Hidhen në erë 905 mijë dollarë financim
Tre parlamentare socialiste në kërkim të parave italiane
NE FAQEN 5
SHBA jep azil politik për 14 ushtarakët
Shqiptarët kërkojnë shpëtim nga qeveria komuniste
NE FAQEN 3
Bandat e socialistëve terrorizojnë demokratët
Përndjekja më largon dhjetë nga Shqipëria
NE FAQEN 4
Kontrabanda shqetëson SHBA
NE FAQEN 4
Diplomatë të ambasadës amerikane takohen me drejtues të rëndësishëm të Prokurorisë së Përgjithshme. Qeveria pengon hetimet për milionat e vjedhura
Qeveri pa popull, shtet pa shtetas
Nga Bardhyl LONDO
Kënga aq e njohur labe “Janinës ç’i panë sytë”, tani ka filluar të këndohet ndryshe: “Shqipërisë ç’i shohin sytë”. Shkak për ndryshimin e këngës është bërë kryeministri aktual shqiptar. Tani banorët e këtij vendi që quhet Shqipëri dhe që kryeministri i quan “motra dhe vëllezër”, vetëm kur del në televizor t’u bëjë thirrje për të votuar për kolltukun e tij, tremben sa herë kreu i qeverisë flet para hondër audiatori të huaj ose sa herë i hipën aeroplanit. Tremben sepse e dinë që kryeministri do të lëshojë ndonjë nga ato “bombat” e tij tymosëse, sa atyre do t’u vijë turp që kanë në krye një kryeministër të tillë.
e ka kuptuar se nuk ka të drejtë më të shkelë në këtë qytet pa përmbushur qoftë dhe pjesërisht premtimet e bujshme. Nëqoftë kështu, atëherë na duhet të themi se ai nuk ka për të shkelur kurrë në Vlorë, sepse kurrë s’ka për t’i përmbushur premtimet e tij, as ato që ka bërë, as ato që bën e që do të bëjë.
Shqiptarët në këtë fund shekulli ndihen të varfër, të raskapitur dhe mbi të gjitha, të keqpërdorur. Kryeministri pasi kapërdori shqiptarët brenda kufijve aktualë me premtime që s’do të realizohen kurrë, tani po përdor dhe shqiptarët jashtë kufijve si dhe emigrantët që punojnë në vende të huaja. Me një të rënë të lapsit ai mohoi vullnetin e tyre të shprehur në zgjedhjet e marsit të këtij viti kur ata votuan për
tij, tremben sa herë kreu i qeverisë flet para ndonjë auditori që kanë në krye një kryeministër të tillë.
Në fushatën e vijshme elektorale kryeministri i projektuar lëshoi bombën tymosëse të kthimit 100 % të parave. Shumë prej shqiptarëve e besuan këtë. Kjo “bombë” u pasua nga një tjetër që ishte po aq joshëse: hapjen e 250 mijë vende pune. Tani prej këtyre premtimeve ka mbetur vetëm shija e hidhur e zhgënjimit që dalë nga dalë po kthehet në një bojkotim dhe revoltë të heshtur ndaj qeverisë aktuale. Dhe ndërsa shqiptarët shtrëngojnë nofullat sa herë flet kryeministri, ky i fundit vazhdon të lëshojë “bombat” e tij tymosëse. Deklarata e tij më e re ishte një shashkë tymosëse. Kujt i besojnë tani shqiptarët hallemëdhenj, kryeministrit që fton Rugovën të vijë në Tiranë, apo kryeministrit që pas pak kohësh, apo? C’mund të mendojnë shqiptarët të ndodhur në një nga udhëkryqet më serioze e më kritike të historisë së tyre, kur gjithë kancelaritë kryesore perëndimore, duke përfshirë edhe presidentin amerikan, e quajnë Rugovën një partner të denjë dhe hapin atij dyer, ndërsa kreu i qeverisë shqiptare e barazon Rugovën me zero?
Lehtësia me të cilën kryeministri shqiptar kalon nga një gjendje në një tjetër nuk është thjeshtë një injurë që ai i bën Kosovës, apo ndonjë personaliteti tjetër të politikës shqiptare. Ajo është në radhë të parë injurë i vetë popullit shqiptar. Me sa duket, kryeministri shqiptar mendon se me këtë popull mund të luajë si të dojë dhe si t’i teket atij. Mund t’i premtojë fjalën vëllazërimin e parave dhe t’ia marrë edhe ato pak para që i ka kursyer deri tani. Mund t’i premtojë vende pune dhe të shtojë papunësinë. Mund në flasë si “një ndërmjetës për çështjen kombëtare”, t’i ndërrojë, mohojë e peshojë të gjitha. Pa i ndërroje, mohojë e peshojë të mos sa ka thënë më parë dhe prapë të mos ketë asnjë lloj brenge ndërgjegjeje.
Jo më parë se 2 ditë përpara u duk përsëri parrulla fyese “Vora do të votojë si Vlora”. Në mendjen e atyre që lëshojnë parrulla të tilla është pikërisht koncepti i keqpërdorimit të shqiptarëve, i shfrytëzimit të tyre si mish për top. Çfarë fjalë Vlora nga qeveria aktuale që kjo ta përdorë atë qytet me tradita e pastër historike si patericë, për të mbajtur veten? Vetëm shijen e hidhur të zhgënjimit dhe të keqpërdorimit. Aq mosmirënjohës është treguar dorëzuar aktuali me këtë qytet, sa kryeministri “ka denjuar” të shkelë fare në majë të gishtave në shqetësimet e vërteta, se pa fjalë se këto çështje farë në Ndëshka për herë të parë kryeministri të gjithë shqiptarit që të përqëndruar shqiptaret brenda kufijve aktuale të shqiptarët e jashtë kufijve si dhenë e shqiptarëve janë vetëm prej dhunës ndaj shqiptarët që pushteti në vendet e viti kur ata votuan për Rugovën president. Në një kohë kur gjithë komuniteti ndërkombëtar bën thirrje dhe vepron të ndalë dhunën serbe në Kosovë, kryeministri shqiptar shpall të kundërtën: apelon shqiptarët e Kosovës të ndalojnë dhunën ndaj serbëve. Po çfarë terrori kanë ushtruar deri tani shqiptarët e Kosovës kur ata vetëm brojnë fshatrat, shtëpitë dhe vatrat e tyre, kur të gjitha luftimet janë zhvilluar në vise të banuara qind për qind ose me shumicë dërrmuese nga shqiptarët?
Udhëheqësit në të cilin ndodhen shqiptarët në këtë fund shekulli është vendimtar, në të njëjtën kohë edhe kritik. Rasti dhe rrethanat janë të përshtatshme dhe nuk do të krijohen më. Përgjegjësia e çdo shqiptari është e peshës së rëndë që mund të ekzistojë. Por, këto rrethana, ngaqë mund të kthehen në fatalitet. Mesa duket kryeministri shqiptar ka zgjedhur këtë të fundit. Po a janë dakort shqiptarët me këtë zgjedhje, kur ata e dinë se të gjithë nesër do të jemi para gjyqit të përbashkët të historisë? Kur shqiptarët të hapin sytë dhe të shfletojnë gjithë perëndimin dhe deklarimet e kryeministrit shqiptar, ata do të ndiejnë shijen e hidhur të mospërfilljes dhe të gënjeshtrave të atyre që lejuan të keqërdoren nga qeveria? Shqiptarët tashmë po zgjohet. Ata që janë brenda kufijve e treguan këtë me bojkotimin e pa mësueshëm që i bënë qeverisë aktuale me 21 qershor. Si mund të ndihte tani kjo qeveri kur edhe në zonat më të besuara të saj dalin për të votuar më pak se gjysma e popullsisë? Si në qeveri e braktisur, si në shtet pa shtetas. Ndërsa shqiptarët jashtë kufijve e kanë kuptuar këtë më mirë, ata jo vetëm që s’kanë asnjë besim tek qëndrimet e qeverisë shqiptare, por përfaqësuesit e tyre legjitimë e kanë bojkotuar Tiranën zyrtare dhe ndoshta s’kanë për të shkelur më këtu veçse në rrethana të jashtëzakonshme. Shqiptarët që ndodhen me punë jashtë shtetit as që kanë ndërmend të kthehen më në Shqipëri, përkundrazi, dhe të tjerët që janë këtu, mendojnë të ikin, vetëm të ikin.
Megjithatë, qeveria pa popull dhe shteti pa shtetas vazhdon të konsumojë propagandë dhe deklarata për të cilat shqiptarët s’kanë, Këta të fundit, bashkë me bojkotin e tyre për qeverinë dhe shtetin aktual, sa herë dëgjojnë kryeministrin mëmërësinë unë këngën e re: “Shqiptarë e shqiptarë...”
Sot, fitore në Shijak dhe Vorë
Kryeministri shqiptar dëmton Kosovën
Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha
Kryeministri Nano e deklaroi në Forumin e Krans Montanës, Presidentin e Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, si një njeri të reduktuar në një person “absolutisht pa ndonjë autoritet real”.
Kjo deklaratë bëhet vetëm dy ditë pasi Rugova u prit në nivelet më të larta në Bon, Bruksel dhe u takua dy herë me ambasadorin e SHBA në OKB, Riçard Hollbruk. Gjatë dy muajve të fundit Presidenti Rugova u prit në nivelet më të larta në Shtëpinë e Bardhë, në Selinë e OKB-së, në Elize dhe në Downing Street 10, në Kancelarinë Gjermane, Selinë e NATO-s dhe të Komisionit të Europës, në Bruksel e të gjitha këto, si një dëshmi e vlerësimit të udhëheqësve të vendeve dhe institucioneve më të mëdha perëndimore për linjën politike të ndjekur nga Presidenti Rugova dhe si dëshmi e angazhimit të tyre për një zgjidhje politike të çështjes së Kosovës. Pikërisht në këtë periudhë kur Millosheviçi u bind se Grupi i Kontaktit dhe Presiden- bind se Grupi i Kontaktit dhe Presidenti Rugova ishin serioz dhe të vendosur për zgjidhje politike, ai, për të bllokuar procesin politik, ndërmori fushatën e shkatërrimit masiv të fshatrave e qyteteve dhe spastrimeve etnike të shqiptarëve në Kosovë, duke dëshmuar se ai është i vendosur kundër zgjidhjes politike. Përcaktimi i Rugovës si një person “absolutisht pa ndonjë autoritet real” nga Nano, synon t’i provokojë Perëndimit se Rugova nuk është njeriu që duhet pritur dhe se nuk mund të jetë ai partneri politik i Millosheviçit në dialog politik. Kryeministri shqiptar pohon se përpiqet të “ndikojë në fraksionet e UÇK për t’i moderuar ato” dhe se ai ka informacion se UÇK ka “mundësi dhe autoritet që të integrohet në një proces bisedues”. Unë jam dakort që UÇK të integrohet në procesin bisedues, por autoriteti i saj nuk duhet të përdoret nga Nano apo ndokush tjetër, për të ç’vlerësuar mandatin politik të fituar në zgjedhjet e 22 marsit të këtij viti, përkundrazi, ai duhet përdorur për të nxitur afrimin dhe bashkëpunimin ndërmjet grupeve të UÇK dhe faktorëve politikë, parlamentarë dhe joparlamentarë të Kosovës, njohjen nga ana e UÇK të mandatit politik të këtyre të fundit në favor të një zgjidhjeje të shpejtë të çështjes së Kosovës. Gjithashtu, kërkesa e Nanos për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadrin demokratik “qoftë në administratë apo parlament lokal”, jo vetëm që bie ndesh me kërkesat e shqiptarëve në Kosovë, por nuk mbështetet as kërkesat perëndimore për një autonomi të zgjeruar apo republikë në kuadrin e ish-Jugosllavisë. Ky qëndrim i Nanos nuk inkurajon dialogun e shqiptarëve me palën serbe, por përkundrazi e bllokon atë. Duke qenë gjithnjë i vendosur për zgjidhjen politike të problemit të Kosovës, mendoj se formula e bisedimeve pa kushte e përcaktuar nga Grupi i Kontaktit është ajo që duhet të pranohet dhe që mund të sjellë progres në dialogun e palëve në konflikt.
Votoni për Haki Smoqin dhe Xhemal Xhakonin
Sot, raundi i dytë i zgjedhjeve. “Bashkimi për Demokraci” i sigurtë në fitoren e Bashkisë së Shijakut dhe Vorës
NE FAQEN 2
INSIG, nyja e sherrit mes klaneve të pushtetit
Prej gjashtë muajsh vazhdon konflikti mes Malajt dhe Bundos. Kush do t’i përvetësojë miliona dollarët e kompanisë shtetërore?
NE FAQEN 3
Rrogi i jep 2 milionë lekë Fatmir Mediut
Boshatisen financat e Ballit Kombëtar. Paratë i merr “E Djathta e Bashkuar”. Abuzime dhe shpenzime skandaloze nga Abaz Ermenji
NE FAQEN 2
PD i shpreh ngushëllime familjes Shyqja
Vdiq aktivisti i shquar i PD, Eqerem Shyqja
NE FAQEN 2
Bashkëpunimi me UÇK-në ndihmon zgjidhjen e krizës
Berisha përshëndeti takimin Hollbruk - Demaçi
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, përshëndeti takimin e ambasadorit të SHBA pranë OKB-së Richard Holbrook me kryetarin e Partisë Parlamentare të Kosovës, Adem Demaçi.
Takimi i Hollbrukut me Sabit Demaçin e shqiptarëve, simbolin e qëndresës dhe përpjekjeve të tyre për liri, përbën një zhvillim të rëndësishëm në dialogun shumëpalësh që zhvillohet për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Angazhimi aktiv i Demaçit, kredibiliteti i tij moral, sakrificat mbinjerëzore që ai ka bërë për fjalën e lirë, dinjitetin dhe lirinë e shqiptarëve, trimëria dhe kurajua e tij, janë sot më të vlerësuara se kurrë për shqiptarët në përpjekjet e tyre për liri dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare që u takojnë.
Kryetari i PD-së, Berisha përshëndet edhe ngritjen dhe bashkëpunimin e Demaçit dhe forcave të tjera politike me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në interes të zgjidhjes së drejtë të problemit të Kosovës.
FRANCE 98
Brazil, ose Fenomeni i Botërorit
-Italia- Norvegji 1:0. Axurrët si Ferrari
-Brazil- Kili 4:1. Brazili, padron në fushë
-Kush do të fitojë sot? (Analizë)
-Franca në këmbët e Xhorkaefit. Interisti: “Sot fillon për ne Botërori i vërtetë”
-Paraguaianët nuk tremben. Cilavert, portieri simbol deklaron hapur: “Franca nuk na paraqet asnjë problem”
-“Princi” Shmajkel i jep kurajo Danimarkës. “Jemi më konkretë se Nigeria”
-Finidi: “Danezë përgatituni për humbjen”. Flet para ndeshjes sulmuesi nigerian
-Mbrojtësi italian Bergomi sheh si favoritë të Botërorit Brazilin dhe Argjentinën
SPECIALE NE FAQET 10 -11