Bilanci tragjik i rebelimit. Rreth 200 shtëpi u bastisën
Ç’përmbante dosja e zezë e Delvinës?
- Si nisën protestat për lekët e humbura? Ç’hetim organizohet? Sa vazhduan tubimet “popullore”?
- Menaxherët e firmave.
- Si u justifikuan protestat në rebelim?
- Kur nisi sulmi mbi Delvinën? Ku ishte vendkomanda?
- Kush sulmoi komisariatin, bankën dhe institucionet e tjera?
- A kishte SHIK-as në Delvinë?
- Kur u sulmua batalioni i këmbësorisë?
- Kush i dha urdhër Arbër Bilinit, ish-komandantit të batalionit për të dorëzuar armët.
SPECIALE NË FAQEN 8
Nano përçan faktorët në Kosovë
Forcat politike të Kosovës ankohen tek Berisha
“Një grup i kontrolluar nga Nano është kundër bashkëpunimit dhe afrimit të faktorëve politikë dhe ushtarakë në Kosovë”
Nano përçan Kosovën
“Demokraci” institucionalizon koalicionin. Nënshkruhet “Ja si do të bashkëpunojmë dhe bashkëqeverisim”
Ministri Nano po përçan Kosovën
Berisha: Ndarja jonë me komunistët, e pakthyeshme
E dielë gjaku në Tiranë
Mister për vrasjen e Muharrem Hakës dhe tre miqve të tij që ndodheshin në makinë
11 të vrarë brenda ditës në kryeqytet
NË FAQEN 4
Marshim kundër persekutimit të opozitës
Të enjten përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”
UÇK drejt Prishtinës
Policia masakron ish-kryetarin e votimeve Proger
Vazhdon dhuna dhe terrori policor ndaj aktivistëve të opozitës
Rrihet dhe masakrohet nga policia ish-kryetari i komisionit të votimeve Proger, Genci Spaho, si dhe kryetar i seksionit të PD, Pilur në rrethin e Devollit. Forca të shumta ndërhyrjesh së shpejtë të komisariatit të policisë Korçë, rrëfen dëshmitari, kanë keqtrajtuar pa asnjë shkak, të dielën, kryetarin e seksionit të PD të fshatit Pilur në komunën e Progrit, Genci Spaho. Kryetari i seksionit të PD Pilur, Genci Spaho, ndërsa po udhëtonte me makinën e tij në rrugën Korçë - Devoll, të dielën rreth orës 7.30 në postbllokun e Zëmblakut, ai ndalohet dhe keqtrajtohet nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë të komisariatit të Korçës.
Forcat e shumta të policisë, pasi e kanë kontrolluar me imtësi makinën dhe dokumentat e drejtuesit të automjetit, Genci Spaho, të cilat kanë qenë ...
NË FAQEN 2
[?] përsekutimit të opozitës
“Bashkimi për Demokraci” do të organizojë, ditën e enjte, më datë 16 korrik, ora 19.30, në Tiranë, një marshim nga Sheshi “Nënë Tereza” në Sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër vrasjeve, përsekutimit dhe burgosjes së opozitarëve.
“Bashkimi për Demokraci” si institucion i qëndresës
Partitë e “Bashkimit për Demokraci” shpallën dje institucionalizimin e koalicionit të tyre. Ky fakt përbën një moment të rëndësishëm për këtë grupim politik në qëndresën e vendosur ndaj koalicionit të majtë në pushtet. Me këtë rast, të gjitha partitë e grupimit politik “Bashkimi për Demokraci” marrin përgjegjësitë e tyre dhe për më tepër edhe i ndajnë ato dhe e konsolidojnë bashkimin e tyre në të gjitha kuadrantet politik dhe edhe në ndarjen e zonave elektorale dhe superpozimin e tyre në të gjitha rastet prej grupimit.
Lëvizja e djathtë e opozitës reale në Shqipëri i shërben edhe më shumë institucionalizimit të saj drejt një fronti praktik ndaj krimit, dhunës, kontrabandës dhe korrupsionit që ka përfshirë vendin që me ardhjen e socialistëve në pushtet. Konsolidimi i opozitës nuk përbën thjesht një spektakël politik, por një ngjallje me të fortë e kërkesës për përballjen me pushtetin me të madh e nëpërmjet saj, pastaj dhe qeverinë aktuale, segmentet e saja të tjerë dhe institucionet dhe shkaqet likujduese të tyre ndaj opozitarëve në Shqipëri.
Pjesë e gjithë kësaj është dhe që në kishin martuar ndeshjen e bashkëpunimit me vlerë, përbën edhe forcën më të madhe politike në vend. Pikërisht kjo pjesë e dërmuese e politikës shqiptare është e natyrshme të bëhet edhe përgjegjëse aq sa edhe sulmi i qeverisë aktuale me tërë brutalitetin dhe dhunën që e karakterizon atë.
Prandaj edhe qëndresa duhet dhe jetë e harmonizuar me të gjitha aktet e tjera të marrëveshjes dhe gjithë faktorët politikë duhet të investohen pikërisht në vendosjen për të mënjanuar qeverinë aktuale.
Asnjë marrëveshje politike nuk mund të jetë e qëndrueshme pa një qëllim të madh në bazë të saj. Rregullatori teknik i marrëveshjes është gjyqi i lehtë kur realizohen aspiratat e mëdha të grupimit politik. Në asnjë rast tjetër nuk mund të shkohet tek qëllimi përveçse nëpërmjet një bashkëpunimi që arrin në bazë të vullnetit demokratik për të siguruar për vendin një jetë më të mirë, më të qetë.
Përgjatë një viti të qeverisjes, koalicioni i majtë ka ndërmarrë në disa raste fushata përçartëse ndaj partive të djathta dhe eliminimin e faktorëve realë të djathtë nga nga pjesët drejtuese në këto parti. Tipik ishte rasti i Kongresit të Ballit Kombëtar ku forca të shërbimeve sekrete dhe policisë u përdorën si votues prej klaneve që ishin të interesuara për të shërbyer koalicionit qeveritar. Po ashtu edhe të djathtën fallco të spektrit politik shqiptar është instaluar edhe opozita e shquar në qeveria, të cilët vetëm emrin ka të djathtë ndërsa veprimtaria e tyre është kokë e këmbë në favor të zgjatjes së pushtetit të dhunës. Qeveria aktuale, të njëjtën formë është duke përdorur edhe brenda koalicionit të majtë. Vetëm ditën e fundit kryeministri aneksoi një parti politike e cila edhe pse është nga ato 2 përqindëshet, ka dy ministra në qeveri. Këshilltari i kryeministrit zuri një vend kyç në FAD duke barazpeshuar edhe me kë e rast në krah tjetër jo edhe aq më pak. Një vend kyç në FAD duke barazpeshuar edhe më kë e rast një klan tjetër jo edhe aq më i qetë. Pas kësaj gjendje, mlleqësor ditën e fundit me kryeministrin shqiptar e urreva opozitarët dhe kur janë të dobët, është një strategji e pushtetit që të mënjanojë, të bëjë në çdo grupimit politik “Bashkimi për Demokraci” e qeverisë ndaj Partisë Demokratike të rriten përgjeshues. Marrëveshja e dëshmuar është një forcë në qendërsën e opozitës shqiptare, të qendresë, gendrës së djathtë e të djathtës reale në përballjen e madhe me qeverinë me kriminale, të korruptuar, antikombëtare e kontrabandiste.
S. N.
Të burgosurve politikë u ndalohen avokatët
Regjimi totalitar i Fatos Nanos shkel kodin penal
NE FAQEN 2
Kallashët “qëllojnë” sërish Hajdarin
Unioni Ndërparlamentar pret përgjigjen e Gjinushit dhe Dokles
Parlamenti i Kallashnikovëve vazhdon presionin dhe kërcënimet ndaj deputetëve të opozitës, megjithëse PD ka marrë vendimin e pandryshueshëm për largimin përfundimtar prej tij. Në seancën e djeshme, parlamenti ka hedhur sërish plumba ndaj deputetit Azem Hajdari, kur u mblodh në shqyrtim një kërkesë të prokurorëve të Zenepe Lukës dhe Nertan Çekës për t’i hequr imunitetin.
Marrja në shqyrtim e kësaj kërkese nga Gjinushi dhe Dokle, bëhet në një kohë kur Unioni Ndërparlamentar i ka kërkuar zyrtarisht që të përcjellin dokumentacionin e plotë që u përdor kur i hoqën imunitetin deputetit Hajdari. Unioni Ndërparlamentar, nëpërmjet Komitetit të Drejtave të Njeriut ka dënuar dhunimin e imunitetit të deputetit, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, si dhe heqjen e imunitetit në rrethana të paqarta, mbështetur në akuza politike. PD u detyrua të largohet përfundimisht nga parlamenti pasi qeveria nuk hoqi dorë së zbatuari platformën e likuidimit fizik të opozitës.
Maskat vrasin dy shtetas
Ngjarje e rëndë në orët e para të mengjesit të së hënës në rrugën nacionale të Përmetit, kur maskat kanë qëlluar mbi një furgon dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur dy shtetas. Sipas zëdhënësit të komisariatit të policisë të rrethit, në orën 5.00 të ditës së sotme, në afërsi të fshatit Peshëtan, dy persona me maska kanë goditur mbi një furgon me targa të Përmetit dhe për pasojë ka mbetur i vrarë 55-vjeçari, Tomor Shkembi, si dhe një 17-vjeçar, vëllai i drejtuesit të automjetit, që dy nga rrethi i Përmetit.
Furgoni po udhëtonte drejt Tiranës, ndërsa maskat kanë dalë në rrugën nacionale për ta grabitur atë, por shoferi nuk ka qëndruar dhe pas kësaj, maskat kanë qëlluar në drejtim të tyre, duke shkaktuar dy viktimat. Trupin e viktimave e ka përshkuar vetëm një plumb, por që ka mjaftuar për t’u shkaktuar atyre vdekjen.
Pushtetarët kapot e kontrabandës
Angjeli, një anije me naftë nuk zhdoganohet në Durrës
Javën e kaluar një anije me karburant që i përket vëllezërve të ministrit Anastas Angjeli, është ndaluar në portin e Durrësit dhe nuk është zhdoganuar.
Burime nga Porti i Durrësit bëjnë të ditur se me pretekstin e shkarkimit të shpejtë të karburantit, bëhet fjalë për naftë, Angjeli ka thënë se karburanti do të zhdoganohej në doganën e Tiranës.
Ligji nuk lejon zhdoganimin në një doganë tjetër dhe përcakton se malli duhet të zhdoganohet në doganën ku shkarkohet dhe ndahet. Sipas disa zërave të tjerë, anija e mbushur plot me naftë nuk është zhdoganuar as në doganën e Tiranës, ku pretendohet pronari i saj. Karburanti është shkarkuar dhe ka udhëtuar për në destinacion pa dokumentat e zhdoganimit dhe asnjë polic nuk ka guxuar t’i ndalojë botet e bojsit që ka mbështetjen e shtetit dhe regjimit të Fatos Nanos. Ende nuk është konfirmuar sa para ka futur në xhep Fatos Nano dhe të tjerë nga kjo anije që ka mbërritur në Durrës, mes datave 4-8 korrik. Gazeta do të përpiqet të hedhë dritë me shumë rreth kësaj anije dhe pushtetarëve të implikuar.
Deçan, një shtëpi e shkatërruar nga bombardimet serbe
REUTERS
Arbnori informon në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së