep Rugovës në pikun e përpjekjeve për të ndërthurur vijën e rezistencës së armatosur të shqiptarëve me atë të politikës së tyre të pranuar prej të gjitha palëve, madje edhe prej vetë serbëve, është sipërfaqësore më e ndyrë për të minuar zgjidhjen e konfliktit në dobi të faktorit shqiptar. Tashmë nuk ka asnjë dyshim se Nano po kërkon që të ndajë me thikë UÇK-në me faktorët politikë, duke i lënë njerëzit e armatosur që të vriten pa e ditur se përse dhe në emër të kujt, kurse politikanët pa mbështetjen e njerëzve që janë gati të japin edhe jetën për parimet e shenjta që ata mbrojnë. Një gjë të tillë deri tani nuk e kanë thënë as edhe aleatët natyralë të serbëve, të cilët në shumë raste kanë bërë thirrje për dhënien fund të dhunës nga të dy palët, duke barazvlerësuar kështu UÇK-në me policët dhe ushtrinë e Millosheviçit, por të paktën nuk e kanë injoruar kurrë rolin e besimeve të Rugovës me Millosheviçin. Nano dje nuk ka përmendur se cilët mund të ishin njerëzit që do të zëvendësonin Rugovën në bisedimet me serbët, por tashmë është e qartë se për kryeministrin shqiptar ata janë marksistët që e kanë pritur dhe përcjellë në Zvicër apo Gjermani, të cilëve u mbante fjalime për “baban” e tij para pesë vjetëve. E vetmja e mirë në gjithë këtë histori e pështirë, është fakti se tashmë shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët në Shqipëri që nuk e shikojnë luftën ku po vriten vëllezërit e tyre sikur ndodh në ndonjë vend ekzotik, e kanë plotësisht të qartë se e kanë tërësisht kundër qeverinë e Tiranës. Të paktën kryeministri shqiptar, Fatos Nano, i ka quajtur terroristë të gjithë ata që po luftojnë për të mbrojtur shtëpitë dhe fëmijët e tyre, si dhe kontrabandistë të gjithë ata që kanë ikur prej flakëve të luftës për të gjetur strehë në Shqipëri. Nëse ka ndonjë ministër apo ndonjë zyrtar që mund t’i ketë ngelur ndonjë grimë morali, sepse nuk mund të flitet për nacionalizëm për një qeveri, që shkon me larg edhe se ekstremet ndëerkombëtare kundër kombit të vet, atëherë ai ose ata duhet të deklarohen publikisht se nuk kanë asnjë lidhje me deklaratat e Fatos Nanos, kundër Rugovës, UÇK-së dhe përfaqësisë së Kosovës. Deri tani, as Millosheviçi dhe asnjë tjetër nuk e ka thënë taktik më të vërtetë se fansat e Partisë Socialiste Serbe nuk mendohet se mund të jenë shprehur njëkohësisht kundër tre niveleve që janë faktorë shqiptarë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Të paktën në takimin e shamëpërmendur në Kremlin, Jelcini dhe Millosheviçi zgjodhën një gjuhë krejtësisht të rezervuar për të shprehur se ishin kundër plotësimit të kërkesave maksimale të shqiptarëve. Nano këtë e bëri me një deklaratë të vetme, duke u vënë nëngarkim kundër rrjedhës së shqiptarëve që po vriten dhe përpjekjeve që po bëhen për të pranuar që t’u japin fund në luftë që mund të përfundojnë? [?] me një fund të jetës, të kushtyer si shqiptarë e kryeministër apo të shtrihen në mendje dhe veprojnë si shërbëtorë.
Deklaratë? [?] qëndron në i cili në tri tyre, njësoj me ushtarët dhe policët e Millosheviçit që kanë bombarduar fshatra të tëra dhe kanë vrarë qindra shqiptarë në Drenicë, Prekaz e Deçan. Në kohën që Departamenti i Shtetit ka shkuar larg në kontaktet me UÇK-në dhe ka paralajmëruar bisedime zyrtare me kryengritësit shqiptarë, Fatos Nano i kërkon atyre të heqin dorë nga dhuna duke i krahasuar me forcat speciale të Millosheviçit që vejojnë masakrat në shumë zona të nxëhta të Kosovës.
Shikimi i Tiranës zyrtare në etiketimet e UÇK-së si “terroriste” është një thikë e mprehtë dhe e paparë mbi përpjekjet në rritje të shqiptarëve të Kosovës dhe diplomacisë perëndimore për të zgjidhur me sa më pak humbje konfliktin e përgjakshëm atje. Por ajo që mund të ketë çuditur më shumë të pranishmit dhe gazetarët në forumin e njohur zviceran, me siguri që ka qenë sulmi i tij i hapur mbi Rugovën, tek i cili janë përqendruar të gjitha përpjekjet e Europës dhe të Shteteve të Bashkuara për të zgjidhur çështjen e Kosovës dhe gravitetin e shqiptarëve nga armët e UÇK-së tek zgjidhja politike.
Nano shprehu dje keqardhjen për rolin e Rugovës, duke theksuar se ai nuk mund të luajë më rol politik në Kosovë, në kohën që Rugova ka shkelur qëllimet e të gjitha kancelarive më të rëndësishme në botë, duke takuar në mes të tjerash burrat më të fuqishëm të botës Klintonin, Blerin, Shirakun, Kohlin etj. Kjo është e dyta herë që Nano atakon hapur Rugovën, në përpjekje për të zbehur rolin e tij të pranuar nga shqiptarët si herë që në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet. Menjëherë pas Samitit në Kretë, ku u takua me Millosheviçin, Nano foli kundër “institucioneve paralele” në Kosovë, që mund të përkthehej si injorim i të gjitha përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për shtet që përmes rrugës.
Por ky sulm ndaj Rugovës është heshtshëm që mban mbi shpinë? [?] është përpjekja e re e qeverisë shqiptare për të zgjidhur me retorikën e fashikëzimeve që po kalon Kosova dhe për të zëvendësuar të gjitha Shqipëria nga shpëtimi i luftës disa centimetra afër kufijve të saj. Njeriu që ka takuar Millosheviçin në Kretë dhe pastaj ka përsëritur të gjitha letrat se besimet në qeverinë e kësaj me më? [teksti i prerë/paqartë]
Gjinushi: Gjithë qeveria është piramidale
Përçarje e madhe në koalicionin “Aleanca për xhepin”. Majko: “Gjinushi po na humb zgjedhjet në Vorë. Asnjë socialist nuk voton për kandidatin piramidal Kujtim Mema”
NE FAQEN 3
UÇK-ja ka legjitimitet
Berisha: Bashkëveprimi i të gjithë faktorëve shqiptarë i shërben zgjidhjes së çështjes së Kosovës
“Partia Demokratike dy muaj më parë bëri thirrje për herë të parë që UÇK-ja të njihte mandatin politik të Presidentit Rugova dhe institucioneve të tjera të Kosovës dhe këtë thirrje publike e ka qëndrim të përcaktuar dhe i përmbahet edhe tani”.
Reuters. Rugova dhe Holbruk dje në Prishtinë
Prokuroria: Rebelimin në jug e udhëhoqën socialistët
Forcat e majta politike shqiptare, organizuan kryengritjen e armatosur për rrëzimin e pushtetit me dhunë
“Hetimet për ngjarjet tragjike të trazirave në muajin mars të vitit të kaluar, kanë nisur në një pistë të re dhe për këtë qëllim po hetohen rreth 30 persona, të cilët gjatë kohës së rebelimit nuk kanë patur funksione shtetërore, por sot disa prej tyre kanë poste të larta zyrtare”, pohon një zyrtar i lartë në Prokurorinë e Përgjithshme.
NE FAQEN 2
Çano ka ndërprerë punën e KQZ-së
Shtatë anëtarë të KQZ i shkruajnë Presidentit të Republikës, OSBE, KE, IFES, partive dhe trupit diplomatik. Sabotohet komisioni nga “Aleanca për Shtetin”
KQZ ka pezulluar veprimtarinë e tij. Në një njoftim që shtatë anëtarë të KQZ-së përfshirë dhe nënkryetarin Pëllumb Çela drejtuar Presidentit Meidani, OSBE, KE, partive politike, IFES dhe trupit diplomatik thuhet se përfaqësuesit e koalicionit qeveritar të KQZ kanë ndërprerë punën e KQZ-së që më datë 25 qershor në mesditë.
Më poshtë letra thotë se në bazë të nenit 82 të ligjit “Për zgjedhjen e Organeve të Pushtetit Lokal” KQZ ishte duke punuar me rend të ditës; shqyrtimin e dokumentacionit të ardhur nga Komisionet e Zonave ku u zhvilluan zgjedhjet më datë 21.06.1998, ankesat dhe kontestimet e subjekteve elektorale me qëllim përgatitjen dhe realizimin e shpalljes përfundimtare të rezultateve të zgjedhjeve në shkallë kombëtare.
Njoftojmë se qëllimisht është ndërprerë puna e KQZ nga Kryetari i KQZ, Dav[e?] Çano dhe përfaqësuesit e koalicionit qeveritar, të cilët në kundërshtim me ligjin, Neni 30 i tij, nuk dëshirojnë të analizohet, të gjitha ankesat dhe kontestimet e paraqitura pranë KQZ.
Kjo gjë do të sjellë pamundësinë e shqyrtimit të kontestimeve dhe verifikimeve përkatëse brenda afatit ligjor, duke u bërë precedent serioz për mosshpalljen përfundimtare të rezultateve të zgjedhjeve në shkallë kombëtare, përfundon letra e shtatë anëtarëve të KQZ. NE FAQEN 3
Mos votoni për socialistët e bashkuar
Kush ka artistët me vete ka edhe të ardhmen
Artistët më të njohur të vendit mbyllin fushatën e demokratëve në Shijak
Këngët dhe duartrokitjet kanë mbyllur fushatën elektorale të Partisë Demokratike dhe formacionit politik “Bashkimi për Demokraci” ... NE FAQEN 2
Përgjaket Tirana, tre viktima në një ditë
Vriten dy shtetas dhe plagoset rëndë një adoleshent
Dy shtetas humbën jetën dhe një adoleshent u plagos rëndë në mbërmjen e të enjtes në lagjen nr. 23 në Tiranë. Rreth orës 20.00 të së enjtes, në rrugën “H. Begaj” te lagjes 23 të Tiranës, u vranë me automatikë shtetasit, lefter Hamit Shkalla, 28 vjeç, banor në Sauk të Tiranës dhe Besnik Sherif Shkalla, 30 vjeç, me banim në Selitë të Tiranës. Në vendngjarje mbeti i plagosur edhe 16 vjeçari, Leonard Çimi, gjendja e të cilit edhe pas ndihmës mjekësore është e rëndë. Prania e të plagosurit në vendngjarje nuk përcaktohet qartë nëse i është shoqëruar me viktimat apo është lënë në kohën e kryerjes së krimit. Sipas të dhënave të grupit hetimor, vrasja ndodhi për motive të dobëta. Z.M
FRANCE 98
-Luanët anglezë tregojnë dhëmbët. Largohet Kolumbia, Rumania siguron vendin e parë
-Sot, “fillon” Kampionati Botëror. “Udhëtim” në kampet e katër skuadrave që do ndeshen për të qëndruar në Francë
-Brazili, klima jo e mirë para ndeshjes me kilianët. Mungon stërvitja, mungon skuadra
-Ziko vazhdon të kërkojë një Ronaldo ndryshe
-Fenomeni pret që ekipi i tij të veprojë si Interi. “Jam sakrifikuar shumë për skuadrën, tani duhet të sakrifikohet skuadra për mua”
-Që nga Pelé deri tek Falkao, të gjithë kritikojnë Zagallon. “Nuk mund të luhet me sulmues në vend të mesfushorëve”
-Kili pret i qetë ndeshjen e madhe. Asnjë problem serioz për Zamorano dhe shokët e tij
-Norvegjia, skuadra “e zezë” e Cesare Maldinit. Nordikët e kanë mundur 6-1 përfaqësuesen e drejtuar prej tij
-Një hero i skuadrës italiane. Vieri si Rosi dhe Sku[l]aci
-Bergomi “Fjalët nuk i hynjë në punë askujt”. Flet mbrojtësi legjendar
SPECIALE NË FAQET 10-11