Si u përfshi Delvina në rebelim
SPECIALE NË FAQEN 5
Si u përfshi Delvina në rebelim
Ja terroristët e qytetit të jugut
SPECIALE NË FAQEN 5
Ç’përmban dosja e zezë e Delvinës?
- Si nisën protestat për lekët e humbura?
- Cilët ishin organizatorët? Sa vazhduan tubimet “popullore”?
- Menaxherët e firmave.
- Si u tëjetërsuan protestat në rebelim?
- Kur nisi sulmi mbi Delvinën? Ku ishte vendkomanda?
- Kush sulmoi komisariatin, bankën dhe institucionet e tjera?
- A kishte SHIK-as në Delvinë?
- Kur u sulmua batalioni i këmbësorisë?
- Kush i dha urdhër Arbër Qillimit, ish-komandantit të batalionit për të dorëzuar armët.
Opozita, tani jashtë parlamentit të krimit
Mbledhje maratonë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Vendoset divorci përfundimtar me pushtetin e vrasjeve, korrupsionit dhe kontrabandës
Berisha: “Opozita nuk do t’i përmbahet teorisë së revolucionit, por rrugës demokratike për të larguar nga pushteti qeverinë më të korruptuar të Europës”
Jo fasadë
Vendimi i Partisë Demokratike, për të shkëputur të gjitha lidhjet me Parlamentin aktual bëhet një vendim për t’u ndarë edhe në të vetmin institucion, ku ende qëndrohej bashkë me njerëzit e bandave, kontrabandës, korrupsionit, krimit dhe vrasësve të opozitës. Pikërisht ky është për ruajtjen e vlerave të demokracisë, aq më shumë përfeksionimin e tyre, po aq sa edhe vazhdimin e nëpërkëmbjes së interesave të njerëzve. Ky institucion i dominuar nga përfaqësuesit e rebelimit komunist arriti që për një vit të bëhet simbol i shkeljeve të renda, i shkatërrimit të shumë institucioneve, deri edhe edhe momenti i identifikimit edhe më të plotë të faktit se jo vetëm qeveria apo institucionet e tjera të varura prej saj por edhe Parlamenti shqiptar është një nga nyjet e krizës shqiptare, dhunës antidemokratike dhe tërë veseve të pashëmbullta për një sistem qeverisës apo pushtetar. PD u largua nga Parlamenti për të lënë vetëm, të izoluar ashtu siç edhe janë, qeverinë e cila coi Shqipërinë në vendin e parë për korrupsion, që e ndërron kontrabandën në vend dhe hap të gjitha kanalet e saj për mafian rajonale, që vrau e plagosi, burgosi dhe persekutoi opozitën me të njëjtat ritme siç vriste Ramiz Alia në kufi përgjatë vitit 1990. Ajo u largua nga Parlamenti si pikërisht ky institucion është edhe më i dhunshmari nga bandat komuniste, përfaqësuesit e të cilave kanë mandatet e deputetit. Ky është edhe ati i tij Skënder Gjinushi e ka kthyer atë në një trampolinë për të gjitha krimet e qeverisë. Ai është sot vendi nga nisin krimet dhe dhuna, kontrabanda dhe korrupsioni, ai është krahu i djathtë i krimit politik dhe ekonomik së bashku. Demokratët kanë misionin e tyre në këtë etapë të rëndësishme të demokracisë në Shqipëri. Demokratët lanë Parlamentin se duh ej mbrojtur demokracia, e cila nuk është as në Parlament, as në qeveri dhe as në institucionet e tjera që janë të uzurpuara nga banditët dhe pushtet. Duke u ndarë nga Parlamenti, demokratët nuk janë ndarë nga halli e vendi dhe problemet e mëdha të tij. Qëndrimi në Parlament nuk po sillte asnjë efekt për ruajtjen e vlerave të demokracisë, aq më shumë perfeksionimin i shkeljeve të rënda, i shkatërrimit të shumë institucioneve, deri edhe i plumbave mbi opozitën. Nga ky parlament shqiptarët nuk kanë parë asnjëherë të dalë një vendim që i siguron ata në lirinë e tyre, që u ngjall atyre shpresat. Tek Parlamenti shqiptarët kanë parë në progres institucional rebelimin që nisi në marsin e vitit të kaluar, kundër bashkive, repart eve ushtarake, policisë dhe SHIK-ut. Nëse dikush kishte harruar vuajtjet dhe tmerrin e të kaluar, ato ia riktheu njerëzve dy ditët e fundit e rënit i TV-së, ku banditët, kontrabandistët dhe korrupsionistët me imunitet rikthyen, aq sa vitin 1997, edhe vitin 1946, vit që vendosi edhe pushkatimin e opozitës së asaj kohe. Vetëm atëherë është thirrur “opozita jashtë parlamentit”, “në burg opozita”, “në litar opozita”. Qëniet që quhen edhe deputetë lanë tek të tjerët jashtë atyre dyerve okupuar të Parlamentit imazhin e bandave të Zanit, Gojolekës, deklaratës së 28 marsit apo takimit te Tepelenës, ku u vunë edhe shërbëkësht Shqipërisë. PD nuk mund të qëndronte pas kësaj turme parlamentare si një fasadë për demokraci. Nuk mund të qëndrosh në një vend me rrasësit e demokracisë, me ata që i ngjajnë kukullat “armikut” si më pesëdhjetë vite e diktaturës, me ata që vjedhin vendin, poshtërojnë vendin, fyejnë vendin, pasi e kanë djegur, vrarë dhe shkatërruar vetëm për vite më parë. Tani pas kësaj dite gjërat janë edhe më të hapura. Shqiptarët duhet të zgjedhin mes hajdutëve, banditëve, kriminelëve, kontrabandistëve dhe vetes së tyre, të ardhmes së tyre. Kjo e fundit ka zgjedh dhe as mund të qëndrojë as në këtë klan mafioze dhe vrasëse të atyre që janë në pushtet.
Nesër, miting i madh në Sheshin “Skënderbej”
Të gjithë kundër diktatorëve të rinj
Ditën e enjte, ora 19.30, Partia Demokratike e Shqipërisë fton të gjithë aktivistët, simpatizantët në Sheshin “Skënderbej” kundër vrasjeve, persekutimit dhe burgosjeve të opozitarëve.
Të gjithë të enjten në Sheshin “Skënderbej”, kundër diktatorëve të rinj, pjellë e diktaturës së vjetër, kundër persekutimit të opozitës, kurtheve për ta eliminuar atë!
Të gjithë në Sheshin “Skënderbej”, të enjten në ora 19 30, për të risjellë vlerat e demokracisë, në mbrojtje të lirisë së saj.
Donatorët e Brukselit harrojnë Shqipërinë
Sinjali i Bankës Botërore mbi korrupsionin qeveritar anul(l)on Konferencën e Donatorëve të parashikuar më 21 Korrik
Sinjali i Bankës Botërore mbi korrupsionin qeveritar anullon Konferencën e Donatorëve të parashikuar më 21 Korrik
Donatorët e Brukselit harrojnë Shqipërinë
Një delegacion i FMN-së i cili është që prej një jave në Tiranë po përsërit përpara qever-
Ruçi, “Cigarja” në PS
Pamje nga salla e parlamentit
P. Hysi denoncon spiunin e lartë të socialistëve
Ruçi, “Cigarja” në PS
“Ish student në filialin Bio-Kimik në Shkodër, i joshur si aventurier dhe si hajdut dietash të studentëve, u fut në kurthin e Sigurimit të Shtetit”
NE FAQEN 3
Gëzim Bleta do të arrestohet
Kryedoganieri ka qenë një shërbëtor i qeveritarëve në zhvillimin e kontrabandës
Kryeministri Fatos Nano po sakrifikon njerëzit e tij për t’u justifikuar para opinionit kombëtar dhe atij ndërkombëtar se, gjoja po e lufton kontrabandën. Nano do të burgosë edhe miqtë e tij më të afërt, vetëm e vetëm që të mos e lëshojë pushtetin
NE FAQEN 6
Shtypi i pavaruar përdoret nga socialistët
Botuesit e “KJ” dhe “Shekulli” akuzojnë njëri-tjetrin
NE FAQEN 4
Fieri në pushtetin e krimit
Në qytet mbizotërojnë vrasjet dhe grabitjet
NE FAQEN 6
FRANCE 98
Fenomeni dhe Tafarel çojnë Brazilin në finale
-Brazili në finale. Kur futbolli bëhet spektakël
-Blazevic: “Nuk është çudi të fitojmë Kupën e Botës”. Flet trajneri kroat
-Trajneri i Francës i sigurtë. Zhake: “Në finale do shkojmë pa 11-metrëshat”
-Presidentët fitozë. Kush është ters e kush është i mbarë...
-Boban: “Jemi pranë finales”
-Deri ku shkojnë ambiciet e ballkanasve (Analizë)
-Tafarel dhe Dunga thyejnë rekordet
SPECIALE NË FAQET 10-11
Fotografi futbolli