MAVI rrethon me flakë Delvinën
Djegia e komisariatit, përgatitjet për të sulmuar batalionin
Ç'përmban dosja e zezë e Delvinës?
- Takimet e forcave politike dhe pushtetit lokal.
- Kur u krijua komiteti i shpëtimit publik, dhe si doli në krye të tij Arbër Qilimi?
- Cilët ishin anëtarët e komitetit?
- Presionet mbi organet e pushtetit lokal dhe shmangia e shtabit të mbrojtjes së rrethit.
- Si u pritën kursantët e Akademisë së Rendit që erdhën për të ringritur komisariatin e policisë?
- A u vra njeri nga forcat e armatosura të shtetit në Delvinë?
- A pati vërtet bombardime me avionë dhe lëndë helmuese?
Tirana: “Po” ndarjes me komunistët
Këshilli i Europës vlerëson rolin e rëndësishëm të Berishës për zhvillimet politike në Shqipëri. Presidenti turk, Sulejman Demirel, fton kryetarin e Partisë Demokratike
Mijëra banorë të kryeqytetit i dhanë mbështetjen e tyre të plotë Partisë Demokratike për t'u ndarë përfundimisht nga Parlamenti i bandave. Në një miting madhështor në kryeqytet banorët e Tiranës përshëndetën vendimin politik të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike si një akt që shënoi përfundimisht pluralizimin politik dhe demokracinë shqiptare nga shkatërrimi përfundimtar i saj e katandisja në një karikaturë demokratike e pluralizmit. Banorët e kryeqytetit në manifestimin e mbrëmshëm në Sheshin “Skënderbej” e mbështetën me vendosmëri aktin e Partisë Demokratike duke shprehur njëkohësisht mospajtimin dhe protestën e tyre ndaj të gjitha dhunimeve të vazhdueshme të demokracisë, instalimit të mafias politike shtetërore, legalizimit të korrupsionit dhe kontrabandës shtetërore, konsolidimit të krimit shtetëror. Mbështetja e plotë e banorëve të kryeqytetit për vendimin politik të Partisë Demokratike tregon më së miri se Këshilli Kombëtar ndërmori një akt të drejtë si një përgjigje për të gjithë vijën e dhunës shtetërore, korrupsionit dhe kontrabandës që është krijuar qeverisës nga regjimi i Fatos Nanos. Manifestimi i Tiranës në mbështetje të ndarjes përfundimtare me Parlamentin tregon se Partia Demokratike ka kuptuar drejt mesazhet e elektoratit, i cili nuk e duron dot më Parlamentin e bandave, korrupsionit, krimit shtetëror dhe krimit të organizuar. Parlamenti e dhunimit të demokracisë. Mbështetja e Tiranës është një avantazh i madh për PD që të që të komunikojë me elektoratin, i cili tashmë e ka miratuar vendimin e Partisë Demokratike. Por gjithashtu kjo mbështetje e plotë dhe entuziaste e elektoratit ndaj PD ja lehtëson komunikimin me faktorin ndërkombëtar për drejtësinë e vendimit politik. Entuziazmi dhe manifestimi i kryeqytetasve dhe në mbështetje të PD dhe vendimit të saj tregoi se sjell forcë kryesore, për tensionimin e situatës politike dhe pa kënaqësitë në rrugë të elektoratit, është qeveria e Fatos Nanos me qëndrimin e saj. Regjimi i Fatos Nanos është përgjegjësi kryesor për kontrabandën, krimin politik dhe shtetëror, korrupsionin dhe thellimin e krizës që po shton pakënaqësitë e elektoratit duke e kthyer këtë në nervozizëm. Partia Demokratike me vendimin e saj tregoi se është pranë elektoratit shqiptar dhe i ka kuptuar mesazhet e tij për të mos u bërë bashkëfajtore në dhunimin e demokracisë, sh- tëri ligjor dhe të drejtave themelore të njeriut, për të mos u bërë fasadë e qeverisë më të korruptuar të Kontinentit. Distancimi prej kohësh i shqiptarëve nga Klika më e korruptuar e Europës dhe bashkimi me Partinë Demokratike për të mbrojtur demokracinë dhe Shqipërinë nga instalimi i diktaturës së mafias politike dhe shtetërore, nga instalimi i regjimit të krimit të organizuar, është dëshmia më e mirë se elektorati kërkon të heqë qafe sa më parë të gjithë këtë fatkeqësi që ka mbi kokë. Partia Demokratike duke hedhur hapin historik të ndarjes përfundimtare nga Parlamenti i bandave ka tashmë parlamentin shembur dhe qytetet e Shqipërisë, bashkëbesimin me shqiptarët, protestat dhe grevat si dhe votën e lirë për të larguar Klikën nga uzurpimi i institucioneve të këtij vendi. Entuziazmi i banorëve të Tiranës dje në mbështetje të hapit historik të PD është garancia më e mirë për rikthimin e shpejtë të demokracisë, ligjit, rregullit dhe ndershmërisë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që tashmë janë në prag. Fundi i shpejtë dhe i turpshëm i bandave, maskave, kontrabandistëve, terrorristëve, etj., që kanë uzurpuar institucionet dhe mbajnë peng demokracinë e Shqipërisë, nuk mund të ndalet nga askush. SH. PEPOSHI
Dhjetëra-mijëra qytetarë në mitingun e zjarrtë të Sheshit “Skënderbej”. Kryeqytetasit mbështesin vendimin e Partisë Demokratike për braktisjen e Parlamentit të krimit dhe korrupsionit
Dje, në sheshin "Skënderbej", Tiranë
Ja si është vrarë dhe dhunuar opozita
Kronika e vitit të krimit shtetëror
“Nuk e di se ka një datë të saktë për mbajtjen e saj. BE do të mblidhet të hënën për të vendosur”
Kinkel nuk ka dijeni për konferencën e donatorëve
Deklarata e ministrit të Jashtëm gjerman vjen tre ditë pas një lajmi të ardhur nga kancelaritë europiane mbi anulimin e Konferencës së Donatorëve e cila ishte parashikuar që një vit më parë të mbahej më 25 korrik në Tiranë
NË FAQEN 4
NE FAQEN 9
Vasil Melo: Parlamenti e teproi
Kryetari i PDNJ-së shfaqet i pakënaqur me koalicionin
NE FAQEN 2
Për kontrabandën socialistët kanë unitet
Kundërshtarët e Nanos, një bllof
Malaj: Kontrabanda po gëlltit paratë e shtetit
Ministri deklaron se kontrabanda do të vazhdojë bashkë me pushtetin e socialistëve: “Efektet e luftës antikontrabandë do të duken pas 5 - 7 vjetësh”
Sipas ministrit të Financave Bleta nuk do të lërë karrigen e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe nuk do të japë llogari për mos realizimin e planit nga dogana
NE FAQEN 4
Dje, në sheshin "Skënderbej", Tiranë